g 55
--------------
Ēfarė fshihet pas propagandės demagogjike tė socialistėve tė Vlorės?
Nga Neki Dragoti
1. Policia politike nė kthetrat e mafies
Mafia ėshtė e padukshme, por njerėzit mundin tė shohin veprat makabre, krimet e sofistikuara, para tė cilave policia vetėm konstaton. Nė kėtė moment, me tė drejtė themi se, ose policia ėshtė e lidhur me mafien, ose policia ėshtė nėn dhunėn dhe frikėn e mafies.
Kėtė fenomen e dallojmė qartė nė Vlorė, nėpėrmjet krimeve tė sofistikuara, tė cilat mund tė kryhen vetėm nga mafia.
Me 1998, Fatmir Haklaj, ish-shefi i komisariatit tė Tropojės, i akuzuar si pjesėmarrės nė vrasjen e deputetit Azem Hajdari, u bė viktima e parė e bombės me telekomandė. Specialistėt thanė se mjete tė tilla tė sofistikuara kishin ardhur nga vendet e Perėndimit.
Nė dhjetor 2002, krimi mafioz transferohet nė Vlorė. Mė 20 dhjetor u vra me njė krim tė sofistikuar shtetasi Adrian Muho, 35 vjeē nė mes tė qytetit. Persona tė paidentifikuar nga policia kishin vendosur nė automjetin e tij, njė sasi eksplozivi, tė cilin e shpėrthyen nėpėrmjet sistemit tė telekomandimit. Muho vdiq pak orė pasi mbėrriti nė spital.
Mė 25 maj 2003, 5 muaj nga vrasja mafioze e Ardian Muhos, 5 km para se tė hynte nė qytetin e Vlorės, u vra taksisti vlonjat Agron Paja, 35 vjeē, babai i tre fėmijėve. Metoda e ekzekutimit tė tij konsiderohet mjaft e sofistikuar. Specialistėt e policisė mendojnė se kjo metodė e aplikuar sė fundi nė Vlorė, ka mjaft elementė tė paeksplorueshėm.
Ndodhemi pėrpara dy veprave mafioze, dy krimeve tė sofistikuara, para sė cilave policia, as nuk jep pista hetimi dhe as nuk shfaq dyshime pėr kriminelėt. Pra, ndodhemi para dy krimeve mafioze tė ndodhura brenda njė harku kohor prej 5 muajsh.
Krimet mafioze realizohen nga mafia, prandaj themi se Vlora ėshtė e pushtuar dhe e sunduar nga mafia. Praktika botėrore dhe ajo shqiptare tregon qartė se, mafia nuk mund tė veprojė pa mbėshtetjen e policisė dhe pa implikimin e pushtetarėve vendas.
Eshtė e nevojshme tė vėmė nė dukje se Agron Paja, nė vitet 1992-1993 kishte shėrbyer nė polici, ndoshta pushtetarėt e sotėm vazhdojnė hakmarrjet politike barbare, njėsoj si baballarėt qė ushtruan tirani mbi popull pėr 50 vjet rresht.
Implikimi i policisė sė Vlorės me nė krye Ballbatin, njė oficer me urrejtje patologjike ndaj "armiqve" tė klasės, nė veprime kriminale mafioze, ėshtė i provuar tashmė. Rrėmbimi i nipit tė tregtarit Sulo Shehu nė Vlorė, u organizua dhe drejtua nga policia. Njėri prej kėtyre kriminelėve u arrestua, njė tjetėr vrau veten pėr tė mos rėnė nė duart e policisė.
Implikimi i policisė nė rrėmbim personi, tėrhoqi vėmendjen e shtypit dhe botės sė jashtme qė ndjek vendosjen e demokracisė nė Shqipėri.
2. Trafiku i drogės sofistikohet
Njė fushė tjetėr ku mafia vepron fuqishėm nė Vlorė, ėshtė edhe trafiku i drogės. Deri para njė viti, pothuajse tė gjitha fshatrat e Vlorės kultivonin canabis sattiva.
Mė 24 maj, nė njė banesė tė braktisur nė njė luginė nė Lapardha tė Vlorės, ėshtė zbuluar njė fabrikė e pėrpunimit tė lėndėve narkotike.
Fabrika kishte tė montuara tė gjitha pajisjet e njė linje bashkėkohore, si presa, sita, me fraksione etj. U gjetėn 40 litra vaj hashashi dhe 300 kg hashash i papėrpunuar. Vendi ku ishte ngritur linja, ishte njė vend mjaft i pėrshtatshėm, nė njė luginė tė shkretė ku trafikantėt ushtronin aktivitetin e tyre ilegal, pa u zbuluar nga policia.
Forcat e policisė u befasuan para pamjes sė njė fabrike tė vėrtetė.
Veē tė tjerave, u gjet edhe njė automjet qė pėrdorej pėr transportimin e bimėve narkotike.
Dy vjet mė parė u zbulua nė Vlorė njė linjė paketimi e bimėve narkotike.
Nė vitin 2002, po nė Xhyerinė, 5 km larg Vlorės, u zbulua njė punishte tjetėr e presimit dhe paketimit tė bimėve narkotike.
Nė prill, policia kapi nė njė shpellė nė Dhėrmi 650 kg canabis sattiva, mė 15 maj nė njė grup trafikantėsh prej 5 vetash qė u kapėn nė Fier, bėnte pjesė edhe Robert Beaj, 41 vjeē nga Karbunara e Vlorės, tė cilit iu kapėn 95 kg drogė.
Qė nga janari i kėtij viti, nė Vlorė janė zbuluar 3000 kg bimė narkotike. Flasim vetėm pėr atė qė ėshtė zbuluar dhe evidentuar prej policisė, sepse sasia qė kultivohet dhe trafikohet, nė fakt ėshtė shumė mė e madhe dhe pėr kėtė, ka fakte tė shumta. Mjafton tė pėrmendim vetėm sasinė e drogės tė kapur nė brigjet italiane, prej policisė sė atij vendi.
Mė 29 prill 2003, nė afėrsi tė Torre Renaldos, Itali, nė bagazhin e njė automjeti tė nisur nga Vlora, u kapėn 400 kg marijuanė e pastėr e sapozbarkuar nga njė gomone.
Mė 30 prill 2003, zbulohet nė tė njėjtat rrethana 800 kg marijuanė, e cila vinte nga brigjet e Vlorės.
Mė 3 maj 2003, arrestohet nė Bari njė shtetas shqiptar 39 vjeē nga Vlora, tė cilit iu gjetėn 20 kg kokainė.
Mė 6 maj 2003, policia italiane bllokoi nė brigjet e Leēes njė skaf me 19 klandestinė. Nga kontrolli u zbuluan 440 kg marijuanė e presuar dhe e sistemuar nė thasė. Nė mes tė thasėve u zbuluan dhe 2 kg heroinė e pastėr.
Kjo pra ėshtė pamja e kultivimit dhe trafikimit tė bimėve narkotike dhe drogave tė tjera. Nga kjo pamje e shkurtėr dhe jo e plotė, mund tė nxirren disa konkluzione qė flasin qartė pėr implikimin e policisė politike dhe pushtetarėve tė Vlorės nė veprimtarinė mafioze.
Vetė nė Vlorė janė ndėrtuar dhe kanė funksionuar tre linja tė pėrpunimit tė bimėve narkotike, njė nė qytet, njė nė Xhyerinė 5 km larg Vlorės dhe njė nė Lapardha, 25 km larg Vlorės.
Pėr tė gjithė sasinė e drogės tė kapur, si nga policia e Vlorės, edhe nga ajo italiane, nuk ka asnjė tė shoqėruar, tė arrestuar apo tė dėnuar, ēka do tė thotė se policia politike dhe prokuroria politike e Vlorės, shpėrblehen mirė nga kjo tregti kriminale dhe fitimprurėse.
Nė fshatrat Brataj, Tėrbaē, Kuē dhe Lapardha, ku me shumicė janė komunistėt ose socialistėt, kultivohet haptazi canabis sattiva dhe po haptazi, tregtohet. Fabrika moderne e drogės u ngrit dhe u "zbulua" nė Lapardha. Kultivimi dhe tregtimi i drogės nė kėto fshatra, nxitet, mbrohet dhe kėrkohet prej vetė socialistėve, me qėllim qė ata tė sundojnė edhe me pushtetin ekonomik.
Implikimi i policisė politike tė Nallbatit ėshtė i qartė dhe i dukshėm. Nė Qeparo gjendet nė plantacionin me portokalle qė ka pronar, njė skaf. Policia thotė se po pėrpiqemi tė identifikojmė pronarėt e skafit. Nė Lapardha gjendet njė fabrikė e pėrpunimit tė bimėve narkotike, nė njė shtėpi qė dihet se e kujt ėshtė dhe policia, me njė "guxim" qė ėshtė pėr t'u patur zili, thotė se po punojmė pėr identifikimin e pronarėve tė fabrikės!
Kėsaj i thonė "s'dua ta zbuloj veprėn penale!"
3. Bandat e qeverisė sė Vlorės rikthejnė skafet e vdekjes
Trafiku klandestin ėshtė njė drejtim tjetėr ku vepron mafia e qeverisė sė Vlorės. Skafet janė fundi i veprės mafioze, ose mjeti pėr t'u larguar prej vendit tė ngjarjes. Nė drejtim tė Italisė vetėm ditėt e fundit janė kapur disa skafe klandestinėsh:
Me 13 mars u kap njė skaf me 23 klandestinė.
Me 2 maj u bllokua nė Otranto njė skaf me 23 klandestinė.
Me 6 maj nė Leēe u bllokua njė skaf me 19 klandestinė.
Me 17 maj u riatdhesuan nga Pulia 17 persona, ndėr tė cilėt 6 u arrestuan nė Vlorė, si organizatorė tė trafikut klandestin.
Qė nga 1 janari i kėtij viti, janė kapur nė Vlorė 7 gomone qė shėrbenin pėr trafikun klandestin.
Njė skaf i vogėl turistik i njė shtetasi austriak u kap prej policisė me 20 maj, ndėrsa policia bėnte verifikimet, ai u vodh nė portin e Himarės. Kjo ėshtė policia politike e shokut Nallbati.
Kujtojmė se para njė viti e gjysėm, nė malin e Shashicės u zbulua qendra e komunikimit me radio pėr skafistėt nė det, qendėr e ngritur qė nga viti 1997.
4. Shfaqja e mafies nė ekonomi
Nė shtypin e pėrditshėm pėrdoret termi krimi i organizuar. Unė do tė pėrdor termin mafia ekonomike, e cila vepron fuqishėm nė jetėn e kėtij vendi dhe para sė gjithash, nė ekonomi.
Mė lart, ne pėrmendėm krime mafioze tė sofistikuara tė pranuara prej vetė policisė politike tė Vlorės, trafikun e lėndėve narkotike dhe ngritjen e fabrikave pėr pėrpunimin e kėtyre lėndėve, trafikun klandestin, ose kthimin e skafeve tė vdekjes.
E tėrė kjo veprimtari e sofistikuar e mafies sė kuqe nė pushtet, nuk mund tė zhvillohet e tė ekzistojė pa ekonominė, pa bazėn dhe prapavijėn ekonomike.
Shfaqja e mafies ekonomike qė nga dogana, tatimet, taksat, rryshfeti qė marrin nėpunėsit, korrupsioni, ėshtė pamja mė e qartė, mė e dukshme e lidhjes dhe e drejtimit tė mafies prej pushtetarėve komunistė dhe prej policisė politike tė Vlorės, prandaj ne e quajmė mafia e kuqe.
Pėr kėtė shfaqje tė dukshme tė mafies sė kuqe tė Vlorės, po flasim me faktet demagogjike qė vetė pushtetarėt komunistė tė Vlorės na kanė vėnė nė dispozicion.
Kėto ditėt e fundit, u fol se policia tatimore kishte bllokuar nė det 25 anije peshkimi, sepse punonin pa leje dhe nuk kishin paguar tatimet dhe taksat. Demagogji tė tillė kaq tė neveritshme, mund tė bėjnė vetėm komunistėt dhe fashistėt, tė cilėt kanė lindur prej mashtrimit dhe hipokrizisė.
Themi kėshtu, sepse uzurpatorėt e pushtetit, para demagogjisė elektorale duhet tė sqaronin shtetasit e vet: qėkur kėto anije punojnė pa leje?
Qė nga ē'kohė kėto anije nuk paguajnė tatime e taksa?
Cili ėshtė personi pėrgjegjės pėr kėtė veprim antiligjor dhe kush u ndėshkua pėr shkeljen e ligjit?
Nėse neokomunistėt e Vlorės, apo socialistėt, siē e quajnė ata veten, do ta sqaronin kyēin e kėtij problemi duke u dhėnė pėrgjigje tre pyetjeve tė mėsipėrme, atėhere ne do t'i besonim. Ata nuk u japin pėrgjigje kėtyre pyetjeve, sepse janė vetė ata. Ėshtė ish-banditi Anastas Gjipali, ish-drejtor i tatimeve qė kanė pėrdorur nė det kėto anije, direkt apo indirekt pėr qėllimet e tyre mafioze, trafiqe tė paligjshme, si edhe kanė ndarė nė mes detyrimin ligjor tė tatimeve. Mjafton tė pėrmend vetėm njė element: anijet e peshkimit nė Vlorė, rreth 25 copė qė nga viti 1997 nuk paguajnė taksėn pėr radiotransmetim, pale pastaj tė tjerat.
Demagogjia e pushtetarėve tė Vlorės, vazhdon duke njoftuar se me 18 maj janė mbyllur 15 aktivitete tė ndryshme, sepse nuk kishin lejen e ushtrimit tė tregtisė dhe pėr pasoje, nuk i pėrgjigjen shtetit pėr tatime e taksa.
Tė ndodhur para fakteve tronditėse, se nė Vlorė bashkia dhe drejtoria e Tatim-Taksave nuk e kryejnė detyrėn pėr shkak tė korrupsionit, Task Force e Drejtorisė sė Pėrgjithshme e tė Tatimeve shkon pėr kontroll atje. Me datėn 20 e 21 maj, kontrolli i Tiranės bllokoi 71 subjekte, tė paliēensuara dhe qė nuk paguanin detyrimet ndaj shtetit, nga tė cilat 4 u sekuestruan. Pėrveē kėtyre, u bllokuan 13 leje qarkullimi tė taksive qė nuk kishin shlyer detyrimet ndaj shtetit.
Kėto janė faktet e publikuara.
Faktet e vėrteta janė se me qindra subjekte nė qytet dhe nė fshat vazhdojnė tė ushtrojnė aktivitet tregtar pa leje, pa shlyer detyrimet ndaj shtetit. Por kėto subjekte nuk preken nga nėpunėsit socialistė, sepse kėta tregtarė financojnė PS-nė, ose ndajnė fitimet me nėpunėsit e tatimeve dhe me drejtuesit e lartė tė bashkisė.
Nė kėtė mėnyrė, lufta kundėr evazionit fiskal mbetet njė demagogji elektorale. Nė shumė fshatra si nė Drashovicė, Brataj, Tėrbaē, Bolenė, Kuē, ku socialistėt janė me shumicė, tregtarėt atje vazhdojnė tė punojnė haptazi, nė kundėrshtim me ligjet.
Nuk po pėrmendim doganėn, ku ēdo ditė futen sasira tė mėdha mallrash kontrabandė, dhe nėpunėsit socialistė, ose neokomunistėt mbushin xhepat e tyre dhe tė shefave nė Vlorė e Tiranė qė i mbajnė nė punė.
Kjo ėshtė pamja e ansamblit "Babėzia" tė socialistėve tė Vlorės. Ēdo njeri shtron me tė drejtė pyetjen: Ēfarė analize iu bė evidentimit tė mbi njėqind subjekteve qė punojnė pa leje?
Kush u gjet fajtor pėr kėtė veprimtari tė kundraligjshme?
Deri sa nuk ka analiza, konkluzione dhe masa tė marra ndaj nėpunėsve socialistė tė shtetit, ne kemi tė drejtė tė besojmė se mafia ėshtė instaluar nė pushtet dhe ajo mund tė shkulet, kur tė kemi shkulur me rrėnjė uzurpatorėt socialistė nga pushteti.
***
Analizuam shfaqjen e fenomeneve mafioze nė Vlorė, si vrasjet e sofistikuara, trafikun e drogės, trafikun klandestin dhe evazionin fiskal, me shifrat dhe faktet qė socialistėt e Vlorės na vėnė nė dispozicion.
Pėrfundimi ėshtė se socialistėt nė Vlorė, nė pushtet kanė instaluar forma mafioze qė sa vijnė dhe bėhen mė tė rrezikshme pėr Vlorėn dhe Shqipėrinė.
Sa kohė qė nuk ka analiza dhe masa konkrete ndaj nėpunėsve socialistė, pėr shkeljen e ligjit, ne kemi tė drejtė ta quajmė atė njė propagandė demagogjike qė fsheh instalimin e mafies nė pushtet..
------------------
Krijoni Kontakt