Close
Faqja 0 prej 46 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 460

Tema: Ti erdhe!...

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Ti erdhe....!

    * * *
    Nuk e njoha buzqeshjen tende
    As veten se njoha ne ate pritje
    Kishte kohe qe thurja brenda vetes
    ...nje vele te kryqezuar fjalesh
    Ti erdhe
    Me gjete aty ku me kishe harruar
    Une nuk isha buzkuqi jot i lene per ngut
    ne stacionin ku kryqezohen ererat e ikjes
    Vela e fjaleve te mia
    ka rene tashme prej direkut
    Ti erdhe
    une nuk e njoha buzeqeshjen tende
    As pershendetjen , as fjalet
    Ti paske ardhe dje.
    keshtu me duket
    Sa shpejt harrova qe erdhe
    Edhe pse ka kohe qe nuk haroj te pres
    Nuk te paskam pritur keshtu.
    ...
    Neser eshte e diele

    * * *
    Si mundesh te mos me duash ?
    Kur une te dua
    Si mundem une te te dua ??
    Luajme kukafshehti
    Skemi moshe per loje
    Dy fjale te borxhit
    merri
    Ja edhe nje telefonate qe e paskam harruar.
    Me ka humbur medalioni qe me dhurove dikur.
    30 gram 14 karat
    Ta kam fale te gjithe kohen qe me rrembeve
    Kujtoju mos harrojme gje ne kete inventar
    Perqafime mos kerko.
    Puthjet ska
    po nahemi e dashur
    Me fal qe po te quaj ashtu
    se nuk je
    Tani....
    pa fjale
    pa premtime
    pa borxhe
    pa vaj
    .........bye bye.


    * * *
    E Shtune
    Maj
    Viti me shume zero
    Une
    Deti me gjithe shiun e djeshem
    Mali me boren e vjetshme
    Pranvera ska pune ketu
    Jam i rende
    Prej frikes se eres
    Kam humbur medalionet
    Me bezdisnin neper gishta,
    gjithe numrat e telefonave
    Adresat
    Poezite i dogja dje
    U ngroha pak ne flaken e tyre
    (me kthyen dicka nga te ngrohtit qe dikur me kishin marre)
    Nuk flas me me vete ( as me ty)
    Neper stacione pritjesh nuk gjindem me
    Ska iniciale
    Surpriza
    Ska me dite me diell ...me shi
    Ska me nete romantike ..
    Jo qiell i kuq , jo det, jo mal i blerte
    Me ne fund jam i qete
    Se vras menjen
    Ajo u vet vra
    Qetesia pak nga pak vjen
    Jam i qete pra..
    i lire
    Sa mire.
    muzg i heshtur

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Shume e bukur.

  3. #3
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    O Dre!
    Me kenaqe dhe me vrave!
    Liridona

  4. #4
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    ***

    "Me gjete aty ku me kishe harruar,
    .................
    ne stacionin ku kryqezohen ererat e ikjes"

    ...thua isha une...thua vertete?
    Liridona

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Po..
    Ti ishe
    Aty , ku mendimet e mia fishkelloheshin nga era
    Te bindurat e mia te cmendura
    Ne zikzake ikjesh,
    fshiheshin shkeljeve
    Sikur ishin lindur per ti shkelur ti
    Nje njolle gri
    Shpendi te vrare, ose rrezuar
    Mbi kalldremint e lemuet
    Ikja eshte e lashte sa guri
    Pritja ..e reja dhe e vjetra
    Kane te perbashket
    Ripetypjen e casteve
    Duke qare mbi njollen gri te rrezimit
    Myshqet pikojne
    klorofilin e jarget.
    Mbi muret e vjetra te takimit.
    ..........................................
    Da da da moj Dadushe
    muzg i heshtur

  6. #6
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    ...e vjeter sa guri ikja,
    e bija e ardhjes vec eshte.
    ehuu,pa ikje,a ka pritje
    e pa pritje, ikjeardhje a do te kete?
    Liridona

  7. #7
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    ***

    Mbi uren e pritjeve
    kujtove se me pe,
    gabuar je;
    lazdruar* me ty hija ime eshte.
    Gjate luajta
    Gura-cok** me pritjen
    derisa ardhje ikjet e tua
    erikje me ben.
    Stuhit
    vetem imazhin tim mund sjellin
    mos u mashtro
    une kam mbetur atje
    mbi uren e pritjes,
    gurezuar jam.

    *lazdruar-ketu,ka bere shaka eshte tallur.
    **Guara-coke-nje lloj loje qe luhet me pese ose tre gur te vegjel te rrumbullakosur.

    Dadushi
    Liridona

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Gura_coke luaj mbi uren e gurit
    Murosur ne qofsh
    Gjumit ninulle
    Lumi i diteve qe ikin
    mbi harkun e djep_ures
    Dora ime perkund ardhjen
    Ne breg......
    nje varke qe shoh ne enderr
    Me jep nje hap
    me duhet edhe nje dore
    Ti duart e zena
    Luan "gura_coke me pritjen
    Kur te vij une
    Guret e lojes
    mbi duar te shkrihen.
    Da da da dadushe
    muzg i heshtur

  9. #9
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Ne vend te d ikujt

    Ti kurre s`e dite
    cka eshte e njementa.
    Ikjet vocrrake
    ti hengren stinet e pritjes
    e te tera ditet.
    E lind-ur-dhimbjesh
    sa here hamendesh per te nesermen;
    Ura,
    ura t`pa brigje
    qe pritjen e ardhjen kurre s`ti bashkojne.
    .......
    Pritja e humbi udhen
    qysh se syt ja vodhen
    edhe ata te falur.
    Liridona

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Ti erdhe
    Si heren e fundit
    te prita i qeshur
    Me preke me doren e fjales
    diku ku fjala le gishtat pa thonj
    Petlat e lules i mori era
    Duke pyetur mua
    vjen ..s'vjen ..vjen s'vjen??
    Te kam perqafur me krahet e gjate
    Te zgjatur nga malli
    Dhe prane teje jam kthyer ne tatuazh
    Ngjitur mbi krahun tend
    Sa here me dore mundohesh ta fshish
    si padashje me perkedhel
    Une tatuazhi ngjitur me ty
    Dirigjoj endrrat tua naten
    te pergjoj kur qesh
    symbyllurazi
    Me ngop frymarrja jote e lire
    Dhe kthehem ne tatuazh perseri ne mengjes
    Ne krahun tend
    Nen syte e tu.
    muzg i heshtur

Faqja 0 prej 46 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •