Nje flliqesire me pak ne qarkullim
__________________________________________________ _____________________
Historia e pacientes 53-vjeēare, sė cilės iu hoq fshehurazi njė veshkė
Korrupsioni nė qendrat spitalore ka vendosur nė pranga njė mjek urolog tė spitalit "Nėnė Tereza" nė Tiranė. Nė orėt e mesditės, mjeku urolog me gradėn "profesor", ėshtė kapur nė kushte flagrante, teksa merrte para nga babai i njė pacienteje. Por grupi hetimor qė e hetonte mjekun qė nė janar tė kėtij viti, ka vėrtetuar edhe gjashtė raste tė tjera, kur Kastriot Dautaj ka pranuar ryshfete nga tė afėrmit e pacientėve. Gjoba e tij pėr njė operacion ishte 50 mijė lekė. Edhe dje, po kaq ka qenė shuma e parave tė pėrfituara prej tij, nė kohėn kur u arrestua gjatė njė operacioni tė koduar "Veshka e humbur".
Sipas informacioneve tė hetimit, gjithēka ka nisur nė muajin janar tė kėtij viti, kur njė shkresė pėr kontroll pasurie ėshtė dėrguar nė prokurori. Mė 8 janar, Drejtoria Kundėr Krimit Financiar ka administruar pėr investigim informacionin e marrė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Pastrimit tė Parave, sipas tė cilit Kastriot Dautaj, me detyrė mjek urolog, pranė pavijonit tė Urologjisė nė QSUT, kishte bėrė njė depozitė tė konsiderueshme parash nė njė nga bankat e nivelit tė dytė. Shuma arrinte nė vlerėn 268 mijė dollarė, ku ka deklaruar si burim tė ardhurash ushtrimin e profesionit tė tij si mjek dhe si pedagog pranė Fakultetit tė Mjekėsisė "M. Petrela", nė Tiranė. Gjatė verifikimeve tė njė tjetėr llogarie rrjedhėse nė tė njėjtėn bankė ka rezultuar se i dyshuari Dautaj, bashkė me bashkėshorten e tij, kanė njė llogari rrjedhėse nė njė shumė tjetėr tė konsiderueshme, pikėrisht 365 mijė e 819 dollarė.
Nga verifikimet e kryera pranė organeve tatimore rezultoi se i dyshuari nuk ka qenė i regjistruar pėr ushtrimin e ndonjė aktiviteti tjetėr privato-ligjor nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Duke parė kėto shuma parash dhe bazuar nė to, Gjykata e Tiranės vendosi pėrgjimin e bisedave telefonike tė tė dyshuarit Kastriot Dautaj. Po kėshtu, organi i akuzės ka autorizuar pėrgjimin e komunikimeve ambientale nė vende publike si dhe vėzhgimet dhe filmimet e fshehta policore. Sipas grupit tė hetimit tė policisė dhe prokurorisė, nga tėrėsia e kėtyre veprimeve hetimore, dje, rreth orės 12:00, ėshtė bėrė kapja e tė dyshuarit Kastriot Dautaj, duke marrė njė shumė prej 50 mijė lekėsh tė reja pas kryerjes sė njė operacioni. Sipas tė dhėnave tė regjistruara edhe me pamje filmike, pacientja e operuar ka qenė Luljeta Hoxha dhe pas pėrfundimit tė operacionit, i ati i saj, Ibrahim Hoxha, i ka dhėnė mjekut Dautaj shumėn e sipėrpėrmendur. Nė momentin e kapjes nė flagrancė, mjekut Dautaj i ėshtė sekuestruar edhe shuma prej 50 mijė lekėsh tė reja, tė cilėn sapo e kishte marrė nga babai i pacientes.
Burimet policore bėnė tė ditur se ky nuk ėshtė rasti i vetėm i vėrtetuar pėr kėtė mjek. Ai ėshtė akuzuar edhe herė tė tjera nga pacientėt pėr korrupsion, por asnjėherė nuk ishin marrė masa ndaj tij. Gjatė gjashtė muajve hetime dhe pėrgjime, policia kishte zbuluar edhe abuzime tė tjera tė mjekut, por pėr ta "gozhduar" atė nė momentin final, nuk ishte ndėrhyrė mė parė. Burimet nga grupi hetimor thanė se ėshtė pėr tu theksuar fakti se, pėrveē rastit tė kapjes nė flagrancė, nga hetimi janė evidentuar dhe provuar edhe pesė-gjashtė raste tė tjera, ku mjeku i dyshuar, Kastriot Dautaj, ka pranuar dhe marrė shuma tė ndryshme parash nga tė afėrm tė pacientėve qė ndiqeshin prej tij. Shumė prej pacientėve qė paraqiteshin nė spital, pasi kontaktonin mjekun, ai u sugjeronte tė paraqiteshin nė dy klinika private, nė tė cilat ishte i punėsuar nė punė tė dytė, kundrejt pėrfitimeve tė paligjshme. Atje, mjeku dyshohet se kryente edhe pazaret e operacioneve, veprim tė cilin e ka kryer edhe dje para arrestimit. Aktualisht po kryhen veprime tė tjera tė nevojshme hetimore pėr sqarimin e plotė tė rrethanave tė ēėshtjes.
Historia
Dautaj u akuzua pėr humbjen e njė veshke
Disa muaj mė parė, Urdhri i Mjekut dha njė vėrejtje me shkrim pėr doktorin Kastriot Dautaj, mjek urolog, me titull profesor. Ai u akuzua nga njė paciente 53-vjeēare se i kishte hequr veshkėn pa dijeninė e saj. Sipas tė dhėnave nga Urdhri i Mjekut, Zyra Ago, e kishte zbuluar heqjen e veshkės tre vjet mė vonė. Tė afėrmit e saj tregojnė se mjeku anestezist qė doli nga salla e operacionit u tregoi mbi njė garzė tė bardhė gurėt e veshkės. Mjeku Dautaj u justifikua se pacientja e dinte, por nė fakt as ajo, as tė afėrmit nuk kishin firmosur gjėkundi pėr tė, ndėrkohė qė nė kartelė kishte shkrime tė korrigjuara pėr diagnozėn e sėmundjes sė saj dhe po ashtu veshkės nuk i ishte bėrė biopsia. Denoncimi i kėsaj gruaje nuk u hetua nga prokuroria, por nga Urdhri i Mjekut, tė cilėt nuk donin tė besonin 53-vjeēaren, por kolegun e tyre. Madje, kėshtu ka ndodhur shpesh herė kur mjekėt janė akuzuar pėr korrupsion. Gjithashtu, ata kanė protestuar pėr tė drejtat e tyre, por tashmė nuk ndihen mė. Siē duket, policia ka mundur qė mė nė fund tė vėrtetojė akuzat e njerėzve, qė nga pamundėsia janė detyruar tė paguajnė para kundrejt shėrbimeve nė spital. Rasti i Agos u hetua nga Urdhri i Mjekut, por duke iu referuar moshės sė doktorit, ai nuk i mori tė mirėqena akuzat e pacientes pėr njė transplant veshke dhe u mjaftua me njė tėrheqje vėmendjeje pėr mjekun, pavarėsisht se tashmė ai akuzohet pėr korrupsion. Prof. dok. Kastriot Dautaj, 66 vjeē, ka lindur nė Vlorė dhe banon nė Tiranė, Ai ka mbaruar mjekėsi dhe ėshtė me detyrė kirurg nė spitalin nr. 2, nė repartin e Urologjisė pranė QSUT nė Tiranė, si dhe pedagog nė Fakultetin e Mjekėsisė.
Gazeta Shqip
Ja dhe fytyra e monstres:
Krijoni Kontakt