-
i/e regjistruar
Bubiko
BUBIKO
Nente ore e nente minuta.....Per 6 minuta niset treni.Edhe nje minut dhe mbyllet biletaria.Shpejt marr bileten , dal tek peroni,vrapoj drejt trenit,jam ne vagon.....Verdallosem neper korridore ,te gjej nje kompartiment ku te jem me komod....Ketu. Nje zonje, vetem, qe pi cigare,edhe me mire...!Hyj dhe pershendes,kur degjoj nje mermeritje dhe shoh te shfaqet nga nje kosh prane zonjes koken e nje qeni leshtor,plot me fjongo e flutura te kuqe e bojeqielli, i cili fillon te me lehi si nje keqdashesi qe ka hyre naten ne jatakun e zoterise se tij.
-Bubiko! thote madama....ulu poshte,mame!
"Fati im, mendoj ,te jem shendoshe!...Te marrte dreqi qelbesire"
Bubiko qetesoohet pak; nuk leh me;terheq koken ne kosh dhe madama e mbulon me nje batanije leshi te kuqe nder kohe qe ai vazhdon te mermerise nen ze....Une ,shume pa qef,shtrihem sa gjate e gjere ne divanin perballe madames dhe mbyll syte.Treni niset....Neper korridor shetisin pasagjeret duke bere muhabet.Bubiko mereie provokues.
-Biletat ,zoteri!Thote kontrollori duke hyre zhurmshem ne kompartimentin tone.
Tashme Bubiko nxjerr kokendhe me lart ,duke u perpjekur te dale jasht koshit te tijdhe fillon te lehe edhe me fort se me perpara.Une ,i zgjas bileten time kontrollorit, i cili e pret.
Pastaj, kontrollori ben nje hap ne drejtim te madames, e cila kerkon bileten ne thesken e vogel varur tek kyci i dores,fillon te lehe si i cmendur dhe te hidhet e perdridhet ne te gjitha drejtimet duke kerkuar te dale nga koshi.
-Bubiko!thote madama ,ulu memos mamico!
Dhe zgjat bileten.Kur dora e kontrollorit takon doren e Kukoanes,Bubiko duket se u cmend.Por kontrollori mbaron punen dhe del.Kukoana e mbeshtjell me perkedheljet e saj "memose" te preferuarin e saj; une shtirhem perseri duke mbyllur syte ndersa Bubiko mereie nen ze si bubullima qe largohet pas pas mbarimit te nje furtune te mire.Tani nuk degjohet me.Degjoj ferkimin e nje shkrepeseje: Kukoana ndez nje cigarete....Akoma nuk me flihet.Pse te mos e ndez edhe une nje? Ah! ne nxitim e siper per te mos humbur trenin, kam harruar te blej shkrepese.Po nuk prish pune....Do e lus mamiten e Bubikos....Nxjerr nje cigare , cohem dhe filloj t'i afrohem kukoanes.Por nuk arrij te leviz mire,kur Bubiko nxjerr koken duke lehur edhe me i terbuar se sa me kontrollorin,leh,tundet kollitet....
-Bubiko!thote kukoana,ulu memos,mamiciko .
"Te rente rrufeja, bastard i ndyre,them me vete.S'kam pare kurre nje kafshe me antipatike dhe me te qelbur....po te mundja do i perdridhja qafen.
Mes uleritjeve te deshperuara te Bubikos,mamicika me jep te ndez cigaren.E falenderoj dhe ulem ne cepin me te larget te kompartimentit,nga frika se nuk do permbahem dot te mos i gjuaj ne koke kur t'a nxjerre edhe nje here nga koshi.
-I lezetshem qeni juaj,i them kukoanes pas disa momente qetesie,por i keq.
-Ah, nuk eshte i keq,thote kukoana ,por sa te mesohet ne njeriun;por nuk e dini sa i degjueshen eshte ,sa besnik dhe sa i zgjuar.Epo ja,eshte si nje njeri ,vella ,vetem se nuk flet....
Dhe kthehet nga koshi dhe duke ekzaltuar nga dashuria:
-Ku eshte Bubiko?....Nuk eshte Bubiko!....
Nga koshi degjohet mermeritja sentimentale.
-T'i japi mami djalkes sheqerka? Bubiko! Bubi !!
Djalka nxjerr koken me fjoncka.Mamika e zgjidh nga petkat ne te cilat sikur po zihej kos ,dhe e nxjerr jashte.Bubiko me veshtron dhe mereie nen ze.Une , i tmerruar nga ideja se maskarai mund te me provokoje ,i them kukoanes:
-Madam, ne emer te zotit,mbajeni te mos vije tek une.Une jam nevrikdhe nuk di se c'mund te bej ... nga frika ...
Por kukoana duke e marre te preferuarin ne krahe,dhe duke e ledhatuar gjithe delikatese,thote:
-Qyqja! Cfare thoni keshtu zoteri,?Ne jemi djem te mire dhe te edukuar.....ne nuk jemi mozhike, si Bismarku.
-Ha? them une
-Bismarku i oficerit Papadopolini.
Duke me sqaruar mua, kukoana nxjerr nga theska e varur tek kyci i dores nje copez sheqer.
-Kujt i pelqen sheqerka?
Bubiko(duke marre bukur mbi stol pozicionin e duhur,pavaresisht nga shkundjet e vagonit)
AM!
-T'i japi mamicika djalkes sheqerke?
-Bubiko
AM!HAM!
Dhe rremben copen e sheqerit dhe fillon t'a gerryeje.Kukoana nxjerr nga nje tjeter theske nje shishe me qumesht ,nga e cila zbraz ne nje gote ,pastaj:
-Kujt i pelqen cumci?
Bubiko
duke u lepire neper turinj): HAM!
-T'i japi mamicika cumcin djalkes?]
Bubiko( i padurueshem): HAM!HAM!
"Ah ,mendoj une, te hengert mortja Bubiko!"
Kukoana afron goten tek turinjte e te preferuarit ,i cili fillon te lepije, te lepije dhe te lepije , derisa nje pasagjer shfaqet tek dera e kompartimentit tone duke veshtruar brenda.
Bubiko ndalon se lepiri dhe fillon te lehe si nje bishe me syte e shqyer dhe duke kafshuar ne ajer e duke skermitur dhembet,duke kollitur e......
-
-
i/e regjistruar
"Te pafsha lidhur,kelysh i djallit " mendova une.dhe neper koke filluan te me vijne lloj lloj idesh njera me e pashpirt se tjetra.
Pasagjeri largohet nga xhami.Bubiko qetesohet.Kukoana zbras perseri qumesht ne gote dhe pi vete kesaj rradhe .Une ndjej se si me pushtojne gjithnje e me shume ide te erreta.
_ah, meqe ra fjala, madame, po flisnit me perpara per Bismarkun....e....
_E oficerit Papadopolini
_Po, cfare eshte Bismarku?
_Eshte nje qen roje.... Qe duke ma vdekur Bubikon......Papadopolina ka nje konke, Zymbylka,shume e kendeshme! Ulet rane meje, jemi shoqe, dhe zoteria i tij(tregon nga Bubiko) ,nje oborr i magjishem !(drejtohet nga Bubiko) MBRET!!!....(pastaj nga une)
elbesira,sherbyesja, nje budallacke! i thashe kur e nxorri ne mengjes perjashta- nuk e merr me mend se sa i paster eshte !- i them: Kij kujdes te mos , te mos te shpetoje nga duart, dhe te shkoje tek Papadopolina, se e ha Bismark!!! kafsha e oficerit, i cili rri me qera tek ajo(kollitet gjithe nenkuptim)Une nuk e di me cfare po merresha ne shtepi , kur degjoj perjashta te qara dhe ulerima....therras: "Bubiko,Bubiko ! Ku eshte djali?" Vrapoj perjashta .....po ma sillte budallacka ne krahe ;mezor e kishin shqitur, ajo,Papadopulina dhe ushtari i oficerit nga goja e gomarit te madh . C'te shikoje?! ... gjithe pluhur, i shqyer,pa ndjenja, si nje cope lecke."E shkreta une ,them-, po vdes djali!" lage me uje, veri pak amoniak nen hunde!....Cfare kam hequr vetem une e di....Dy jave ka qene i lige.....Solla edhe nje doktor. Por me ne fund ,lavdi zotit,shpetoi!.....(nga Bubiko) Do shkoje me tek Zymbylka djalka?
- Bubiko
AM!
- Te te haje Bismark?.... MBRET!...
-HAM! HAM !
Dhe zbret poshte dhe drejtohet nga une.
-Kukoane! Ulerij une duke ngritur kembet nga dyshemeja,une jam nevrik,te mos me afrohet ...se....!
-Jo vella! thote kukoana,nuk e shikon qe do te miqesohet?keshtu eshte ai: menjehere e ndjen se kush e doo....
-Aaa...them une,duke ndjere nje frymezim malifik.Aaa... !!!ndjen se kush e do.....do te miqesohemi!...Bravo!
Nder kohe qe kelyshi afrohet te me marri ere,nxjerr nje kuti bombonesh te cilat do i coja dhurate,e hap, marr nje dhe ia drejtoj me shume lezet.
-Kucu ,kucu! Bubiko djali! Bubi!
Bubiko, duke tundur bishtin ,afrohet ne fillim me nje fare turpi dhe dyshimi,pastaj ,i inkurajuar nga qendrimi im plot dashuri,e rremben bombonen dhe fillon t'a haje me nxitim.
-E shikon qe u miqesuat! thote kukoana gjithe kenaqesi nga ky afrim.
Pastaj fillon te me tregoje prejardhjen e te preferuarit te saj....Bubiko,eshte femija i Garsonit,dhe i Xhixhikit,e cila eshte motra e Zymbylkes se Papadopolinit,dhe kjo do te thote qe Zymbylka eshte tezja e Bubikos......Nder kohe qe kukoana tregon, une duke mposhtur peshtirosjen dhe faktin qe nuk e suportoja fare kelyshin,ne favorin e nje qellimi madhor,perdor menyrat me te ultaqe t'i hyj ne zemer nipit te zymbylkes.Dhe ne te vertete ,Bubiko,afrohet gjithmone e me shume prane meje derisa me le t'a marr ne krahe.Ndjej se si me rreh zemra nga frika,se mos me ndonje levizje ose shikim,do tradhetoj planin e madh te cilin e kam bere me aq kujdes ne thellesite e ndergjegjes sime.Kukoana nuk arrin t'u besoje syve se sa miq u beme ne me Bubikon,ndersa une stermundohem t'a forcoj sa me shume lidhjen aq te shtrenjet per mua, me ledhatime e bombone.
-Ei, e shikon?U miqesuat.....Cfare eshte Bubiko?Cfare ke mame? E do fort zoterine? Po?
Dhe Bubiko pergjigjet duke u tundur nder krahet e mi:
-HAM!
-Ashtu? Domethene e tradhetove mamiciken? ....MBRET!!!!!
-Bubiko
AM!!! HAM!!!
-Duhet te jesh njeri i mire.Nuk u afrohet ai te gjitheve!
-Normal,kokonice, ndjen qeni, ka instinkt.
Duke thene keto fjale, treni ndalon ne Krivina.Ne peron degjohen te lehura qensh qe zihen.Bubiko perpiqet te clirohet nga shtrengimi im ; une embaj gjithnje e me fort.Fillon te lehe duke veshtruar dritaren e vagonit.Treni niset perser,Bubiko duke ndjekur me koke ne drejtimin nga largohen te lehurat e shokeve te tij, leh ne vazhdim.Une e ledhatoj t'a qetesoj.Kur lehjet nuk degjohen me ,ngre koken nga tavani dhe fillon te ulerase ,ne krahet e mi, te hungerije,.......ne krahet e mi.....!!!!!
"Ah Bubiko-them me vete duke e ledhatuar ngadale, -i shkreti ti!.....te pafsha doreza!!"
Por Bubiko vazhdon te ulerase.
-Zonje-them une - nuk beni mire qe e mbani Bubikon kaq afer dhe kaq te mbeshtjelle, mund te terbohet .....vertete, ketu eshte shume vape.Dhe duke thene keto fjale , ngirhem , me Bubikon ne krahe, dhe afrohem prane xhamit. E le Bubikon prane mamicikes se tij dhe ul xhamin duke nxjerre koken qe te freskohem dhe te marr fryme .Jashte ,nate e zeze si idete e mia!
-Mire e bere! Te dali ca dhe tymi i gigares, -thote kukoana.
Po afrohemi tek ura e Prahoves....kthehem , marr nje bombone, ia tregoj Bubikos i cili fillon te afrohet duke tundur bishtin .
"Per kujtimin e Platonit dhe te besnikut te tij Cerber! them me vete,betohem qe kane genjyer ata qe i kane ngritur lavdi instinktit te qnve.Eshte nje genjeshter! Nuk ekziston!"
Bubiko, rremben bombonen , e marr nder krahe dhe afrohem tek dritarja,duke e ngritur tek xhami i hapur.Ajri i fresket i ledhaton hunden . I pelqen Bubikos i cili nxjerr gjuhen e kuqe dhe fillon te marre fryme thelle.
-Se mos te iken nga duart...per at Z......!
Por arrin te shqiptoje tere emrin e krijuesit,dhe bubiko zhduket si nje pellumb i bardhe ne naten e zeze,mbrapsht ne Bukuresht ,fluturim tek Zymbylka, ndoshta...
Kthehem nga kukoana dhe duke i treguar duart bosh uleras i deshperuar:
-Zoonje...!!!!
Nje thirrje e mekte.....U cmend kukoana!
-Shpejt zone ,alarmen!
E coj tek alarma dhe e mesoj si t'a terheqi.Pa ditur c'ben ,nga dhimbja,ekzekuton levizjen me nje energji supreme.Treni, stop! Ne vend.Tronditje kolosale.Shqetesim i pergjithshem nder pasagjere.
-Kush?Kush dha alarmen?
-Zoteria e saj i them une punonjesve te trenit, duke treguar nga zonja e cila tashme kish rene pa ndjenja.
Treni niset perseri.Ne Ploieshti kukoana vjen ne vete .E derrmuar nga fatkeqsia duhet te pergjigjet per procesin - verbal dhe te mbaje pergjegjesine per aktin e kryer.Nder kohe qe kukoana fillon te qahet mes turmes se pasagjereve te mbeledhur rreth saj,une afrohem dhe me nje ze diabolik i them ngadale dhe qarte ne vesh :
-Kukoane,une e hodha i hengsha bishtin!
Ajo bie perseri pa ndjenja . Une kaloj midis njerezve si nje demon ,dhe zhdukem ne naten e zeze.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt