Le te njohim me mire kryetarin e ardhshem te mafies me nick "partia socialiste" .. damarrucin , antar me koresponndenc te bandes hakmarrja, xhepistin, tritol venesin e mjeshtrin e shpifjeve erion Braēe..
---
RD
PD do t`i kėrkojė Prokurorisė heqjen e imunitetit tė deputetit tė PS pėr zbardhjen e lidhjeve kriminale me bandėn e Lushnjes
Bogdani: Braēe, i skeduar nga drejtėsia italiane
Partia Demokratike rikujtoi dje se, ylli shkėlqyes i politikės sė re tė Ramės, Erion Braēe, figuron i skeduar nga Prokuroria italiane si bashkėpunėtor dhe asistent i bandės sė Lushjnes. Zėdhėnėsi i PD-sė, Gerti Bogdani, duke hedhur poshtė trillimet e njėjta tė gatuara nė disa tė pėrditshme nga Braēe dhe Baze tha se, "ylli shkėlqyes i Edi Ramės, zėdhėnėsi i parė i politikės sė re, Erion Baze, rimori shpifjet dhe trillimet e gjobė - prerėsit Mero Braēe". Bogdani risolli nė vėmendje pėrgjimet e Prokurorisė italiane, tė cilat konkluduan se Erion Braēe pėrmendej nė bisedėn mes anėtarėve tė bandės sė Lushnjės si asistent i organizatės kriminale pėr t`i mundėsuar asaj instalimin e pikave tė karburantit pėrgjatė autostradės Lushnjė-Fier. "Duam t'i rikujtojmė opinionit publik, se Erion Braēe ėshtė i skeduar si bashkėpunėtor dhe asistent i Enver Dondollakut, nga regjistrimet e bėra publike nga autoritetet e vendit fqinj dhe para tij, akuza shumė tė rėnda bien mbi tė nė lidhje me historitė e Kadriovskit", tha mė tej zėdhėnėsi i PD-sė. Bogdani tha se, nėse Braēe nuk dorėzon imunitetin parlamentar pėr t`u hetuar pėr kėto lidhje kriminale, atėherė Partia Demokratike do t'i kėrkojė Prokurores sė Pėrgjithshme heqjen e imunitetit tė tij nė mėnyrė qė t`u faktohen tė gjithė shqiptarėve aferat e tij me bizneset e bandės sė Lushnjės. "Zoti Braēe duhet tė lėrė imunitetin e tij, nė tė kundėrt Partia Demokratike do t'i kėrkojė Prokurores sė Pėrgjithshme, znj. Rama, heqjen e imunitetit tė deputetit Braēe, qė tė faktohen para tė gjithė shqiptarėve tė gjitha lidhjet e tij me Dondollakun dhe Kadriovskėt", tha zėdhėnėsi i PD-sė. Ai shtoi se, erionėt e Ramės citojnė shpifjet dhe trillimet e njėri-tjetrit si risitė apo novacionet e politikės sė re, por qė pėr ēdo shqiptar ėshtė bėrė e qartė se pėrfaqėsojnė njė seri mashtrimesh. Nė kėtė kontekst, Bogdani i kėrkoi yllit shkėlqyes tė politikės sė re tė Ramės, qė para se tė riprodhojė shpifjet dhe trillimet e tender-lėpirėsit Erion Baze do tė bėnte mirė tė jepte sqarime pėr veprat qė e lidhin me Dondollakun dhe Kadriovskin. "Do tė ishte mirė, qė zoti Braēe tė bėhej burrė dhe tė dorėzonte imunitetin dhe tė shkojė tė hetohet pėr kėto lidhje", u shpreh zėdhėnėsi i partisė mė tė madhe nė vend. Duke iu referuar reagimeve tė Braēes pas kėtyre deklaratave, Bogdani tha se ylli shkėlqyes i politikės sė re tė Ramės duhet tė heqė dorė nga shantazhet dhe presionet publike apo jo-publike, pasi ato nuk impresionojnė askėnd. Ai theksoi se Braēe po dėshmon se ka frikė nga e kaluara e tij e errėt, dhe lidhjet e tij me organizatėn kriminale tė Lushnjės.
Elis KUĒI
Emri i Erion Braēes nė dosjen penale tė Prokurorisė italiane, sekser nė tenderat e bandės kriminale
Pėrgjimi i italianėve, njeriu i Edi Ramės nė bandėn e Aldo Bares
Nė numrin e nesėrm gazeta do tė publikojė tė plotė edhe implikimin e kreut tė PS, nė aferat e kėtyre bandave kriminale sipas pėrgjimeve tė vendeve mike
Nėnkryetari i Grupit parlamentar tė PS, Erion Braēe, konsiderohet si njė nga njerėzit e besuar tė bandės kriminale tė Aldo Bares dhe si njė sekser i kėsaj bande nė aferat ekonomike tė ndėrmarra prej saj deri tre vjet mė parė. Gjithēka ėshtė zbardhur nga njė sėrė bisedash tė pėrgjuara tre vjet mė parė nga Prokuroria italiane mes anėtarėve tė bandės famėkeqe tė Aldo Bares. Nė kėto pėrgjime emri i njeriut tė afėrt tė Ramės, Erion Braēe citohet si garanti i tenderave qė kjo bandė kėrkonte tė fitonte dhe si kompensim anėtarėt e bandės i premtonin si pėrfitim njė sėrė pikash karburanti pėrgjatė autostradės.
Braēe ka dalė garant tek njėri prej anėtarėve tė bandės sė Aldo Bares pėr fitimin e tenderit tė autostradės Lushnje-Fier, ndėrsa vetė Erioni do tė pėrfitonte nė ndėrtimin e pikave tė karburantit pėrgjatė autostradės. Ky fakt ėshtė zbuluar nga Prokuroria italiane gjatė pėrgjimit tė bisedave tė anėtarėve tė bandės sė Lushnjes. Pėrgjimet e realizuara nga Prokuroria italiane pėr anėtarėt e "Bandės sė Lushnjes" kanė nxjerrė nė dritė edhe pėrfshirjen e disa politikanėve tė majtė, njėri ndėr ta ėshtė edhe Erion Braēe.
Nė njė bisedė tė pėrgjuar mė 11 prill 2004, mes Alfred Shkurtit (Aldo Bare) dhe Alxhi Nallbanit diskutohet mundėsia e fitimit tė tenderit pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Fier dhe marrja e ekskluzivitetit pėr vendosjen e disa pikave tė karburantit pėrgjatė autostradės. Nė diskutimet pėr tenderat, inkuadrohet dhe emri i Erion Braēes, deputet i Partisė Socialiste. Sipas kapitullit 18, faqe 398, tė dosjes penale tė Prokurorisė italiane, eksponenti socialist qė nė atė kohė drejtonte dhe gazetėn "Zėri i Popullit", nė komunikimin me pjesėtarė tė organizatės sė dyshuar kriminale, kishte deklaruar se gara e tenderit do tė fitohej nga disa sipėrmarrės tė njohur nga ai. Prokurori italian Dionixhi Tibone, ka pėrfshirė nė dosjen pėr pjesėtarėt e "Bandės sė Lushnjes" edhe tekstin e zbardhur tė bisedės sė pėrgjuar. Biseda e regjistruar nga autoritetet italiane tė drejtėsisė, mban datėn 11 prill tė vitit 2004 dhe u kap nė numrin e Alxhi Nallbanit. Ai kreu njė bisedė telefonike me Aldo Baren, i njohur dhe si Alfred Shkurti, qė posedonte njė numėr turk. Biseda pėrqendrohej nė pėrpjekjet pėr tė fituar tenderin pėr ndėrtimin e autostradės Fier-Lushnje. Nė lidhje me kėtė argument, Nardi (Renardo Nallbani), vazhdonte me faktin se kishte folur me Erion Braēen. Ky i fundit i kishte treguar se gara e tenderit do tė fitohej nga disa sipėrmarrės italianė, tė njohur nga ai. Biseda vijonte mbi projektin qė kishte organizata kriminale, "tė bazuar nė shtytjen nga deputeti socialist Braēe, me synimin pėr tė fituar tė drejtėn ekskluzive tė instalimit, mbi tė gjithė rrjetin autostradal nė diskutim, tė disa distributorėve tė benzinės tė administruar direkt nga grupi kriminal".
Komunikimi mes kapobandės Aldo Bare dhe Alxhi Nallbanit, ėshtė ndalur dhe pėr udhėtimin nė Gjermani qė Alxhi kishte bėrė me Renardo Nallbanin, i quajtur Nardi. Nė kėtė pikė biseda bėhet e paqartė, pasi Shkurti tregon se ka patur njė shkėmbim fjalėsh me bashkėqytetasin i quajtur "doktori", i cili po i linte mėnjanė interesat e grupit tė tyre. Alxhi replikon se nė momentin e rikthimit nė tokėn shqiptare "do tė merrej me doktorin". Aldo Bare cilesohet nga Policia dhe Prokuroria shqiptare si kryetar i njė organizate kriminale, e njohur si "Banda e Lushnjes". Grupi kriminal me tė pakten 20 anėtarė, disa prej tė cilėve po gjykohen nė Tiranė dhe tė tjerė nė Torino tė Italisė, akuzohet se ka kryer njė seri vrasjesh dhe krimesh tė tjera tė rėnda gjatė dekadės sė kaluar, kryesisht nė Lushnje dhe Tiranė. Bare ėshtė arrestuar nė Turqi, dhe pritet tė ekstradohet nė Shqipėri. Ai kėrkohet dhe nga drejtėsia italiane nėn akuzėn e trafikut ndėrkombėtar tė drogave tė forta.
Biseda e rregjistruar nga Prokuroria italiane
Pjesė e materialit hetimor pėr bisedėn e zhvilluar mes Aldo Bares (Alfred Shkurtit) dhe Nallbanit: "Mė datėn 11 prill 2004, nė orėn 22.53, nė numrin 338/8837418, nė pėrdorim tė Alxhi Nallbanit, i quajtur Xhili, u kap njė telefonatė drejt numrit turk 0090/5442172483, nė pėrdorim tė Alfred Shkurtit. Gjatė bisedės, ky i fundit e pyet Alxhin nėse i ka pėrfunduar "punėt", Alxhi pėrgjigjet se ka bėrė "diskutimet", vazhdonte duke sqaruar se do tė qėndronte nė Itali edhe pėr dy ose tre ditė tė tjera. Mė pas i rrefen Shkurtit pėr udhėtimin nė Gjermani tė bėrė me Renardo Nallbanin, i quajtur Nardi, duke sqaruar: "shkova pėr tė blerė 2 kamionė, me njė rrugė, dy punė, e ke tė qartė?" Alxhi mė pas i sqaron Shkurtit se nė Itali jetohet shumė mirė, por ky i fundit i pėrgjigjet se "nė Itali ka shumė shqiptarė dhe tė duket sikur je nė Tiranė". Shkurti tregon se ka patur njė shkėmbim fjaleėh me bashkėqytetasin e tij i quajtur "doktori", i cili po i linte mėnjanė interesat e grupit tė tyre, pra Alxhi replikon se nė momentin e rikthimit nė tokėn shqiptare "do tė merrej me doktorin". Shkurti, gjithnjė nė kuadėr tė dialogut tė mėsipėrm, pėrsėriste nevojėn, nga ana e organizatės, pėr tė "siguruar" garėn e tenderit pėr ndėrtimin e autostradės Fier-Lushnje. Nė lidhje me kėtė argument, biseda vazhdohej nga Nardi, i cili sqaronte se kishte folur me ish-gazetarin Braēe, eksponent i lartė nė Partinė Socialiste, i cili i kishte treguar se gara e tenderit do tė fitohej nga disa sipėrmarrės tė njohur nga ai. Biseda vazhdonte mbi projektin qė kishte organizata kriminale, tė bazuar nė shtytjen nga deputeti socialist Braēe, me synimin pėr tė fituar tė drejtėn ekskluzive tė instalimit, mbi tė gjithė rrjetin autostradal nė diskutim, tė disa distributorėve tė benzinės tė administruar direkt nga grupi kriminal".
---
Krijoni Kontakt