të tregova për fëmijërinë time
të fola për shoqërinë që kam
të thash sesi ndihem
përmënda se çfarë kam pranë
të thash se të dua
ti mbive si një trëndafil në zemrën time
më ushqeve çdo ëndërr
gjallërinë time e çove në fluturime
vajzë, je prekja që më bëri botën
ti e le kërcellin të kputesh në dorën e një tjetri
më bën të pafuqishëm kur s'të kam pranë
shko, rrënjët e tua do t'i mbroj që t'mos vdesin
thash shumçka por jo gjithçka
unë jam ai që s'kam thënë
ai që s'ka folur
se nga zero në një numrat s'kanë të sosur
ti s'do më kuptosh, askush s'do më kuptoj
unë thjesht të desha
unë jam trupi që s'flet
që ndrydhet kur ti je mungesa
kam frikë të them se çfarë dua
unë s'di të flas si ai aq bukur
unë jam thjeshtë ai që të mendon
kur pranë meje fle symbyllur
unë jam ai që të lë të hikësh
se ti s'do mua
unë do jem ai
që vujten ka për të përjetuar
është më e ëmbël çfarë zemra bën
çasti kur të pash
shikimi në sytë e tua
sesa fjalët që unë s'thash
çdo ndjenjë do shkërrmoqi malet
me diellin që viziton pas çdo nate
por të lutem mos harro
se ti do jesh në gjithçka që s'kam thënë
vetëm qeni im më kupton
ajo qënie që s'di të flasi
i rri besnik të zotit
që të dy si të mërrzitur ngjasin
nëna më bëri mua
që nga vajza ngela i pushtuar
është ajo që më bën të ndjej botën
që veç fjalët që s'kam thënë mund ta përshkruajnë.
Krijoni Kontakt