Te dashur anetare te forumit...shpresoj tju gjej mire me keto rreshtaUne jam ELBO ne Chat...jam i ri me kete nick por i vjeter ama ne chat...duhet te jene bere 3 vjet besoj
ELBO e zgjodha ngaqe jam nga Elbasani...nje pershendetje te gjithe elbasanllijve ketu ne kete forum!!! Por ELBO dmth edhe ELian-BOlogna...une jam Eliani,23 vjec kete qershor...Aktualisht ndodhem ne Bologna,Itali dhe studioj per informatike...
,jam perdorues i mire i sistemit operativ Linux
dhe i keq i Windows-it...urrej politiken e Billit
Jam tip i qete...dhe ndonjehere paksa i mbyllur ne vetvete...edhe pse mundohem qe te mos e shfaq dhe ti hapem te tjereve. Me pelqen muzika...sidomos R&B,Hip-Hop,black music ne pergjithesi...por ka raste kur degjoj vetem Rock dhe asgje tjeter...varet nga koha. Ah me pelqen shume te masterizoj CD pasi ketu kushtojne shtrenjte...biles tani se fundi po i kushtohem filmave ne DVD
Cfare tjeter...ah jam i gjate 1.83(me duket...po s'qeshe shkurtuar...po plakemi dreqi ta marrte),pesha me mire spo e them se pastaj ha shume dhe shendoshem...me pelqen te jem ne linje dhe sportiv...muskuj nuk kam shume por ato qe kam ama,e bejne punen
Kam sy kaf dhe floke te shkurter geshtenje ne te celur.
Kaq per tani...ju uroj gjithe te mirat kujtdo qe e mbaron se lexuari kete prezantim...he se shaka bera se nuk para sjell fat te keq
(jam ateist dhe aspak supersticioz)
Ah tek kjo fotoja kam dale ketu ne lab...thashe ta ve nje se ajo e para qe vura ishte bardhe e zi...(meqe ra fjala...per mjeshtrat e fotove ketu...di ndonjeri nese kthehen dot me ngjyra fotot b/z???)
ika tani se u zgjata shume me duket...hugs to the boys and kisses to the girlies !!! ciaooooo
Krijoni Kontakt