Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londër: Luftë kundër gangsterëve shqiptarë

    Londër: Luftë kundër gangsterëve shqiptarë

    Nick Hopkins, korrespondent krimesh
    The Guardian

    Kanë qenë më shumë se 24 kapobanda të tregëtisë ilegale të seksit dhe qenieve njerëzore në Londër objekt i një operacioni policor të organizuar pasi të dhënat në kryeqytetin britanik flisnin për rritjen e aktivitetit kriminal të grupeve të ardhura nga Evropa Lindore, duke shtrirë mjaft kontrollin e industrisë së ndyrë. Pas një pune me shërbimin migrator, Scotland Yard hartoi një listë të të dyshuarve bazuar të dhënat e mbledhura prej një grupi pune të quajtur Operation Reflex, që qëmtoi informacionin nëpërmjet agjencive ku përfshihet dhe skuadra e krimit kombëtar dhe MI5. Dyqind oficerë të policisë metropolitane u angazhuan për operacionin. Një ditë më parë u sulmuan 5 shtëpi që rezultoi në arrestimin e dy grave si fazë e parë e operacionit pas të cilit ndihmëskomisioneri Tarique Ghaffur premtoi se do të pasohej nga një hetim i pandërprerë. Shefi i drejtorisë së krimeve, zoti Ghaffur, ka qenë tejet i shqetësuar kohët e fundit, pasi ishin rritur qoshet londineze të krimit të organizuar nga Evropa Lindore, veçanërisht nga shqiptarët. Veprimtaria e tyre ka lidhje me 70 rrëmbime në 12 muajt e fundit. Një nismë me emrin e koduar Operation Maxim, synon arrestimin e figurave kryesore të familjeve kryesore kiminale dhe shkatërrimin e rrjetit të furnizimit me prostituta nga Ballkani. Për shkak se shumë nga kriminelët përdorin emra fallso, oficerët kanë qenë të pajisur më makina për njohjen e gjurmëve të gishtave me database nga e gjithë Evropa që mund të japë brenda sekondave rezultatin e kërkuar. Zoti Ghaffur ka paralajmëruar se nëse policia do të dështojë tani, Londra do të përballë një luftë të ashpër të industrisë së ndyrë. Ai tha se shërbimi emigrator nuk ka bashkëpunuar ashtu sa duhet. Problemi ka më shumë nevojë dhe për një bashkëpunim më të madh evropian. “Këta kriminelë po shkaktojnë mjerim në të gjitha nivelet, veçanërisht brenda komuniteteve të tyre. Ata po trafikojnë ilegalisht femra shpesh në kushtet e shfrytëzimit. Ata gjithashtu kanë rritur përdorimin e armëve, dhunës dhe drogës. "Policia ka bërë të ditur se kriminaliteti shqiptar është shpërndarë Edinburgh, Glasgou, Liverpul, Kardiff, Telford dhe Lancaster”.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Para ca kohesh nje gazete e njohur boterore e rendiste mafian shqiptare ne vendin e trete pas mafias kineze dhe asaj kamboxhiane.
    E di si eshte puna more Shijakso
    Evropa gjate zhvillimit te saj ka njohur edhe rritje ekonomike por edhe rritje te krimit
    Me kalimin e kohes kriminaliteti u ul si pasoje e kujdesjes se madhe qe vendet e zhvilluara treguan per veten e tyre.
    Sot zeri per veprime te tilla u ka dale shqiptareve por po ta krahasosh mafian shqiptare me ate te atyre vendeve qe ishin dikur ne zhvillim, une do thoja qe shqetesimi eshte i drejte por jo kaq tragjik sa mediat dhe qeveritaret e vendeve te ndryshme duan ta paraqesin.
    Ne fund te fundit keta i perdorin ceshtje te tilla per veprimtari politike.
    Po te veproje ligji me tere forcen qe i njihet sot nuk dalin brockulla te tilla.
    Ceshtje te tilla nuk eshte se jane te panjohura.
    Ligjin e njeh edhe njeriu i Xhungles
    Atehere perse ky ligj nuk vepron?
    Kjo eshte demokracia?

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Kjo eshte leshi e jo demokracia.

    Shqiptari debil, i shet mend shqiptarit psikopat.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-04-2003
    Postime
    7
    Me vjen keq qe ne shqiptaret kemi nje deshire te madhe t'i nxijme faqen vetes.
    Une jetoj ne London per nje kohe relativisht te gjate dhe e di mjaft mire se e ashtequajtur mafia shqiptare nuk eshte as sa nje e njeqinta e asaj ruse,ukrahinase apo xhamajkjane.

    Nuk e shikoj te aresyeshme qe te diskutohen te tilla tema ne forum.

  5. #5
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Shqiptaret jane te vetmit <> ne bote qe nuk punojne per pare por per emer...hahahahaha

  6. #6
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Shqiptaret qe jane te perfeshire ne krim jane te dhunshem dhe tregojne gjoksin me bemat e tyre, dhe kjo i ben ata shume te dashur per shtypin britanik, dhe gjithmone kur permenden grupet kriminale qe jane me qindra ne londer permenden vetem tre.
    Shqiptaret, Turqit dhe Xhamajkianet.
    Jam dakort me ate qe thoni ju orku se shaiptaret punojne per emer dhe jo per pare.
    Me te vertete Ruset psh jane shume aktibve dhe luajne me biliona, por ata jane te organizuar dhe nuk bejne karagjozlliqe sic bejne shqiptaret qe kudo ku po shkojme fale ketyre "trimave" idiote po na japin nje nam te keq ne te tjereve.
    Megjithate ata qe jane te perfshire ne krime jane si meteoret qe shkelqejne dhe shuhen.
    Kete e ka vertetuar koha, dhe fundi i ketyre robinhudeve qe jane perfshire ne krim eshte i padiskutushem.

  7. #7
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Boset Shqiptare te seksit "The Guardian"

    Bosët shqiptarë të seksit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Tony Thompson "The Guardian"

    Oksana Rodionova mbërriti në Britani me një vizë studenti për të studiuar gjuhën angleze në një kolegj në Padington. Edhe pse u regjistrua në kolegj, vajza ruse nuk ndoqi asnjë leksion të vetëm. Në vend të kësaj, ajo punoi si prostitutë. Për të hyrë në Britani dhe, për të siguruar klientët, ajo u kishte paguar trafikantëve rusë disa mijëra paundë, ndaj hyri shpejt në borxhe. Megjithatë fitonte shumë dhe kështu ndihmonte edhe familjen e saj. Në mars Rodionova u gjet e masakruar në apartamentin e saj dhe, sipas policisë, kjo vrasje mund të ketë lidhje me një luftë të ashpër për të marrë kontrollin e tregtisë fitimprurëse të prostitucionit. Deri vonë kjo tregti ishte tërësisht në duart e mafies ruse, por kohët e fundit shumë trafikantë shqiptarë po hyjnë fuqishëm në këtë biznes. Një skuadër e posaçme e policisë britanike është ngritur për të gjurmuar dhe kapur 24 bosët e tregtisë së seksit në Londër dhe në qendër është elementi shqiptar. Në Europë bandat shqiptare u përqendruan fillimisht në tregtinë e seksit dhe më pas e shtrinë aktivitetin e tyre edhe në trafikun e heroinës. Këto grupe njihen për prirjet e dhunshme. Policia beson që, nëse konkurrenca nuk do të ndalet, do të ketë përplasje të përgjakshme mes tyre dhe trafikantëve turq e pakistanezë për të siguruar kontrollin e tregut të heroinës në Britani. 70 rrëmbime gjatë 12 muajve të fundit janë lidhur me shqiptarët dhe ekziston frika se hakmarrja, të cilën ata e sjellin nga Shqipëria, mund të shpërthejë edhe në Britani. Vrasja e Denis Cekës, trupi i të cilit u gjet i masakruar në një ndërtesë në aeroportin londinez apo vrasja e Perparim Jalajt në Luton, te dyja kishin lidhje me fijet e hakmarrjes që vinin nga Shqipëria

  8. #8
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Prokuroria londineze heq akuzat ndaj shqiptarit, për rrëmbimin e Viktoria Bekam

    LONDER (2 Qershor) - Prokurori i çështjes "Bekam" tërheq akuzën për rrëmbimin e këngëtares Viktoria Bekam, bashkëshortja e futbollistit të njohur David Bekam. Sipas akuzës, nuk ekzistojnë prova që të fajësojnë shqiptarin Lulëzim Balliu. Dëshmitari Florian Gashi, nuk ka dhënë dëshmi të sakta, madje ka gënjyer dhe kështu Balliu, akuzohet tani vetëm për veprën penale të vjedhjes.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Dua te di sa % e atyre britanikeve qe jane shastisur me lajmin e dhene para disa muajsh se nje shqiptar do te rrembente viktorian & co jane informuar se prokurori paska terhequr padine ndaj shqiptarit. Cuditerisht e keqja dhe mashtrimi i eksitojne njerezit me shume se e verteta prandaj eshte ajo cfare u ngelet ne kujtese.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gangot e shqiperise si dhe te Kosoves kan perfituar nga Qyteterimi Anglez.
    Pra ata jan gjendur sikurse nje tuf ujqerish ne nje lendin me lepuj e kaproj.
    Keta "ujqer" kur vijne ne Shqiperi e ngatrrohen me gangot e Shqiperise (lendin me tigra) ose kur ndeshen me njeri tjetrin shkojne ne hale.

    Dikur Ne Londer kane qene disa intelektuale si Tajar Zavalani etj..
    Sot shkojne shoket e Zan Caushve e atyre gangove dukagjinas.

    Uroj qe Policia Angleze ti shtypi si krimbat gjith zorraxhinjte Shqiptare qe i prishin qetsine Londres, ksaj qendre boterore te kultures e Civilizimit ne Shekuj.

    Anglia e Miss Durhamit dhe Tony Blerit qe cliroj Kosoven duhet Respektuar.

    qashtu..

    ...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •