ne c'do kthim timin
nje ikje...
nje pritje...
Dhe ca fjale
te thena ashtu kot
se u be kohe e gjate
e s'kam me lot...
.................................................. .................................................. .....Epo nami te behet do e shpreh dhe une (te pakten njehere) qe edhe pse kur jam ne Shqiperi merzitem nese rri me teper se nje muaj E dua e dua e dua......
E lashte sa vete koha je
por fron i rinise tek ti
ka rrenje te thella
sa e bukur
dhe pse rende plagosur...
C'fat i lig moj Shqiponje
armik i huaj dot s'te mundi
yt bir pas shpine thiken t'a nguli?!
Shekuj qe s'fluturon
shekuj qe plaget
ti mjekojme me dhe
ne bijte e tu
jetime me nenen gjalle
vrapuam si te marre
drejt rrugeve te botes
te harronim s'ditem
ne ikje nga nxitimi
S'fikem driten
Malli na mbyti
neper keto drita neonesh
eshte ftohte pa diell...
Kthehemi tek ti
me zemer te ndritur
por ikim prape
ne deshperim te zhytyr
Tani kur ikim
nuk vrapojme
zvarrisim kembet
duke mallkuar diten
As prane teje
as larg teje s'gjejme qetesi...
Sa here enderroj te te shoh
ne qiellin e kalter
dhe me gezim femijeje
Ti them botes mbare:
"Ei ti, ndalu nje cast
shikoje Shqiponjen time
ka ardhe te me marre"
Krijoni Kontakt