Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Melita Toka - Karahaliu

    MELITA TOKA - KARAHALIU

    U lind nė Selanik, ku dhe studjoi filologji franceze nė universitetin “Aristoteli.” Mė pas vazhdoi studimet pasuniversitare nė Sorbonė tė Francės pėr mėnyrat e dhėnies sė mėsimit tė dėgjimshikimit. Eshtė antare e Shoqėrisė Letrare tė Selanikut dhe tė shoqėrisė “Miqtė e poezisė”, Bergerac –Francė. E njohur nė tė gjithė kontinentin e vjetėr pėr poezinė e saj novatore me botimin e mjaft vėllimeve poetike, jo vetėm nė greqisht, por edhe nė shumė gjuhė. Melita ėshtė mike e herėshme e shqiptarėve. E ndjej pėr detyre ta njoh nė shqip kėtė divė tė poezisė greke, pasi ajo ėshtė protogonistja e antollogjisė dy gjuhėshe shqip- greqisht me dhjetė poetė shqiptarė dhe dhjetė poetė grekė. Eshtė nga vizitoret e para tė njerėzve tė letrave greke nė Shqipėri, ku ėshtė nderuar me ēmime tė para nė Pogradec dhe nė Korēė. Eshtė e pranishme dhe antare nderi nė krijuesit shqiptarė tė Selanikut “Dega e blertė.”



    Tė kuqtė e zėrit tėnd

    Dėgjova daullen e hėnės.

    E dėgjova shumė herė.

    Akoma dhe tani.

    Tam- tami i saj shtrihet

    dhe hapet nėpėr erė.

    Nė pagjumėsinė e orės

    dėgjoj erėn dhe vishem

    me tė kuqtė e zėrit tėnd.



    Sonte

    Sonte

    vrapojnė ethet

    nėpėr ndriēimin e pellgut

    dhe tė erės.

    Nga shpirti i nėnujshėm i anijes

    del sipėr njė dėshirė.

    Sonte

    rrėfimi i heshtur i botės

    pėrballon rrotullimin e boshtit

    duke ēliruar kalimin e erės.



    Jemi tė lidhur

    Jemi tė lidhur

    me gėrshetat e detit.

    Gėrsheta tė lira pėr ty

    me tundjen e erės,

    tė thurrura pėr mua

    me refuzimin e ditės.



    Gjurmė kristalore

    Fjalė tė padukėshme,

    tė lara nė kripėsirėn e detit.

    Dallgė- dallgė vijnė

    duke hapur rrugė nė furtunėn e gėzimit.



    Cili, cili qiell e krijoi?

    Kur nė sytė e zėmėruar tė ēastit

    pasqyrohen,

    flokėt e tyre tė gjata goditen

    dhe kaltėrohen gjokset e shtėrnguara

    tė tokės.

    Gjurmė kristalore

    nė thellėsinė e sė pėrditėshmes.



    Trishtim

    Njė trishtim nė sytė e tu tė dallgėzuar

    si lagėshtia e shiut,

    qė pėrshkon qiellin,

    si pellg i pafund,

    i elektrizuar dhe i ngrirė.

    Qarkullon nė fjalė trishtimi

    dhe befasojnė poezinė.



    Ēasti shėnjtor

    Fausti thotė nė ēastin e largimit:

    “Rri akoma dhe pak, je aq bukur!”



    Nuse tė veshėsh ēastin shėnjtor,

    prej galerive tė ndritėshme

    tė hysh nė lėmin e hėnės,

    nė vjeljen e puthjeve,

    lavdinė e trupave tė festosh.

    Dhe nė horizontet e dėndura

    le tė digjen kujtimet, vitet

    kohėn e tyre duke shuar.



    Fjalė tė zgjuara

    Nga krifa e jugut

    fjalė tė zgjuara lartėsohen,

    kallinj tė papjekur akoma,

    shėnja tė dallgėzuara

    tė kohės sė paprovuar.

    Tinguj tė thjeshtė

    me zanore tė hapura

    lulėzojnė bisqe dėshire

    tė shndruar nė gur.



    Tani

    Tani nuk e kėrkoj mė diellin tim,

    tani e vesh sipėr meje, shėnjė e ndjenjės qė djeg,

    se toka me blerimin gjaknxehtė

    jep lėngun

    duke vaditur kohėn,

    e cila korr aspiratat

    me gėrma avulli

    nėpėr gurė tė plasaritur.





    Shqipėruar nga Ziko Ll. Kapurani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 04-08-2008 mė 16:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •