Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    AMC nje nga misteret e allishverisheve te Qeverise Meta

    AMC, bien aksionet ne pronesi te shtetit
    Qeveria shqiptare nuk ka perfituar nga fitimet e AMC si pronar i me shume se 13 per qind te aksioneve qe nga momenti kur u shit ndermarrja. Numri i aksioneve ka rene per shkak te mosangazhimit te shtetit ne procesin e investimeve qe kane bere aksioneret e tjere

    Blerina Hoxha

    Buxheti i shtetit nuk ka perfituar te ardhura ne formen e dividentit qe duhet te rrjedhin prej pronesise se qeverise ne nje pjese te aksioneve ne ndermarrjen e telefonise celulare, AMC. Lajmi i be i ditur nga burime brenda Drejtorise se Buxhetit ne Ministrine e Financave, te cilat i pohuan "Korrirerit" se nuk kishin arketuar te ardhura prej dividentit te AMC dhe se per shkak te mosmarrjes pjese ne investime te shtetit numri i aksioneve te pales shqiptare ne ndermarrje ka rene. Qeveria Shqiptare ne momentin e privatizimit te ish-kompanise shteterore te telefonise celulare AMC, ruajti pronesine ne rreth 15 per qind te aksioneve te ndermarrjes. Prej kesaj pjese me shume se 1,5 per qind te aksioneve u privatizuan nga punonjesit e kompanise dhe pronaret e tokes nepermjet bonove te privatizimit. Keshtu vlera e aksioneve ne pronesi te shtetit duke patur parasysh vleren e shitjes se AMC prej rreth 86 milione dollaresh, ishte rreth 12 milione dollare. Mirepo kompanite norvegjeze dhe greke Telenor dhe Cosmote, qysh prej momentit te blerjes se AMC kane investuar miliona dollare per ristrukturimin e ndermarrjes, shtimin e numrit te abonenteve dhe shtimin e hapsirave te mbulimit. Ne kete proces qeveria shqiptare ne rolin e pronarit te rreth 13 per qind te aksioneve duhej te merrte pjese me vlera monetare ne investime. Mirepo, sipas specialisteve ne Ministrine e Transporteve, kjo nuk ka ndodhur, duke bere qe shteti shqiptar te humbe nje pjese te aksioneve ne kete ndermarrje. Transparenca ne kete drejtim nga institucionet e qeverise shqiptare mungon. Asnjera nga ministrite e linjes nuk eshte ne gjendje te thote se sa eshte aktualisht numri i aksioneve ne pronesi te shtetit shqiptar. Po keshtu disa nga ish punonjesit pronare te nje pjese te AMC, pohojne se ende nuk kane filluar te perfitojne nga dividenti dhe per me teper nuk jane ne dijeni se kush eshte perfaqesia e tyre ne asamblene e aksionereve. Sakaq, sipas politikave te qeverise per privatizimin eshte llogaritur qe kete vit te perfshihen ne proces shitjeje edhe pjesa e aksioneve ne AMC ne pronesi te shtetit.

    Mirepo ende nuk dihet sasia e aksioneve qe do te dalin per shitje, vlera monetare e tyre dhe afatet kohore te ankandit.
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Malaj: Ja e verteta e aksioneve te shtetit ne AMC
    Ministri i Ekonomise, Arben Malaj, pronar i prones publike ne emer te shtetit pohon se, numri i aksioneve te shtetit ne ndermarrjen e celulareve ka rene, por sqaron se vlera monetare e aksioneve te mbetura e kalon vleren fillestare te tyre: "Ne mund te kemi nje perqindje me te vogel se 12 perqindeshi, por ne cdo rast ne kemi nje vlere me te madhe monetare se 12 milione dollaret".

    Pse buxheti i shtetit nuk ka perfituar te ardhura prej dividentit nga pronesia ne AMC?

    Ne do tiu japim garanci te plota kompanive te huaja konform standarteve te legjislacionit qe aplikohen ne ekonomine shqiptare. Pare ne kete kendveshtrim kompani te tilla te konsideruara te rendesishme dhe prestigjoze sic jane AMC, Vodafon, Coca- Cola dhe kompani te tjera qe veprojne ne ekonomine shqiptare, trajtohen bazuar ne ligjin per shoqerite tregtare, konform standarteve nderkombetare. Cka do te thote se edhe cdo kompani tjeter nepermjet strukturave menaxhuese si Keshillit te Mbikeqyrjes miratojne strategjite e zhvillimit te tyre per vitet e ardhshme, pjese e se ciles eshte edhe menyra e perdorimit te fitimit. Pra nuk ka nje klauzole ligjore te detyrueshme qe kompanite fillimisht duhet te derdhin divident dhe pastaj te bejne nje politike investimesh. Ne rastet ku per shkak te konkurences ne rritje dhe ne rastet ku per shkak te nje strategjie zhvillimi agresive, kompanite vendosin te mos shperndajne divident, por te rrisin investimet, ky vendim i strukturave menaxhuese te kompanise mbetet vetem te respektohet. Nuk mundet qe vetem per shkak te deshires tone per me shume te ardhura ne buxhet dhe shpesh here per shkak te mosnjohjes se legjislacionit nderkombetar te mendojme qe kompanite te urdherohen nga shteti, ku si pronar vepron Ministria e Ekonomise, qe fillimisht te derdhin divident dhe pastaj te bejne politika zhvillimi.

    A eshte e vertete qe per shkak te mosmarrjes pjese ne investime qeveria ka humbur nje pjese se aksioneve ne AMC?

    Duke e shqyrtuar ceshtjen profesionalisht theskoj se, fakti qe ne nuk kemi investuar nuk do te thote qe kemi humbur aksionet. Por, ka nje koncept ndryshe, ndermjet vleres absolute dhe vleres relative. Pra ne momentin e privatizimit te AMC-se qeveria shqiptare kishte rreth 12 per qind te aksioneve ku ne vlere absolute duhet te ishin rreth 12 milione dollare. Nga momenti qe riinvestohet fitimi, i cili eshte ne te njejtat raporte perfitimi, qe kuptohet jane raportet e pronesise mbi kompanine, natyrshem qe ne konceprin teorik pjesa e kompanise se AMC/se ku ne kishim 12 per qind vjen e rritet, por nuk do te thote qe qeveria shqiptare humbet aksionet e saj ne konceptin e shifres qe ajo duhet te arketoje per shkak te pronesise mbi kete kompani. Nese para tre vjetesh ne ishim pronare te 12 perqindeshit me nje kundravlefte me 12 milione dollare per shkak te ecurise se sukseshme te kompanise dhe riinvestimit te fitimit, nuk jam i sakte ne shifra, por mendoj te argumentoj ne kete rast me llogjiken ekonomike dhe juridike. Ne mund te kemi nje perqindje me te vogel se 12 perqindeshi, por ne cdo rast ne kemi nje vlere me te madhe monetare se 12 milione dollaret. Kjo eshte thelbi i asaj qe po ndodh me pronesine e qeverise shqiptare ne aksionet e AMC-se. I takon qeverise shqiptare qe ne kohen me te shpejte te diskutoje per qendrimin perfundimtar ndaj pjeses se 12 perqindeshit, e cila nje pjese eshte lene per shkak te politikave sociale gjate privatizimit te AMC-se dhe qe eshte e barabarte me bonot qe punonjesit kane investuar gjate shitjes se ndermarrjes, me vlere nominale dhe pjeses reale qe duhet te zene ne kompanine e re. Momenti i dyte ka qene edhe respektimi qe eshte edhe detyrim kushtetues i pronareve, te cilet nese vertetojne ne rruge ligjore se jane pronare te nje pjese te caktuar te ambjentit, kjo e konvertuar ne kushte tregu u jep te drejte atyre qe te jene aksionere ne kompani ne menyre te barabarte me kundravleren e tregut dhe jo me cmime apriori. Pjesa tjeter pas plotesimit te dy detyrimeve ligjore, punonjesve dhe pronareve mbetet per tu privatizuar dhe si e tille ajo do te sjelle ne buxhet me shume se 12 milioneshi dhe pjesa proporcionale e tij.

    Ju keni llogaritur te privatizoni kete vit aksionet ne pronesi te shtetit ne AMC. A do te realizohet ne kohe ky proces?

    Sigurisht qe ne do te prezantojme ne qeverine shqiptare studimin perfundimtar per kete pjese dhe tu japim akses te plote pronareve, por edhe atyre shqiptare qe duan te behen pjese te konkurimit per te menaxhuar kompanine me nje autoritet te plote, pasi shpesh here per shkak formimi apo mentaliteti, pjesa shteterore behet pengese, sic mund te jete edhe koncepti aktual ne nje zhvillim me agresiv te kompanise. Njekohesisht theksoj se, ne politikat baze te privatizimit, pjesa qe eshte e paprivatizuar, si te thuash plotesimi i te drejtave dhe detyrimeve per pronaret merr nje vlere te re ne treg dhe ju afrohet me vleren e re te tregut pronareve aktual te kompanise. Nese ato refuzojne ta blejne me kete vlere te tregut atehere kjo shitje eshte e hapur per te gjithe bleresit e tjere potenciale.

    Pjesa e mbetur e aksioneve do te shitet me oferte publike apo me ankand publik?

    Sigurisht qe koncepti i ofertes publike kerkon institucionet e tregut te kapitaleve, te cilat tashme jane ne fazen e pare te zhvillimit te tyre. E rendesishme eshte qe filozofia e qeverise shqiptare ti lere me shume hapsira privateve edhe ne industri te tilla kaq te suksesshme.

    Intervistoi: Blerina Hoxha


    Mungesa e nje burse te vertete ne Tirane sjell nje paqartesi totale ne menyrat e vleresimit e pastaj te shitjes se aksioneve te nje shoqerie anonime ne Shqiperi. Lexoj me kujdes pershkrimin e ministrit te ekonomise shqiptare po sme qarteson asgje dhe bie ne kundershtim te plote me praktikat qe ndiqen ne Shqiperi nga institucjonet e ministrise se financave ndaj sektorit privat!
    Hapesira per te abuzuar me ligjet ne fuqi eshte maksimale dhe aksioneret minoritare nuk kane asnje mundesi kontrolli ndaj drejtueseve te AMC dhe asnje mundesi juridike mbrojtese!
    Just God Can Judge Me

Tema tė Ngjashme

  1. Alfred Uēi tregon
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Radio Maria ne gjuhen shqipe
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 03:47
  5. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •