te dashur forumista....
une jam nje nder anetaret me te parat te ketij forumi.... por asnjehere nuk kam ba noj prezantim te vehtes, mbasi edhe pjesmmarja jeme te kete forum nuk asht shum e madhe. megjithate......
kam linde ne shkoder ne 7mars 1982. kam dy vellezer, njerin 24 vjec dhe tjetrin 19. gjithmone kam pase deshire te kem nji moter, por jeta ma ka kriju mundesine te kem shqoe shume te mira rreth vehtes, dhe nuk e kam ndier shume mungesen e nje motre. shkollen tetevjecare e kam maru tek 7nentori, te cinari (per ata qe jane nga shkodra) dhe pastaj fillova shkollen pedagogjike te gjuheve te huaja, dega anglisht. mbasi mbarova vitin e 3, sebashku me familjen u larguam dhe erdhem ne londer.
ardhja jone ketu ishte si fillimi i nje jete te re, me veshtiresite e veta (si cdo mergimtar). por une jam e kenaqur me sa kam arritur deri tani dhe kam shpresa e ambiciet te medha per jeten. momentalisht vazhdoj studimet ne university of westminster, dega software engineering. pothuajse gjate gjithe jetes time ketu kam punu part-time.
jam nje tip shume e shoqerueshme, e dashur, por edhe e ndjeshme. e urrej rrenen dhe mashtirimin, edhe pse besoj shume shpejt. e dua muziken, librin, fushen e historise, te kercimit dhe ate te gatimit. e adhuroj shoqerine time dhe i respektoj ne maksimum. me pelqen te dal clubbing. kam vese, si psh duhanin, i haj thonjte (pranaj i kam pothujse tan kohen artificiale), mendoj shume, dhe jam nje romantike e keqe......
besoj ne dashurine e vertete, sepse e kam provuar, edhe pse tani e kam humbur. gjeja me e shtrenjte per mua --- familja ime e dashur, sidomos mami, te cilen e dua me shume ne bote!!!! i dua kafshet, sidomos tiger dhe macet (macoku im quhet xhudi)
jam nje njeri shume patriotike dhe abicioze, jane keto dy tiparet te miat qe me shtyjne te studioj shume ne menyre qe te kem nje te ardhme sa me te mire. dua te nderoj vendin tim, per te cilin jam shume krenare, familjen time, qe kane bere aq shume per mua dhe vetveten time, si nje femer shqiptare ne shekullin e 21.
me falni nese u zgjata pak shume.... ju perqafoj te gjithe kudo qe jeni dhe nje pershendetje speciale per me te miren e me te mirave, motren time Lonen........
suksese dhe fat te gjitheve . . . . .
p.s. kjo fotoja e vogel jam une. me falni qe nuk kam ndonje tjeter me te madhe...... (kam dale para nja 1 viti, mos me shani aman)
Krijoni Kontakt