Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Post Gabriele d'Annunzio

    O draper i henes zbritese.

    O draper i henes zbritese
    qe ndriēon mbi ujerat e shkretuara,
    o draper i argjendte, cila e korre endrrash
    valevit qartesine tende te miresise ketu poshte!

    Frymezime te vogla gjethesh,
    frymembajtje lulesh nga pyelli,
    ia shperndajne detit: as kenge, as britme,
    as tingull, te madhen qetesi pershkon.

    Shtypur nga dashuria, nga gezimi,
    populli i te gjalleve bie ne gjume…
    O draper zbrites, cila e korre endrrash
    valevit qartesine tende te miresise ketu poshte!

  2. #2
    Shiu ne pishnaje

    Hesht. Ne pragjet
    e pyllit nuk degjoj
    fjalet qe thuhen
    njerezore; por degjoj
    fjale me te reja
    qe flasin pikeza e flete
    te largeta.
    Degjo. Bie shi
    nga rete e shperndara.
    Bie mbi marete
    e kripura e te thara
    bie mbi pisha
    te kreshperta e te leskruara,
    bie mbi mersinat
    hyjnore,
    mbi gjineshtrat xixelluese
    me lule te tufezuara,
    mbi dellinjat e shpesha
    me kokrra t’erekendshme,
    bie mbi fytyrat tona
    pyjore,
    bie mbi duart tona
    cullake,
    mbi veshjet tona
    te lehta,
    mbi mendimet e fresketa
    qe ēel shpirti
    ne rrefime,
    mbi perallen e bukur
    qe dje
    te mashtroi, qe sot te mashtron,
    o Ermion.

    ***

    Degjon? Shiu bie
    mbi barishten
    vetmitare
    e nje frushellime qe rri
    e leviz n’ajer
    sipas degeve
    me t’rralla, pak t’rralla
    degjo. I pergjiet
    vajtimit me kenge
    gjinkalla
    qe vaji i stuhise
    s’e frikeson
    as qielli i perhirte.
    E pisha
    ka nje tingull, e dellinja
    tjeter tingull, e gjineshtra
    tjeter akoma, vegla
    te ndryshme
    ner gishta te panumert.
    Dhe te zhytur
    ne jemi ne shpirtin pyjor,
    frymore me jete te drunjte;
    e fytyra e jote e dehur
    eshte njomur nga shiu,
    si nje gjethe,
    e leshrat e tua
    kundermojne sikur
    gjineshtrat rrezore,
    o krijese tokesore
    qe e ke emrin
    Ermione.

    ***

    Degjo, degjo. Akordi
    i gjinkallave ajrore
    pak nga pak
    me i shurdhet
    behet nen vajtimin
    qe rritet;
    po nje kenge aty perzihet
    me e ngjirrur
    qe nga poshte ngrihet
    nga e ujshmja hije e larget.
    Me e shurdhet, me e mekur,
    pakesohet, shuhet.
    Vetem nje note
    ende dridhet, shuhet,
    rizgjohet, dridhet, shuhet
    Nuk degjohet zeri i detit.
    Tani degjohet mbi degen e tere
    me shushurime
    shiu i argjendte
    qe kullon,
    me shushurime qe nderron
    sipas degeve
    me t’plota, pak t’plota.
    Degjo.
    Bija e ajrit
    ka heshtur; por bija
    e lymit te larget,
    bretkoca,
    nen hijen me te thelle kendon,
    kushedi ku, kushedi ku!
    E bie shi mbi qerpiket e tu
    Ermion.

    ***

    Bie shi mbi qerpiket e tu te zinj
    sa dukesh sikur qan
    por nga kenaqesia; jo e bardhe
    pothuajse gjelberoshe,
    sikur te dilje nga levozhga.
    Jeta e jone eshte e fresket
    e erekendshme,
    zemra ne gjoks eshte si pjeshka
    e paprekur,
    permes qepallave syte
    si burime neper bar,
    dhembet ne gezhoja
    jane si bajamet e athta.
    E shkojme nga driza ne drize,
    -here ngjitas, here veēas
    (dhe bari fort i eger
    na i lidh thembrat
    ngaterron gjunjet)
    kushedi ku, kushedi ku!
    E bie shi mbi fytyrat tona
    malore,
    bie mbi duart tona
    cullake,
    mbi veshjet tona
    te lehta,
    mbi mendimet e fresketa
    qe shpirti ēel
    ne rrefime,
    mbi perallen e bukur
    qe dje
    me mashtroi, qe sot te mashtron
    o Ermion.

    ( nga “Alcione” )

    perktheu Islam Spahiu
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Gabriele D’Annunzio
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 17:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •