-
i/e regjistruar
Fjale Imzot, fjale!
Fjale Imzot, fjale!
Mentor Nazarko/
Kritikat e njepasnjeshme te sintonizuara te bashkesise nderkombetare qe i jane rezervuar ditet e fundit autoriteteve shqiptare ne menyre te drejteperdrejte ose jo, me burim vende te vecanta apo institucione globale si FMN-ja, nuk po gjejne pergjigjen me te mire prej te akuzuarve. Ajo qe eshte e perbashket ne keto kritika, eshte shqetesimi qe ka krijuar tek bashkesia nderkombetare, lidhja e politikes me krimin e organizuar ne kete moment aktual. E perbashketa ne reagimin e politikes sone eshte nderkaq mospranimi ose shkarkimi i fajit tek kundershtaret.
P.sh.; a ishte menyra me e mire per te reaguar, ajo nepermjet analizave, e zgjedhur prej kryeministrit Nano qe ka fatin te jete i godituri kryesor i ketyre kritikave nderkombetare? Apo eshte e drejte menyra qe zgjodhi Berisha duke ja hedhur tere fajin qeverise? Nuk duket e drejte gjithashtu rruga qe kane zgjedhur ministra te vecante, me i fundit ne rradhe zoti Islami i cili ja percolli qyrkun e fajit opozites dhe segmenteve te mazhorances, te cileve edhe me lejen e Nanos ai i shpalli lufte.
Ne banken e te akuzuarve eshte tere politika shqiptare, ne pozite dhe opozite pa perjashtim, e qe eshte gjendur ne situata te ngjashme edhe kohe me pare. Kujtojme fillimet e nje fushate perendimore si ajo ne vitin 1996, me shkrimet e Endrju Gambell ne gazeten britanike "The Indipendent" me titull "Qeveria gangstere qe ne financojme". Sot kemi dy shembuj ilustrues publike. Bllokimi prej 6 muajsh ne parlament i ligjit me sponsorizim amerikan, "Per deklarimin e pasurive te politikaneve", kunder te cilit jane te gjithe, e qe eshte shume kompromentues. Politikanet shqiptare te bashkuar edhe ne frymen e marreveshjes Nano- Berisha, nuk duan qe sipas projektligjit te deklarojne edhe origjinen e pasurive te familjareve te tyre, deklarim qe nese verifikohet rigorozisht, con edhe tek lidhjet e politikes me krimin. Shembulli i dyte eshte bllokimi i ligjit per dyqanet pa taksa, te perdorur per kontrabande te mbrojtur politikisht e ku u shquan te gjithe. Megjithate, pozita qe ka pergjegjesite qeverisese, eshte fajtorja numer nje. Fjalimet e pafundme te zotit Nano qe rregullisht deften me lejen dhe ne vemendjen tone, se i njeh mire problemet dhe nuk ka bere shume pervec fjalimeve per t'i shmangur, as edhe konferencat e zotit Islami nuk zgjidhin gje. Duhen vepra, imzot, jo fjale. Te pakten ne rastet kur ke edhe gurin, edhe arren ne dore.
-----------------------
--------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranevar?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt