Nga Dr. Stefan Ēapaliku
Gjithnjė mė ka ndodhur tė gjendem ngushtė, sa herė ka rėnė fjala, pėr t'i dhėnė njė pėrgjigje tė kėnaqshme pyetjes, se nė ē'raport qėndron identiteti kulturor me kombtarizmin. Pyetje kjo, qė mė ka gjetur vazhdimisht nė befasi, sidomos duke biseduar me veten. Identiteti ynė bashkėformėsohet nėpėrmjet shtresėzimeve tė shumta dhe rrathėve qė priten me njėri-tjetrin. Familja jonė, rrethi i shokėve, shtėpia nė tė cilėn jetojmė, bashkėsia apo rrethi ynė, duke pėrfshirė kėtu dhe pejsazhin natyror, profesioni, organizata nė tė cilėn jemi aktivė, grupi krahinor, dialekti qė pėrdorim, kombi, shteti, qytetarė tė tė cilit jemi, por gjithashtu edhe rrethi mė i gjėrė civilizues, ku ne ndjehemi pjestar nėpėrmjet rrėnjėve tė lashta dhe historisė sonė, dhe nė fund tė fundit gjithashtu edhe "qytetaria" jonė tokėsore. Siē shihet, kėto dhe shumė faktorė tė tjerė qė bėhen pėrcaktues tė identitetit tonė, mund tė ndahen nė dy kategori tė mėdha nė raport me vullnetin tonė pėr tė ndikuar mbi to: nė ato mbi tė cilat mund tė bėhemi protogonistė dhe nė tė tjera ndaj tė cilave ndjehemi thjesht dėshmitar. Shpesh kėrkime tė tilla nisin e tė ēojnė drejt shtigjesh tė errėta tė tipit etimologjik, antropologjik, etnologjik etj, duke tė larguar nga njė pėrmasė sinkronike e gjendjes sė problemit, do tė thotė duke tė shtyrė me domosdo drejt pėrdorimit tė lentes. Por duke besuar fillimisht te thėnia e famshme e Gėtes se ēdo sjellje e jona ėshtė shprehje e kulturės sonė dhe se kombtarizmi kulturor shpall publikisht se njė individ lidhjet mė tė thella me kombin i trashėgon dhe nuk i zgjedh, atėhere mė duhet qė ta shikoj ēėshtjen jashtė "laboratori", domethėnė si njė objekt brėnda meje. 1. Ditė pas dite. Zgjohem ēdo ditė nė orėn 7 pa njė ēerek dhe gjej mbi tavolinėn e kuzhinės gotėn e qumėshtit qė ma ka pėrgatitur ime shoqe, (Qumėshtin e sjell ēdo mėngjes te dera njė katundare prej Farke). Mbas ndoshta 10-20 minutash nis ta marr veten nga gjumi i rėndė i natės, tė zgjohem krejtėsisht dua tė them, dhe kjo mė ndodh tamam kur detyrohem tė pėrkulem pėr t'i lidhė kėpucėt djalit tim tė vogėl. Mė pas ndez televizorin dhe ngaqė s'dua tė konsumoj edhe njėherė lajmet e darkės, e ēoj diku ku ka muzikė. Kohėt e fundit, thuajse gjithnjė mė ndodhė tė ndeshem me tingujt e kėngės "Sex bomb", madje aq shpesh sa kėto fjalė tunduese kanė nisė tė humbin kuptimin e tyre real. Vesh kostumin e blerė nė Gjermani dhe dal pėr nė punė. Marr njė nga furgonėt e radhės dhe, gjatė atyre dhjetė minutave, ndjehem thellėsisht i shtėrnguar tė dėgjoj muzikėn e kasetės sė shoferit. Njė lloj surrogatoje nė mes muzikės rome me mbeturinat e orientalizmave tė Shqipėrisė sė Mesme. Ndalem fillimisht nė barin e institucionit (sepse ende kam kohė) dhe pi me shumė kėnaqėsi ekspresin italian, duke pėrtypur nė tė njėjtėn kohė tre gazeta radhazi: "Shekulli", "Koha jonė" dhe "Gazeta shqiptare". Sėrish, diku nga fillimi a nga fundi i seancės sė kafes, shfaqet (pa) pritmas kėnga "Sex bomb". Ngjitem nė zyrė dhe hap kompiuterin pėr tė kontrolluar fillimisht postėn elektronike. Veē ndonjė mesazhi tė radhė miqsh shoh sesi nė adresėn time zyrtare hyjnė lloj-lloj tekstesh nga pėrsona shpesh tė panjohur, qė kushedi se nga e kanė marrė adresėn time. Gjej pėrshembull njė letėr nga njė shkrimtar maltez qė mė propozon tė solidarizohem me lėvizjen pėr mbrojtjen e arinjve polarė, qė na qėnkėshin duke u keqtrajtuar nė Kinė, tė njė studiuesi amerikan tė estetikės afrikane, tė njė kompanie italiane qė koleksionon fjalė tė urta nga e gjithė bota, e tė tjera si kėto. E kėshtu vinė me radhė mbledhjet e ditės, takimet me njerėz qė vinė nga qyteti im i lindjes tė zgjidhin hallet e spitaleve apo pensioneve (edhe pse unė punoj nė njė zyrė kulture), tė tjerė qė ankohen pėr xhamet e thyera tė bibliotekave ndėr rrethe apo librashitės tė kėrcėnuar nga policia ndėrtimore pėr prishjen e kioskave tė veta. Mė pas shkresa (nė shqip, anglisht apo ), projekte, akte nėn ligjore, takime pune. Kthimi pėr nė shtėpi, muzika e furgonit, dreka e vonuar, sėrish lajmet, bisedat harrakate me fėmijtė, leximi i romanit "Dragoi i fildishtė" tė Fatos Kongolit, nisur njė javė mė parė, pastaj kafja e gjatė e mbasdites me miqtė, darka, ikja e dritave, gėzimi i ardhjes sėrish, rileximi i esesė sė Alain Filkenkrout "Disfata e mendimit", televizori dhe...gjumi. Kėshtu sosė dita ime orientalo-shqiptaro-pėrėndimore. Dhe kėshtu rinis sėrish dita tjetėr me pothuajse tė njėjtėn skemė. Ndryshimet janė tė radha, (Ndėrrojnė vetėm titujt e librave, tė kėngėve, apo ndonjė element tjetėr jo esencial). E sigurisht qė pas njė pershkrimi tė tillė mund tė pyetet vetja: Si jetoj unė? Si shqiptar, si europian apo si qytetar i zakonshėm i kėsaj bote? Ēka shqiptare nė ditėn time, ē'ėshtė orientale nė ditėn time dhe sė fundi ēka pėrėndimore nė tė? A jam unė nė gjendje t'i ndaj, do thotė t'i dalloj? A janė ato tė ndara? A ėshtė ky identiteti im kulturor? A jam unė protogonist i identitetit tim, apo thjesht dėshmitar i tij? Kėto dhe plot pyetje tė tjera qė tė lindin pėrgjatė njė refleksioni edhe mė tė thellė mund tė hapin polemika nga mė tė ēuditshmet, por edhe nga mė tė rėndėsishmet. 2. Gjuha si element i identitetit dhe nacionalizmit kulturor Nė njė prej librave mė seriozė tė shkruara mbi kėtė ēėshtje siē ėshtė ai "Letėrsia dhe nacionalizmi", botuar mė 1991 nga Universiteti i Liverpulit, thuhet se "Nuk ka nacionalitet tė pastėr pa letėrsi dhe anasjelltas nuk ka letersi tė pastėr pa nacionalizėm". Dhe padyshim qė bartėsja themelore e kėtij raporti ėshtė gjuha. Gjuha ėshtė mėnyra mė natyrale e kristalizimit tė ndjesive dhe ideve tė njerėzve, dhe kėtu s'kemi thėnė asgjė tė re. Mirėpo ndėrgjegjėsimi, kujdesi dhe vėmendja e njerėzve mbi mjetin e tyre themelor tė komunikimit, zgjohen vetėm atėhere kur konstatojnė rrezikun e pėrjashtimit nga rrethe dhe komunitete tė tjera. Nė kėtė moment ata shtėrngohen edhe njė herė rreth vetes, do thotė rreth komunitetit nacional etnik. Nė kushte tė tjera, pra nė kushtet kur nuk rrezikohet ky kod kolektiv komunikimi, qė ėshtė gjuha, njerėzit nisin tė ndjehen mirė nė guackėn e identitetit dhe nacionalizmit tė vet kulturor. Mirėpo thirrja nė emėr tė etnicitetit apo tė gjuhės nuk mund tė jetė kurrėsesi udhėrrėfyese e sė sotmes e as sė ardhmes, as atėhere kur jemi pjestar i njė shteti, tė krijuar nė bazė tė kėtyre kritereve. Ajo ėshtė thjesht njė protestė kundėr njė status quo-je, ose mė saktė kundra " tė tjerėve", qė pėrbėjnė kėrcėnim ndaj grupit tė pėrcaktuar etnikisht. Po a jam unė i "kėrcėnuar" kulturalisht? Kujtoj kėtu njė letėr tė famshme tė vitit 1932, qė Don Lazer Shantoja, aso koke kapelan nė njė katund gjerman tė Zvicrės, i shkruante At Gjergj Fishtės: "Due vetėm t'Ju shtie ndėr mend nji fjalėz tė Goethes. Sa pare bajnė ma nė fund gjykimet e tjervet mbi nji poet? Gjykimi ma i mirė e i parrejshem asht gjithmonė ai qi poeti vetė i jep vetes. E qe ēfarė mendonte pėr vete ky vigan i popullit gjerman. E thotė me dy fjalė tė shkurta, pėr ata qi s'dijn ēa asht arti, tė pakuptueshme. Goethe nuk lavdohet pse ka mbėrrijtė me shkrue Faustin, por pse ia ka dalė me shkrue pak si mirė gjermanisht: ein bisschen gut deutsch...Kėtu Fishtė rri edhe tanė madhnija e Juej si letrar.........Gjuha e Juej, fjalėt, frazat, periudhat janė erė e tokės sė Shqipnis, janė ngjyrė e diellit tė saj, lule tė livadheve t'atmes, janė gurgullima e lumejve e ferfellima e pyjeve tė saja, trajta e maleve e e kodrinave tė vendit. Aty lėvizė ritmi i gjakut shqiptar, tingėllon zani i qinde-e mijėvjetve, pasqyrohet fėtyrat e kreshnikėvet e idealet ma tė nalta tė prisave e fatosave tonė. Nji qi nuk asht shqiptar, qi nuk e ndien veten mundohet kot: nuk e kupton. Ju jeni i papėrkthyeshėm." 3. Nacionalizmi si ideal kulturor i shqiptarėve Thotė At Anton Harapi, njė prej kulturologėve mė tė shkėlqyer shqiptarė, nė artikullin "Shqiptari i Madh", nė rastin e njė botimi pėrkujtimor mbi jetėn dhe veprėn e Fishtės, mė 1943: "Kam ndodhė vetė aty, kur nji ditė, nji shqyptar kėthefit tė vjetėr, tue ankue pėr do shpėrdorime tė nierzve tė Shtetit me A.Gjergjin, dote disi me pėrfundue, se s'ka Shqypni. Fishta don t'ia spjegojė punėn, se njerzit e Shtetit nuk janė Shqypnija, edhe plaku, per me i diftue se kishte mbetė i bindun, i thotė: Po na se kemi dijtė, more zotni...veē prej jush e kemi xanė shka asht Shqypnija!" Nė esencė kjo duket se ėshtė gjeneza e nacionalizmit shqiptar, njė nacionalizėm iluminist, i formuar dhe i mbėshtetur mbi iluzionet estetike tė njerėzve tė kulturės, e shkrimtarėve posaqėrisht. "Moti i Madh" te De Rada, Naimi, Mjeda, Noli etj. etj. dhe mė pas naciocentrizmi i gjithė propogandės artistike dhe Kitch-it tė realizmit socialist, kanė ndėrtuar hap pas hapi dimensionet e nacionalizmit shqiptar, i cili pėr njė farė kohe arriti tė marrė pėrmasat edhe tė njė fondamentalizmi kulturor. Michael Ignatieff shprehet nė librin e tij "Gjaku dhe pėrkatėsia. Udhėtime nė nacionalizmin e Ri" se: "Si ideal kulturor, nacionalizmi ėshtė pohimi, se ndonėse burrat dhe gratė kanė shumė identitete, ėshtė kombi ai qė u siguron atyre formėn thelbėsore tė pėrkatėsisė." I jemi afruar kėshtu konceptit tė atdheut si njė strukturė e mbyllur, si njė shpellė qė i mbron njerėzit nga bota, nė vend tė njė hapėsire qė krijon kontakte me tė, mė tepėr si njė instrument tė izolimit tė njeriut nga tė tjerėt, sesa njė portė qė i hapė atij rrugėn pėr tek tė tjerėt. Njė prej ithtarėve dhe ideatorėve tė njė Europe tė sė ardhmes, presidenti ēek Vacllav Havel, nė njė fjalė tė mbajtur nė paralamentin gjerman mė 24 prill 1997, duke trajtuar eskluzivisht kėtė problem thotė se: "Nė kėtė pikpamje atdheu po e humb pėrherė e mė qartė atė dimension shpirtėror apo pėrmbajtjė shpirtėrore. Pėrherė e mė pak ai po paraqet njė tėrėsi tė vlerave ndjesore, tė atyre vlerave tė pranuara si bashkėsi, ose nga trashėgimia e tij shpirtėrore. Kėshtu ai po shndėrrohet vetėm nė njė mal tė vdekur tė atributeve tė tija formale dhe tė boshatisura nga ana pėrmbajtėsore, si kostumet, banderolat apo meloditė e pėrsėritura pafundėsisht. Unė besoj se bota moderne, me kohė do ta lėrė prapa konceptin tradicional tė shtetit nacional, si njė pikė kulmore e ekzistencės nacionale dhe me kėtė, pranimin si de facto tė fundit tė historisė" 4. Nga nacionalizmi te kaosi kulturor. Kjo hapje dhe kjo neveri natyrale ndaj izolimit 50-vjeēar si dhe ndaj komunizmit nacionalist e bėn mjaft mė tė vėshtirė hetimin mbi ēfarė po ndodh nė artin bashkėkohor shqiptar dhe nė kulturėn shqiptare pėrgjithėsisht, shpesh tė quajtur ngutshėm "Tranzitiv", "Postkomunist", etj. Mbas sa e sa tentativave tė ndodhura kohėpaskohe pėr tė analizuar gjendjen estetike dhe kulturore, ajo qė ka mbetė ka qenė mė tepėr njė mbresė kaotike, eklektike, thuajse e gjitha kjo qe bėrė me qėllim pėr tė pėrvijuar edhe kėtu tek ne ekzistencėn e njė situate postmoderne. Nė fakt nuk ėshtė ndėrtuar njė e tillė atmosferė. Produksioni kulturor shqiptar nuk ka tė bėjė ende me njė bashkėjetesė stilesh, arketipesh dhe prototipesh, tė cilat e polarizojnė audiencen. Ai i ngjan mė tepėr njė peme tė vetme, tė vaditur nga kova uji tė mbushura herė nė njė vend tė Evropės e herė nė njė tjetėr, varėsisht nga rastet e udhėtimeve dhe informacioneve tė artistėve. Mirė. E natyrshme, kjo njė njė situate hapjeje. Po ē'ndodh pas gati dhjetė vjet komunikimi dhe lirie. A mundemi ne me thanė se ky "tranzicion" dhe ky status "postdiktatorial" do vazhdojė nė pafundėsi? Kaotizmi, eklektizmi, manierat dhe plagjiaturat krijuan njė tjetėr status estetik te audienca, veēanėrisht nė momentin e ballafaqimit me lukunitė e kitch-it. I gjithė ekosistemi kulturor u prish. Programi mbi ekologjinė kulturore nuk ekziston. Ekuilibri midis "si duhet" dhe "si shkon" u ēatrafilua. Kjo do tė thotė se vazhdojmė tė jetojmė nė njė mjedis tė ndotur kulturalisht, ku mbetjet e kulturave tė tjera hyjnė kontrabandė, tė pa doganuara, tė patatuara dhe pa njė gropė tė veten, duke toksikuar pėr ditė shijen e shqiptarėve. Nuk duam ēfarė dimė, se nuk dimė ēfarė duam. Ky postulat i hershėm shqiptar rishdaqet herė pas here nė kulturėn tonė si tė ishte refreni i situatave pa krye. 5. Post scriptum Unė vazhdoj i qetė ditėn time orientalo-shqiptaro-pėrėndimore, duke ėndėrruar tė bėhem protogonist i saj. E di se mbetem dėshmitar. Njė dėshmitar qė nuk ndikon aspak nė vendimin e gjyqit. Ai ėshtė marrė me kohė. i prerė, i thatė, gjysmak: ēėshtja do shqyrtohet nga njė tjetėr gjykatė, e njė shkalle mė tė lartė. Ajo edhe mund ta rikthejė dosjen pėr rishqyrtim, nėse nuk e gjen tė plotė....
-----------------------------------------------------
Zoti Ēapliku ėshtė njė qytetar nga Tirana, pra i referohet asaj pjese tė Shqipėrisė.
Kemi njė gjuhė, tė njėjtin mitollogji, kemi tė njėjtat Gojdhana, dhe tė njėjtėn Besė Shqiptarie. I pėrulemi pavetėdijshėm tė gjithė Zotit tė Dodonės.
Pra jemi njė komb, dmth njė kulturė.
Krijoni Kontakt