Close

Rezultati i Sondazhit: Votoni per virtytin me te rendesishmen te njeriut.

Votues
33. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Sinqeriteti

    5 15.15%
  • Shpirti human dhe miresia

    13 39.39%
  • Ndershmeria ose integriteti

    2 6.06%
  • Konfidenca, besimi ne vetvete, ose ndryshe optimizmi

    0 0%
  • Dashuria per familjen, shoqerine dhe njerezit ne pergjithesi

    5 15.15%
  • Guximi dhe pasioni per objektivat e tua

    2 6.06%
  • Vullneti dhe papertacia

    1 3.03%
  • Kujdesi per veten e tij/saj dhe paraqitja e jashtme

    0 0%
  • Qellimet, shpresat dhe endrrat

    0 0%
  • Finesa, klasa, sharmi, karizma dhe sjellja e mire

    5 15.15%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #-9
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    10 virtytet me te rendesishme te njeriut

    Cilat mendoni se duhet te jene cilesite apo virtytet me te rendesishme te njeriut?

    Kur them cilesite me te rendesishme te njeriut kam parasysh ato virtyte te cilat do t'ju benin me te realizuar dhe te mire ne jete, gjithashtu edhe te respektuar nga shoqeria e mire. Cilat jane ato cilesi qe do t'ju benin te perparonit si nje njeri i mire pra?

    Mendoj se pyetja ka vend, edhe pse shpeshhere realiteti i hidhur tregon se njerezit qe jane me pak te ndershem, behen me te suksesshem ne jete..., fatkeqesisht...

    Dhe si rrjedhoje e kesaj dukurise se mesiperme, a mendoni se vlerat e nje njeriu te mire kane ndryshuar per realitetin shqiptar te koheve te fundit, apo jo? Dhe nqs. kane ndryshuar, ju lutem mund te shpjegoni si?

    P.S.: Ideja fillestare e kesaj teme ishte e Estelles, por edhe mua me pelqen dhe u autorizova ta hap.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #-8
    Njeriu i mire vdiq...dhe u ringjall...e kshu me rradhe vdes dhe ringjallet serisht...S'ma merr mendja se do te arrije bota ne ate pike kur s'do kete me njerez te mire, pavaresisht se parashikimet jane te tilla. Angel, ato cilesite qe ke renditur, dy apo tre jane te ngjashme. Nejse, un votova per shpirtin human...pervec ksaj s'e besoj se ndonje tjeter te ben te mire per te tjeret dhe veten tende. Persa i perket cilesise se "guxim per objektivat e tua..." mendoj se duhet pasur kujdes, pasi qe duke i kushtuar vemendje vetes harron te tjeret...gje qe vihet re ne shekullin tone. sa per ate "a mendoni se vlerat e nje njeriu te mire kane ndryshuar per realitetin shqiptar te koheve te fundit, apo jo? Dhe nqs. kane ndryshuar, ju lutem mund te shpjegoni si?" nuk po di te te jap pergjigje...kam disa vite qe s'jetoj ne Shqiperi, kot qe te flas...

    Nuska ...

  3. #-7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Edhe une sikurse Nuska she Angeldust ka kohe qe nuk jetoj ne shqiperi, por nga ato qe lexoj, me njerzit qe flas mendoj se virtytet e tyre kane ndryshuar shume. Mbase edhe ne ketej jashte trojeve shqiptare kemi ndryshuar rrenjesisht dhe na duken te ndryshuar te tjeret.


    Te parin do te rendisja shpirtin human dhe miresine sepse gjithnji kam ecur ne jete me shprehjen "As kam as me mbarohen", "Sa prish aq me shume me shtohen!
    Te dytin Guximin, dhe te tretin vullnetin.

  4. #-6
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Shpirti human dhe miresia jane thelbi i virtyteve.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #-5
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Shpirti human te con deri ne njefare pike po nuk i zgjidh problemet gati kurre.

    Virtyti me i mire i nje njeriu eshte drejtesia dhe ekuilibri.

  6. #-4
    Njerezit qe nuk mendojne vetem per veten e tyre, qe nuk mund te benin dot keq njeriu, dhe trajtojne te tjeret ashtu sic donin te trajtoheshin nga te tjeret, bejne favore pa pritur awards or nothing back. I adhuroj keta njerez, mundohem te jem si ata, shume e veshtire.....
    Keep it REAL!!!

  7. #-3
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Sinqeriteti & shpirti human....te rrall i trashegojn sot keto te dyja!
    Dhe sa per Shqiptaret qe na duken sikur kan ndryshuar....mund te them se mbase jemi ne ata qe kemi ndryshuar....por qe veten nuk po e shikojm dhe na duken te tjeret se nuk jan si ne!
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  8. #-2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    1. sinqeriteti dhe shpirti human
    2. guximi
    3. vullneti



    Teme interesante vajza. Po nje verejtje ose me mire dyshim kisha ne lidhje me tre pikat e fundit nga ato te dhjeta qe keni renditur. A perbejne ato virtyte???

    Te dyjave Estella dhe Andelgust pershendetje!

  9. #-1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Pershendetjet me te mira dhe per ty Dita,

    Sa per ato pikat qe thua ti, dhe une kisha te njejtin dyshim ne fillim, por gjithashtu duhet mare parasysh fakti qe ne virtytet e njeriut ne menyre qe ai te ece ne jete duhen futur dhe ato. Se sa arrin ne jete ti, varet gjithashtu dhe nga paraqitja e jashtme (per kete mund te lexosh me teper tek tema "Si mund te ndihmoje bukuria fizike realizimin e objektivave ne jete" ketu tek temat shoqerore), si rrjedhimisht dhe xhentilesa dhe sjellja e mire mund te ndihmojne te ecesh perpara ne jete pasi me keto cilesi ju le pershtypje te mira njerezve qe mund te te ndihmojne, p.sh. bosave ne pune.

    Ndersa qellimi shpresat dhe endrrat e ndihmojne nje njeri te vendose objektivat e tij. Sa me lart te synoje, aq me lart ka mundesi te arrije, pasi nuk mund te arrije shume nqs. i vendos objektivat nen kapacitetin e tij.

    Shpresoj ta kem sqaruar mire se c'dua te them edhe pse eshte pak vone.

    Me respekt, angeldust.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 20-05-2003 mė 03:47
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #0
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Angeldust,


    temen te cilen me rekomandoje e kisha lexuar qe para se te nderhyja ne kete teme. Cfaredo qe te thuhet per pamjen e jashtme ajo mbetet e jashtme. Eshte krejtesisht e vertete se ajo te ndihmon te vash perpara shume me lehte, se c’mund te jene detyruar te bejne njerez qe nuk e kane, qe ajo te mundeson qe ne nje ambient te ri te degjohesh e terheqesh vemendjen me lehte, se njerez te tjere, por sidoqofte ajo eshte thjesht nje veshje e jashtme e asaj qe ti zoteron brenda si njeri. Se ti je 1.80 m e ke kembet me te gjata e me te bukura ne lagje, qytet, shtet apo bote, apo 1.30 m e kembet mezi te ndahen nga pjesa tjeter e trupit ti nuk ke gje ne dore. Se syte e tu jane ngjyre qielli apo se i majti ka ngjyre te ndryshme nga i djathti, apo se je i verber, apo se je memec, apo se je gagac, apo se je shurdh, apo se ke vetem nje kembe, apo se je ne karrige me rrota, etj, prape nuk eshte faji yt. Se ti nuk ke aq para sa te besh operacione plastike e te mbushesh me implantate ate qe te mungon ne pjesen e siperme te trupit, apo qe te heqesh pjeset e teperta ne pjeset e poshtme te trupit nuk eshte faji yt si njeri. Virtytet nga ana tjeter jane ato qe te mbruhen gjate jetes tende, nga familja, ambienti e kultura qe ti merr. E ato kane te bejne me brendine tende si njeri. Nese ato kane vlere me shume se nje gjoks i formuar, kjo eshte pune tjeter. Po ashtu nese jane me me vlere se kembet e gjata, patjeter qe eshte pune tjeter.

    Por jane gjera te ndryshme e nuk mund te sillen nen te njejten strehe. Mund te vihen perballe e si konkurrente te njera-tjetres, por jo te mbajne te njejtin emer. Ky eshte mendimi im.




    P.S. AnGELDUst.....po si nuk me ke korrigjuar asnjehere moj vajze. Une emrin tend e kam shkruar gjithnje AnDELGUst dhe me eshte dukur shume me rregull. Kerkoj ndjese per kete....ndoshta duhej te vetkorrigjohesha

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kthimi Kah Zoti
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:41
  2. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •