Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Krehje qe mbulojne difektet

    Nje krehje e sakte, u jep fytyrave te parregullta nje kontribut te sigurte per te krijuar harmonine dhe te nenvizoje personalitetin pertej tendencave te modes. E gjate apo e shkurter qofte, krehja eshte element i domosdoshem per t'u pelqyer dhe per te te pelqyer.

    NESE KE FYTYRE RRUMBULLAKE
    Krehja duhet te te ndihmoje per ta zgjatur fytyren: shmang zbulimin e aneve dhe perfero qe floket te perkedhelin lehte mollezat dhe nofullat qe fytyra te duket me e hequr. Duhet te frysh pjesen e siperme te flokut, duhet te mbash edhe baluke te cilat fillojne qe siper duke lene te zbuluar disa centimetra nga balli.

    NESE KE FYTYRE KATRORE
    Zgjedhja qe duhet bere duhet te "embelsoje" shprehjen e fytyres; duhet shmangur ndarja qendrore, floket e leshuar apo te terhequr pas zverkut. Preferohet nje krehje e lehte dhe e hapur qe te menjanohet nga nofullat dhe mollezat dhe te minimizoje katrorin.

    NESE KE FYTYRE TREKENDORE ME KULMIN POSHTE
    Nese ke floke me gjatesi mesatare mund te praktikosh ndarjen qendrore me dy fije qe bien lehte dhe kthehen per te perkedhelur nofullat duke shtuar volumin e tyre.
    Nese ke floke te shkurter floket duhet te mbulojne mollezat. Shmangni zbulimin e vesheve dhe te ballit.

    NESE KE FYTYRE TREKENDORE ME KULMIN LART
    Zgjidh krehje qe i japin volum majes se kokes dhe aneve te fytyres. Mund te ndihmojne edhe baluket. Shmang veshet e zbuluar, floket e leshuar.

    NESE KE FYTYRE TE GJATE
    Gjatesia e flokeve duhet te arrije deri tek nofullat dhe nje krehje qe te mbushe anet. Nese ke mjeker te dale, shmang baluket gjeometrike, ndarjen qendrore dhe floket e drejte.


    KESHILLA TE TJERA

    1. Nese je me shume se 30 vjec, apo nese je e mbushur dhe me trup te vogel, shmang floket e gjate.

    2. Kujdes, baluket vene ne dukje syte e medhenje dhe zvogelon ata te vegjel.

    3. Kush mban syze duhet te shmange krehjet e terhequra pas qe ashpersojne tiparet.

    4. Eshte me mire te mbash floke me gjatesi te vogel dhe tipare delikate.

    5. Nese je trupvogel, floket e kapur ne maje te kokes do te te bejne te dukesh pak me e gjate; nese je e gjate mund t'i kapesh ne zverk.

    6. Nese ke qafe te shkurter shmang baluket dhe floket e terhequra pas.

    7. Vetem nese ke floke bjonde beji floket e dredhura; nese i ke te zinj apo te kuq me mire te synosh per togje te buta.

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mina,

    falemnderit per kete informacion.
    Desha te te kerkoja keshille per ndonje faqe ne internet ku mund te shihen modele te bukura prerje per floket.

    Pershendetje!

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Momentalisht nuk disponoj. Ky informacion eshte marre nga nje reviste shqiptare dhe ka disa skica qe korespondojne me pikat perkatese. Mund t'i skanoja por nuk jane te pastra.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2003
    Vendndodhja
    Toronto.CA
    Postime
    6

    Thumbs up Prgjigje se ku mun e shohesh me shume modele flokesh

    Shikoni ne keto faqe interneti

    Per te marre me shume njohuri ne stilimet e flokeve ne modelet,prerjet ne ngjyrat qe jane me shume ne fashion mund te vizitoni disa web side. PO te me falni se nuk di ndonje ne shqip po mund te shkoni te
    www.matrix.com
    www.loreal.com
    www.faurok.com
    Aty do te shihni fjalen e fundit from the hairstylist for your hair.

    JU pershendes me shum mall nga larg
    GOOD LUCK For all AlbanianS around the world.I love you all and I mis UUU..:^dreret

Tema tė Ngjashme

  1. Tajlandė, priftėrinjtė budist mbulojnė tempullin me shishe
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 16:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •