Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345

    SEKSI DHE FILLIMET E TË SHKRUARIT NË GJUHËN SHQIPE

    SEKSI DHE FILLIMET E TË SHKRUARIT NË GJUHËN SHQIPE
    Në krahasim me gjuhët e tjera të Evropës, gjuha shqipe nuk ka një traditë të lashtë letrare. Në fakt, për arsyet historike, politike, ekonomike dhe gjeografike, shqipja ishte ndër gjuhët e fundit kombëtare të Evropës që ishte e shkruar. Nuk ka gjurmë të dukshme të gjuhës shqipe para shekullit pesëmbedhjetë. Kjo është një fatkeqësi jo vetëm nga pikëpamja gjuhësore, që të kuptojmë më mirë historinë e gjuhës shqipe dhe preardhjen e saj, por edhe nga pikëpamja letrare, sepse letërsia e shkruar e një kombi është treguesi i parë i historisë kulturore të kombit. Fillimet e letërsisë shqiptare, ose më saktë, fillimet e të shkuarit në gjuhën shqipe janë mjaft sporadike dhe disi misterioze.

    Fillimi i të shkruarit shqip përkon me seksin. Tani që kam vemendjen tuaj të plote dhe të pandarë, do të ju shpjegoj pse.

    Në historinë e letërsisë shqiptare pranohet në përgjithësi se teksti më i herët shqip që njohim deri tani dhe që mund të datohet është Formula e Pagëzimit nga viti 1462: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit, një përkthim shqip nga Pal Ëngjëlli, Kryepeshkopi i Durrësit, i formulës fetare të njohur në gjuhën latine.

    Mirëpo, shekulli pesëmbëdhjetë na ofron një tekst tjetër, një tekst mjaft të çuditshëm i cili mund të jetë një pikënisje më e herët e të shkruarit shqip. Është fjala për tekstin e Bellifortis-it, 57 vjet para Formulës së Pagëzimit. Dorëshkrimi i Bellifortis-it është një traktat mesjetar në gjuhën latine mbi shkencën ushtarake të asaj kohe. Autori i kësaj vepre të njohur ishte Konrad Kyezer (1366-1405), një ekspert gjerman piroteknik, d.m.th. në armë zjarri. Bellifortis-i ishte një vepër me rëndësi për princat e Evropës Qëndrore sepse tregonte me hollësi teknike të gjitha mundësitë bashkëkohore të luftës me armë zjarri. Një ekzemplar i dorëshkrimit të Bellifortis-it, nga viti 1405, ruhet në Muzeun Konde të Château de Chantilly në veri të Francës. Ky ekzemplar i dorëshkrimit, dhe vetëm ky ekzemplar, ka një shtesë në faqen e fundit (ms. 348/663, fol. 153v) që ka një rëndësi të veçantë për studime albanologjike. Nga përmbajtja, kjo shtesë prej 29 radhësh nuk është e lidhur fare me veprën e Konrad Kyeser-it, me gjithë se e dimë nga analiza grafologjike se shtesa u hartua në të njëjtën kohë me pjesët e tjera të dorëshkrimit. Kjo shtesë është një tekst mistik i shënuar nga një shkrimtar i panjohur pjesërisht në gjuhën latine dhe pjeserisht, d.m.th. tetë radhë, në një gjuhë akoma të pakuptueshme.

    Unë jam i mendimit se ky tekst është shkruar në gjuhën shqipe, dhe do të desha të dëgjoj edhe mëndimet dhe vërejtjet tuaja. Ja teksti latin, i përkthyer shqip si dhe tetë radhët në gjuhën e panjohur:

    1. "Kjo është bukuria e të dymbëdhjetë shenjave të ndriçuara.

    2. Djali i virgjër le të përshtatet në një ditë me diell

    3. në orën e parë të mëngjezit, duke mbajtur sendin rrumbullak në dorën e majtë

    4. të trupit të tij të paharmonishëm. Kurse në dorën e djathtë le të marrë një pishë,

    5. duke shprehur dymbëdhjetë herë atë që është e përshkruar.

    6. Pas një pushimi, kërko atë që duhet kërkuar,

    7. atë të përmendur përpara. I pranishëm është ai send subtil për të provuar.

    8. Ai që merr vesh din për çfarë është fjala. Mjafton një shprehje e thjeshtë.

    9. Të dymbëdhjetë lartësitë e qiellit dhe virtytet e përfshira në ato

    10. le të lidhin gjërat e përmendura përpara.

    11. due racha yze inbeme zabel chmielfet dayce dayci

    12. dayze yan yon yan

    13. Thuaj [në] veshin e djathtë të djalit ragam, kurse [në] të majtin

    14. echem sa herë që duhet të përsëritet

    15. deri sa të plotësoni normën e trupit të paharmonishëm.

    16. Pastaj, profetët Enoh dhe Elias,

    17. si dhe priftëria e lartë e thirrur, do të lidhin gjërat e përmendura.

    18. ragam ragma mathy zagma concuti perbra

    19. ista aus auskar auskary ausckarye zyma bomchity

    20. wasram electen eleat adolecten zor dorchedine

    21. zebestmus lisne zehanar zehanara zensa

    22. echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis

    23. lisne zehanar zehanara zehayssa

    24. Sendin e ngurtë i cili është i lartë[përmendur] do t'a mbyllesh në dyllë të paprekur,

    25. dhe gjithashtu, pulqerin e kthetrit të djathtë të djalit.

    26. Sendi rrumbullak le të mbahet në dorën e djathtë, si më lartë,

    27. dhe në rast se ai bëhët i rëndë, mbi dorën e majtë në të njëjtën mënyrë.

    28. Le të ketë një valë që rrjedh në vendin ku plotësoni të kërkuarin.

    29. Për hir të Zotit."

    Nga teksti latin del pak a shumë e qartë, sipas meje, se kemi të bëjmë me një ceremoni të pjekurisë seksuale të mashkullit. Ceremonitë dhe ritet e tilla njihen në shumicën e kulturave të botës. Syneti mysliman dhe bar micva-ja çifute janë dy shembuj nga kultura bashkëkohore jo larg nga Evropa. Kemi pra një djalë për të pranuar në shoqërinë e meshkujve të rritur përmes ndonjë ceremonie. Në qendrën e vemendjes, nëse nuk gabohem, është një simbol i penisit të djalit. Kemi të bëjmë, pra, me një ceremoni falike me mjaft tabuizime. Një rol të veçantë në kryerjen e ceremonisë luajnë të dymbëdhjetë shenjat astrologjike si dhe profetët e krishterë Eliasi, simbol i diellit, dhe Enohu, nipi i Adamit dhe të Evës.

    Gjithë kjo informatë mund të na ndihmojë në interpretimin e tekstit jolatin. Për sa i përket këtij teksti të pakuptueshëm, duhet të theksohet që në fillim se kemi të bëjmë jo me një tekst të zakonshëm i cili do të mund të përkthehet fjalë pas fjale, por me një tekst plot formula magjike fetare, tabuizime dhe përsëritje. Bile, unë kam përshtypjen se ata që përdorën këtë tekst për kryerjen e një ceremonie, nuk e kuptuan vetë. Kjo do të thoshte se origjina e tekstit mund të jetë shumë më e herët se shekulli pesëmbëdhjetë.

    Me gjithë se nuk përkthehet kollaj, dhe ndoshta nuk përkthehet fare, shihet menjëherë se baza gjuhësore e këtij teksti ka disa afinitete të dukshme me gjuhën shqipe.

    Nga fjalët që duken të jenë me preardhja shqiptare mund të përmendim:

    yze izë (shqipe e vjetër)

    zabel zabel

    yan janë

    jon jonë

    ragam rragam

    mathy i math

    perbra përbri

    aus afsh

    *** ***

    wasram vashëri

    echem ehem

    biliat biliat (shqipe e vjetër)

    Herë pas here dalin edhe fjalë që të kujtojnë latinishten: concuti, electen, adolecten. Transformimet e fjalëve për hir të tabuizimit dhe përsëritjet e shumta në tekstin e Bellifortis-it dalin më qartë po ti radhojmë si më poshtë:

    a. due racha yze inbeme zabel chmielfet

    b. dayce dayci dayze

    c. yan yon yan

    d. ragam ragma mathy zagma

    e. concuti perbra ista

    f. aus auskar auskary ausckarye

    g. zyma bomchity

    h. wasram electen eleat adolecten zor dorchedine zebestmus lisne zehanar zehanara zensa

    i. echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis lisne zehanar zehanara zehayssa

    Shihet se përveç përsëritjeve të fjalëve si në b., c., d., dhe f., një radhë e tërë, d.m.th. radha h. përsëritet plotësisht si radha i., natyrisht me shumë transformime ose tabuizime.

    Po të kemi të bëjmë këtu me një tekst në gjuhën shqipe të vjetër, si shpjegohet atëherë se ky tekst u gjet në faqen e fundit të një dorëshkrimi të tillë dhe kjo në veri të Francës?

    Me gjithë largësinë, është krejtësisht e mundur që ka pasur shqiptarë në Francë në shekujt katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë. Në vitin 1269, Karli i Anzhu (1226-1285) mbërriti në Vlorë dhe u shpall tri vjet më vonë rex Albaniae (mbreti i Shqipërisë). Sundimi anzhevin në Shqipëri duroi deri në mes të shekullit katërmbëdhjetë, periudhë gjatë të cilës krahina të tëra të Shqipërisë së veriut morën fenë katolike. Nuk do të ishte e papritur atëherë nëse disa prej këtyre katolikëve, ose të paktën disa priftërinj frëng me njohuritë e gjuhës shqipe të ktheheshin në Francë pas tërheqjes së frëngëve nga Shqipëria.

    Pas një shikimi të shkurtër mbi tekstin pyetja shtrohet menjëherë: Bellifortis-i, a është shqip? Dhe po të kemi të bëjmë me një tekst në gjuhën shqipe, çfarë lloj shqipje është kjo? A ka tamam një bazë të qartë të shqipes që duket nëpër mjegullin e transformimeve dhe të tabuizimeve?

    Teksti mua më duket shqip. Jam i bindur, të paktën, se nuk ka një gjuhë tjetër evropiane që të përputhet më mirë me tekstin se sa gjuha shqipe. Mirëpo, duhet të tregoj sinqerisht se nuk kam qenë në gjëndje ta zgjidh çështjen përfundimisht dhe do t'ju isha shumë mirënjohës për mendimet tuaja. Në rast se nuk jeni ju në gjëndje ta zgjidhni misterin e parë në historinë e letërsisë shqiptare, atëhere ka shumë të ngjarë që teksti i Bellifortis-it do të ruajë fshehtësinë e vet për një kohë të gjatë. Por ndoshta ky ishte qëllimi i autorit anonim.

    Dorëshkrimi i Bellifortis-it

    Musée Condé, Château de Chantilly, ms. 348/663, fol. 153v.

    Viti 1405

    (Përkthim nga latinishtja)

    1. "Kjo është bukuria e të dymbëdhjetë shenjave të ndriçuara.

    2. Djali i virgjër le të përshtatet në një ditë me diell

    3. në orën e parë të mëngjezit, duke mbajtur sendin rrumbullak në dorën e majtë

    4. të trupit të tij të paharmonishëm. Kurse në dorën e djathtë lë të marrë një pishë,

    5. duke shprehur dymbëdhjetë herë atë që është e përshkruar.

    6. Pas një pushimi, kërko atë që duhet kërkuar,

    7. atë të përmendur përpara. I pranishëm është ai send subtil për të provuar.

    8. Ai që merr vesh din për çfarë është fjala. Mjafton një shprehje e thjeshtë.

    9. Të dymbëdhjetë lartësitë e qiellit dhe virtytet e përfshira në ato

    10. le të lidhin gjërat e përmendura përpara.

    11. due racha yze inbeme zabel chmielfet dayce dayci

    12. dayze yan yon yan

    13. Thuaj [në] veshin e djathtë të djalit ragam, kurse [në] të majtin

    14. echem sa herë që duhet të përsëritet

    15. deri sa të plotësoni normën e trupit të paharmonishëm.

    16. Pastaj, profetët Enoh dhe Elias,

    17. si dhe priftëria e lartë e thirrur, do të lidhin gjërat e përmendura.

    18. ragam ragma mathy zagma concuti perbra

    19. ista aus auskar auskary ausckarye zyma bomchity

    20. wasram electen eleat adolecten zor dorchedine

    21. zebestmus lisne zehanar zehanara zensa

    22. echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis

    23. lisne zehanar zehanara zehayssa

    24. Sendin e ngurtë i cili është i lartë[përmendur] do t'a mbyllesh në dyllë të paprekur,

    25. dhe gjithashtu, pulqerin e kthetrit të djathtë të djalit.

    26. Sendi rrumbullak le të mbahet në dorën e djathtë, si më lartë,

    27. dhe në rast se ai bëhët i rëndë, mbi dorën e majtë në të njëjtën mënyrë.

    28. Le të ketë një valë që rrjedh në vendin ku plotësoni të kërkuarin.

    29. Për hir të Zotit."

    Codex Bellifortis

    Musée Condé, Château de Chantilly, ms. 348/663, fol. 153v.

    Anno 1405

    1. est hoc lucibulum signorum duodecim pulchrum

    2. puseo virgineus aptetur die solari

    3. hora mane prima tenens circulare sinistra

    4. corporis dyaphoni sed dextra facculam sumat

    5. et circumscriptum duodecies pronuncciando

    6. intervallo deposito postea require petitum

    7. preascriptum presens est hoc subtile probatum

    8. noscit qui intelligit sufficit expressio simplex

    9. prescriptosque ligant duodecim altitudines celi

    10. nec non et virtutes queque continentur in ipsis

    11. due racha yze inbeme zabel chmielfet dayce dayci

    12. dayze yan yon yan

    13. pusionis dextram ragam aurem sed sinistram

    14. echem pronunccies totiens sit reiterando

    15. donec compleveris corporis dyaphoni normam

    16. postea ligabunt enoch et helias prophete

    17. nec non magisterium summum invocatum prescriptos

    18. ragam ragma mathy zagma concuti perbra

    19. ista aus auskar auskary ausckarye zyma bomchity

    20. wasram electen eleat adolecten zor dorchedine

    21. zebestmus lisne zehanar zehanara zensa

    22. echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis

    23. lisne zehanar zehanara zehayssa

    24. strictum quod est supra recludes virginea cera

    25. similiter policem unguis dextri pusionis

    26. manu quoque dextra teneatur rotundum ut supra

    27. quod si gravatur super eque sinistram

    28. sit et unda fluens de qua complebis quesitum

    29. deo gracias

    BIBLIOGRAFI

    ELSIE, Robert

    The Bellifortis text and early Albanian.

    në: Zeitschrift für Balkanologie, Berlin, 22 (1986), f. 158-162.

    - History of Albanian literature. East European Monographs 379. ISBN 0-88033-276-X. 2 vëllime.

    (Social Science Monographs, Boulder. Distributed by Columbia University Press, New York 1995) xv + 1,054 faqe.

    KYESER, Conrad

    Bellifortis. Umschrift und Übersetzung von Götz Quarg.

    (Dyseldorf 1967)

    SHUTERIQI, Dhimitër

    Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850.

    (Akademia e Shkencave, Tiranë 1976) 315 f.

    TODORICIU, Dumitru

    Cel mai vechi text albanez?

    në: Contemporanul, Bukuresht, 24.XI.1967.

    - Un text albanez mai vechi decît formula de botez din 1462.

    në: Magazin Istoric, Bukuresht, 8 (1967), f. 82-84. Societatea de ºtiinte istorice ºi filologice din Republica Socialistã România.

    - Un text albanez necunoscut, inserat într'un manuscris medieval de tehnicã militarã redactat la începtul secolului al XV-lea.

    në: Studia Bibliologica, Bukuresht, 2 (1967), f. 311-325. Universitatea Bucureºti. Institutul Pedagogie. Facultatea de Filologie. Secþia de Biblioteconomie.

    English summary

    "Sex and the beginnings of writing in Albanian"

    The earliest datable text of Albanian is traditionally considered to be the so-called Baptismal Formula of Paulus Angelus from the year 1462. There is, however, another text half a century earlier which would seem to be Albanian and, if so, would be the oldest Albanian-language text ever discovered. It is an eight-line passage from the last page of the Bellifortis manuscript (ms. 348/663, fol. 153v) preserved in the Château de Chantilly in northern France and dated 1405. From the context of the surrounding Latin text, we know that the passage has to do with initiation rites involving much evident phallic symbolism. The non-Latin text, garbled and transformed for taboo reasons, offers magical, formulaic incantations and is thus impossible to translate as normal prose. Much evidence indicates that this text has an Albanian base.



    shkruan:


    Robert Elsie


    Copyright www.agimi.com 2002

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar shendelli për postimin:

    Kreksi (09-04-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Shendelli .
    Teksti esht interesant ,por se besoj te jet Shqip per arsyen sepse esht krejt ndryshe nga ai i buzukut i cili esht shkruar vetem 100 vjet me pas .
    Megjithate ky esht opinioni im ,c do gje esht e mundur .
    Gj t m .

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gladiator për postimin:

    Kreksi (09-04-2015)

  5. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    jovetem e mundur, por eshte krejt shqip...

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Ilirian .
    Mund te me japesh nje term Shqip nga ai teksti i mesiperm .
    Gj t m .

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    gladiator! Robert Elsie thote: Për sa i përket këtij teksti të pakuptueshëm, duhet të theksohet që në fillim se kemi të bëjmë jo me një tekst të zakonshëm i cili do të mund të përkthehet fjalë pas fjale, por me një tekst plot formula magjike fetare, tabuizime dhe përsëritje. Bile, unë kam përshtypjen se ata që përdorën këtë tekst për kryerjen e një ceremonie, nuk e kuptuan vetë. Kjo do të thoshte se origjina e tekstit mund të jetë shumë më e herët se shekulli pesëmbëdhjetë.

    Me gjithë se nuk përkthehet kollaj, dhe ndoshta nuk përkthehet fare, shihet menjëherë se baza gjuhësore e këtij teksti ka disa afinitete të dukshme me gjuhën shqipe.

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Interesant,mund te jete ndoshta pjeserisht ne shqip .Kam pare nje mozaik i cili ndodhet ne Turqi,ku ka dy figura ,e para eshte nje sy i madh te cilin po e sulmojne nje qen ivogel ,nje sorre,nje sfurk ,nje shpate ,nje akrep,nje gjarper,nje qen i madh, nje peshk gjuze,nje krimb me shume kembe,.Ne kraun e djathte te mozaikut eshte paraqitur nje djalth lakuriq ne profil,i cili ka nje tip berte me maje ne koke.djali ka ne njeren dore nje tip piruni dhe ne doren tjeter nje shtize.Gjeja me interesante ne kete mozaik eshte shkrimi me germa latine qe lexohet KAICY.Si mendoni te jete emri idjalit apo eshte shkruajtur ne shqip KA NJE SY.
    Kete mozaik e kam te ruajtur ,kujt i intereson mund tja dergoj

  9. #7
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    [QUOTE=shendelli]
    1. "Kjo është bukuria e të dymbëdhjetë shenjave të ndriçuara.

    2. Djali i virgjër le të përshtatet në një ditë me diell

    3. në orën e parë të mëngjezit, duke mbajtur sendin rrumbullak në dorën e majtë

    4. të trupit të tij të paharmonishëm. Kurse në dorën e djathtë le të marrë një pishë,

    5. duke shprehur dymbëdhjetë herë atë që është e përshkruar.

    6. Pas një pushimi, kërko atë që duhet kërkuar,

    7. atë të përmendur përpara. I pranishëm është ai send subtil për të provuar.

    8. Ai që merr vesh din për çfarë është fjala. Mjafton një shprehje e thjeshtë.

    9. Të dymbëdhjetë lartësitë e qiellit dhe virtytet e përfshira në ato

    10. le të lidhin gjërat e përmendura përpara.

    11. due racha yze inbeme zabel chmielfet dayce dayci

    12. dayze yan yon yan


    13. Thuaj [në] veshin e djathtë të djalit ragam, kurse [në] të majtin

    14. echem sa herë që duhet të përsëritet

    15. deri sa të plotësoni normën e trupit të paharmonishëm.

    16. Pastaj, profetët Enoh dhe Elias,

    17. si dhe priftëria e lartë e thirrur, do të lidhin gjërat e përmendura.

    18. ragam ragma mathy zagma concuti perbra

    19. ista aus auskar auskary ausckarye zyma bomchity

    20. wasram electen eleat adolecten zor dorchedine

    21. zebestmus lisne zehanar zehanara zensa

    22. echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis

    23. lisne zehanar zehanara zehayssa=


    24. Sendin e ngurtë i cili është i lartë[përmendur] do t'a mbyllesh në dyllë të paprekur,

    25. dhe gjithashtu, pulqerin e kthetrit të djathtë të djalit.

    26. Sendi rrumbullak le të mbahet në dorën e djathtë, si më lartë,

    27. dhe në rast se ai bëhët i rëndë, mbi dorën e majtë në të njëjtën mënyrë.

    28. Le të ketë një valë që rrjedh në vendin ku plotësoni të kërkuarin.

    29. Për hir të Zotit."



    .

    Nga fjalët që duken të jenë me preardhja shqiptare mund të përmendim:

    yze izë (shqipe e vjetër)

    zabel zabel

    yan janë

    jon jonë

    ragam rragam

    mathy i math

    perbra përbri

    aus afsh

    *** ***

    wasram vashëri

    echem ehem

    biliat biliat (shqipe e vjetër)

    Herë pas here dalin edhe fjalë që të kujtojnë latinishten: concuti, electen, adolecten. Transformimet e fjalëve për hir të tabuizimit dhe përsëritjet e shumta në tekstin e Bellifortis-it dalin më qartë po ti radhojmë si më poshtë:

    a. due racha yze inbeme zabel chmielfet

    b. dayce dayci dayze

    c. yan yon yan

    d. ragam ragma mathy zagma

    e. concuti perbra ista

    f. aus auskar auskary ausckarye

    g. zyma bomchity

    h. wasram electen eleat adolecten zor dorchedine zebestmus lisne zehanar zehanara zensa
    i. echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis lisne zehanar zehanara zehayssa
    Shihet se përveç përsëritjeve të fjalëve si në b., c., d., dhe f., një radhë e tërë, d.m.th. radha h. përsëritet plotësisht si radha i., natyrisht me shumë transformime ose tabuizime.[QUOTE]









    e kam lexuar edhe me pare kete artikull ne sitin e Robert ELSIE dhe eshte vertet intrigues fakti qe keto tete reshta nuk i ngjajne asnje gjuhe tjeter perveç shqipes e se shume fjale jane qartesisht shqip
    ndoshta do te duhej nje studim me i thelle per te vertetuar qe kemi te bejme me nje shkrim shqip megjithese edhe me kaq sa eshte bere nga Elsie eshte mjaft e qarte se kemi te bejme me shqipe te shkruar

    me kane mbetur ne mendje dissa fjale qe si kam kuptuar.
    a e di ndokush se cdo te thote ize, zabel, rragam dhe ehem ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 29-08-2006 më 16:44

  10. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ize- leje
    zabel- pyll
    Dy te tjerat nuk i kuptoj.

  11. #9
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar më parë nga alibaba
    ize- leje
    zabel- pyll
    Dy te tjerat nuk i kuptoj.
    faleminderit

    sa per dy te tjerat te shpresojme se do ti dij dikush

  12. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pas një kërkimi gjeta se Rragam është një fshat në lindje të Shkodrës.

    http://www.fallingrain.com/world/AL/49/Rragam.html

    Gjithashtu rragam do të thotë gur

    Ndërsa ehem nënkupton kryej marredhënie seksuale

    http://72.14.221.104/search?q=cache:...&ct=clnk&cd=16
    Ndryshuar për herë të fundit nga alibaba : 04-09-2006 më 19:23

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Armiqte e gjuhes shqipe dhe triumfi i saj.
    Nga detiad në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 08:53
  2. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  3. Gjuha shqipe, shteti shqiptar dhe qytetari shqiptar!
    Nga YaSmiN në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 17:22
  4. Pastërtia e gjuhës shqipe në media
    Nga murik në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •