Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Analfabetizmi shqetësues në Kosovë

    Nga Gjylie Rexha në Prishtinë
    Analfabetizmi është ende çështje shqetësuese për shoqërinë kosovare edhe pse ajo nuk është dukuri alarmante, thonë përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare.

    Sipas raporteve të disa organizatave ndërkombëtare, analfabetizmi është i përhapur tek 15-20 përqind e popullatës në Kosovë, dhe rreth 80 përqind e tyre janë femra.

    E drejta për arsim zakonisht i takon fëmijës mashkull, femra mbetet e dyta.


    Naxhije Bucinca,
    veprimtare e arsimit


    Mirëpo, disa organizata joqeveritare vendore thonë se kjo shkallë është më e ulët pavarësisht se në Kosovë nuk ka statistika zyrtare për këtë çështje.

    Ikballe Rogova nga shoqata 'Motrat Qiriazi' thotë se problem kryesor tani janë gjysmëanalfabetët, personat të cilët e kanë ndërprerë shkollimin në një fazë shumë të hershme.

    Vajzat të diskriminuara
    Vajzat të diskriminuara në arsim

    Diskriminimi në shkollim i femrës brenda familjes është arsyeja kryesore që shumë vajza në Kosovë nuk ndjekin as shkollimin fillor, thonë përfaqësues të organizatave të ndyshme joqeveritare vendore.

    Drejtuesja e shoqatës së veteranëve të arsimit, Naxhije Bucinca, thotë se ekziston rreziku që kjo dukuri të ketë shtrirje edhe më të madhe.

    "E drejta për arsim zakonisht i takon fëmijës mashkull, femra mbetet e dyta," thotë zonja Bucinca. Ajo shton se ekziston edhe pamundësia ekonomike për shkollimin e fëmijëve.

    Duke u bazuar në eskperiencën e saj, zonja Bucinca thotë se ndërprerja e shkollimit të shumë femrave pas klasës së parë apo të dytë ka bërë që ato femra të shndërrohen përsëri në analfabete.

    "Sipas analizave që kemi bërë kemi vërejtur se ato femra të cilat e kanë ndërprerë shkollimin pas klasës së parë apo të dytë kanë qenë shumë të pasigurta dhe thjesht edhe atë që e kanë ditur nuk kanë pasur siguri ta thonë," thotë ajo

    Thirrje për veprim

    Shoqatat i bëjnë thirrje autoriteve të Kosovës të merren me këtë çështje.

    Në administratën e UNMIK-ut dhe qeverinë e Kosovës ekzistojnë departamente që merren më këto çështje, por zyrtarë thonë se analfabetizmi deri tani nuk ka qenë objekt i punës së tyre.

    Kryesisht me këtë çështje janë marrë vetëm organizata të ndryshme joqeveritare, prandaj në Kosovë nuk ka as statistika zyrtare për shkallën e analfabetizmit.

    Ajo që dihet është se kjo dukuri është e përhapur kryesisht nëpër vise fshatare, të pazhvilluara ekonomikisht, dhe tek familje me koncepte konservatore ku shkollimi i femrës ende vlerësohet i ndaluar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Lufta ndaj analfabetizmit në Kosovë

    DUKURIA E ANALFABETIZMIT NË KOSOVË

    Nadie Ahmeti

    Me gjithë përparimet e deritashme në Kosovë, analfabetizmi ka qenë dhe është i pranishëm në shoqërinë kosovare në përmasa shqetësuese, thonë në Qendrën për Arsim të Kosovës. Halim Hyseni, nga kjo qendër tha se çështja e analfabetizmit është komplekse, sepse sipas tij, ka dy lloje të analfabetizmit. Analfabetizmi klasik, që nënkupton njerëzit që nuk dinë shkrim-lexim dhe analfabetizmi funksional, njerëzit që dinë të shkruajnë, por nuk e kuptojnë atë. Ndryshe, ai thotë se niveli i përgjithshëm i analfabetizmit në Kosovë është mbi 10 përqind, ndërkaq analfabetizmi funksional sipas tij, arrin deri në 40 përqind.
    “Arsyeja e shkallës kaq të lartë të analfabetizmit është shumë komplekse. Sistemi i arsimit në Kosovë nuk është cilësor, nuk i aftëson të gjithë nxënësit të cilët regjistrohen, për shkrim dhe lexim. Çështja e dytë është braktisja e shkollimit, gjendja ekonomike e Kosovës dhe mostrajtimi adekuat i sistemit të arsimit”, tha zoti Hyseni.
    Por, zyrtarë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thonë se ende nuk ka statistika të sakta se sa është niveli i kësaj dukurie. Miranda Kasneci, nga kjo ministri thotë se fenomeni i analfabetizmit është i pranishëm dhe kryesisht ka të bëjë me periudhën e tranzicionit nëpër të cilën ka kaluar sistemi i arsimit në Kosovë.
    Ajo ndërkaq, tha se ministria ende nuk e ka saktësuar se kush konsiderohet analfabet në shoqëri.
    “Njerëzit që nuk dinë shkrim-lexim apo ajo pjesë e popullatës e cila ka patur rastin të jetë në shkollë, por mos të përfundojë shkollën fillore”, tha zonja Kasneci.
    Më qëllim të zbutjes së këtij fenomeni, Miranda Kasneci, nga Ministria e Arsimit, thotë se kjo ministri është duke mbajtur disa projekte për realizimin e mësimit joformal. Ajo tha se prej vitit 2002 e deri më tash, mbi 2000 gra dhe vajza kanë përfunduar kurset për mësim, shkrim dhe lexim, ndërkaq 700 të tjera tashmë janë duke vazhduar këto kurse.
    “Ato kanë shkuar në katër cikle të këtij lloji mësimi, që është konsideruar i barabartë me pesë vite të shkollës fillore. Si ministri kemi konsideruar se është mirë t’u japim një lloj certifikate që tregon se këto gra dhe vajza kanë përfunduar një kurs, dhe t’u jepet mundësia që përmes arsimimit tjetër të vazhdueshëm, të kryejnë ndoshta edhe shkollën fillore, dhe që nesër ndoshta të kenë edhe një mundësi punësimi”, tha zonja Kasneci.
    Zoti Halimi, nga Qendra për Arsim e Kosovës, thotë se duhet bërë më shumë punë efektive në këtë drejtim.
    “Zgjatja e analfabetizmit dhe zgjatja e cilësisë së tashme të efektivitetit dhe efikasitetit të arsimit, këtë problem jo që e eviton por vetëm e rrit”, tha zoti Hyseni.
    Sidoqoftë, analfabetizmi në Kosovë duhet të eliminohet deri në vitin 2015. Kjo është ndër standardet që Kosova duhet të përmbushë në nivelin e arsimit, në mënyrë që të integrohet në Bashkimin Evropian, pas përcaktimit të statusit final.


    A DO TË ELIMINOHET ANALFABETIZMI DERI NË VITIN 2015?


    Zyrtarë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, besojnë se dukuria e analfabetizmit në Kosovë, do të ulet në masë të madhe deri në vitin 2015, ndërkaq ekspertët janë skeptikë mbi përmbushjen e këtij synimi. Eliminimi i analfabetizmit është edhe një ndër standardet, që Kosova duhet të përmbushë në fushën e arsimit, për të mundësuar integrimin në Bashkimin Evropian, pas përcaktimit të statusit final. Dëfrim Gashi, këshilltar në Ministrinë e Arsimit, pohon se kjo ministri tashmë ka filluar përgatitjet për këtë çështje. “Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, eliminimin e analfabetizmit e ka paraqitur si problem edhe në Strategjinë e Arsimit para-universitar 2007-2017, e cila në të ardhmen, nuk jam i sigurt se do ta zhdukë analfabetizmin deri në përqindjen zero, por jam i sigurt se dukshëm do të bie”, u shpreh zoti Gashi. Ai thotë se Ministria e Arsimit, për çrrënjosjen e analfabetizmit, ka filluar mbajtjen e mësimeve joformale. Me këtë projekt mundësohet mësimi për shkrim-lexim për qytetarët, të cilët për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur të vijojnë shkollimin. “MASHT-i ka organizuar mësimin joformal në të gjitha komunat e Kosovës, ku secila komunë në vete ka qenë e detyruar të organizojë shkollën fillore dhe të mesme profesionale. Pastaj, Ministria e Arsimit, ka hartuar plan-programe për mësimin joformal, prej klasës së parë deri në të nëntën, në të trija gjuhët”, tha zoti Gashi. Por, Halim Hyseni, nga Qendra për Arsim e Kosovës, pohon se me ritmin me të cilin është duke shkuar ky problem, nuk ka gjasa teorike dhe praktike, që analfabetizmi të eliminohet deri në vitin 2015. Ai thotë se për të evituar këtë dukuri, nevojitet përkushtim jashtëzakonisht i madh i institucioneve dhe i shoqërisë kosovare në përgjithësi. “Duhet të formohet një këshill ose një trup qeveritar, ku duhet të ketë rol edhe shoqëria civile, e cila nuk do të ketë rol tjetër, vetëm organizimin dhe përkujdesjen, që ky standard të arrihet deri në vitin 2015. Në qoftë se nuk ekziston një adresë e saktë, e cila merret me evitimin e këtij problemi, jam i bindur 100% se nuk do të arrihet ky standard”, pohon zoti Hyseni. Ai ndërkaq thotë se problemet në këtë drejtim, janë nga më të ndryshmet dhe për ta përmirësuar gjendjen aktuale, duhet të përmirësohet fillimisht cilësia e arsimit. “Duhet organizuar përfshirjen e fëmijëve në arsimin formal, e gjasat për këtë janë shumë të vogla. Është edhe mungesa e hapësirës së vogël, kemi një braktisje të madhe të qytetarëve, dhe kjo do të pengojë realizimin e këtij standardi”, thotë zoti Hyseni. Ndryshe, edhe pse mungojnë të dhënat e sakta për këtë dukuri, nga organizatat e ndryshme joqeveritare vlerësohet se niveli i analfabetizmit në Kosovë, është mbi 25 përqind. Ndërkaq, sipas një publikimi të fundit të Entit Statistikor të Kosovës, kjo dukuri është tri herë më e lartë tek gratë dhe e përqëndruar kryesisht në viset rurale.


    Radio Europa e Lire

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-01-2009 më 15:27

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Marre nga statistikat e Ministrise se Republikes se Kosoves.

    "Total number of children, pupils and students during the educational year of 2006\2007 was 465.113. In preschool education were 25.670 children, in 9-year education were 322.381 pupils, in secondary-high education were 88.974 pupils, in 9-year special education were 728 pupils, in high-secondary special education were 86 pupils, and in University of Prishtina, in the academic year of 2006/2007, total of 27.274 students have attended studies. If we compare these data with educational year of 2005/2006, there is an increase in the secondary-high education for 14.339 pupils; there is an increase also in the 9-year special education for 25 pupils. In secondary education there is an increase as a result of opening of the class 13, in this way, extending the secondary-high education."

    Nga 322,000 studente te ciklit te ulet, vetem rreth 1/4 e tyre vazhdojne shkollen e mesme, rreth 88,000, dhe me pak se 9% e tyre do kene arsimim te larte. Me pak fjale, vetem 1 ne cdo kater Kosovare te ketij brezi mbaron shkollen e mesme, dhe vetem 1 ne cdo 11 ka shkolle te larte. Nqs ky nu te duket ty si nivel i ulet arsimimi une nuk di se cfare te them.


    Mendoj se shume shqiptare te islamizuar ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, sot jane ne nje gjendje mendore si shqiptaret e Shqiperise nen komunizem, pasi te dy promovojne nje shoqeri te mbyllur, vet-izoluese, kryenece dhe injorante, aspak eksploruese, kureshtare, progresiste dhe vitale. Ne thelb te dyja grupimet e shikojne ekzistencen e shqiptarizmit brenda kornizave ideologjive dhe kulturave perkatese - komuizmit, dhe islamit. Dikur ne komunizem martesa me nje te huaj (fut ketu edhe me nje te deklasuar) shihej si nje anti-shqiptarizem, dhe aleance me armikun, ashtu sic shihet sot nga te islamizuarit. Ne komunizem martesat me te huajt ishin te pranueshme per aq kohe sa ky i huaj ishte aleat ideologjik, si psh me ruset para prishjes, edhe sot per islamiket martesat me nje turk eshte mese e pranueshme se ata jane islamike, por jo me nje Serb, edhe pse historikisht shqiptaret kane vuajtur njesoj nga te dyja palet.

    Me tej te dy jane antagoniste me stilin perendimor te jeteses, dhe orientimin perendimor te shqiptareve, c'ka eshte nje orientim kunder interesit tone kombetar. Besoj se ne kete biem dakort. Pra ne thelb, ky patriotizem i zhytur ne injorance e mos-arsimim, eshte aspak pragmatik dhe anti-interesit tone, eshte nje patriotizem primitiv, deri ne peshtirosje. Kur nje komb nuk arrin te dalloje se cili eshte interesi i vet, ai komb eshte jo shume larg te qenit barbar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 26-01-2009 më 01:30

  5. #5
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Do doja te dija e nje statistike se eshte numri i atyre te rinjve qe vazhdojne studimet e kuranit. ja ku eshte ndikimi i fese ne kete fenomen. Nese nje familjeje i jepet zgjedhja qe te martojne gocen e tyre me nje kosovar qe mbase mund ta detyroje te mbulohet me shami koke e kembe, te mos i ktheje llafin burrit, te beje ca i thote burri, te ece ne ruge pas burit te vet e te mos kete te drejten te gjykoje burin, burri te jete pa pune e ta kete mendjen tere diten ne kuran, ose ta martonte me nje serb i cili eshte njeri me tru ne koke shikon te miren e gruas e familjes, i ka te drejtat e barabarta me gruan e vet, edhe nese kjo familje zgjedh qe ti jape vajzen serbit une do i thoja bravo i qofte se mendoi per vajzen e vet e e siguroi ne nje vend ku mund te jete dikushi. njeri ketu tha qe nese ajo martohet jashte e iken nga vendi ateher enuk punon me per kombin e jane tradhetare. Une personalisht kam 8 vjet ne USA mbarova universitetin mora nje diplome edhe punoj per mbrekulli do te thote se une jam tradhetar i kombit? ku nese une kthehem tani ne shqiperi do ngelem si 80% e rinise tjeter shqiptare pa pune e tere diten kafeneve?

    Dua te di se ca mendimi keni per ato goca kosovare qe jane jashte trojeve shqiptare e ngelen tere jeten pas Zezakve, Spanjollve, Arabve, Rusve, edhe Jugosllave?

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga Ardi_Pg_ID Lexo Postimin
    Do doja te dija e nje statistike se eshte numri i atyre te rinjve qe vazhdojne studimet e kuranit. ja ku eshte ndikimi i fese ne kete fenomen. Nese nje familjeje i jepet zgjedhja qe te martojne gocen e tyre me nje kosovar qe mbase mund ta detyroje te mbulohet me shami koke e kembe, te mos i ktheje llafin burrit, te beje ca i thote burri, te ece ne ruge pas burit te vet e te mos kete te drejten te gjykoje burin, burri te jete pa pune e ta kete mendjen tere diten ne kuran, ose ta martonte me nje serb i cili eshte njeri me tru ne koke shikon te miren e gruas e familjes, i ka te drejtat e barabarta me gruan e vet, edhe nese kjo familje zgjedh qe ti jape vajzen serbit une do i thoja bravo i qofte se mendoi per vajzen e vet e e siguroi ne nje vend ku mund te jete dikushi. njeri ketu tha qe nese ajo martohet jashte e iken nga vendi ateher enuk punon me per kombin e jane tradhetare. Une personalisht kam 8 vjet ne USA mbarova universitetin mora nje diplome edhe punoj per mbrekulli do te thote se une jam tradhetar i kombit? ku nese une kthehem tani ne shqiperi do ngelem si 80% e rinise tjeter shqiptare pa pune e tere diten kafeneve?

    Dua te di se ca mendimi keni per ato goca kosovare qe jane jashte trojeve shqiptare e ngelen tere jeten pas Zezakve, Spanjollve, Arabve, Rusve, edhe Jugosllave?

    Ardi
    po mor ...pse jo , per qka jeton njeri ? per mu martu me shiju jeten . ejo mu mbyll ne shtepi mu be rob nen thundrren e dikujt.
    apo jo?

  7. #7
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Marre nga statistikat e Ministrise se Republikes se Kosoves.

    "Total number of children, pupils and students during the educational year of 2006\2007 was 465.113. In preschool education were 25.670 children, in 9-year education were 322.381 pupils, in secondary-high education were 88.974 pupils, in 9-year special education were 728 pupils, in high-secondary special education were 86 pupils, and in University of Prishtina, in the academic year of 2006/2007, total of 27.274 students have attended studies. If we compare these data with educational year of 2005/2006, there is an increase in the secondary-high education for 14.339 pupils; there is an increase also in the 9-year special education for 25 pupils. In secondary education there is an increase as a result of opening of the class 13, in this way, extending the secondary-high education."

    Nga 322,000 studente te ciklit te ulet, vetem rreth 1/4 e tyre vazhdojne shkollen e mesme, rreth 88,000, dhe me pak se 9% e tyre do kene arsimim te larte. Me pak fjale, vetem 1 ne cdo kater Kosovare te ketij brezi mbaron shkollen e mesme, dhe vetem 1 ne cdo 11 ka shkolle te larte. Nqs ky nu te duket ty si nivel i ulet arsimimi une nuk di se cfare te them.
    Po ti a nuk po gjen publikime ne gjuhen shqipe nga Ministria e Arsimit, po vetem ne ingilisht a?

    Kur jane ba emigrantusat qe kane humbur cdo identitet me na fol per identitete, arsimime etc. etc.
    ncncncn

    Edhe mos e shkruj aty Ministria e Republikes se Kosoves, se ne kemi shume ministri...specifikoje "bacit" specifikoje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 26-01-2009 më 12:27

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Marre nga statistikat e Ministrise se Republikes se Kosoves.

    "Total number of children, pupils and students during the educational year of 2006\2007 was 465.113. In preschool education were 25.670 children, in 9-year education were 322.381 pupils, in secondary-high education were 88.974 pupils, in 9-year special education were 728 pupils, in high-secondary special education were 86 pupils, and in University of Prishtina, in the academic year of 2006/2007, total of 27.274 students have attended studies. If we compare these data with educational year of 2005/2006, there is an increase in the secondary-high education for 14.339 pupils; there is an increase also in the 9-year special education for 25 pupils. In secondary education there is an increase as a result of opening of the class 13, in this way, extending the secondary-high education."

    Nga 322,000 studente te ciklit te ulet, vetem rreth 1/4 e tyre vazhdojne shkollen e mesme, rreth 88,000, dhe me pak se 9% e tyre do kene arsimim te larte. Me pak fjale, vetem 1 ne cdo kater Kosovare te ketij brezi mbaron shkollen e mesme, dhe vetem 1 ne cdo 11 ka shkolle te larte. Nqs ky nu te duket ty si nivel i ulet arsimimi une nuk di se cfare te them.


    Mendoj se shume shqiptare te islamizuar ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, sot jane ne nje gjendje mendore si shqiptaret e Shqiperise nen komunizem, pasi te dy promovojne nje shoqeri te mbyllur, vet-izoluese, kryenece dhe injorante, aspak eksploruese, kureshtare, progresiste dhe vitale. Ne thelb te dyja grupimet e shikojne ekzistencen e shqiptarizmit brenda kornizave ideologjive dhe kulturave perkatese - komuizmit, dhe islamit. Dikur ne komunizem martesa me nje te huaj (fut ketu edhe me nje te deklasuar) shihej si nje anti-shqiptarizem, dhe aleance me armikun, ashtu sic shihet sot nga te islamizuarit. Ne komunizem martesat me te huajt ishin te pranueshme per aq kohe sa ky i huaj ishte aleat ideologjik, si psh me ruset para prishjes, edhe sot per islamiket martesat me nje turk eshte mese e pranueshme se ata jane islamike, por jo me nje Serb, edhe pse historikisht shqiptaret kane vuajtur njesoj nga te dyja palet.

    Me tej te dy jane antagoniste me stilin perendimor te jeteses, dhe orientimin perendimor te shqiptareve, c'ka eshte nje orientim kunder interesit tone kombetar. Besoj se ne kete biem dakort. Pra ne thelb, ky patriotizem i zhytur ne injorance e mos-arsimim, eshte aspak pragmatik dhe anti-interesit tone, eshte nje patriotizem primitiv, deri ne peshtirosje. Kur nje komb nuk arrin te dalloje se cili eshte interesi i vet, ai komb eshte jo shume larg te qenit barbar.
    Ti me lexu po dishe mir me duket , por me kuptu paske problem.

    322.381 nxenes frekuentojn shkollat fillore 9 vjecare

    322.381 pjestu me 9 (gjenerata) = 35.000 nxenes per cdo gjenerat.

    Shkolla e mesme sdi sa vjet i ka ne Kosov , por llogarit : 3 here 35.000 ose 4 here 35.000 dhe del se ti ose genjen ose me te vertet ske kuptu.

    Pra ne Kosov shkollen e mesme e vazhdojn , jo 1/4 sic thua ti , por se paku 60% deri ne 80% , qe eshte shifer me e lart se ne Shqiperi ku shkollen e mesme ne vitin 2005 e vazhdonin 59% e atyre qe krynin shkollen fillore.

    Edhe tek arsimi i larte se ke me te drejte , sepse sipas atyre te dhenave qe ti na ofron , thot në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2006/2007 kanë vijuar studimet gjithsej 27.274 studentë. .
    Ku jan universitetet tjera ? Shtetrore dhe private ? Plus sa student vazhdojn studimet ne Maqedoni , Shqiperi , Europ ?

    Kur shikon gjendjen ekonomike ne Kosov , ateher edhe kto shifra jan shum optimiste , sepse shumica e te rinjve ne Kosov mendojn si te dalin te punojn jasht , sepse edhe te krysh nje fakultet prap dot jesh i detyrum me dal jasht , sikur qe kan dal shum familjar te mi .

    Nje gje eshte e vertet se jemi mbrapa nga shtetet tjera te Europes , edhe turqia eshte para nesh.

    Per tu kthy ne tem : Un jam kunder marteses me serbet , kam fjalen per kto martesat e dyshimta .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 26-01-2009 më 12:38

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Marre nga statistikat e Ministrise se Republikes se Kosoves.

    "Total number of children, pupils and students during the educational year of 2006\2007 was 465.113. In preschool education were 25.670 children, in 9-year education were 322.381 pupils, in secondary-high education were 88.974 pupils, in 9-year special education were 728 pupils, in high-secondary special education were 86 pupils, and in University of Prishtina, in the academic year of 2006/2007, total of 27.274 students have attended studies. If we compare these data with educational year of 2005/2006, there is an increase in the secondary-high education for 14.339 pupils; there is an increase also in the 9-year special education for 25 pupils. In secondary education there is an increase as a result of opening of the class 13, in this way, extending the secondary-high education."

    Nga 322,000 studente te ciklit te ulet, vetem rreth 1/4 e tyre vazhdojne shkollen e mesme, rreth 88,000, dhe me pak se 9% e tyre do kene arsimim te larte. Me pak fjale, vetem 1 ne cdo kater Kosovare te ketij brezi mbaron shkollen e mesme, dhe vetem 1 ne cdo 11 ka shkolle te larte. Nqs ky nu te duket ty si nivel i ulet arsimimi une nuk di se cfare te them.


    Mendoj se shume shqiptare te islamizuar ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, sot jane ne nje gjendje mendore si shqiptaret e Shqiperise nen komunizem, pasi te dy promovojne nje shoqeri te mbyllur, vet-izoluese, kryenece dhe injorante, aspak eksploruese, kureshtare, progresiste dhe vitale. Ne thelb te dyja grupimet e shikojne ekzistencen e shqiptarizmit brenda kornizave ideologjive dhe kulturave perkatese - komuizmit, dhe islamit. Dikur ne komunizem martesa me nje te huaj (fut ketu edhe me nje te deklasuar) shihej si nje anti-shqiptarizem, dhe aleance me armikun, ashtu sic shihet sot nga te islamizuarit. Ne komunizem martesat me te huajt ishin te pranueshme per aq kohe sa ky i huaj ishte aleat ideologjik, si psh me ruset para prishjes, edhe sot per islamiket martesat me nje turk eshte mese e pranueshme se ata jane islamike, por jo me nje Serb, edhe pse historikisht shqiptaret kane vuajtur njesoj nga te dyja palet.

    Me tej te dy jane antagoniste me stilin perendimor te jeteses, dhe orientimin perendimor te shqiptareve, c'ka eshte nje orientim kunder interesit tone kombetar. Besoj se ne kete biem dakort. Pra ne thelb, ky patriotizem i zhytur ne injorance e mos-arsimim, eshte aspak pragmatik dhe anti-interesit tone, eshte nje patriotizem primitiv, deri ne peshtirosje. Kur nje komb nuk arrin te dalloje se cili eshte interesi i vet, ai komb eshte jo shume larg te qenit barbar.
    Ke sjellë të dhënat (një pjesë) në anglisht për me u dokë ma cool (turum).

    Të dhënat janë marrë nga Ministria e Shërbimit Publik të Kosovës.
    Numri i fëmijëve, nxënsve dhe studenteve gjatë vitit 2006\2007
    Gjithsej numri i fëmije, nxënësve dhe studenteve gjatë vitit arsimor 2006\2007 ka qenë 465.113, ndërsa në vitin arsimor 2005\2006 në Kosovë kana qen 452.754 fëmije parashkollor, nxënës dhe student nëse e krahasojmë këtë me vitin 2006\2007 kemi rritje të numrit për 12.359 . Në parafillor kanë qenë 25.670 fëmijë, në arsimin 9 vjeçar kanë qenë 322.381 nxënës, në arsimin e mesëm të lartë 88.974 nxënës, në arsimin 9 vjeçar special 728 nxënës, në arsimin e mesëm të lartë special 86 nxënës, dhe në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2006/2007 kanë vijuar studimet gjithsej 27.274 studentë. Nëse i krahasojmë këto të dhëna me vitin arsimor 2005/2006, rritje kemi te niveli i arsimit të mesëm të lartë për 14.339 nxënës, pastaj rritje te numrit kemi te arsimi 9 vjeçar special për 25 nxënës. Në arsimin e mesëm kemi rritje te numrit e cila është si rezultat i hapjes së klasës së 13 pra është zgjatur niveli i arsimit të mesëm të lartë. Ramja e numrit të nxënësve kemi edhe në arsimin fillor 9 vjeçar për 483 nxënës, kjo ramje asht reflektuar edhe nga numri i vogël i lindjeve gjatë periudhës së luftës në Kosove 1998\1999. Zvogëlim te numrit kemi në parafillor për 81 fëmije, dhe në arsimin e mesëm special për 8 nxënës. Mendoj se kjo ramje do te ndodh prapë duke u bazuar në numrin e fëmijëve të lindur në Republikën e Kosovës. Psh. Në vitin 2005 në Kosovë ka pasur 37.218 lindje të gjalla dhe në vitin 2006 kemi ramje në 34.187 lindje.


    Teksti vazhdues i shkrimit tënd (në citat),ne në Kosovë i themi "rrokopenlla"!.Pra je shumë "fukara" me njohurit për dhe rreth Kosovës!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga Harudi Lexo Postimin
    Teksti vazhdues i shkrimit tënd (në citat),ne në Kosovë i themi "rrokopenlla"!.Pra je shumë "fukara" me njohurit për dhe rreth Kosovës!
    Kshtu eshte kur sja ke iden ku gjindet Kosova , a e lexove si tha : vetem 1/4 vazhdojn shkollen e mesme , desh i besova. :P



    Ardi_Pg_ID
    Do doja te dija e nje statistike se eshte numri i atyre te rinjve qe vazhdojne studimet e kuranit. ja ku eshte ndikimi i fese ne kete fenomen.
    Ne vitinn 2008 ne Fakultetin e Studimeve Islame ne Prishtine diplomuan 25 student. Ndersa ne vitin 2001 diplomuan vetem 5.
    Per 7 vite u pesefishua numri i te diplomuarve , poashtu ka te tjer qe studjojn Islamin ne shum vende te tjera.
    Pra interesimi per te studju po rritet ne gjitha fushat.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  4. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •