-
Popi Andoniu - Sfalagaku
POPI ANDONIU - SFALAGAKU
Autore e shumė vėllimeve me poezi, e pėrkthyer nė mjaft gjuhė tė huaja. Poezia e saj ėshtė nderuar me ēmime tė nivelit ndėrkombėtar. Aktualisht ėshtė sekretare e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Greqisė Veriore. Mike e poetėve emigrantė, ėshtė referuese e mjaft librave shqiptare tė pėrkthyera nė greqisht. Pėrkthimi nė shqip i saj do tė bėjė tė mundur qė lexuesi shqiptar tė njihet me njė nga zonjat e medha tė poezisė sė sotme greke.
Muri
Ndėrtoi murin mekanikisht,
ashtu siē ecim ose pėrtypemi.
Njė gur kėtu,
njė gur atje,
automatikisht, nxitimthi, i jashtėligjshėm.
Dielli ndriēon akoma.
Dhe yjet.
Nuk i kupton se si kalojnė
ditė dhe netė invalide
me hapa ere.
Dhe thua, si ėshtė e mundur
tė humbasin tė gjitha?
Gjithėsia,
rrathėt e tu...
Mbete vetėm,
ti dhe hija jote.
Si ėshtė e mundur
muri tė tė rrethojė nga tė gjitha anėt,
tė tė vjedhė poezinė e jetės?
Ti e ndėrtove,
njė gur kėtu,
njė gur atje.
Tė fundit nė vend tė zemrės.
As qė e kuptove ku ndėrrove strukturė,
dhe nga njeri
u bėre pjesė e murit.
I pajetė.
I gurtė.
Fushė djerrė
Ulliri qė
nuk u puth kurrė
ėshtė atje,
nė shkretėtirėn e gjoksit
ku akoma
nuk u rrudh.
Ndoshta kanė faj ngashėrimet
e vetmisė,
qė e mbajnė mbushur
me lėngje tė hidhur llahtare,
tė vetmisė qė kurrė
nuk e pėrfshiu
pėrroi i dashurisė
t’i ēoroditė
pellgun e thellė tė pasionit.
Dhe kėshtu mbeti fusha djerrė,
e tradhėtuar nga vitet,
mbeti duke pritur
njė ēast me ēudinė e njė puthjeje.
Sy tė trishtuar
Sytė e trishtuar
janė tė tejdukshėm,
mbushur me dritė nate dhe age,
diej tė vdekur dhe
rrėnoja yjesh,
tinguj tė mbytur
lumturisė sė djegur,
pėshpėrisin elegji,
preferojnė heshtjen
dhe durimin.
Sytė e trishtuar
janė qiej tė mėrzitur
me re ngjyrė mavi,
tė cilėt nuk lėvizin,
dy liqene pa dallgė
me bimė tė vyshkyra ėndrash.
Janė dy hije pėllumbash.
Bardhėsia e ndritur e tyre
kthehet nė ngjyrė hiri.
Mbushur aromė
jasemini tė tharė,
ndriēojnė jetė dhe vdekje.
Qielli dhe pellgu im
Ti, qielli im,
nė sytė e tu tė gjithė yjet
dhe unė harrohem
nė kaltėrsinė e dashurisė tėnde,
nė flakėt e diellit tėnd zhytem
dhe le tė gjuhem vetėtimė
prej adhurimit tė shpirtit tėnd.
Ti, pellgu im,
nė buzėt e tua kripėsira e Egjeut
dhe pasioni i shkumbėzuar i dallgėve,
qė pangopėsisht gjurmon
ēdo qelizė timen
dhe pastaj ndjeshėm nė ėndėr
mė shin,
mė kėndon me akorde dashurie.
Je dhimbja e pambarimtė
e shpirtit dhe trupit tim.
Si mundja tė isha mė parė pa ty?
Si mundje tė ishe mė parė pa mua?
Varka
U ankorua
varka e shtizės sė dashurisė.
Udhėtimet nėpėr Egje
mbaruan.
Limani i qetė-
shoku i saj tani.
Nė hambaret e saj tė errta
bėjnė foletė e tyre koloni tė ndritura
kujtimet ėndėrore.
Melankolikisht kornar
varka e plakur
dhe ėndėron, ėndėron
njė udhėtim tė fundit tė lundrojė...
Ndriēimi i fundit.
Por deti ngriti dallgė mashtruese.
Tė gjitha varkat e plakura
fshehin dėshira
nė vėshtimin e tyre tė heshtur.
Por nuk mundin pėrtej limanit
tė hapen pėrsėri.
Fati i tyre tani ėshtė i lidhur
me ankorimin.
Shqipėruar nga Ziko Ll. Kapurani.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 04-08-2008 mė 16:47
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt