Dhent zoti e nuk eshte keshtu si mendon ky!!!
-----------------------------------------------------------
-----------------------------------------------------------
Zëvendëskryeministri dje në analizën e Ministrisë së Jashtme
Meta: Tiranë-Beograd, boshti i stabilitetit në rajon
TIRANË - Prioritet i politikës së jashmte shqiptare do të jetë ndikimi në ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit, si dhe veçanërisht në nxitjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë. Marrëdhëniet Shqipëri-Jugosllavi, sipas ministrit të Jashtëm, Ilir Meta janë boshti i stabilitetit të rajonit të Ballkanit. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta dha këtë vlerësim gjatë analizës vjetore të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas tij, Shqipëria është bërë jo vetëm nxitëse dhe mbështetëse, por ajo që është më e rëndësishmja, ajo është një prodhuese në rritje e stabilitetit rajonal. “Marrëdhëniet e ripërtërira midis Shqipërisë dhe Serbisë, si dy nga vendet më të rëndësishme të rajonit, duhet të bëhen një bosht afatgjatë stabiliteti dhe bashkëpunimi në Evropën Juglindore. Kjo nuk është vetëm një dëshirë, por është dhe një realitet që ne e kemi kuptuar dhe ndajmë të njëjtin angazhim me autoritetet demokratike të Beogradit dhe në Podgoricë. Kohë më parë i kam krahasuar simbolikisht këto marrëdhënie si ato me boshtin themelues dhe aktual të Evropës, pra midis Francës dhe Gjermanisë.
Jam edhe më i bindur sot se, nëse ecim me ritmin e muajve të fundit, nëse ndërtojmë edhe më tej mirëbesimin reciprok me këtë dëshirë të përbashkët, Ballkani Perëndimor do të gjejë rrugën më të drejtpërdrejtë jo vetëm për zhvillimin e vendeve dhe përparimin e kombeve që e përbëjnë, por edhe për t’ju bashkuar Evropës së Bashkuar sa më shpejt”,-theksoi Meta në fjalën e tij. Ndërsa për çështjen e statusit e Kosovës, zv/kryeministri i bëri thirrje faktorit politik kosovar që të mos krijojnë konflikte më ndërkombëtarët për zgjidhjen e të ardhmes së Kosovës. “Çështja e ardhmërisë së Kosovës është një çështje e vendimit demokratik, e qytetarëve të saj në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, duke treguar se kosovarët janë të aftë, të gatshëm dhe në lartësinë e përgjegjësive që kërkon era e re e rajonit tonë. Eshtë shumë e rëndësishme që qytetarët e Kosoves dhe forcat politike të saj të synojnë një status me ndërkombëtarët dhe jo në konfrontim, por akoma dhe më keq, kundër ndërkombëtarëve. Statusi i Kosovës duhet të synojë në rritjen e mëtejshme të stabilitetit në rajonin tonë, të bashkëpunmit dhe integrimit rajonal dhe duhet të jetë nën vizionin e integrimeve rajonale dhe të integrimit në BE të rajonit tonë”,-theksoi Meta. Zv/kryeministri i ka dhënë shumë rëndësi marrëdhënieve mes SHBA-në, si aleati më strategjik i Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore dhe me shtetet anëtare të BE-së. “Marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë janë parësore, si dy nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe njëkohësisht, me të gjitha vendet anëtare të BE dhe gjithë ato që kanë marrë ftesën për t’u anëtarësuar atje”,-theksoi Meta. Ai shpresoi se gjatë presidencës së BE-së të Greqisë dhe Italisë, Shqipëria të arrijë hapa të mëtejshme për pranë BE-së. “Viti 2002 do të mbetet si vit i rëndësishëm për stadin e ri të marrëdhënieve të vendit tonë me Bashkimin Evropian, veçanërisht për vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për të miratuar mandatin për fillimin e bisedimeve për Marrëveshjen e stabilizim-asociimit të Bashkimit Evropian me Shqipërinë, të cilat do të fillojnë formalisht në ditët që vijnë me rastin e vizitës së presidentit të Komisionit Evropian z.Romano Prodi, që përbën një kulm të ri në marrëdhëniet e deritanishme të vendit tone me Bashkimin Evropian dhe një ngjarje nga më të shënuarat në historinë e politikës së jashtme të vendit. Por ky moment është vetëm pikëfillimi e një ushtrimi më të vështirë, atij të negociatave, të angazhimeve të reja dhe përpjekjeve të përbashkëta që duhen bërë për t'i vënë ato në jetë. Ne duhet të kemi mirë parasysh se jemi pikërisht ne që kemi në dorë butonin e shpejtësisë të ecjes sonë drej BE-së"”,-theksoi Meta.
B.Hoti
-----------------------
------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt