Njė sondazh i realizuar nga njė institut shqiptar, rezultatet e tė cilit u pasqyruan nė njė pjesė tė mirė tė shtypit tė pėrditshėm, na bėri me dije pėrveē tė tjerash mbi njė opinion popullor lidhur me shtetet miq tė Shqipėrisė nė kohėt e sotme. Sipas kėtij sondazhi, shumica e shqiptarėve tė intervistuar janė tė bindur se aleati strategjik i vendit tonė ėshtė e duhet tė jetė Italia. Mė pas, vijnė me radhė SHBA, Turqi, Angli. Nuk besoj se mund tė befasohet ndokush nga ky rezultat, ashtu siē nuk besoj se kjo optikė e gjindjes (vulgut) sė pakualifikuar nė fushė tė diplomacisė, duhet marrė pėr njė sentiment kolektiv e aq. Nė tė vėrtetė, nuk duket se kemi tė bėjmė me njė vėshtrim emocional tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me botėn. Pėrkundrazi, duket tė jetė njė vėshtrim pastėrtisht pragmatik.
Nė rrethana tė tjera, nuk do tė ishte e udhės ta merrnim shumė seriozisht njė anketim tė kryer me shqiptarėt e nga shqiptarėt, pėr mė tepėr kur besueshmėria e anketimeve tė kėtij lloji bėhet copė-copė nga ēekani i dyshimeve tė lloj-llojshme. Kush janė anketuesit? Cila ėshtė biografia e tyre? A janė ata tė ēinteresuar pėr rezultatin? pyetje tė tilla e tė tjera si kėto lindin ndėr ne pas ēdo anketimi. Por nė kėtė rast, si zor tė ketė vend pėr dyshime. Ky ėshtė njė rezultat i pritshėm e i hamendėsueshėm nga secili prej nesh. Arsyet e kėtij parapėlqimi janė tė shumta, e qė tė gjitha tė njohura. Sė pari, Italia ėshtė fqinji mė i zhvilluar nė ēdo pikėpamje, dhe nė tė njėjtėn kohė, ėshtė njė nga shtatė fuqitė e planetit. Sė dyti, Italia nuk ka asnjė motiv tė mos jetė e interesuar pėr njė Shqipėri tė stabilizuar; pėrkundrazi, i ka tė gjitha motivet pėr ta nxitur e mbrojtur stabilitetin e vendit tonė, gjė qė e ka dėshmuar mė shumė se njė herė dekadėn e fundit (duke pėrjashtuar ndonjė rast kur, sidoqė ka dashur, diplomacia italiane nuk ka ditur ta bėjė kėtė gjė). Sė treti, edhe pse ne jemi tė edukuar me kulturėn e dyshimit (qoftė edhe nė rastin, kur pėrpiqemi tė shohim marrėdhėniet e vendit tonė me vende tė tjerė, sidomos me vendet fqinje), tek Italia e italianėt nuk para shohim hile e djallėzi qė bėhen mbi kurriz tė shqiptarėve tė varfėr e tė kėputur. Madje, qėllon shpesh qė racizmi antishqiptar i segmenteve tė caktuara politike e jopolitike tė shoqėrisė italiane shfajėsohet prej nesh me njė gatishmėri tė ēuditshme, pėr tė mos thėnė qė legjitimohet fėt e fėt me sjelljen e keqe tė njė pjese emigrantėsh shqiptarė. Rrallė na shkon mendja pėr tė mos rėnė dakord me fushatat raciste tė ngritura nga politikanė e gazetarė mendjelehtė nė fqinjin e pėrtej detit, tė cilėve u mjafton lajmi mbi la cattura di un delinquente albanese pėr tė krijuar e propaganduar gjithė qejf mitin e shqiptarit trasgresiv, tė dhunshėm e vrastar. Sė katėrti, pėr shkak tė gjuhės e televizionit, shqiptarėt janė aq tė familjarizuar me kulturėn e jetėn italiane, sa jehona e ēdo debati apo ngjarjeje tė atjeshme, mė shpejt vjen nė Tiranė se sa nė ndonjė qytet tė Siēilisė. Sė pesti, tė mėrzitur e tė zhgėnjyer nga strategjia komuniste e miqėsive tė largėta, duket se shqiptarėt janė tė vendosur tė besojnė tek miqėsitė me fqinjėt. Amerikanėt do tė ishin miq tė shkėlqyer pėr Izraelin e Europės (kėshtu e quante vendin tonė njė vėzhgues politik amerikan) por, ndėrsa ata mund tė na ndodhen pranė veē nė situata delikate e pėr interesa madhore, ne kemi nevojė pėr miq, tė cilėt duhet tė na ndodhen pranė ēdo ditė. E cili vend, pėrveē Italisė, do ta kish kėtė mundėsi? Sė gjashti, historia e marrėdhėnieve Shqipėri-Itali tė paraluftės, sidoqė ėshtė tepėr e ngarkuar me mėrinė ndaj njė vendi qė u bė mė nė fund pushtues, ėshtė bartur deri nė ditėt e sotme edhe si historia e njė raporti ndėrshtetėror, tė cilit vendi i shqipeve ia pa hairin nė njė farė mėnyre. Asnjė vend tjetėr kolonial nuk ka mundur tė lėrė nė Shqipėri gjurmėt qė la kolonializmi italian nė harkun e pesėmbėdhjetė viteve. Pamja urbanistike e qendrės sė Tiranės ėshtė dėshmia e pavdirė dhe e pakonkurrueshme e kolonializmit tė vetėm qytetėrues qė ka futur ndonjėherė kthetrat nė Shqipėri.
Pikėrisht kėto mendojnė shqiptarėt, kur vjen puna tė zgjedhin nė mėnyrė pragmatike e patriotike miqėsitė me fuqitė e mėdha apo vendet fqinje. Nuk e kanė keq. Italia ėshtė i vetmi vend qė i ka fakultetet e kapacitetet pėr tė na dhėnė njė dorė tė fortė nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar vendin tonė e pėr tė luajtur rolin e avokatit tė Shqipėrisė nė pėrpjekjet pėr tu integruar nė Europė. Duke pėrjashtuar ndėrtimin e demokracisė e tė shtetit tė sė drejtės, ku italianėt nuk pėrfaqėsojnė modelin e pėrsosur perėndimor (kjo sdo tė thotė se nuk kemi ētė mėsojmė e imitojmė prej tyre), nė tė gjitha fushat e tjera, ata mund tė bėjnė pėr ne atė qė smund ta bėjė asnjė vend tjetėr. Shqiptarėt kėtė e kanė mėsuar, ndėrsa njė pjesė e politikės nuk e ka mėsuar ende. Personazhe tė ndryshėm politikė, nė pushtet apo nė opozitė, sa herė qė ėshtė rasti tė shprehen pėr aleatėt strategjikė tė Shqipėrisė, notojnė nė ujėrat e njė paqartėsie bezdisėse. Ndokush, kėtė lloj paqartėsie e konsideron mjeshtėrķ diplomatike tė shtetarėve e politikanėve tanė, por nė tė vėrtetė, ēfarė merret pėr mjeshtėrķ, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse shko nga fryn era e thuaj ēfarė kėrkon hera.
Presidenti i Republikės, si pėr tė treguar se e ka zėt kėtė paqartėsi, ka filluar tė bėjė njė diplomaci tė troētė e tė drejtpėrdrejtė. Miku ynė i vetėm janė SHBA-tė tha kohėt e fundit prerė e larg ēdo dykuptimėsie Presidenti Moisiu nė njė intervistė dhėnė njė tė pėrditshmeje shqiptare, duke lėnė tė nėnkuptohet se njė miqėsi e tillė mjafton e tepron. Dėmi i njė diplomacie tė tillė ėshtė po aq i madh sa ai i diplomacisė konfuze. Kėtu sėshtė ēėshtja, nėse ėshtė e vėrtetė apo jo kjo qė thotė Presidenti i Republikės. Kėtu ėshtė ēėshtja qė artikulime tė tilla kaq pėrjashtuese nuk i kanė hije asnjė kryetari shteti, aq mė pak tė parit tė njė vendi qė ėshtė nė Europė e qė aspiron tė integrohet nė BE. Edhe diplomati mė i pastėrvitur shqiptar do ta kafshonte gjuhėn nja shtatė herė, pėrpara se tė bėnte njė deklarim kaq kategorik.
Nuk kam ndėrmend tė vė nė dyshim, qė SHBA-tė janė miq tė mėdhenj tė Shqipėrisė, ashtu si nuk kam ndėrmend tė vė nė dyshim qė shqiptarėve u lipset kjo miqėsi. Mund tė them madje, qė na ka pjellė mushka, qysh nga momenti, qė SHBA-tė kanė zėnė tė dėshmojnė njė vėmendje impresionante ndaj Shqipėrisė. Gati tė gjithė vendeve tė botės u lipset miqėsia me SHBA-tė, dhe kjo ėshtė aq e vėrtetė sa, nėse kjo miqėsi merr ndonjė tė krisur, tė tjerėt nuk lėnė gur pa lėvizur pėr ti ēuar gjėrat nė vend. Por asnjė nga kėto vende nuk guxon ta ngrejė diplomacinė e vet mbi shprehjen SHBA-tė janė miku ynė i vetėm. Edhe vetė Izraeli, kanakari par excellence i SHBA-ve, nuk arrin deklarativisht deri nė kėtė pikė, ngaqė e kupton se kjo nuk do tė ishte diplomaci, por prerje e druve shkurt.
Sot Shqipėria ka njė objektiv strategjik tė pandėrrueshėm e tė pakonkurrueshėm nga objektiva tė tjerė. Ky objektiv ėshtė integrimi nė Europė, apo thėnė ndryshe, anėtarėsimi nė BE, dhe pėr fat tė mirė, ėshtė njė objektiv qė as nuk i zemėron SHBA-tė, as bie ndesh me ndonjė interes tė tyre. Nė kėtė kuptim, duke e ruajtur me fanatizėm miqėsinė me SHBA-tė, ne duhet tė identifikojmė gardianėt europianė tė interesit tonė strategjik, i cili mbetet edhe pėr mė shumė se njė dekadė anėtarėsimi nė BE. Njė gardian i tillė ėshtė Italia. Edhe nėse Italia, pėr njė arsye a njė tjetėr, nuk para ka qejf ta luajė kėtė rol, ne duhet tė bėjmė ēmos ta kandisim e ta marrim me tė mirė. Eshtė njė fuqi e madhe qė e kemi tek pragu i derės, dhe ne duhet ta bindim kėtė fuqi se ėshtė edhe nė interesin e saj tė bėhet avokati ynė nė Europė. Mund tė kėrkojmė edhe ndihmėn e SHBA-ve, nėse kjo do tė duhet pėr ta bindur Italinė ta marrė pėrsipėr kėtė rol.
Siē mund tė merret me mend, nuk ėshtė puna qė shtetarėt tanė tė bėhen domosdoshmėrisht zėdhėnės apo shprehės tė njė gjykimi popullor qė na vjen prej anketimeve; puna ėshtė qė ata tė bėhen zėdhėnės tė interesave tona strategjikė. Pėr fat tė keq, kėto tė fundit nganjėherė kuptohen mė mirė nga njerėz tė thjeshtė tė intervistuar nė mes tė rrugės, se sa nga politikanėt tanė profesionistė, qė e kanė pėr detyrė ti kuptojnė e mbrojnė kėto interesa.
Krijoni Kontakt