Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Bibla dhe Kurani,nje krahasim historik

    Prej kohesh kam patur deshiren,qe te krishteret te mund te paraqesin edhe ata mendimet e tyre per dhe mbi ata,qe frekuentisht sulmojne krishterimin,nga keta konkretisht muslimanet.

    Une jam perpjekur te lexoje edhe te pyes vazhdimisht persona,qe mund te dine me mire ne kete drejtim dhe shpesh ata kane heshtur,per arsye te mospercarjes kombetare dhe hapje te rruges ndaj fanatizmit e mostolerances.Une mendoj,qe dicka e tille eshte mese e vertete dhe pozitive,por nga ana tjeter nuk mund te rri,kur shoh,se shume muslimane,jo vetem ne Shqiperi,perpiqen te perfitojne me cdo kusht nga kjo "heshtje",duke blasfemuar krishterimin.

    Prandaj edhe po marr kete iniciative,ne kete forum tu drejtohem te krishtereve,pa ndonje dallim,te sjellin ne forum ato qe dine ne lidhje me Islamin,dmth adresa interneti,libra dhe studime,qe jane bere per te mbrojtur Krishterimin.

    Faleminderit!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    www.answering-islam.org
    Aty pastaj, nese nuk dini anglisht, mund te zgjidhni nje nga gjuhet e meposhtme:
    Arabic / French / German / Indonesian / Malay / Turkish / Russian

    Kjo faqe ka analiza per akuzat e muslimaneve per gjoja kontradikta apo gabime te Bibles. Gjithashtu, ka edhe pergjigje per shume pamflete apo libra qe muslimanet kane botuar (shume prej tyre jane perkthyer edhe ne shqip) ne lidhje me Biblen.
    Ne kete faqe mund te gjeni edhe analiza teper te gjera per historine e islamit, sesi u mblodh Kurani, per rolin e Uthmanit ne mbledhjen e Kuranit, kush ishte Muhamedi etj.

    www.equip.org
    Aty shkoni tek Free articles dhe beni search (kerkim) per temen qe doni. Nese doni qe te shihni gjithe artikujt shkoni tek
    http://www.iclnet.org/pub/resources/...cri-home.html.
    Aty klikoni tek CRI Journal dhe pastaj zgjidhni Installment 1-5 me radhe. Duhet te dini anglisht.
    Equip.org eshte faqja zyrtare e organizates CRI - Christian Research Institute (Institui i kerkimeve shkencore te krishtera) Qellimi i kesaj organizate eshte identifikimi i mesimeve te gabuara. Artikujt qe gjenden ne kete faqe jane te shkruara ne nje menyre teper serioze dhe me shume kujdes.


    Cdo material qe lexoni, lexojeni duke iu lutur Zotit dhe duke e matur me Biblen. Per cdo pyetje qe mund te keni une do t'ju pergjigjem me shume kenaqesi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Danieli
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    134
    Drita!
    Selam...!
    U pa puna tani, na zuri, e di qe je me provime po cfar te bejme, e kemi per dytyre apo jo?
    Apo jo?

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982


    Shnet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 02-06-2002 mė 13:43

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Danieli
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    134
    Klodi, pse ne rrime thua ti?!

    Sa per ate temen "qe te paska mahnitur" shko tek faqja:

    http://www.bismikaallahuma.faithweb....ual-reply.html

    Kjo faqe eshte hapur nga muslimanet, dhe u jepe pegjigje shkrimeve te "answerig-islam".
    Apo jo?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    Per Danielin!

    Vėlla i nderuar “Daniel”!
    Esselamu Alejkum!
    Thotė Allahu nė Kur’an:
    “Dėshirojnė tė shuajnė Dritėn e Allahut, porse Allahu do tė plotėsojė Dritėn edhe pse kėtė e urrejnė paganėt…”
    Mos u mėrzit Allahu gjithmonė e mban premtimin!
    Ndėrsa kristianėve u them Bujrum, i sillni argumentat tuaja mos u vononi.
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  7. #7
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    drites

    drita dukesh qe nuk njehe Perendine. Thote Jezusi "Pema njihet nga frytet" ndersa une shtoj edhe jo nga gjethet. ate qe shkruajte nuk e ke shkruajtur kote por sepse nuk e njehe Perendine ate:

    sa mire do te ishte sikur te mos kisha lindur, etj.!!!

    keto shprehin ate qe ndihen shpirti yt domethene qe te nuk ka siguri edhe paqe por vetem frike. te uroje Zoti te hapte syte sepse ke nevoje per kete gje!!!

    Zoti te bekofte!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i krishteri : 29-05-2002 mė 19:44
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Pjesa e pare eshte tek tema Jesui,Bir I Perendise

    (1) Manuskriptet Sammarkand dhe topkapi; Shkrimet Kufike dhe Ma'il



    Cfare shumica e muslimaneve nuk arrin te kuptoje, eshte se te dy keto manuskripte jane shkruar ne shkrimin Kufi, nje shkrim, i cili sipas eksperteve moderne te manuskripteve te Kuranit, sic eshte Martin Kinfs dhe Jasin Hamid Safadi, nuk dolen ne drite deri nga fundi i shekullit te 8-te, dhe nuk ishte ne perdorim ne Meke dhe Medine, gjate shekullit te 7-te( Lings dhe Safadi 1976:12-13, 17; Gilchrist 1989:145-146; 152-153).

    Arsyet per kete jane fare te thjeshta.Le ti shqyrtojme:
    Shkrimi Kufik, i njohur me sakte si al-khatt al-kufi, e merr emrin prej qytetit te Kufes, ne Irak(Lings dhe Safadi 1976:17).Do te ishte e habiteshme, qe ky shkrim te adoptohej si shkrimi zyrtar per "memen e te gjitha librave", pasi eshte nje shkrim, qe e ka origjinen ne nje qytet, qe ishte pushtuar prej arabeve vetem para 10-14 vitesh.

    Eshte e rendesishme te verehet, se qyteti i Kufes, i cili eshte ne Irakun e sotem, eshte nje qytet, qe duhet te kete qene Sasanide apo Persiane me pare(637-8 a.d.).Keshtuqe ndersa arabishtja te jete njohur atje, nuk do te kishte qene gjuha dominuese,aq me teper shkrimi mbizoterues deri shume me vone.

    Ne te vertete ne e dime, qe shkrimi kufik arriti perfeksionin gjate fundit te shekullit te 8-te( afro 150-vjet pas vdekjes se Muhametit) dhe pas kesaj u be i perdorshem ne te gjithe boten muslimane(Lings dhe Safadi 1976:12,17; Gilchrist 1989:145-146).Kjo eshte e arsyeshme, pasi qe prej 750 A.D. Abasidet kontrolluan islamin, dhe per shkak te prejardhjes persiane i ngrejten rezidencat ne zonat e Kufas dhe Bagdatit. Keshtuqe ata do te kene dashur, qe shkrimi i tyre te dominonte.Duke pas qene te dominuar vete prej Umajadeve, qe e kishin bazen ne Damask, per afro 100-vitesh, e ben te vetkuptueshme, qe tani nje shkrim arabik, i cili i ka fillimet nga zona e tyre e influences, sic eshte dhe shkrimi kufik, do te kalonte ne ate qe ne gjejme ne dy dokumentat e permendura ketu.
    ============================================

    Dmth ti Drita, cfare reference do me teper? A e kupton logjiken e autorit, edhe se cili eshte dallimi midis te dalit ne drite (pra fillimet e dickaje) edhe perfeksionimin e saj (pra pranimin e saj nga te gjithe)?

    A i lexon arsyet me rradhe perse nuk mund te kete qene gjuha e perdorur per Kuronin e shekullit te shtate? Po nqs une ti sjell citimet ashtu sic i deshiron ti, pra te them ku te gjesh librat, edhe citimet qe ti me mashtrim i vesh me nje ngjyre sikure autori paska genjyer, cfare do te besh?

    A mund te jete, nqs eshte, fakti se hafizet e mesuarkerkan Kuranin permendesh nje fakt bindes historik shkencor per te na bindur neve per origjinalitetin e tij?

    Qesharake!
    ==============================================

    Keshtuqe ta do mendja, qe te dy manuskriptet, Topkapi dhe Sammarkand, meqe jane shkruar ne shkrimin kufik, te mos jene shkruar me pare se 150-vjet pas permbledhjes se supozuar e botimit te Utmanit; me e herta fundi 700-es,ose fillimi 800-es(Gilchrist 1989:144-147).
    ===========================================

    Ne e dime, qe ka patur edhe dy shkrime te meparshme arabike, te cilat shume nga muslimanet moderne nuk i njohin. Keto jane shkrimi al-Ma'il, i levruar ne Hixhas, vecanerisht ne Meke dhe Medine, edhe shkrimi Mashk, edhe ky i levruar ne Medine (Lings dhe Safadi 1976:11; Gilchrist 1989:144-145). Shkrimi al-Ma'il filloi te perdorej ne shekullin e 7-te dhe dallohet shume lehte, pasi eshte i shkruar me nje kend te vogel,pjerrtesi, kuptimin e te ciles e ka dhe fjala al-Ma'il.Ky shkrim mbijetoi per afro dy shekuj, para se te dilte jashte perdorimit.

    Shkrimi Mashk, gjithashtu, i pati fillimet ne shekullin e 7-te, por vazhdoi te perdorej per shekuj me pas.Eshte me horizontal ne forme, dhe mund te dallohet nga nje lloj stili kursiv dhe zbukurues (Gilchrist 1989:144).Ka nga ata qe mendojne, se shkrimi Mashk ishte pararendes i shkrimit te mevonshem Kufik, pasi ka dhe ngjashmeri midis te dyve.


    Ne qofte se Kurani do te ishte perpiluar gjate kesaj kohe te shekullit te 7-te, cdokush do ta priste te ishte shkruar ose ne shkrimin Ma'il, ose ne ate Mashk.

    Po per cudi, ne kemi nje Kuran, te shkruar ne shkrimin Ma'il, dhe eshte konsideruar te jet Kurani me i vjeter, qe kemi sot ne zoterim.ky nuk ndodhet as ne Stamboll, dhe as ne Tashkent, por si per ironi, ndodhet ne Muzeumin britanik, ne Londer (Lings dhe Safadi 1976:17, 20; Gilchrist 1989:16, 144).Eshte datuar nga fundi i shekullit te 8-te (790 A.D.) prej Martin Lingut, ish-kujdestari per manuskriptet e muzeumit,qe eshte edhe vete nje musliman praktikant.
    ==============================================
    ##ja edhe shkrimi qe do te ish origjinali ne te cilin do te ish shkruar Kurani!

    Do librat ti lexosh? Po ti solla, dua edhe une disa zotime!

    Pra nuk asnje kontradikte ne te dhenat e autorit. Mendimet edhe citimet jane te vete studiuesve muslimane!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 21-08-2002 mė 17:51

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    (2) Burimet Tamuldike ne Kuran:

    Nje problem tjeter, qe hasim me provat, qe kemi per manuskriptet kuranore, eshte ai i burimeve heretike talmudike, qe kane pasazhet e tij. Ndoshta habija me e madhe per te krishteret, qe mund ta marrin dhe lexojne Kuranin, jane historite e shumta, ne dukje biblike, qe kane pak ngjashmeri me tregimet biblike. Tregimet kuranore permbajne shume ndryshime, shpallje dhe disa shtesa te habiteshne ne krahasim me historite e njohura, qe i kemi mesuar dhe ditur. Keshtu qe na lind pyetja, prej ku erdhen keto histori, ne qofte ato s'erdhen nga shkrimet e meparshme?

    Fatmiresisht ne kemi mjaft literature apokrife judehe dhe te krishtere (disa prej tyre prej Talmud-it), datuar prej shekullit te 2-te A.D, me te cilat mund te krahasojme shume prej ketyre historive. Vetem kur e bejme nje gje te tille, ne shohim ngjashmeri domethenese midis ketyre fabulave, ose tregimeve popullore te komuniteteve te mevonshme judehe dhe te krishtera, edhe tregimeve, qe jane treguar ne Kuran (Shih: Materialin talmudik marre prej Feinburg 1993: 1162-1163).

    Shkrimet judaike talmudike u perpiluan ne shekullin e 2-te A.D., prej ligjeve gojore ( Mishnah ) dhe prej traditave te ketyre ligjeve (Gemara ). Keto ligje dhe tradita u krijuan, qe te pershtatnin ligjin e Moisiut (Torah ) me kohen e ndryshuar. Ato gjithashti permbajne interpretime dhe diskutime te ligjit (Halakhah-u dhe Haggadah-u etj).
    Shumica e judenjeve nuk i konsiderojne shkrimet talmudike autoritative, por sidoqofte ato i lexojne ato me interesim per driten, qe ato japin per kohen ne te cilen u shkruan.

    Cdo brez i zbukuroi tregimet, apo me kohe u bashkangjiten folklorin lokal, keshtuqe eshte e veshtire te dishe, se si ishin historite origjinale. Ka patur edhe nga ata judenje, qe besonin, se keto shkrime talmudike i jane shtuar " Pllakave te ruajtura" (me fjale te tjera 10-te urdherimeve dhe Torah-ut, qe mbaheshin ne Arken e Beselidhjes), dhe besonin qe te ishin perkateset e Librit qiellor (Feinburg 1993: 1163).

    Disa shkollare orientaliste mendojne, se, kur me vone, perpiluesit islamike dolen ne skene, ne shekujt 8-te deri 9-te A.D., ata pak a shume ia shtuan kete grup literature materialit vendas kuranor. Per kete arsye nuk eshte e papritur, qe nje numer i ketyre trditave u pranuan ne meyre te pakundershtuar nga redaktore te mevonshem, dhe iu bashkengjiten shkrimeve te shenjta te Islamit.

    Ka disa histori, qe i kane rrenjet ne literaturen apokrife ( te papranuar, jo zyrtare, me burime te dyshimta) judehe te shekullit te 2-te A.D; sikunder jane historite e vrasjes se Abelit nga Kaini ne Suren 5:31-32, e huazuar nga Targumi i Jonathan-Ben-Uzziah dhe Mishnah Sanhedrin 4:5; ose historia e Abrahamit, idhujt dhe furra perveluese ne Suren 21:51-71, huazuar nga Midrash Rabbah ; ose historia zbavitese, qe eshte ne Suren 27:17-44, e Solomonit, qe i flet zogut, dhe te mbretereshes te Shebes, e cila ngren fundin e saj duke marre gabimisht dyshemene e pasqyrte per pellg uji, huazuar nga Targumi i dyte i Esterit.

    Ka edhe shembuj te tjere, ku gjejme te dyja literaturat apokrife, judeje dhe te krishtere, perfshire ne tekstin kuranor.Tregimi i malit Sinai, i ngrejtur dhe mbajtur mbi kryet e judenjeve, si kercenim per refuzimin e ligjit (sura7:171), e cila histori vjen nga nje liber apokrife judaik i shekullit te dyte, Abodah Sarah. Tregimet e habiteshme te femijerise te Krishtit sipas kuranit, mund ti gjejme me pare ne shkrimet apokrife te krishtera: Palma, qe i jep prehje Marise, pas lindjes se Jesuit (sura 19:22-26), e huazuar nga Librat e humbura te Bibles; ndersa historia e Jesuit femi, qe krijon zogj te vertete prej baltes (sura 3:49), e marre prej Ungjillit te Thomait te femijerise se Jisu Krishtit. Historia e foshnjes Jesu, qe flet (sura 19:29-23), mund te shikohet tek nje fabel apokrife arabe prej Egjipti, e quajtur Ungjilli i pare i femijerise se Jesu Krishtit.

    Ne suren 17:1 na jepet pershkrimi i udhetimit te Muhamedit, gjate nates, prej Xhamise se shenjte tek Xhamia me e larget.
    Nga tradita te mevonshme, shohim se ky varg i referohet Muhamedit, i cili ngjitet ne qiellin e shtate, pas nje udhetimi mrekulli gjate nates ( Miraxh-i), prej Meke ne Jerusalem, mbi nje kale me krahe, te quajtur Burak. Detaje me te hollesishme na serviren nga Mishkat al Masabih. Kete histori mund ta shohim me pare tek nje liber fantastik( imagjinativ ), i quajtur Testamenti i Abrahamit, i shkruar rreth 200. para.K.,ne Egjipt, dhe me pas i perkthyer ne greqisht dhe arabisht. Nje histori tjeter, e ngjashme me kete, eshte ajo e Sekretet e Enokut (shih kap.1:4-10 dhe 2:1), te cilat datojne 4-shekuj para Kuranit. Prape nje histori tjeter e ngjashme eshte modeluar ne nje histori te nje libri te vjeter persian, te quajtur Arta-i Virfak Namak, ku thuhet se si nje zoroastrian i ri e i zellshem, u ngjit ne qiejte, dhe ne kthim trgoi, se c'kishte pare, ose pretendoi te kishte pare (Pfander 1835:295-296).

    Pershkrimi kuranor i ferrit, i ngjet pershkrimit te bere po ferrit ne predikimet e Efraimit, nje predikuesi nestorian i shekullit te 6-te (Glubb 1971:36).

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Danieli
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    134

    Pershendetje!

    Atehere akuza juaj eshte se nuk kemi sote nje Kuran te tyre kopjeve qe u shkruan ne kohen e Uthmanit, dhe akuzen se Kurani ka huazuar nga shkrimet te ndrysheme hebreje etj.

    Per te gjitha keto se shpejti do tju kethejme pergjigje.
    Apo jo?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. KADAREJA mbi Fene ne Shqiperi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 00:09
  4. Zhvillimi historik i diftongjeve tė shqipes
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •