Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    At Vincenc Prennushi

    At Vincenc Prennushi


    Informacioni u shkėput nga faqja shkodrane


    At Vinēens Prennushi lindi nė Shkodėr mė 4 shtator 1885. Shkollėn pėr teologji e filozofi e kreu nė Tirol tė Austrisė. U bė njohės i mirė i shumė gjuhėve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. Boton mė 1911 nė Sarajevė vėllimin e parė tė "Visaret e kombit", me titull "Kangė popullore gegnishte" (Veri, Kosovė, Shqipni e Mesme), mė 1918 botoi "Fjala e Zotit" si dhe "Grueja shqyptare", mė 1924 "Ndėr lamijet e demokracisė sė vėrtetė", etj. Pėrktheu gjithashtu disa vepra nga Dante, Wisseman, Slenklevicz, etj.
    Dėnohet pa faj me 20 vjet burg mė 1947, por vdes mė 19 mars 1949 nga astma. Shpallet "Martir i Demokracisė" mė 8 maj 1993 nė Durrės.

    Kuq e zi (28 nanduer)

    Fishkllon veri, ushton duhija,
    Bjeshkėt pėr rreth mbushen me borė:
    Por kjo stinė pėr ne ā me orė,
    Qysh se i lule me rrit desht:
    Rriti lulen kuq e zi,
    Qi ā ma e bukra e ksajė Shqypni.

    Ngjyra e sajė, njomsi prendvere,
    Pėrtrin viset e Shqypnis;
    Lule ā kjo, lule lirike,
    Qi ne nderėn n'vend na e ēon,
    T'falem, lule kuq e zi,
    Si ty s'rritė mā kjo Shqypni.

    Kuq si gjaku, si pėrhera
    N'dej t'Shqyptarve idhtė pat vlue,
    Zi si futa, qi pat mlue
    Njat anmik qi me e njoft s'desht.
    T'falem, lule kuq e zi,
    S't'ka kush, jo, posė ksajė Shqypni.

    Ty t'bajnė burra nder lamije,
    Vashvet parzmat jau stolise;
    Je nderue nder kome e fise,
    Si dhanti e t'Naltit Zot.
    Shejtė ā lulja kuq e zi
    E ā ma e ēmueshmja e ksajė Shqypni.

    N'ēdo kremtim, n'gzime komtare
    Mbledhė Shqyptari ēetė mas ēete,
    Gjallnim s'ka, nuk nep shej jete,
    Kur ket lule ngjet s'e shef.
    Rrnoftė, pra, lulja kuq e zi
    Qi ā ma e hiejshmja e ksajė Shqypni.

    Rueje, pra, Shqypni fatlume,
    Ket dhantin e t'Pėrgjithmonit,
    Afer lterit, afer fronit,
    Nder dir gzimit e n'mjerim,
    Rueje lulen kuq e zi
    Qi s'ka shoqen n'ket Shqypni.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 11-07-2008 mė 09:35

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    At Vinēenc Prennushi

    Pa leje te parit te fese nga GJETH E LULE

    Ushtari i vogel

    Veshė e njeshė kshtu si ushtar,
    Si ushtar e si Shqyptar,
    Shpatė per bri e pushkė nder duer,
    Me i rresht ēmime nė krahnuer,
    M'ndieni, burra, n'po u tham:
    Kqyrni se sa i bukur jam!

    A thue vjen per mue kurr ditė,
    E kto armė, qi shof tuj ndritė.
    Njekto armė, qi sot un bari,
    T'i shti n'punė si i shtjen Shqyptari;
    T'i shti n'punė per me qindrue
    Per vend t'em, p'r Atdhe t'bekue?

    T'ishem sot n'ushtri me tjerė,
    Me korrė kishem nam e nderė;
    Punė fort t'mdha kishem me krye,
    Edhe anmiqt kishem me i thye:
    Me qindresė e dalė-kadalė
    General kishem me dalė.

    General! s'a' punė me luejtė:
    Me ra n'luftė edhe me muejtė;
    Me drejtue gjith at ushtri,
    Veshė e njeshė per bukuri.
    Por ē'dobi, se ndolla i vogel,
    As s'di ē'ujė e ban ket gogel.

    Njizet vjet kishem me dashtė,
    E atėherė kend s'kishem me drashtė:
    Me m'ndigiue kish' gjith ushtrija;
    Me m'permendė kish' gjith Shqypnija;
    N'luft un kish' me ra si rrfe,
    Gjall a dekė, veē per Atdhe.

    Nji ditė baba bisedote
    E ne djelmve kshtu na thote:
    Per ke dekė bjen pėr atdhe,
    Mos t'thonė diq, por t'thonė ka le.
    Edhe unė pra, sado qi fmi,
    Me dekė kishem per Shqypni.

    Por ma parė un due me mujtė,
    Due me i pa anmiqt tė prujtė,
    E: masi, me ndimė tė Zotit,
    T'suguroj tokėt e Kastriotit,
    Edhe anmiqt un do t'i fali,
    Mjaft qi t'mė thonė: Rrnoftė generali.

    General! s'a' punė me luejtė:
    Me ra n'luftė edhe me muejtė,
    Me drejtue gjith at ushtri;
    Veshė e njeshė per bukuri.
    Por ē'dobi se ndolla i vogel
    e s'di ē'ujė e ban ket gogel.



    Nana

    M'i kande hyjt, qi ndrisin
    Aq bukur atje n'qiell;
    I due lulet e kandshme,
    Kur njomshem ēilin n'Priell.

    Knaqem sa herė m'bjen zogun
    Me e ndie pyllės tuj vallzue.
    A i ve un veshin prronit,
    Kah rrshet, tuj gurgullue.

    Por lulet aq s'i due
    S'i due aq hyjt vizluesa,
    As m'knaqė blerimi i tokeve,
    Me sa janė zogj kėnduesa,

    Sa m'knaqė perherė mue nana:
    Virtytesh nji pasqyrė,
    Nuk ka nevojė me m'folun,
    Kam mjaft kur ajo mė kqyrė.



    Nji fmis tė dekun

    Mi at vorr t'vogel, rishtas ēilun,
    Qi ndryn trupin t'and, o fmi,
    Shtrova lule e n'at njomsi
    S'di se ndjeva ndo 'i mjerim.

    E pse t'kjajshem, shpirt i paster,
    Masi t'diejshem t'pshtuem, n'lumni,
    Ku ty Zoti, gjith dashtni,
    T'kishte thirrė per me t'dhanė gzim?

    Deka e jote, di me thanė,
    Nuk kje dekė: Zotin ndigjove,
    E aj lumni ty n'qiell t'ka dhanė.

    Shkputė prej ferrash, shkputė morrizit,
    Ejėll i tretun, qiellėt kerkove,
    Edhe i gjetė n'gzim t'Parrizit.



    Shekullit

    Jo, lumnis s'ate kurr mos i lakmosha,
    Pse nuk jam le me kndue n'kafaza ari;
    Edhe n'm'perbuzsh, n'm'qitsh jashtė, kurr falė
    Kam Zotin t'em, aj asht e mira e eme mos t'kjosha.

    Merr gjan qi kam e n'treg, po deshte, qite,
    Shite, se ma s't'a lypi: randė e pata:
    S'due qi t'm'kursejsh, e di se nuk mund t'prite:
    Mue nji send m'mjafton: Dashtnija e t'Naltit.

    Malin do t'marr, po kje se s'don me m'pa
    Nder fushė, e larg do t'tres un tejet;
    N'atdhe n'mos m'laē, po m'ndoqe ti pa da,
    Qiellen a mund t'm'a pritsh? Un jam i Zotit!



    Nė rrymė tė moteve

    Lodhun
    mi tokė ngulė kamė
    nji plak, prej motit zbardhė,
    e, gjurmėt e jetės tuj njehė, aj lshon nji gjamė:
    nji plak, prej motit zbardhė,
    mi tokė ngulė kamė
    lodhun.

    N'at udhė
    s'i ra me ndie
    t'i thotė kush fjalė dhime;
    n'gojė kush s'e xen, s'permendet emni i ti:
    t'i thotė kush fjalė dhime
    s'i ra me ndie
    n'at udhė.

    Verbue,
    aj i pa fe,
    dishmoi se ē'zemer kishte:
    mizuer me vedi e me tjerė mi dhe,
    dishmoi se ē'zemėr kishte
    aj i pa fe,
    verbue.

    Vetun,
    perkulun shtatit,
    nen peshė t'dhunive t'veta
    kalon edhe e percjellė perbindshi i mkatit:
    nen peshė t'dhunive t'veta,
    perkulun shtatit,
    vetun.

    T'falem!
    qe, vjen nji Fmi,
    ma i kandshem se prendvera;
    Sa drandofillet shtrojn rrugen e ti!
    ma i kandshem se prendvera
    qe, vjen nji Fmi:
    t'falem!

    Eja,
    agimi ndritė
    mi ata dy sy tė kthjelltė;
    sheklli i trazuem me t'knaqun asht tuj t'pritė:
    mi ata dy sy tė kthjelltė
    agimi ndritė
    eja:

    Uli,
    Zot, mnit qi shtohen,
    udhen e marrė gatoje
    e idhujt e ksajė botė ti ban qi t'rrxohen:
    udhen e marė gatoje,
    Zot, mnit qi shtohen
    uli.

    Pagja,
    flamuri i bardhė,
    Zot, t'shtillet m'tana komet.
    Mretnija e jote n'ket shkreti tuj ardhė,
    Zot, t'shtiellet m't'tana komet
    flamuri i bardhė,
    pagja!

    Kqyrni!
    Krygja m'tokė ngulet
    e des per t'gjith i Drejti,
    e, pagjė ka' uron, me rrajė, qe mkati zhgulet;
    e des per t'gjith i Drejti,
    Krygja m'tokė ngulet:
    kqyrni!

    Krishti,
    ngallnimi i jonė:
    Dashtni e Fe bashkue!
    Lum kush i ndjekė: do t'gzojė aj me Tenzonė,
    Dashtni e Fe bashkue,
    ngallnimi i jonė:
    Krishti!



    Blegtorja Hyjnore

    Njiqind kjenė, per bukuri,
    E ma t'bardha se vetė bora,
    Kjenė t'kullueta e t'pafajni
    Delet qi me kullotė mora.

    Por shka kje qi nji, nder sa,
    Un po e shof sot shtatit zhye?
    Po n'ē'farė baltash mujt me ra?
    Ku m'vojt dam, ku m'u perlye?

    Ajo e mjera! da prej meje,
    Largue shoqesh, tretė nder ara,
    Kaloi shtigje e kaperceje,
    S'm'ndigjoi mue, qi e vuna para.

    Fort e lypa edhe e kerkova,
    Shpesh i thirra; s'desht me ndi;
    Mjaft i fola e mirė e msova,
    Por m'rrin larg e ka marrė mni.

    Kalon dita, nisė e erret,
    E, n'vathė t'emin sugurue,
    Nji ka nji kthyen t'tana berret:
    Ajo fshan e asht pendue.

    T'fshamet t'ua mirė i ndjeva,
    T'fshamet t'ua m'lypin dhimė:
    Eja, e shkretė: kurr s'u kurseva,
    per ke, vajshem, m'lypi ndimė.

    Hec, pusho prap n'ket krahnuer
    Qi ty t'desht, pse di me t'thanė:
    N'mos kjosh ti si kjo dikuer,
    Un s'ndrroj kurr, jam gjithmonė nanė.

    Porsa t'dalė e bardha ditė
    Un, tuj lutė, kam me t'ndihmue:
    Do t'baj prap n'shoqe me ndritė,
    N'gurrė hyjnore tuj t'pastrue.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Pader Vinēenc Prendushi ndėr dorėshkrime tė panjohuna

    Kolec Ēefa


    Franēeskanėt shqiptarė kanė xjerrė nga radhėt e tyre figura tė mėdha. E, ndoshta, mė i ndiejshmi, mė i afrueshmi, mė i pėrzemėrti qe Imzot Vinēenc Prendushi, fetari i fesė sė gjallė e atdhetari i veprimeve kombėtare, letrari i gjinive tė ndryshme e folkloristi i kėngėve popullore tė zgjedhura, lėvruesi i gjuhės amtare e gojėtari i fjalės patriotike.
    Fisi Prendushi ka dhanė disa figura tė denja pėr monografi: Pader Vinēenci, martiri i idealeve tė binomit; Pader Matija nipi i Dom Matisė, tri herė i dėnuem me vdekje: krajl Nikolla i Malit tė Zi e dėnoi me vdekje pėr pjesėmarrje nė kryengritjen e 1911-ės, Zogu pėr pjesėmarrje nė kryengritjen e 19126-ės, e partia komuniste e dėnoi si agjent i Vatikanit etj. dhe e ekzekutoi pa faj; P. Karlo Prendushi veprimtar i njohun nė luftėrat pėr pavarėsi; Dom Kolec Prendushi, autor kryeartikujsh, persekutuar nga diktatura; Pader Vinēenci ndenji larg partive politike, por afėr politikės gjithėkombėtare. I propozuan pozita tė larta shtetėrore, por nuk i pranoi, pelqeu hierarkinė kishtare. Njė monografi tė pasun vlerėsuese e tė vlerėsueshme pėr Pader Vinēensin ka shkrue Profesor Alfred Ēapaliku. Por unė, nė kėtė 4 shtator tė 125-vjetorit tė tij tė lindjes, po vė nė dukje disa vlerėsime tė panjohura, xjerrė nga dorėshkrime kolegėsh sė tij.

    Vlerėsimet e Fishtės


    Fishta: “Nji ēdo rregulltar qė mban nėn disiplinė idetė e mendjes, shiset e trupit, tė prumėt e jetės, fjalėt e gojės, sjelljet nė shoqnģ, ai asht i dashun e njiheri i nderuem prej gjithkuj”.
    Me rastin e emėrimit ipeshkėv, pra, tė largimit nga kuvendi i fretėrve, Fishta shkroi: “Provinca po bjerr njanin nder ma tė vjevshmit bij tė vet, qė edhe per gjashtė vjet aq me urti, dashunģ e zell e pat marėshtrue. E kush ma fort se pader Vinēenci me u ndejė rrėfimeve mė te, me u gjetė ma i gatshėm per predke, ma i zellshėm per lulėzim e shkelqim tė lavrimit hyjnuer? Ai per fjalė tė ambla e kėshille tė mbara, ai me rysė mendet e me zbutė zemrat, ai per shkrim e perparim, ai per tė vobegė e pasanikė e per myslimanė e tė kėshtenė, per fe shejte e atdhe tė dashun”.

    Njė dorėshkrim i Pader Marin Sirdanit

    At Vinēenc Prendushi kje nder franēeskanėt ma tė dalluem tė kohėve tė fundit. Kje rregulltar i pėrpikėt e atdhetar i flakėt. Veprimi i tij i pandamė, me pendė e me fjalė, per tė mirėn e fesė e tė atdheut; dy dhanti me tė cilat Zoti e pati stolisė, e banė tė ishte i ēmuem e i dashun prej gjithkuj qė pati punė me tź.
    Ky lindi nė Shkoder, me 4 shtatuer 1885. Qyshė i vogėl hyni nė Kolegjėn Franēeskane tė kėtij qyteti e aty bani kėndimet fillore e gjimnaziare; filozofinė e teologjinė i kreu nė Tirol tė Austrisė, ku u shugurue meshtar, me 1908.
    Si ktheu nė Shqipni, prej zotėsisė qė kishte e cilėsive tė mira, tė parėt e lanė nė Shkoder, si qander veprimi qė ishte, ku i ra me u pershkue nepėr tė gjitha zyret e ndryshme tė Provincės Franēeskane tė Shqipnisė.
    Kje puntuer i qitun. Vėshtirė me ia gjetė shokun ta ēmonte kohėn si ai. Nuk shihej kurr pa punė. Mbasi zotnonte mirė gjuhėn italishte, latinishte e gjermanishte, mblodh gjithēka gjeti tė hijshme nė fjalė e nė frazeologji nė qytetin e Shkodrės, u vu, kur i dilte ndonji grimė kohė e lirė, me pėrkthye vepra prej atyne gjuhėve. Kje pėrkthyes aq i mirė, sa mos me u kujtue lehtazi se janė pėrkthime shkrimet e tija. Gjuha e tij asht thjeshtė e Shkodrės. “Na shkrimtarėt e sotshem, thonte ai, kemi me i ba njė shėrbim tė madh gjuhės sonė, po kje se kemi me bā tė lexojė populli me andje shkrimet tona. Sot, kur analfabetizmi asht ende tepėr i madh e perdorimi prej turqishtes prej muslimanėve, i greqishtes e i sllavishtes prej ortodoksėve e i italishtes prej katolikėve, me u bā ballė me nji gjuhė tė papunueme, ishte nji vėshtirėsi jo e vogėl, por me duresė e mund t’i arrihet kėtij qellimi”.
    Pėr me ia bā tė kandshem leximin popullit nė gjuhėn amtare, ishte i mendimit, se ne e parė duhej me shkrue secili simbas krahinės sė vet, tue mbledhė gjithēka ishte e hijshme nė fjalė e nė frazeologji; kėshtu pos qė populli kishte pėr ta shijue leximin nė gjuhėn e vet, kishte me u gatue edhe material pėr trajtimin e gjuhės sė pėrbashkėt. Mbas kėtij drejtimi ai shkrou e botou shumė mirė. Pėr me ia dalė kėtij qellimi, ai, tue ndejė larg neologjizmave e tė pėrziemit tė trajtave dialektare, pėrdori thjeshtė gjuhėn e Shkodrės sa ma tė pasun e tė pastėr. Shkruente, kėshtu, me andje, pse pos qė kjo ishte trashiguesja e gjuhės sė pėrdorun prej shkrimtarėve tė vjetėr, mund tė lexohej pa mėrzi, jo vetėm nė krahinėn e saj, por edhe prej shqiptarėve tė Malit tė Zi, tė Kosovės, e deri diku, edhe nė Shipninė e mesme, tue mos pasė ndryshime tė mėdha ndermjet. Me fjalė tė tjera, librat e botuem ashtu mund t’u pėrhapshin nė pjesėn ma tė madhe tė Shqipnisė.

    Shkrimet e At Justin Rrotės

    Vlerėn e shkrimeve tė At Vinēenc Prendushit kėshtu e bjen At Justin Rrota nė Letratura shqipe:
    “At Vinēenc Prendushi āsht franēeskan prej qytetit tė Shkodrės… Si meshtar ndej gati gjithė kohėn nė Shkodėr; kėshtu qė edhe ndėr shkrimet e tij zotnon ma fort ambelsimi i kėtij dialekti. E, nė mėnyrė qė At Fishta mund tė thirret pėr kah trajta e gjuhės, poeti i Gegnģs, pse dijti me ia vjedhė popullit, tė malit e tė fushės bukuritė ma tė pikatunat e tė shprehunit, kėshtu At Prendushi mund tė mbahet si poet i qytetit tė vet, mbasi gjithēka gjeti tė hijshėm nė fjalė e nė frazeologji tė kėtij dialekti e mblodhi si bleta e e vendoi me shije tė madhe ndėr shkrimet e veta.
    Shija estetike, sidomos, natyrėsia e fjalės āsht cilsia karakteristike e kėtij shkrimtari. Njė mjeshtri mandej, faret e posaēme ka ky shkrimtar, me u dhanė shpirtin e karakterin e shqypes copave tė pėrkthyeme. Pėr pa e dijtė pėrpara nuk mund tė njihet se s’āsht origjinal nji pėrkthim qė ta ketė marrė nė dorė ky.
    Mundin ma tė madh tė vet e derdhi perreth fletores “Posta e Shqypnģs” e tė revistave “Hylli i Dritės edhe “Zani i Shna Ndout, ku kemi pėr tė gjetė artikuj shembuj gjuhet”.
    At Prendushi na ka lanė disa vepra tė botueme e tė pabotueme. Vjetin 1911 pėrmblodhi e botoi nė Sarajevė nji ble 106 faqesh, “Kangė Popullore Gegėnishte”: nji visar i vertetė i kombit, ma i madhi perpilim i kangėve tė popullit qė kemi tė botuem dei atėherė.
    Vjetin 1919 shtypi dramin “E tradhtuemja”, punue shqip ma bukur, ndoshta, se nė origjinal. Nė tź kėndohen dialogje, krejt me njatė thjeshtėsi tė natyrshme, si ndiehen nė jetėn familjare tė qytetit.
    Nė vieti 1924 botoi me titullin “Gjethė e lule” tė gjitha lirikat origjinale dhe tė pėrshtatuna qė kishte qitė deri atėherė aty-kėtu tė cilat nuk kishin subjekt thjeshtė fetar. “Nder to jehon gjithkund ai ambelsim i stilit, pėrherė i kumbueshėm. Ma nė shej janė: “Shpata e Skanderbegut”, “Grueja shqyptare”, “Burri shqyptar”, “Fėmija mbi vorr tė nanės”.
    “At Prendushi, thotė Cordignano, asht poeti sidomos i sendeve tanė njomėsi e pėrmallim, ku na paraqitet geni i imtė i tij, ndiesia tanė butsi, por edhe e kthellėt e sendevet tė njoma e tė hijshme”.
    “Nė verset e Prennushit, thotė Dr. Eqrem Ēabej ndihet ritmi i poezisė romantike katolike (Manzoni) dhe i poezisė patriotike italiane e shekullit XIX. Poezia e Prennushit shquhet pėr notėn e saj tė butė e njerzore. Kjo ėshtė e ėmbėl dhe e qetė”.
    “Prej robnie nė liri”, dramė pesė veprimesh, punue me nji mjeshtri tė pashoqe e me nji stil tė ambėl e tė rrjedhshem qė e ndanė nė shźj.
    “Nana shqyptare”, nji epizod i luftave pėr liri tė kombit.
    “Lumnitė e Kalvarit e dhunitė e paganizmit”.
    “Pėr ēka dij unė, thotė Cordognano, asht ma e para provė qė bahet nė hartė ndėr vjersha shqype madhninė e kangės pertrarkeske e leopardiane. E gjuha shqype u diftue e zoja pėr ket rodė tubzash. Por don vu oroe se brumi asht doktrinar e At Prendushi ka shtri ndėr tubza nji tezė filozofike-religjioze, veē e ka zhvillue disi ma fort si Dante nė Convivio, si Petrarka nė Canzoniere e Leopardi ndėr Canti tė vetat, ku njeri gjenė pajė imagjinacioni ma shumė hov e flakė”.
    Nė romancin “Fabiola” i dha leteratyrės shqype fletė prozet, shembuj nė ēdo pikėpamje. Nė tź, si edhe ngjeti, fjala i rrjedh sė vetit, e ambėl e e lėmuet. U ikė fort neologjizmave, edhe duket se nuk mbetė kurr ngusht pėr me shprehė mendimet edhe ma delikatet, rrafshon pa tė vėshtirė pendimet ma tė fortat qė ndeshė nė pėrkthimet e autorėvet tė huej”. Na duket se magjia e stilit, qė ndanė nė shej vera e At Vinēencit nė ket pėrkthim ka mbėrrijtė nė pėrfeksionin e plotė tė vetin…Nė gjuhėn shqype kjo do tė mbesi si prozė narrative shembull. Kėtu provohet kjartas se edhe gjuha jonė, kur tė pėrdoret prej pendės sė nji mjeshtrit, mundet me kapė naltsi tė pamendueme.
    “Quo vadis?” Randėsia e vlera e kėtij romanci āsht e njohun anė e kand nė botė. Gjuha e ambėl, e rrjedhshme e e gjallė e shkrimtarit tonė andshem terhjek lexuesit shqyptarė ta shijojnė ket vepėr arti letrar.
    “Burgjet e mija”, Dreizehn Linden” .
    Siē āsht ēekė sypri, P. Vinēenci na ka lanė tė botueme disa vepra e broshura tė perkthyem me subjekt fetar. Prej dishirit me u vjeft besimtarėve tue u dhanė me lexue nė gjuhėn e vet gjana tė pėrshpirtshme me subjekt thjeshtė fetar, ai pėrktheu e botou disa libra e broshura me mėsime, uratė e devocione, si “Java e madhe”. “Nder lamije tė demokracisė sė vėrtetė”, āsht nji bisedė e mbajtun nė rasė tė nji mbledhjes meshtarėsh, ku paraqitet, simbas shembullit tė shteteve tjera, mėnyra ma e perdorshme pėr organizimin e katolikėvet. Vijnė mandej vepra, si: “Jeta e Shna Ndout”, “Bijat me Nanen”, “Fjala e Zotit” etj.
    Por At Vinēenci jo vetėm me shkrimet e veta tė bukura, me kallėzime tė kandshme e me vjersha tė thekshme bani me u lexue prej shumkuj vera e tija, por edhe me fjalėn e vet gjithmonė t’ambel, tė kumbueshme e tė rjedhshme, preku zemrat e ndigjuesvet. Bani predke e fjalime aq tė matuna, sa nuk i binte fjalė nė tokė. Ndigjuesve u vinte keq kur mbaronte ligjerata e tij. Me fjalė tjera ky kje nji ndėr shkrimtarė dhe oratora tė dalluem tė kohės sė vet.
    Nė vjetėt e para tė pavarėsisė kombtare, kur shumkushi pritonte me u eksponue, ky bante shpesh fjalime e ligjerata publike nė mitingje e demonstrata pėr mbrojtjen e tė drejtave kombtare.
    Zelli pėr fe e atdhe e shtynė qė mos tė linte me kalue rasė pa shtie nė veprim gjithė fuqinė e vet pėr tė mirėn e shoqnisė. Me stimėn qė kishte fitue nė popull, si rregulltar shembull e atdhetar i flakėt, ai nderhyni shpesh e vuni paqen nė familje e shkatėrroi ngatrresa tė kapėrthyeshme, e ma se nji herė pajtoi edhe gjaqe. Nė sy tė veprimtarisė sė tij kombtare e fetare, atdheu, per me ia shperblye, nė vieti 1919, e pati zgjedhė pėr senator, zyre tė cilėn ai nuk e pranoi; e Selia Shejte e zgjodh nė vietin 1936 ipeshkėv tė Zadrimės e katėr vjet mbas, 1940, kryeipeshkėv tė Durrėsit.
    Emni i tij permendet edhe sot me nderim prej gjithkuj.
    At Vinēenci na ka lanė tė pabotueme disa dorėshkrime:
    1) I hueji nė shpi tė vet” (Sh’Aleksi)-
    2) “Kujtime udhėtimesh”: Kallėzime e pėrshkrime udhtimesh tė dy vizitave baritore qė bani si provincial i franēeskanėve nė vise tė ndryshme tė Shqypnisė nė vjetin 1931 e vjetin 1934, ku ka shumė kallėzime e pėrshkrime interesante.
    3) “Kujtime shpirtnore”, nė dy vėllime.
    4) Dreizehn Linden”, ba gati pėr shtyp, por u botue vetėm nji pjesė.
    Prej vjetit 1914-1936 kjenė shfaqė nė shkollėn e stigmatineve, tė thuesh pėr vjetė ka nji dramė, tė pėrkthyeme prej At Prendushit. Ndėr to, posė “Prej robniet nė liri”, “E tradhtuemja” kjenė botue, tjerat mbetėn tė pabotueme. Ma nė shej kjenė “Motra pėr vėlla”, “E panjoftuna”, “E grabituna etj.

    Dorėshkrimet e Bernardin Palajt


    Ndėr dorėshkrimet e pabotueme tė P. Bernardin Palaj, mbledhėsit besnik e studiuesit ma tė thellė e serioz tė ciklit tė Mujit e tė Halilit, poetit tė talentuem qė vdiq ndėr qelitė e komunizmit mizor, po xjerri diēka qė ka shkrue pėr Vinēencin:
    “Nacionalistat kishin mbetė pak vetė e pak fort. I papėrkulun mbet ndera e vedit dhe e Urdhnit Pader Vinēenc Prendushi ofm qė nuk e la uzdaja as ndėr ditė ma tė ngushta, kohės sė kompromisit, ishte i vetmi nė qytet qė ia kishte mbushė menden vedit se s’mujt me shkue nė vend kompromisi, e i ndej gjithėherė besnik programit tė Urdhnit tė vet: me punue pėr popull e me popull e ma fort popull tė vet se pėr kurrkend. Zotni konsull Perricone ka mėrrijtė me i thanė D.Jak Bushatit, si na dėshmoi vetė Dom Jaku faqe P.Vinēencit etj. : quel P. Vincenzo oppure č Jugoslavo o pazzo, tue e mbajtė nė atė hipotezėn e vet burri i Italģs t’mkambunit e nji Shqipnie thjeshtė indipendente per nji marrģ.
    Nė nji frali qė mbajti nė Fushė tė Druve ditėn 28 Nanduer, mbasi duel Austria u tha tė huejve trup: “Deri sa tė valėvisin ky shej kombsiet (tue kapė bajrakun) ky kapar i Perendisė e shqyptarėt tė jenė tė lidhun me dekė rreth tij, i huej kushdo qė tė jetė s’ka shka ban nder ne, por tė ngarkojnė rraqet e veta e tė kerkojė vend ngjeti”. Populli brohoriti njajzė. T’huejt, italianėt sidomos e kanė ndie fort ket fjalė.
    U mundue me tė drejtė me i ba mirė popullit, me i ndihmue, me i lehtėsue travajėt e trishtimet me fjalė tė ambėl t’veta, ku ka mujtė aq sa deri muslimanėt mėrrijtėn me e thirrė Meleku i Perendisė.
    Ka punue pėr Shqipni e pėr shqiptarė e pėr kurrkend tjetėr. Aq kishte simpati nė popull, sa nuk bahet mbledhje kombtare, ku fjala e kėtij oratori t’ambėl, mos ta bajė popllin me i harrue ngushticat e travajėt.
    Zoti na e ruejtė ne e Shqipnisė!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush na e sjell te plote poezine e famshme te at Prendushit..

    grueja shqyptare
    (amė e bi)

    Ka ra rrezja nder bajama....

    ..



    Eshte nje nga kryeveprat e poezise shqipe..



    ..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Grueja shqyptare (Amė e bi)

    Ka ra rrezja nder bajama!
    T' bin e vet kshtu e pvetė e ama:
    - C'ke, moj bi, qi kjan e fshan?
    Kjan e fshan, e vetllat vran? -

    - Kjava shum, mori lum nana,
    Tuj qindisė e m' ra gjylpana;
    M' ra gjylpana nen balkue,
    E jam ulė tash me e kerkue. -

    - Po cka kje qi lodt t' i xori?
    Ku kje dhima, a ku kje zori?
    A por, drue, mos m'je harlisė,
    Qysh se kjan - o tuj qindisė.
    Pasha nanen nuk mund t' bari,
    Qi tė me ndezet bija zhari!
    Do t' a dije e zeza nanė,
    Pse ti vetllat shpesh m' i vranė;
    Pse c' kah mot, moj, buza s' t' qeshet
    E n' argtime zemra s' t' ndeshet. -

    - Nuk a' gja, moj nanė s' a' gja;
    Por po t' tham, se as kot s' jam vra:
    Dicka vlon n' ket cerdhe zanash;
    Vlon dashtni, si n'bija nanash!
    Nane, dashtnija m' ka molisė,
    Prandej kjaj - o tuj qindisė! -

    - T'u thafėt goja, bi, c' po thue?
    A kaq shpejt ti m' je terbue?
    Po shikjo, moj bi kercuna,
    Se, po bana 'i herė e t' xuna,
    Bana e t' pava tuj m' dalė n' derė,
    Nuk m' ke pshtim, jo metsha e mjerė! -

    - Jam shqyptare e bi shqyptari,
    E ato fjalė, nanė, s' mund i bari:
    S' ke me m' pa, jo, tuj dalė n' derė,
    Si kujton, pse m' ke per nderė;
    As, moj nanė, nuk jam harlisė
    Vec pse kjaj - o tuj qindisė,
    E shka n' zemer m' ka pengue,
    Asht gja e dejė, o nanė, per mue. -

    Fillon nana tash me u vra:
    Dicka nakel sė mjerės i asht ba;
    Don me cilė tė ngriten gojė;
    Por dro e mjera mos t' gabojė:

    - Fol, moj bi, mos m' len nder grepa,
    Mos mė mshef gja, moj, se do djepa
    I kam luejtė der tash e m' ke
    Dhelpen t' vjeter: Ty sot be
    T' paca lshue, tash me m' diftue,
    Se pse zemra peshė t'asht cue. -

    - Nanė, dashtnija m' ka molisė,
    Prandej kjaj - o tuj qindisė. -

    Bindej nana, gja s'kuptote,
    Por, te miren kah i a dote
    Muer me t' amel e i tha e mjera:

    - Mori bi, moj si prendvera,
    Pash njat diell e pash njat hanė,
    Pash njat Zot, qi kthiell e vranė,
    M' difto sot, c' sokol ke xanė? -

    - C' farė sokolit thue, moj nanė?
    T' thacė, moj, t' thacė se s' m' a ban ndera,
    S' m' a ban shpija, as s' m' a ban dera
    Me luejtė mendsh, moj nanė, mas kuej:
    S' i kam dhanė, jo, fjalė kurrkuej.
    E po t' tham: Se n' t' endun t' motit,
    Po t' tham, po, me besė tė Zotit,
    Ty due fjalėt me t' i ndigiue,
    As s' kam mend me t' u largue.
    Zemren dysh un s' mund e daj:
    M' len t' qindisi, m' len tė kjaj! -

    U ngri nana, lodt i pshtuen;
    Para s' bis fort syt i u xuen.

    Kaluen dit e kaluen net,
    Vajza ma me gojė s' po flet:
    Me gojė s' flet edhe na a' smue,
    Rat e mjera a' tuj lingue:
    Lingon keq n' at shtroje deket
    E shpesh paket edhe meket.
    Ftyra e sajė porsi flok bore;
    Mndash, gjylpanė s' i hjekė prej dore;
    Por punon e tuj punue,
    Shef pelhuren se a' marue:
    I lshon syt mi te me mall
    Edhe e puthė e e ven nė ball.

    Nana vajzen tuj dihatė
    Shpesh e ndien e: - Mori e ngratė,
    A njimend s'don me m' diftue,
    Se pse zemra peshė t' asht cue? -

    - Nanė, dashtnija m' ka molisė;
    Kjava mjaft-o tuj qindisė!
    Kjava mjaft... - Ma desht t'ligjrojė,
    Por i u kput ksajė fjala n' gojė.
    Si fjalė tjera nuk mund tė xori,
    Mndash, gjylpanė prap n' dorė i mori;
    Por dy duerėt, porsi florini,
    Mi pelhurė deka i a ngrini.

    - Kuku nana kjan me lot,
    Se c' me gjet mue t'meren sot!
    Se c' e gjet tė zezen nanė
    Nen ket diell e nen ket hanė! -

    Merr pelhuren, qi pat enė
    Bija e sajė; kishte pasė kenė
    Kuq e zi e m' te qindisė
    Gjet dashtnin qi e kisht' molisė.
    N' krye t' flamurit kisht' punue,
    Per rreth shqypje, m' dorė prarue,
    Fjalėt e hershme, fjalėt e tė Parve:
    Se Shqypnia asht e Shqyptarve;
    E nder skaje fjalėt "liri".
    Merr nanė-shkreta e pshtiell at bi,
    Qi, pa njofėt tjeter dashtni,
    Ishte shkri vec per Shqypni.

    Eni bija, zana malit,
    Ju qi kjani n' dekė t' njij djalit,
    E, permysė mi ket bujare,
    N' te nderoni bin shqyptare;
    E tuj puthė e mall e vajė
    Njat flamur, qi dora e sajė
    Diejti aq bukur me qindisė,
    Pse dashtnija e kisht' molisė;
    Lidhniu tok: Per herė dashtnija
    Per vend t' uej t' u jet stolija;
    Pe, po kje qi, si kjo bi,
    Rriten vashat nė Shqypni,
    N' vend do tė shkojė-o fjala e t' Parve,
    Se Shqypnia asht e Shqyptarve.
    Lidhniu tok, si bajshin motit
    Ato bijat e Kastriotit,
    E broh'ritni n' gzim e n' vajė:
    Rrnofte Shqypnija e flam'ri i sajė

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me ne fund dhe kjo kryeveper e poezise ndodhet tash ne forum.

    shum flmn o shkodra..

Tema tė Ngjashme

  1. Vinēenc Prenushi
    Nga Anton nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-12-2012, 18:48
  2. Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni nga 1944-1990
    Nga Anton nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2011, 12:41
  3. At Vinēenc Malaj
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:40
  4. Denigrimi i Fishtės e Vinēenc Prenushit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2005, 10:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •