Pershendetje te gjitheve.
Ju ftoj te reagoni mbi nje ngjarje absurde dhe te turpshme per drejtesine shqiptare qe ka ndodhur disa dite me pare. E kam fjalen per denimin e dy personave nga gjykata e tiranes me nga 5 e 6 vjet burg per vjedhjen e nje celulari. per mendimin tim ,edhe pse personat ne fjale nuk i njoh, ky vendim eshte nje absurditet. A thua se vjedhja e nje celulari me nje vlere prej 10000 lek perben nje rrezik kaq te madh per shoqerine shqiptare sa autoret duhet te izolohen per 5 vjet ne birruce. Kjo ndodh ne nje kohe kur gjykatat me paturpesi lirojne trafikante femrash,droge dhe armesh,ne nje kohe kur korrupsjoni eshte ne piken me te larte, kur palicat rrahin per vdekje qytetare dhe gjykatat nuk reagojne. Dhe ja ku fati u sjell ne dere 2 fakire te cilet nuk kane lek te paguajne dhe qe jane peshqit me te mire per mbushjen e statistikave mbi "efikasitetin" e drejtesise shqiptare. Nuk e di se c'mendoni mbi kete ngjarje. Ju ftoj te jepni mendimet tuaja![]()
Krijoni Kontakt