Sot 124 vjet nga miratimi i projektit të alfabetit kombëtar të gjuhës shqipe
TIRANE, 6 mars - Miratimi i projektit të alfabetit kombëtar të gjuhës shqipe më 6 mars të vitit 1879 përbën një ngjarje historike të rëndësishme në lëvizjen historike dhe kulturore të Shqipërisë. Nismën për zgjidhjen e kësaj detyre e mori përsipër Komiteti i Stambollit i cili formoi një komision me pjesmarrjen e patriotëve Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami Frashëri etj. Në vitin 1879, para këtij komisioni të alfabetit u paraqitën katër projekte të ndryshme, të cilët u diskutuan duke patur parasysh kriteret shkencore, politike dhe praktike që duheshin për gjuhën shqipe. Nga këto projekte ky komision me 6 mars te vitit 1879 miratoi alfabetin e Sami Frashërit (i njohur më vonë si alfabeti i Stambollit) i cili u bazua në alfabetin latin të plotësuar me shkronja të huajtura nga alfabeti grek. Pikësrisht ky alfabet do të ishte më vonë edhe projekti i alfabetit kombëtar të gjuhës shqipe. Komisioni i alfabetit botoi veprën e parë me alfabetin e ri , me titull "Alfabetare e gjuhes shqipe", e cila përmbante përveç alfabetit të Stambollit, disa shkrime mësimore të përgatitura nga Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto etj. Përveç alfabetit të Stambollit në po këtë vit u mblodh një konferencë në Stamboll ku përfaqësohej popullsia shqiptare e tri besimeve dhe e krahinave kryesore të vendit nga Kosova deri në Çamëri. Veç kësaj ato vinin nga radhët e të gjitha shtresave shoqërore të Shqipërisë. Kjo konferencë themeloi "Shoqërinë e Stambollit" dhe miratoi kanonizmën e saj. Kryetar i saj u zgjodh Sami Frashëri. Qëllimi kryesor i saj ishte botimi me alfabetin e Stambollit të librave shkollorë që do shërbenin si bërthamë e rrjetit arsimor kombëtar.
Shpresoj që shqipja të përdor edhe disa gërma të të folmes gege. Ajo do ta pasuroj edhe më shumë gjuhën tonë!
Nderime
drini.
Krijoni Kontakt