Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Kremi i kënaqësisë!

    Te jete e vertete valle? Nje cope krem te shkaktoje te tilla cudira? Lexoni....

    Orgazma femerore mberrin kremi i kenaqesise

    "Bustinat magjike" ne portat e Tiranes. Si do te pritet ne Shqiperi kremi qe nga ndezur femrat e ftohta te Evropes Veriore. A eshte vertet nje ekstaze? Cilat do te jene femrat qe do te paguajne 10 mije leke per nje orgazem

    Nese pas disa javesh do te degjoni qe femrat do te mund ta blejne orgazmen ne farmaci, mos u habisni fare. Ka disa kohe qe ca bustina te vogla ne ngjyre roze kane filluar te zgjojne deshirat me te fshehta edhe femrave me te ftohta anembane Evropes. Nordiket e kane quajtur nje revolucion te vertete mrekulline e quajtur "kremi femeror". Fillimi i qershorit do ta gjeje kremin e kenaqesise ne gjithe Italine. Nga ku nuk eshte veshtire te transportohet, qofte edhe ne menyre klandestine edhe ne farmacite e Tiranes.

    Sigurisht qe jo gjithcka do te kaloje ne qetesi. Nese viagra arriti te bente gjithe ate zhurme, imagjononi se c'mund te behet kur ndonje televizion privat shqiptar te nise te reklamoje kenaqesine seksuale femerore. Atehere po qe "kremi femeror" do te mund te quhet termeti i veres 2003. Do te fillojne pastaj kronikat televizive, intervistat e farmacisteve qe do te nisin te flasin per "klientet VIP" te tyre qe gjithe kete kohe paskan qene "te ftohta" e tani kane vendosur te provojne edhe ato orgazmen. Te moshuarat do te fillojne ta mallkojne me ze te larte kete turp qe vjen prej pertej detit nderkohe qe me vete nuk do te mund te rrine pa menduar: "Si nuk u shpik ca me pare ky i uruar krem!" Nese per "viagren" u ngrit e gjithe kjo zhurme, pse te mos ngrihet edhe per "viagren femerore". Gjithsesi tani per tani keto jane supozime. Ajo qe eshte e sigurte eshte qe kremi femeror eshte ne "portat e Tiranes", pas kater javesh do te mund te blihet ne Itali. Rruga per ne Shqiperi pastaj behet shume shpejt.

    Orgazma 1 mije leke

    Por edhe ne Itali jo gjithcka ka kaluar pa zhurme. Gjithsesi, do te jene ditet e para te qershorit, kur te parat kliente do t'i drejtohen farmacive, ato qe do te tregojne se si do te reagojne klientet dhe opinoni ne pergjithesi.

    "Kremi femeror" do te shitet neper kuti me nga kater bustina brenda. Kenaqesia nuk eshte dhe aq e lire: nje kuti e tille kushton as me shume e as me pak por plot 25 euro. Pak a shume nje orgazme duhet te kushtoje rreth 6 euro. Dhe kur nje cmim i tille quhet "i kripur" pertej detit, si mund te duket per xhepat e shqiptareve. A do te pranoje nje grua shqiptare te bljeje nje orgazem rreth 1 mije leke te reja?

    Nuk dihet ende nese slogani i reklames do te kete te njejten shije joshese si ne frengjisht "Du desir au plaisir", por eshte e sigurte qe strategjia mjekesore mbi produktin ka funksionuar, dhe mire madje ne shume vende te Evropes veriore. Deri ne ate fare pike sa e ka detyruar shpikesin e saj, Andre Stas te niset me vrap drejt Italise. Natyrisht pasi i ka bere ca llogari me Organizaten Boterore te Shendetesise, sipas se ciles ne vendin fqinj plot 8,6 milione femra qe nga mosha 19 vjecare e deri ne moshen 70 vjec, deklarojne se seksualisht jane "pak apo aspak te kenaqura". Por jo te gjithe keto femra llogaritet te kthehen ne blerese te rregullta te kremit. Sipas vete Stas, ketu ndikon edhe mentaliteti dhe portofoli. Prandaj llogaritet qe vetem 432 mije femra do te mund te provojne, qofte edhe nje here te vetme, kremin e orgazmes se humbur ne Itali.

    Sa pak njohuri per kremin femeror

    Me te njejtin shpirt, paksa snob, eshte shoqeruar edhe fushata e mbrritjes se viagres disa vjet me pare. Sidomos mes femrave, per te cilat tema e kenaqesise seksuale, qe pas daljes se pilules blu, eshte bere nje nga temat me te forta. Dyshimi i pare eshte se mos kjo alkimi e cuditshme e xhelit qe shkrihet ne uje, mentolit, retinolit, gjetheve te aloes dhe nje ekstrati misterioz te nje lloji te vecante livandoje (qe rritet vetem ne Azine juglindore), funksionon me te vertete. Keshtu, ja ku gjendemi pra perpara nje cope letre ilustruese, e cila pervec sinqeritetit te cmimit nuk tregon tjeter gje: "Kremi femeror eshte nje produkt per kenaqesi dhe ne asnje rast nuk mund te konsiderohet si ilac". Ne konfeksion nuk paralajmerohet asnje efekt anesor, nuk ka madje as ndonje lloj paralajmerimi me nota komike te tipit: Kremi femeror eshte i destinuar per femrat e stresuara nga jeta e perditshme, te ngopura nga mungesa e besimit ne vetvete, objekte te detyrimeve sociale dhe fetare". Apo me teper: "Perdorimi i perhershem u lejon femrave te stimulojne nje tjeter imazh erotik per veten. Aplikojeni ne menyre delikate me majat e gishterinjve gjate parapergatitjeve dashurore. Mund te gelltitet pa perbere rrezik".

    Pra asnje mrekulli. Por nuk ka as edhe nje efekt qetesues: zonjat e Europes veriore qe e kane perdorur rregullisht jane euforike dhe e pershkruajne kete eksperience si nje "goditje me ngarkese te ftohte te ndjenjave te nxehta", pak a shume ashtu sic ndodh cdo mengjes me faqet e burrave pas nje rruajtjeje me nje shkume qe ka shijen e mentes. "Gjithcka eshte e vertete, shpjegon Maurizio Bossi, nje seksolog milanez. Edhe pse nuk mund te ngreme zerin per nje "scoop" te mjekesise, xheli funksionon me te vertete. Sekreti qendron ne heqjen e konceptit te nje lubrifikanti me baze ujore dhe kthimin e vemendjes tek rendesia e jashtezakonshme e funksionimit te lojrave te ciftit". Bossi arrin deri aty sa ta quaje "kremin femeror" nje hap perpara ne kulturen seksuale: "kultura e prinderve tane eshte ajo e vazelines, ky ves i gabuar vazhdon edhe sot, duke lubrifikuar pjeset intime me nje krem cfaredo me baze vajore. Nje gabim i rende pasi ne te shumten e rasteve provokojne maisje te vagines apo pakesojne efektin e kontraceptiveve. Ndersa thjesht duke perdorur kremin e fundit, kam pare femra qe edhe pse kane kaluar moshen e menopauzes, kane mundur te rigjejne orgazmen. Sigurisht qe nuk eshte e nevojshme te harxhosh kaq shume para. Imagjinoni sikur te ndodhe si ne France, ku pas hedhjes ne treg te "kremit femeror", farmacistet kane nisur te nxjerrin prodhime te ngjashme, me ngjyroses e aroma natyrale, edhe me fitimprurese".

    Pershtypjet e para

    Ndoshta ne kete menyre do te spjegohej entuziazmi i biondes Jacqueline, 45 vjecare, studiuese onkologjike ne Paris, teper mosbesuese ndaj meshkujve dhe e gatshme per t'u betuar se ky krem eshte kthyer ne nje rit nga i cili nuk mund te heqe dore gjate "meditimeve" te saj vetmitare. Apo entuziazmi i belges Catherine, bankierja 33 vjecare qe rrefen se ka provuar kremin edhe me meshkuj qe nuk arrinin ta kenaqnin dhe aq. "Ndoshta edhe per shkak te lojrave parapergatitore qe lejon ky produkt dhe nje perdorimi te perditshem qe nuk ka efekte anesore, kam mundur te arrij gjithmone maksimunin e kenaqesise". Aspekti i "show"-t qe ben ky krem, eshte ne fakt nje nga me te vleresuarit: belgia Patricia, 48 vjecare nga Brukseli, thote se riti i kremit, qe ia aplikon bashkeshorti nje here ne muaj (seksologet thone se eshte mire qe te mos kthehet ne zakon), eshte ilaci me efikas qe mund te gjendej per te shpetuar martesen e saj.

    Tani Stas i ka hedhur syte nga ajo pjese e Evropes qe nuk i ka provuar efektet e tij "Nese "kremi femeror" do te perserise perfomancen e tregut parizien, ne Itali, por ne doze te ulet edhe ne Shqiperi do te kemi nje bum te vertete gjate veres se ardhshme. Dhe nen cadren e plazhit do te fillojne te parat teste mbi kenaqesine. Sipas Bossit, suksesi do te varet nga aftesia e femrave per t'u futur ne loje, por edhe nga ajo e meshkujve. Por ndoshta fiton edhe "paragjykimi kimik" i shumices, ai qe ka per shembull edhe shkrimtarja se re dhe normalisht pa fre Isabella Santacroce. Ajo thote se eshte e lodhur nga keto trazira te jetes moderne. "Nese do te na nevojitet ky krem per te bere pak seks, me mire te behemi murgesha, dliresia eshte shume me teper shik sesa orgazma e induktuar". Por ka edhe paragjykime ideologjike. Disa mendojne se duhet te "kemi frike nga mekanizimi i nje gjesti qe duhet te jete vetem spontan". Ata qe e mendojne ne kete menyre, thone se ky krem do te duhet te perdoret vetem ne rastet kur ekzistojne probleme te verteta dhe serioze patologjike. Dhe asnje nga ata qe mendon ne kete menyre, nuk do t'i drejtohet farmacive qofte per ta provuar edhe njehere te vetme kremin, sa per te shuar kurreshtjen.

    Por ka edhe nga ata burrat tradicionale, qe pasi e kane goditur kremin thjesht si nje "tjeter nevoje te shoqerise se konsumit", e hedhin poshte njehere e pergjithmone me nje fjali te vetme: "le ta themi hapur, nuk ekzistojne femra te ftofta, por vetem meshkuj te paafte".

    Por njerezit e Andre Stas nuk duken aspak te shqetesuar dhe parashikojne se shume femra do te jene te gatshme te dorezohen para bustinave roze. Ata thone se mjafton fare pak besim dhe kurreshtje. Kjo eshte pikerisht sjellja me te cilen po e pret "kremin femeror" deputetja italiane Daniela Santanche:"Burrat e kane viagren e tyre, po ne perse te mos e kemi tonen? Mendoj se per te ndezur zjarrin e pasionit tek nje grua, nuk mjaftojne vetem implikimet emotive e psikologjike. Por ketu jemi e do te shohim".

    Por mberritjen e ketij kremi ne Apenine, e fill pastaj edhe ne Tirane, meshkujt mund ta marrin ndoshta edhe me me teper optimizem a humor: Kremi femeror eshte i mirepritur, le te vije me kile, madje me bustina gjigande. Duke i pasur grate me ne forme, ndoshta meshkujve nuk do t'u nevojitet me viagra e tyre dhe nuk do te jene me te detyruar te durojne ato dhimbjet e bezdishme te kokes dhe vizionet e kaltra qe pilula blu provokon pas aktit seksual.

    Gjithcka nisi me ziline per pilulen blu

    Andre Stasit, shpiksit belg te "kremit femeror", ideja i erdhi dy vjet me pare, ne nje fushe golfi: "Aty flitej se sa zili e kishin femrat pilulen blu". U tha, u be, nje ekip kerkuesish u vu te prodhonte "viacreme" i cili do te permbante mentol, retinol, alfatocopheril dhe bar limoni. Eksitues lokale te shkrire ne nje lubrifikues me baze ujore. Por emri qe fillonte me "via" nuk u shkonte dhe aq per shtat zbuluesve, emri ishte teper i ngjashem me viagren. Keshtu Stasit iu desh te ripagezonte perzierjen dashurore dhe ta quante "kremi femeror".


    Marre nga Klani.

  2. #2
    Artiste Maska e Kuntakinta
    Anëtarësuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Bregu Lumit High Street
    Postime
    180
    Shume mire qe paska dal, po ec e çoi shqiptaret (ketu perfshij dhe veten) apo shqiptarët ne farmaci ta blejne kremin. Me mire t'i vesh pushken ne balle, sesa te ballen me turpin e madh të të kërkuarit derman seksual. Ishalla nuk skadon kremi neper vitrina te pakten.
    :-)

  3. #3
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    Good Cream

    Do ta blejne shqiptaret kremin do ta blejne qe cke me te. Edhe ne nje qytet tjeter do ta marrin furgonin dhe do shkojne ta blejne ne farmaci, po te kene krevate te forta thuaji. Te lumturat femra...te shkretet ata qe kane vetem nje dhome dhe jane me femije dhe vjerra neper shtepia.
    Ky krem me duket do sjelli revolucion ne Shqiperi, te ardhurat e hoteleve do shkoje lart me duket hahaha
    Bravo kuqalashe, si gjithmone e mireinformuar rreth zbulimeve me te fundit te botes kozmetike...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Niko D'Angelo : 12-05-2003 më 15:35
    Winners Don't Quit

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    64
    Do dalin meshkujt jashte perdorimit.

    Jo ide e mire.
    Me duaj 1 here qe te dua 100

  5. #5
    COSA MIA
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Vendndodhja
    FRANCE
    Postime
    7
    Po ku kane nevoje femrat shqipetare per krem moj,dhe kremi i duhet atyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mina : 13-05-2003 më 14:57

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Joe Artid Fejzo
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    Itali, Porto San Giorgio Ap
    Postime
    5

    Kremi i kenaqesise,....

    pershendetje,...
    personalisht mendoj qe kremi i kenaqesise per femrat eshte nje diçka simultative psikologjike,nuk arrij dot ta kuptoj qe nje krem apo xhel me kontakt vetem lekure te arrije te ngacmoje nervat apo me mire shqisat e seksit,.... eshte nje gjetje e re publicitare sipas meje,... e si gjithmon kudo ne bote gjenden "peshq2 edhe per ti provuar njehere te vetme keto produkto mendoj se mjaftojne per xhepat e "themeluesve",......

    "kureshtja" eshte Femer....... ;-)))

    Joe Artid Fejzo - ITALI
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 14-05-2003 më 14:37
    DASHUROJ TE JEM I DASHURUAR,....

    [Linqet per site, nuk lejohen ne firme. Mund ta veni ne profilin tuaj.]

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    64
    Jam dakort.

    Nuk eshte gje e mire, jam e sigurt qe meshkujt dine ta bejne mire detyren qe u eshte caktuar. Dhe per sa kohe qe ata e kryejne detyren......... harrojeni ate krem.


    Luftimi behet trup me trup.
    Me duaj 1 here qe te dua 100

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    28
    Bravo Ema, grate shqiptare nuk kane nevoje te perdorin gjera te tille duke patur me vete burrrra me dy "rr", lijauni kremrat europianeve qe kenaqesine numer nje te jetes arrijne ta shijojne maksimumi dy here ne muaj, shqiptaret e ndjejne ate te pakten nje here ne 24-ore.
    Mjafton emeri im

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    More Ramiz edhe une i them vehtes burre me dy RR, porse ketu ne perendim ja qe nuk eshte bash ashtu si thua ti. A e dine at punen e gjermanit,francezit dhe shqiptarit (anjc).Kerkojne pune keta vellacko, dhe nganjehere puna e rende dhe seksi nuk shkojne dore per dore, por megjithate keta kishin shum festa he,he

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    ORGAZMA TEK FEMRAT

    (për pseudoburrat me shumë r-ra)


    Të arrish apo të mos arrish orgazëm është nga temat tabu që mbesin përbrenda jetës seksuale. Është aftësia e femrës për të arrirë orgazëm ajo që tregon se sa e dashur e përgjëruar është ajo. Që nuk janë më tepër se 30 % e të gjithë femrave ato që arrijnë në orgazëm përmes nuk flitet shumë.
    Mosarritja e orgazmës është një problem për pjesën më të madhe të femrave. Kjo nuk do të thotë se kanë ndonjë sëmundje. Nga ana psiqike dhe fizike këto janë femra të zakonshme të cilat nuk kanë ndonjë problem të kenë raporte me meshkuj apo të bëjnë seks.

    - Problem, po të mos arrihet orgazëm.

    Ka akoma femra që nuk arrijnë dot në orgazëm, ndonëse përdorin lloj lloj mjetesh ndihmëse apo gjërash të tjera. As i dashuri më i mirë që mund të gjendet në botë nuk mundet të bëjë një femër të arrijë orgazëm nëse ajo vetë në vetëdijen e poshtme të saj të fshehtë nuk pranon të bashkëpunojë.
    Bëhet fjalë mbi përgjegjësinë që femra duhet të marrë mbi veten e saj. Arritja e orgazmës është diçka që femra mund ta mësojë duke praktikuar ashtu si njeriu me anë të praktikës mëson shumë gjëra të tjera.
    Që ajo i vë fajin mashkullit mbi mosarritjen e orgazmës është një gabim serioz që bën femra dhe që pengon zgjidhjen e problemit të saj.
    Për më tepër kur femra nuk arrin në orgazëm kur ajo e don këtë gjë - nisin problemet në marrëdhënien.
    Ajo nis të humbasë dëshirën.

    Një vajzë e re dhe e papërvojë mund të kalojë vite të tëra pa provuar orgazëm pasi në jetë ka shumë gjëra të tjera tërheqëse.

    Supozohet se femra e ka qendrën e saj të rëndesës G tek një pikë e caktuar e vaginës e cila bën të mundshme arritjen e orgazmës.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kënaqja me All-llahun [subhanehu ve teala]
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 19:18
  2. Pse ndodhin fatkeqësitë natyrore?
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 27-11-2005, 22:21
  3. Kenaqesia? Eshte nje fakt vetmitar
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:26
  4. Pasyrat e erosit mashkullor: Pse mendojne vetem per nje gje!
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2005, 21:00
  5. Të humbësh një shoqe në këtë moshë. Pse?
    Nga Gjallica në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-02-2004, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •