Close
Faqja 0 prej 50 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 500
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Poezi nga Diabolis

    vjersha;

    Faleminderit!

    Mirėardhshi e mirėshkofshi.

    SI NJĖ BUZĖQESHJE E ARTĖ VRESHTARĖSH

    Kėto vargje tė harruara mbetur
    Si nė qilar tė errėt vera e vjetėr,
    Mes pluhurit tė viteve janė kredhur,
    Sikur nė botė s'ka njerėz tė etur.

    Pėr miq tė rrallė disa vargje tė gjetur,
    Si njė gotė kristal me brusko tė kthjellėt
    Nė buzėt e Bukuroshes sė Fjetur,
    Qė mė e mahnitur se kurrė ka mbetur.

    Janė natyralė, vargje tė zgjedhur,
    Si mushti qė rrjedh prej hardhisė sė gjelbėr,
    Kokėrr pas kokrre nga veshuli i pjekur,
    Nėn kėmbėt e bardha tė vajzave tretur.

    Shpresoj, kėta vargje larg njerėzve fshehur,
    Si njė buzėqeshje e artė vreshtarėsh,
    Qė tė afrohet brengėn pėr tė tė hequr,
    Njė zjarr nė shpirt e mendje tė lenė ndezur.

    Mund tė mos ketė asgjė pėr t'u magjepsur,
    Nė qofshin uthull, tė ėmbėl a tė turbullt,
    I shijoni si verėn nga pak e me tė gjerbur:
    Ribleron hardhia gjuhė pėr tė regjur.

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Thuaj diēka

    THUAJ DIĒKA

    E Hėna, e Hėna, e Hėna,
    Ėshtė lindja e Diellit nė agim,
    Puhia e freskėt nė zhegun e verės,
    Burbuqja e ēelur e mollės,
    Filizi i bimės qė po del,
    Poleni i zambakut mbi liqen.
    E Hėna, e Hėna, e Hėna,
    Fillimi i njė pune tė mirė,
    Magjia e vezės kur ēel,
    Shkroftima e kalit nė nisje,
    Shkėlqimi i vesės nė zabel,
    Njė pikėz shi e rrebeshit qė vjen.
    E Hėna, e Hėna, e Hėna,
    Tunduese si buzėqeshja e parė,
    Premtim pėrherė i porsathėnė,
    Flakėz e artė nė zemėr rėnė,
    Puthje qiellore pėrgjysėm e lėnė,
    Miratim nė heshtje i fajtorit tė pazėnė.
    E Hėna, e Hėna, e Hėna,
    Ėndėrr e prishur nga rregulli i lojės,
    Mur ndarės tashmė i rėnė,
    Oaz i freskėt mes rėrės,
    Femėr hirplotė nė dritare,
    Degėz ulliri nėn Hėnė.
    E Hėna, e Hėna, e Hėna,
    E Hėnė!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    D.D!
    Ore mik mirė se erdhe dhe tė lumtė!
    Me dashuri
    A.D.

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    SKILE E VJETĖR

    Ja pra, s’u largua mėrzia,
    Kjo skile e vjetėr e natės,
    Veē shtohet nė ballė si rrudha,
    Dhe hunj ngul nė gardhin e jetės.

    E ndoqa pėrnatė ku munda,
    Si qeni mes arės me thekėr,
    Derisa njė mbrėmje pėrhumba,
    E kotesha pranė zjarrit si qėnie tjetėr.

    S’mė bėhet tė tremb mė mėrzinė,
    I shtyrė prej zakonit tė vjetėr,
    Por keq mė vjen pėr rininė,
    Kaluar duke ndjekur njė dhelpėr.

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Shume e bukur poezia "Thuaj dicka" .
    Thx D D , per kenaqesine qe na dhe.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Largim

    Unė ika,
    E dera kėrciti thatė mbas meje,
    Mendimet mė ndoqėn rrėmbyeshėm
    Si vrundulla ere.
    Gjithkund nėpėr dhomė
    Mbetėn ca fjalė tė zakonshme mesdite,
    Pėr jetėn, pėr vdekjen,
    Pėr mishin, pėr shpirtin.
    Ngrinė lėvizjet,
    Si gjymtyrėt e njė lodre tė ē'kurdisur,
    E pluhuri i harresės mbi t'o,
    Shtroi dy gisht.
    Nė rrjeta vdekjeprurėse
    Pėrpėliten mė kot ca kujtime.
    Unė ika,
    E mora ē'munda me vete,
    Mbeti vetėm njė kalė i drunjtė
    Dhe mrekullia e njė komete.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mos!!!
    Mos u vetkrahaso me kalin e drunjtė!!!!!!!!!!
    TĖ LUTEM!
    Ti je qėndistar nė varg e mendim, pse hallakatesh me emėrtime "kali i drunjtė"?.......
    Tė merr keqen ai "kali" ty dhe ajo " dhelpra"...Se ti je KALORĖS nė poezi

    Me dashuri Agim

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Poetėve

    Po ē'patėn me Atdheun tim perėnditė,
    Nė vend tė shiut derdhėn poezitė,
    Dhe nuk lėshuan rrufe e shkreptima,
    Por mė tė fuqishmet vargje dhe rima.

    Mos vallė qė kėtij trupi tė robtuar,
    Njė shpirt bujar fisnik pėr ti mblatuar;
    Pse ndryshe do tė ishte a s'mė thoni,
    A s'janė poetė gjithė sa nderoni.

    Atdhe i dashur, madhėshtor mes qiejsh,
    Me fjalė pamtarėsh bukurosh ngrihesh;
    Nderim pėr ta, tė gjallė e vdektarė,
    Tė zemėrzjarrtit tė pavdekshėm farkėtarė.

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    DD.... Urime.
    Sidomos poezia e pare ne stil e ne gjetje e ne ndjeshmeri me ka pelqyer sa nuk thuhet.
    Sinqerisht macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    GJUMI

    M'u tulat gjumi,
    Prej halleve nė jetė,
    Si zogu nėn gjeth,
    Prej skifterit tė frikshėm tek retė.

    M'u ēakėrdis gjumi,
    Prej halleve nė jetė,
    Si zogu kur brof fluturimin,
    Pasi skifteri u bė njė pikė e vogėl tek retė.

Faqja 0 prej 50 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •