Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 175
  1. #1
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mirdita a mirmrama
    ēika djem kudo qe jini
    ne kte teme, qe une hapa
    tash urdhnoni "free" e kini.

    Shkruni bejte, me - pa kunja
    veē fjalorin kujdes t'kini
    se me ba, me ju rrshkit goja
    prej ksaj dere fishek dilni.

    Tash po ik e po ju la
    Ju vazhdoni po s'pėrtut
    Amanet po ju la ēelsat
    po i humėt , ju dalshin trut !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 01-06-2003 mė 00:07

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mirdita a mirmrama
    ēika djem kudo qe jini
    ne kte teme, qe une hapa
    tash urdhnoni "free" e kini.

    Shkruni bejte, me - pa kunja
    veē fjalorin kujdes t'kini
    se me ba, me ju rrshkit goja
    prej ksaj dere fishek dilni.

    Tash po ik e po ju la
    Ju vazhdoni po s'pėrtut
    Amanet po ju la ēelsat
    po i humėt , ju dalshin trut !

    ................


    Ti e din mori bel holl
    Mori pjeshka era moll
    Se geshtenja don oxhaku
    Qe nder gaca i pjek plaku
    Misra te njom e cifteli
    Nji dromc djath e i pik raki
    E kur jashta fryn murlani
    Bora aklli shtigjet mblon
    E ne mal ulrin cakalli
    Na rreth zjermit po kendojm
    E kur xhezvja kafen pjek
    E kur prushi faqet djeg
    Vlon pasuli mbi kusi
    Nji tas plot o me turshi
    Kush ne rigon e vaj ullini
    I qet groshes per lezet
    Kush spec djegs e kall turinin
    E rras buk qe ne zjarr asht thek
    Corazon ti kap kitarren
    Se lahutes po i bi vet
    E po knojm per Zana malesh
    Qe n'kreshnika cka kan hjek
    Tuj lazdru e tuj mbledh lula
    Nder lendina e zabele
    E ku larg nig-johet curla
    Ku lodrojn qingja e dele
    Sa per cilsa mos ki merak
    Se kerkush nuk vjen me vjedh
    Se rrin Balo dit e nat
    Tu rujt ksollen me gjith dhen
    E t' lumt goja mori qik
    Per ket za porsi bylbyli
    Tash le te knojn dhe mysafirt
    E le t'mblidhet tan katundi..



    lol

    ..

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mirsevjen o Brar' djali
    s'paske prit dita me zbardh
    si n'gjergjef paske qenis
    bejtet tuja po sodis.

    Paj geshtenjat m'ke kujtu
    edhe goja lang m'ka lshu
    mu kujtun kohet moderne
    hanim groshė e hiē mish dele.

    A t'kujtohet Brar-lezeti
    kur skish komēa e llastik
    kishin hall tan mileti
    se n'mes rruges po u binte t'fikt.

    E do qeshnin tan doktoret
    tuj pa bre-kėt me ushkur
    turp i madh ish ajo koh
    tham se iku e s'po vjen kurr.

    Por ma zi po nigjojm
    se barkmdhejt e qafderrat
    po i lujn fen' atij vendi
    popllit i kan zan syte ferra.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ty t'lumt goja Corazon
    Se bash bukur po tregon
    Ato koh me gjiz e najlon
    Me ashure pastasy e trigon
    E tash syni mu m'ka shkue
    Ne at peisazh aq ekzotik
    E ku dielli asht tuj prendue
    E m'ke ba tash nostalgjik
    M'ke kujtu do vite t'bukra
    Kur lodrojshit sikur Flutra
    Ju tironset simpatike
    Kush bel holl e kush buk fike
    Mushnit plazhin e gabinat
    Prej Teute ne Iliri
    Kush ke Camt e kush te vilat
    Na e bajshit gizili
    Po kur mbramja vinte bregut
    Ju me babat krah per krah
    Vesh e njesh si pariziane
    N'parfum te jashtem kishit ra
    E ato sy kur i xixllojshit
    Na detarve na hutojshit
    Ndalnim topat e futbollit
    Pritshim deri sa te kalojshit
    Xhentellmena na me u duk
    E ne uj me kok me u zhyt
    Eh kan shku tash njato koh
    E kujtimet na ngushllojn
    Tash si zogj shpernda ne bot
    E njani tjetrin ktu ta gzojm
    Eh harrova tash per pak
    Ke harru ti nji sapllak
    Me do mana e do fiq
    Ti kam zgedh un si per miq
    T'bafshin mir e haji fill
    Fiq e mana pjekun n'dill
    Kput prej bahces ne at sabah
    Kur ti flejshe me nji krah
    E tash shoqet pse spo vijn
    A nder hije mos po rrijn..??

    lol

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Erdha ktu e pash ēke shkrujt
    shume lezet te ka ty pena
    tash e vetme me t'ba ball
    une e shkreta itu mbeta.

    Kohna t'bukra kem kalu
    sic ke than ti Brar ma nalt
    per simite bahej rradha
    qe nga Banka n' Kombinat.

    Mu m'kujtohet kur ish vere
    gjith Tirana ne plazh shkonte
    ca me trena ca me zuk-a
    15 ditshin te kalonte.

    E arrinim n'Durrsn e bukur
    gzim i madh ishte per ne
    se do lujshim , do notojshim
    per bojfrenda do vrejshim ne.

    A t'kujtohet motorskafi
    xhiro n'det kur bajshim ne
    zemra qejfit sa sna dilte
    shifshim ne pulbardha n're.

    E kur vinte mramja fresket
    tan femijt qeshnin e lunin
    kurse grate me trike krahve
    shifshin burrat "xing" kur lunin.

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mirese t’gjeta o mori cike,
    t’u rritte ndera ty perdite,
    t’u leshofte nje rreze dielli,
    kur ti koken ngren drejt qiellit.

    Te rrembefte nje ere e lehte,
    ne ato brigje te te dergoje,
    ku jane vnu ne rradhe shoqnia,
    Korasonin ta takoje.

    Ktheju halleve te kurbetit,
    shpinen e nxime ne plazh t’Durrsit,
    se boll tmerre te presin n’shpi,
    shpirtin te ta nxjerrin ty.

    Hej pa drita qenkemi sot,
    si t’ia baj o mori nane,
    ku me u la e ku me shpla,
    une shoqnine me dal me pa.

    Po m’u merrka fryma mu,
    c’asht kjo vape o mori nane,
    mbylle gojen cike e nanes
    nuk o sheh qe asht rehatu.

    Bashke me pluhnin neper rruge,
    shoke te dy e njerezit zhul,
    vec kur cohen e ia marrin
    nja do kengesh dashurie.

    „Kur kalon ti rruges time
    Dhe me pershendet
    I fal jetes plot gezime,
    je dashnia vete.“

    Dhe e mbyllin repertorin,
    kur vjen nata ne Tirane,
    mbledh njerezia ke piramida,
    barkun tu e mbush me misra.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 02-06-2003 mė 06:31

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Gabimisht " heret a vone " ka shkruar keto vargje ne nje teme tjeter.
    I morra qe andej e po i vendos ketu, me kerkesen e autores......
    hahahahahaha

    Mi korazon mi zerdelie
    Ku po e gjen moj njat humor
    Sa her bejtet ti kujtoj
    M'duhet me majt barkun me dore

    Kur lexoja sot n'forum
    Mora vesh se n'pllazh ke shkue
    Pata frike se nga shpejtesia
    Njato brek i kishe harrue lool

    Eh mi goc zili te kam
    Qi po i ngrof ti njato mullaqe
    tash do iki kam do pune
    Te puc "Hera" mu ne faqee

    P.S. Mos me rrif....lol

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Her a vone moj bukuroshe
    Ku ke hup e ku ke qene
    m'ke lan vetem e sje ndi
    a mos pret Vitin e Ri?

    Dita e Brari kan ba namin
    tuj shkru vargje , poezi
    tash trimnohem qe ti erdhe
    e po bahemi dy e dy !

    Une me ty e aj me te
    do ta kallim tan katunin
    Kisha qejf me pas njiktu
    Dre' shkodranin me gjith "gru" !

    lol

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fantastike..

    Do shkoj te furnizohem..qe te perballoj talentet tuja..

    Artiste jeni...thx per humorin..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Po mire moj Corazoneeeee
    Ti bujare do me u tregu
    C'eshte kjo ftese qe ti me bane..??
    Eshte kollaj me me ftu me "gru"

    Hajde pra korrigjo ftesen
    ne dac vetem une me te ardhe
    Itash en vend une po baj kthesen
    me t'kerku ty neper vale

    Tuj i ra bregut per te gjane
    vajza shume te shtrime ne rane
    me ta cu mishin kokerr
    Sec po me duket deti i vogel

    Kush prej jush i paske heke
    U prish dynjaja "kuku nane"
    Para meje nje pale breke
    Po i lun era neper rane

    Kujt i humen e thafte vera
    Prap mire qe ka fustanin
    Por diku rruges tash po fryn era
    Po i plas djemte e po ban namin

    Ere si sot une kurr skam pa
    Ranojne palamat per me u thye
    Rane e madhe paska ra
    Po vjen Brari tuj fershllye

    E cka po thote Braro Bash Muja
    T'tana vajzat e Florides
    bash si motra qe po me duken
    Vec me gjete njate Korazonin
    Flokte prej krese mue po nuken

    Trupi i saj porsi palma
    Qe era hic smunet me rr'zue
    zani i saj porsi serena
    tuj piskate tuj lodrue

    Neper duna ne rane e diell
    Po me fshihet por si struci
    Vetem koken diku fsheh
    se ka frike se mos e nguci

    Kur ka mbrrite qaj Dre Bash Aga (lol)
    Sec po rri serbes mbi kale
    Nje zane mali i shkon permbrapa
    Shtoizovalle ne fustan te bardhe

    PO kalon aty afer Brarit
    I ka shtri doren tuj i ba be
    Ku e gjete kete zane malit
    Pa me thuaj o Aga Dre

    Po ky Dreri dredh mustaqet
    A ske ni ti o burri i burrit
    Per nje vajze prej Tirone
    Qe po shkrun ne faqe te forumit

    A ke lexu ti Korazonin
    Qe po gjuan sponta ku sta merr menja
    Qekjo eshte pra qe po me vjen mrapa
    Se merr kush se ashte e emja

    Braro Bash Muja ne kame asht cue
    Kush asht burre e kush asht djale.
    Kush asht trim qe vjen me mua
    Korazonin per me e marre

    Ne breg te detit ku kane shkua
    Bash ne rane aty jane zadet
    kane nise luften me luftua
    Kane mbete burrat pa fisheke

    Braro Muja i forte kish qellue
    Dre Agen e paska rr'zue
    Po thrret Dreri ku je moj grue
    hajde grue me nimue

    KOrazoni ndihmoi Brarin
    Me rr'zue Drerin me korite
    Por Dreri si pune hajdutit
    I ka qellu nje thike kucukut
    Ia ka ngul Brarit ne Tulaqe
    ia ka shky pantollt versace
    lol
    lexuat nje fragmet nga ..."HEROIZMI I POPULLIT TONE NDER SHEKUJ"
    muzg i heshtur

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 12:45
  2. Rugova rizgjidhet president, Haradinaj kryeministėr
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 291
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •