Si duket kjo eshte "Lulezimi i demokracise perendimore"ne vendin ton.Por deri kur populli do duroje nje lulezim te kesaj demokracie mbetet te shohim,se sa u perket liderve politik dhe vet shtetit shqipetar jo vetem tek ne ketu por edhe ne trojet tjera shqipetare ,ajo po shifet cka eshte duke ndodhur dhe si duket edhe cka do ndodhe me kete lloj demokracije.
Plumb pas koke çiftit në Tiranë
TIRANE (21 dhjetor) - Ekzekutohet me plumb pas koke një çift pranë Gjykatës së Faktit në Tiranë. Fatmir Dautaj, një i ri rreth të 30-ve, pronar i barit "De Jure" në njërin prej pallateve të reja pranë Gjykatës së Faktit në Tiranë ka ndaluar para pallatit ku banakierja e tij, Shpresa Shkreta, nga qyteti i Lushnjes, banonte me qira së bashku me të motrën. Por, ndërsa po ndaheshin disa plumba pistolete i qëllojnë për vdekje të dy. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë rreth orës 22:30 në pjesën e pasme të Gjykatës në brendësi të lagjes. Në momentin që ka ndodhur krimi, por edhe më më pas, në atë lagje ka mbizotëruar një errësirë e plotë. Dikush nga banorët e lagjes ka lajmëruar policinë dhe në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra forca policore që janë përpjekur në gjysëm errësirë (vendin e ndriçonin vetëm me dritat e makinave të policisë) të identifikonin personat dhe të grumbullonin provat e krimit. Sipas burimeve paraprake hetimore, mendohet se autori ka qenë një person që priste Fatmirin të vinte për të përcjellë banakieren dhe aty ka parë si vendin më të përshtatshëm të ekzeku-timit. Të parin ai ka qëlluar Fatmirin. Por, mesa duket, dyshimi se mos e njihte më vonë Shkreta dhe ulërimat që ka lëshuar ajo (britmat e saj i kanë dëgjuar banorët e pallatit) kanë kushtëzuar vendimin e vrasësit për të qëlluar edhe mbi vajzën nga Lushnja. Më pas, i favorizuar më së miri nga errësira e plotë në lagje dhe nga rrugicat e panumërta aty, autori është larguar qetësisht dhe banorët nuk kanë dëgjuar as zhurmë makinë, çka tregon se ai është larguar në këmbë mesa duket deri në rrugën kryesore. Kufoma e vajzës është gjetur vetëm një metër larg makinës së ndezur tip BMW me targë Tr 8608 G, rrethanë që tregon se ajo ka tentuar të ikë. Ndërsa djaloshi i ekzekutuar pas qafe është përulur dhe koka i kishte rënë në sediljen e parë të pasagjerit. Burimet policore shtojnë se Dautaj ka qenë një persona me probleme disa herë për policinë shqiptare, i dyshuar si autor i disa grabitjeve në rrethin e Kukësit. Megjithatë, në rrethana që pritet të saktësohen në ditët në vazhdim ai kishte qenë si emigrant në disa vende, si Zvicër e Belgjikë nga ku nuk kishte më shumë se 5-6 muaj që ishte kthyer. Pas kthimit ai kishte marrë lokalin me qira dhe po ashtu ishte edhe një banues me qira në krye-qytet. Ndërkohë, policia nisi të hetojë përveç pistës së hakmarrjes edhe rreth ndonjë përfshirjeje të tij në krimin e organizuar apo trafiqet e ndryshme që gëlojnë në vend. Grupi hetimor kishte sekuestruar provat e gjetura, si gëzhojat e plumbave. dxh/ko (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
-----------------------------
--------------------------------
Oj sharki e lehte si era , aka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt