Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    127 Zyrtare Depozita Ne Qipro

    127 zyrtarė depozita nė Qipro


    Depuzituesit shqiptarė nė dy bankat kryesore tė Qipros nė Turqi kanė kryer veprimet financiare me pasaportė diplomatike dhe shėrbimi. Lajmi u referohet tė dhėnave tė rezervuara dalė nga buletini vjetor i dy bankave nė Qipro. Flitet pėr 127 zyrtarė shqiptarė me llogari bankare nė kėtė shtet. Shqiptarėt janė cilėsuar nga autoritetet bankare tė qipros “klientė elitar”. Informacione nė kofidencė tregojnė depozitimin e shumave marramendėse nga “elitarėt”.
    Tre vjet mė parė opozita shqiptare akuzoi publikisht zyrtarė tė shtetit pėr depozita nė bankat jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Para njė viti kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha akuzoi ish- kryemnistrin Pandeli Majko dhe deputetin Bashkim Finon pėr llogari bankare nė Qipro tė Turiqisė dhe nė Selanik. Ai shtoi faktin e blerjes sė vilave nga pushtetarėt nė Greqi.
    Para gjashtė muajve nė revistėn greke “Nenpfis” publikoi pasuritė e zyrtarėve tė lartė grekė. Nė njė fjali tė vetme tė fundit thuhej se, “qeveritarėt e sotėm tė Greqisė janė “nunėt” bankarė ose “kumbarėt” e financave tė disa ministrave shqiptarė tė ndėrruar”.
    Sė fundi, sipas burimeve tė besueshme nga shėrbime tė posaēme, buletini vjetor i dy bankave kryesore tė Qipros nė Turqi, ndėr klinetėt mė korrekt dhe tė besueshėm depozitues pėrmend emrat e rreth 170 zyrtarėve tė lartė tė Ballkanit.
    Sipas statusit sekret tė bankės, vlera e derdhur nga ata i pėrcaktonte “klientė elitar” tė bankės. Ndėrkohė qė shtypi grek shrkuan se nė jo pak raste ka patur ndėrhyrje tė kompanive dhe firmave pranė kėtyre bankave, tė cilat kėrkojnė ndėrmjetėsimin mes tyre dhe pasanikėve anonim tė shumave marramendėse.
    Nė buletinin vjetor nga dy institucionet monetare tė Qipros rezulton: 20 nėnpunės tė lartė shqiptaro maqedonas qė kanė depozituar, kurse 127 zyrtar shtetas shqiptar kanė kryer veprimet bankare me pasaporta diplomatike dhe tė shėrbimit.
    Revista greke “Nenpfis” citonte se pėr periudhėn 1995 deri nė 1999, nė suitat turistike tė Qipros sė Turqisė figurojnė emrat e mbi 100 familjeve shqiptare me status diplomatik dhe me pasaportė shėrbimi.
    a.prifti

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Emraaa emraaa...do populli emra.. ose me mir me than nuk do populli as emra as miliardat e vjedhura qe kane derdhur politikanet tone..

    njerzit i duan keta krokodila meqense babi tyre ka qen polic lokaliteti dhe i biri "euroatllantikas" nga Londra ose Nyci i do ata kelysh krokodilash meqense dhe babi tyre ish polic terbaciot ish besnik i baballarve te hajdutve te sotem dikur ish shefa te babave te zgjedhesve te sotshem..

    Kjo eshte pse ata japin vote Hajdutve dhe i ambalazhojne shijet e tyre me gjoja anti-shpellarizem..

    harrojne se u shkeli kemba ne Londer e Paris prej sakrifices se atyre Shpellarve nga Tropoja e jo nga deshira e mullaqe-medhejve bllokmenas Korcaro-Tepelenas.

    pis milet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sec bejne lideret tane e di GREKU e TURKU.

    Ata kuptohet nuk i nxjerrin emrat e tyre sepse nuk duan qe Shqiperia te njohe hajdutet dhe populli te reflektoje.
    Hajdutet tane dine bukur te shfrytezojne Epersite e bankave kapitaliste qe mbajne sekret depozituesit..

    Ndoshta vjen nji Parti ne Pushtet qe do i vari per ko-qesh keta hajdute e do i bjeri me kopan si gjysagjelit te pralles derisa ti nxjerrin parate dhe qumshtin e nenes nga hundet..

    Per nje Parti te tille jam une..


    Ja votuesit lalore-katundarore si jetojne dhe per ke votojne..

    Shekulli shkruan:

    ------------



    Viktima, djalė i vetėm, jetonte me babanė dhe me njerkėn. I ati kishte kaluar nė depresion pėr shkak tė varfėrisė

    Traktori shtyp fėmijėn qė mblidhte kanaēe

    Nxirrte bukėn e pėrditshme nė vendin e grumbullimit tė plehrave, por shtypet aksidentalisht

    FIER- Si ēdo ditė kishte dalė pėr tė mbledhur kanaēe, me qėllim qė tė ndihmonte familjen e tij tė varfėr, por njė aksident i ka prerė jetėn nė mes. 14- vjeēari Gledison Sula u vra aksidentalisht nga traktori, nė vendin ku grumbullohen plehrat e qytetit dhe ku adoleshenti i varfėr shkonte ēdo ditė pėr tė siguruar bukėn e gojės. Aty mblidhte kanaēe dhe kėto i shiste dhe me ato pak tė ardhura kontribuonte pėr familjen e tij tė varfėr. Ky ishte profesioni i fatkeqit prej vitesh. E kishte zgjedhur atė pasi nuk kishte parė ndonjė mėnyrė mė tė mirė pėr tė siguruar tė ardhura. Por dje jeta e djalit tė vetėm tė familjes Sula u shua, duke lėnė tė pikėlluar prindėrit e tij tė varfėr.

    Ngjarja
    14- vjeēari Gledison Sula ishte djalė i vetėm i familjes Sula. Ai jetonte me babanė dhe me njerkėn, jo mė shumė se 200 m larg vendit tė grumbullimit tė plehrave (3 km larg qendrės sė qytetit). Babai i tij ishte i sėmurė dhe merrte vetėm 20 mijė lekė asistencė. Fqinjėt tregojnė se njerka, Naileja, e donte shumė Gledisonin. Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira nė tė cilat jetonin, 14- vjeēari nuk e kishte parė asnjė ditė derėn e shkollės. Ai ishte futur parakohe nė hallet e shtėpisė. Pėr tė ndihmuar familjen e tij ai kishte zgjedhur si punė mbledhjen e kanaēeve nė vendgrumbullimin e plehrave, rreth 3 km nė dalje tė Fierit, drejt rrugės pėr Lushnjė, nė krahun e djathtė tė rrugės nacionale. Edhe dje ai kishte dalė herėt pėr tė nxjerrė bukėn e gojės. Por dita ka qenė fatale pėr adoleshentin. Traktoristi i cili sistemonte plehrat, Halil Lipe, pėr njė moment nuk e ka vėnė re vogėlushin qė po mblidhte kanaēet pas traktorit. Pėrplasja ka qenė tragjike. Adoleshenti ka vdekur nė vend. Kur shkuam nė vendngjarje, fill pas aksidentit fatal, pamė njė burrė tė ulur pėr tokė qė qante me tė madhe. Ishte i ati i viktimės, Mylazimi. Babai nuk mund tė thoshte asgjė. Ai vetėm qante, pa mundur tė nxirrte asnjė fjalė nga goja. Gledisoni i shtirė nė grumbullin e plehrave, ndonėse pa jetė, dukej sikur flinte. Nga mesi e poshtė ishte dėrmuar komplet, ndėrsa gjysma e kokės i ishte gjakosur. Duart i kishin ngelur mbi bark tė fryra dhe tė mavijosura. Pamja ishte rrėqethėse. Traktoristi 55- vjeēar, na thonė shumė banorė aty pėrreth, e kishte shumė pėr zemėr Gledisonin. Ai e kishte njohur djalin aty nė vendin e grumbullimit tė plehrave, ku ai vinte ēdo ditė pėr tė siguruar bukėn e pėrditshme pėr familjen e tij qė jetonte nė varfėri tė plotė. Pas aksidentit, uniformat blu tė Fierit kanė ndaluar traktoristin 55-vjeēar, Halil Lipe. Pėr Lipen, familjarėt e viktimės dhe banorėt rreth zonės thonė se “ai ėshtė goditur nė zemėr mė keq nga ne. Halili e donte atė si sytė e ballit”. 30 m larg banesės sė Sulajve, nė njė lokal aty, banakierja na tha se “Gledisoni ishte si ėngjėll. Ishte shumė i zgjuar”. Ajo tregon se me shpirtin e njė nėnė shpesh herė e qeraste. “Por ai nuk pranonte. Ishte me sedėr”,-shprehet banakierja.

    Nė familjen Sula
    Pas ngjarjes 14-vjeēarin e aksidentuar pėr vdekje e kanė ēuar nė morgun e qytetit tė Fierit. Aty e kanė larė dhe rregulluar pėr ta ēuar mė pas nė shtėpinė e tij nė periferi tė Fierit. Trupi i pajetė i fėmijės ka mbėrritur nė shtėpinė nė periferi tė Fierit, rreth orės 16:30 tė ditės sė djeshme. Me mbėrritjen e viktimės atmosfera ėshtė rėnduar edhe mė shumė. Tė gjithė fillojnė tė qajnė me zė. I vetmi qė flet nė ato ēaste ėshtė xhaxhai i 14-vjeēarit tė pajetė, Besimi. Ai tregon se vėllai i tij Mylazimi jeton shumė keq. “Siē e shihni jetonte veti i tretė, se Gledisoni na iku, nė njė dhomė dhe banjė”, thotė Besimi. Ai vazhdon tė rrėfejė se nga fukarallėku vėllai i tij disa herė kishte kaluar nė depresion dhe pėr kėtė arsye ėshtė i paaftė pėr punė. “Ėshtė i sėmurė dhe nuk punon dot. Merr vetėm 20 mijė lek tė vjetra asistencė. Mė mirė tė kisha vdekur unė”,- thotė Besimi. Mė pas xhaxhai ndalet tek jeta e nipit tė tij, qė tashmė nuk jeton mė. “I pavelur dhe i pangopur asnjėherė. Qeveritarėt hanė e pinė, ndėrsa fėmijėt vdesin plehrave. Ky ėshtė shtet kot”,- thotė ai. Besimi vazhdon tė rrėfejė se njė orė para se tė ndodhte ngjarja, ora 08:00, Gledisoni mė tha se nuk kishte mbledhur shumė kanaēe. “Mėngjesi s’doli gjė”, citon Besimi fjalėt e nipit tė tij tė vdekur. Nuk kemi lek, shton mė tej ai. “E kemi veshur Gledisonin me njė kostum tė thjeshtė sportiv. Tė vijė shteti tė na ndihmojė”,- shprehet Besimi. Por deri dje nė mbrėmje asnjė pushtetar nuk u pa nė derėn e shtėpisė sė varfėr tė familjes Sula. Adoleshenti qė vdiq nga varfėria do tė pėrcillet sot pėr nė banesėn e fundit. Pėr vdekjen e tij ėshtė lajmėruar edhe e ėma qė prej vitesh nuk jetonte me tė birin.


    Vladimir Muēaj

    -------------------------

Tema tė Ngjashme

  1. Si pozuan burrat e shtetit shqiptar?
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 09:28
  2. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. Greqi - Hackerat shqiptare sulmojne faqet zyrtare dhe jozyrtare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2005, 10:19
  4. Gjuha Shqipe- Zyrtare nė Shkup
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-07-2004, 06:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •