Koka e tim'eti.
Sot e mbyllem dyqanin shpejt ngaqe ishte e diele. Ishim te lodhur, une me B ,vellai im dhe babai. Mamaja iku qe ne kater.Kur u nisem per ne shtepi me tre makina te ndryshme babai doli i pari pas tij dola une dhe pas nesh vellai im qe eshte me i vogel.
Tek shikoja silueten e erret te tim'eti qe pas xhamit te madh e te avullt te oldsmobilit 10 vjecar me erdhi keq.Ishte lodhur sot. Koka i eshte bere e bardhe, po plaket.Me erdhi keq.
Ai ecte para, me 25-30 milje ne ore ngaqe ka "bezdi" ta ndalojne policet, anglishtja eh anglishtja, une vija prapa me B. gruan time qe me kishte mbeshtetur koken ne sup dhe lozte me radion, dhe pas nesh vinte vellai im i vogel qe ashtu si edhe ne shikonte silueten time, mbase me momente edhe te babait.
Jeta eshte e cuditshme dhe e lodhshme- ka qene duke menduar im'ate zhytur ne sediljen e gjere dhe duke ngare me kujdes makinen.
Ja nga pas kam te dy djemte e mi qe tani jane bere burra, qe ndonjehere dhe shpeshhere biles me japin mendje, e kujt mua.Po jane djem te zote, u rriten, kane tere jeten perpara. I madhi u martua, na iku. I vogli prit edhe ca. Familja jone qe ka kaluar aq e kaq halle e gezime.Familja eshte jeta.Jeta eshte e cuditshme dhe e shkurter, shume e shkurter. Kam bere plot gjera, plot kam perpara akoma, do shoh familjet e djemeve qe i kam edukuar vete, ashtu sic duhet, djeme te mire, te zote.
Jashte eshte ftohte, ka bere ngrice kete jave, - 14 grade celsius shkoi mbreme, eh ky vend muti, ne fund te botes.
Une. Po une c'te mendoj? Jam mbushur perplot me keqardhje dhe me nje ndjenje te thelle respekti per koken e tim'eti dhe perpiqen te marr me mend cfare llois me vete ne keto dy tre milje rruge qe bejme pernate per tu kthyer ne shtepite amerikane prej lodre. B. nuk di gje, tek luan me radion une i them qe e dua shume dhe gezohemi te dy ngaqe kjo eshte e vertete.Po ajo nuk hyn hic ketu.
Vellai im, qe ne keto caste duhet te jete duke shfyre me ze sepse i takoi te dilte i fundit nga parkimi. Nuk eshte gjynah? Makine e 2003 te ece zvarre se breshke me 30 milje ne ore?
Me copeza, aq sa mund ti lejoje pamja, mund qe edhe ai te merret me koken e babait . Mund te jete duke menduar plot gjera te tjera, por ngaqe e kam mbrapa nuk po perpiqem ta marr me mendje.
Kalojme 6 semafore dhe tek i 7-ti me duhet te kthehem majtas, ne apartametin tim, duke i lene ata te dy te bjene edhe nje milje me shume per tek i tyri. I jap nje flash me drita teim'eti per ti thene naten e mire, vellai me jep nje mua, i bie borise dhe mbeten te dy pas njeri tjetrit.
Une. Une mendoj akoma per koken e thinjur te tim'eti, me kujtohet i gjithe farefisi me ngadale dhe me mall. Perlotem. Kur B. me pyet i them : C'dreqin patem qe erdhem ketu?
Krijoni Kontakt