Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24

Tema: Muzgu

  1. #1

    muzgu

    Vetmia e agimit me tha: largohu, dua te rri vetem!
    Nuk leviza.
    Vec lotet nuk munda ti mbaj dot.
    Mu kujtua lumturia e muzgut.
    Mu kujtua ajo dhe perendimi.
    Mu kujtua si thyeshin rrezet shpirtdhenese te diellit ne floket e saj.
    Ato nuk I shpetonin dot nates dritevrasese,
    por per disa momente shpirti I tyre gjalleronte cdo figure qe qendronte e mahnitur perpara kesaj masakre pa shprehur as kundeshtimin me te vogel.
    Tani ndjehem dhe une fajtor qe u mahnita si te tjeret,
    Qe nuk kundeshtova por perkundrazi,
    Ngjyra e gjakut ne floket e saj me mbushi zemren me dashuri
    dhe kujtime dashurie.
    “Agim”- I thashe-“nuk largohem.
    Ketu me ty do rri te qajme dashurite e humbura”
    Agimi jeteshkurter me pa qetėsisht.
    Une nuk qaj- me tha – vec gjalleskat qajne.
    Une mundohem te mbledh forcen time ne nje pike qe te mos humbas para se jetedhenesi im te linde muzgun.
    Vec keshtu mund te takohemi.
    Nata eshte shume e pashpirt te ndodhe e kunderta.

    Per disa momente nuk nxora as frymen nga goja.
    Qenkam gjalleske!?
    Furia e urrejtjes qe u ndez ashtu sic lind agimi ne vere,
    theu zinxhirin e vetepėrmbajtjes
    dhe helmet qe pasuan I shtyu me nje force qe nuk besoja se zoteroja kaq heret ne mengjes.
    Mallkimet e mia I kalonin prane pa mundur ta prekin. Ai qendronte I qetė.
    Apo e preken?
    Ne fillim erresira qe me mbuloi syte nuk me la te shihja lotet e tij.
    Me pas nuk dija nese shkaku I tyre ish urrejtja ime apo malli qe kish per muzgun.
    Di qe nuk mora mundimin ti kerkoj falje
    Por u ula ne gjunje dhe fillova te qaj me keq se gjalleskat.

  2. #2
    Kacurrelsja Maska e Kiki
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Postime
    156
    ...
    Mos e kruaj me tel me gjemba :D

  3. #3
    vandal Maska e guntheric
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92
    Vandalit i pelqeu kjo poezi.

    Ne vargun e katert nga fundi "...e tij..." besoj se duhet te hiqet.
    Kam dhe nja dy pyetje: Cili eshte jetedhenesi i agimit? Dielli? Sidhe nuk kuptova mire ate punen e takimit. Pse eshte nata e pashpirte?
    white noise

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pershendetje pluhur!

    Ma rekomandove ta lexoja dhe kete pjese, kur nderhyra tek shkrimi yt i pare ketu ne forum. Dhe kishe plotesisht te drejte. Eshte shume e bukur.

    Tani me hutoi vandali.
    Kjo eshte poezi apo proze?

  5. #5
    Faleminderit vandal.
    Dielli eshte jetedhenesi i agimit. Agimi "lind" vetem kur lind dielli. Nga ana tjeter muzgu lind vetem kur perendon dielli. Prandaj agimi me muzgun nuk takohem kurre. Agimi mundohet te mbledhe forcen e tij ne nje pike qe te mos humbasi perpara se te linde muzgu. dmth ai do ta takoje muzgun dhe e vetmja menyre eshte te jete i gjalle kur te linde muzgu. Nata eshte e pashpirt sepse te njejten gje nuk mundet muzgu ta beje qe te "jete i gjalle" deri sa te linde dielli, e bashke me te dhe agimi. dmth muzgu sado te mbledhe forca naten nuk e kalon dot.


    Faleminderit Dita
    Te them te drejten une kete pjese per poezi e nisa. Megjithate gjithkush mund ta marre si ti pelqeje me shume. Une nuk jam poet qe te ngulmoj ne timen!

  6. #6
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Ke shkruar bukur pluhuri,
    I kam lexuar edhe pjeset e tjera. Jane te vecanta.
    Tek kjo ketu, ti ben nje nderthurje te mrekullueshme te reales me irealen, te njerezores, me jo njerezoren, dhe i jep jete shpirt dhe ndjenje , kohes dhe hapesires.
    Kjo eshte nje ndjesi shume e bukur. Shpresa dhe koncentrimi i Agimit ne nje pike te vetme te lumturise se tij, me le pa fryme.

    "Une nuk qaj- me tha – vec gjalleskat qajne.
    Une mundohem te mbledh forcen time ne nje pike qe te mos humbas para se jetedhenesi im te linde muzgun.
    Vec keshtu mund te takohemi."

    A thua se e qara, do pakesonte forcat e tij dhe pritja nuk do mjaftonte.

    Mua kjo me shkon me shume nga proza, se nga poezia. Nese do qe te jete poezi, duhet te punosh pak me vargun, gje qe ti ke plotesisht mundesi ta besh.
    Por kjo varet krejtesisht nga gustoja jote.
    Ji Vetvetja!

  7. #7
    Faleminderit shpirt i fshehur.
    Ndoshta ke te drejte qe kjo eshte nje proze e jo poezi. Prandaj dhe duhet ta perpunoj pak me mire.

    Po ty Guntheric cfare te beri ta kujtosh per poezi kete pjese? Dua te di ne menyre qe te vendos si ta perpunoj.

  8. #8
    Nga varri i saj veē dy brigje mė ndajnė.
    Dy brigjet e njė lumi tė egėr,
    mospėrfillės ndaj lutjeve tė mia.

    Mbi varrin e saj, mes barit te gjelbėr,
    lule shumėgjyrėshe mbinė.
    U rritėn, jetuan, u thanė e mbinė persėri.
    Trupi i saj i tretur
    dhe shpirti i saj i lirė kujdesen pėr to.

    Mbi varrin tim veē toka e zezė,
    e ngurtė,
    peshon.
    Trupi im i patretur rėnkon pėr tė.
    Shpirti im nuk guxon tė lėrė trupin
    e tė takojė tė sajin,
    nė majėn tjetėr tė malit.
    Ka frikė!
    Ajo nuk e di tė vėrtetėn.
    Ajo mė mban fajtor.
    Akoma!
    Njė mijė vjet kaluan qė kur na varrosėn tė dyve
    nė dy majat mė tė larta tė malit
    ku brigjet e njė lumi tė egėr
    krijuan kufijtė e hapėsirės ndarėse nga unė
    qė shpirti i saj i kėrkoi zotit tė lumit.
    Njė mijė vjet urrejtja pėr mua e bėn tė lumtur,
    dhe lumin tė egėr ndaj lutjeve tė trupit tim
    qė rėnkon nė kėtė burg
    tė ngritur nga urrejtja e saj.
    Nuk ka burg mė tė keq!
    Prandaj jam betuar tė dėboj shpirtin frikacak
    njė mijė vjetėt e tjera.
    Tė ngrihem nga varri
    dhe nga maja e malit tim
    t’i bėrtas tė vėrtetėn.
    Ti them qė dashuria ime pėr tė
    bėri qė fatet tona tė pėrputhen.
    Unė kurrė nuk u luta pėr vdekjen e saj.
    U luta vetėm …..

    Po shpirtin si ta largoj?
    Ku mund te shkoje nje shpirt i urryer nga nje tjeter?

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Poezia e fundit PLUHUR eshte e mrekullueshme. Urime me gjithe zemer!

    Dita

  10. #10
    Dita

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •