Ambasadori amerikan Xhejms Xhefri falenderon Shqipėrinė pėr mbėshtetjen e dhėnė
Xhefri: Ushtarė shqiptarė nė Gjirin Persik
Kėto njėsi shumė shpejt mund tė dislokohen nė Gjirin Persik ku do ti zbatojnė kėto stėrvitje nė realitet
TIRANE-Njėsi ushtarake shqiptare sė shpejti mund tė udhėtojnė drejt Gjirik Persik sė bashku me forca ushtarake amerikane nė kuadėr tė pėrgatitjeve qė SHBA po bėjnė nė rast tė njė konfliti tė armatosur me Irakun. Dje ambasadori amerikan nė Shqipėri, Xhejms Xhefri deklaroi nė konferencėn e tetė tė Shoqatės sė Atlantikut Verior se SHBA i janė shumė mirėnjohėse Shqipėrisė pėr bashkėpunimin ushtarak . Ai tha se Pikėrisht tani forcat amerikane po stėrvisin ushtarakėt shqiptarė duke kryer ushtrime shumė domethėnėse. Kėto njėsi shumė shpejt mund tė dislokohen nė Gjirin Persik ku do ti zbatojnė kėto stėrvitje nė realitet. Stėrvitja e pėrbashkėt shqiptaro-amerikane qė po zhvillohet nė Gjirin e Vlorės qė prej 25 janarit me emrin e koduar Adriatik Philblex 03-5 ėshtė paralajmėruar se do tė pėrfundojė sipas Ministrisė sė Mbrojtjes nė 10 shkurt. Nuk bėhet i ditur numri i ushtarakėve shqiptarė qė mund tė udhėtojnė sė bashku me ato amerikane drejt Gjirit Persik, por pritet qė ai tė jetė simbolik. Ambasadori amerikan premtoi dje se SHBA do tė mbėshtesin fuqimisht anėtarėsimin e Shqipėrisė nė aleancėn atlantike.
Meta
"Ne do tė vazhdojmė tė jemi pjesėtarė aktivė tė aleancės sė NATO-s nė luftė kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, duke mos iu shmangur pėrgjegjėsive qė do tė na kėrkojė e ardhmja", -u shpreh zėvendėskryeministri e ministėr i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta, nė konferencėn ndėrkombėtare "NATO pėrballė sfidave tė reja". Nė fjalėn e tij Meta, vlerėsoi "historik" samitin e NATO-s nė Pragė, duke theksuar se me futjen e shtatė vendeve ish-komuniste, anėtare tė aleancės "NATO ka bėrė njė hap pėr unifikimin e Europės, pa mure ndarėse". Meta vuri nė dukje pozicionin e Shqipėrisė nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė NATO, duke vlerėsuar progresin e reformave ushtarake nė vend dhe qėndrimin konstant nė ruajtjen e forcimin e stabilitetit nė rajon
Moisiu
Presidenti rikonfirmoi edhe njėhrė mbėshtetjen e Shqipėrisė pėr SHBA duke theksuar se nė rrugėn e anėtarėsimit nė NATO, Shqipėria ka edhe pėrkrahjen e mbėshtetjen e plotė tė mbarė komunitetit euroatlantik dhe tė SHBA-sė, duke pėrmendur letrėn e para disa ditėve tė presidentit tė SHBA-sė, Bush, i cili ndėr tė tjera shkruan se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e mirėpresin kėtė nismė dhe ne do tju mbėshtesin nė pėrpjekjet tuaja. Nga kjo tribunė e Shoqatės shqiptare tė Atlantikut, dėshiroj ti shpreh presidentit Bush falenderimet dhe mirėnjohjen e thellė pėr mesazhin e tij tė ngrohtė, miqėsor dhe inkurajues nė mbėshtetje tė reformave nė Shqipėri; pėr vlerėsimin e lartė qė ai i bėn rolit tė vendit tonė nė forcimin e paqes dhe sigurisė nė rajon, si dhe tė kontributit aktiv qė Shqipėria jep nė luftėn kundėr terrorizmit pėrkrah kombeve qė ndajnė tė njėjtat vlera nė lidhje me kėrcėnimet e shekullit XXI,- tha presidenti nė fjalėn e tij. Pėr tia arritur qėllimit tė integrimit nė NATO, Moisiu vuri nė dukje se ėshtė e domosdoshme pėrmbushja e standardeve, pėr tė arritur rezultate konkrete. Presidenti Moisiu vlerėsoi arritjet nė Forcat e Armatosura si gatishmėria dhe disiplina e lartė nė zbatimin e detyrave tė mbrojtjes, nė ndihmė tė popullsisė e nė raste fatkeqėsish; pėr pėrkushtim dhe sakrifica nė ndėrtimin e veprave civile; pėr kontribut efektiv nė ruajtjen dhe forcimin e paqes nė rajon e nė botė. Prej kohėsh, paqeruajtėsit shqiptarė po veprojnė me vendosmėri dhe profesionalizėm nė Bosnjė dhe nė Afganistan, - tha ai.
Print Email
Copyright 2002 Shekulli
Krijoni Kontakt