Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 76
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Brisida Isufaj

    Perjetim

    Jetoja ne kopshte me lule,
    Ne aroma vetmie te harruara,
    Me shtrengonin fort fjalet e ngrohta
    Mes prektjeve te tua te ledhatuara.

    Perbrenda asgje s'ish me bosh
    Cdo fjale me lumturonte si te cmendur,
    Buzet e tua me preknin ngrohte
    Me dukej jetoja ne enderr.

    Doren fort ta shtrengoja
    Pastaj te shtrengoja ne gjo,
    Kisha perpara nje bote te tere
    Harrova se cdo te thoshte vetmi.

    Ti qeshje,ti syte mi enderroje
    Dora jote ecte mbi trupin tim
    Ti doje nje bote te tere te me falje
    Dhe me me te voglin ledhatim.

    Une dridhesha nga emocione te cmendura
    Kishe pushtuar cdo qelize te trupit tim,
    Doja vec ai cast mos mbaronte,
    Doja qe cdo gje te ngelej perjetim.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Engjelli im

    Tani era
    I shperndau hidherimet
    Dhe shiu
    Me grushta te fryre me godet.
    Engjelli im ... !
    Me ka marre malli,
    Malli terr i zi.
    Tani edhe yjet
    Nuk ndricojne me.
    Zbrazur nga fosfori i harreses,
    Mbuluar nga muzgu melankolik
    I freskise,
    Shtrire,
    Ne nje pelhure te erret
    Qe na pershkon trupin,
    Jemi ne ...
    Ne shtrihemi ne te
    Dhe zbulohemi nga njeri- tjetri;
    Duhemi shume,
    Por te ndare.
    Jemi teper afer,
    Por e larget
    Dhe jemi te dy,
    Por shume te vetmuar.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Poezi

    Ti ... !
    Pa me perbuzur
    Per mekatet e shkuara
    Me ke falur
    Embelsine qetesisht,
    Me ke prekur forte
    E zemren nxehte
    Ma ke perveluar.
    Pasioni im,
    Poezi
    Pa dashur
    Me ke kapercyer limite
    E me ke enderruar
    Pa mbyllur syte,
    Me ke prekur cipen e holle,
    Qe me ndante me nje enigme
    Ti,
    Pasioni im,
    Poezi !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Harroi Lumturine

    Ndoshta ,
    Ishte nje pike e vuajtjes,
    Qe ra papritur mbi mua.
    Ndoshta,
    Ishte simbol i heshtjes
    Ose i dashurise.
    Mund te kete qene gjithcka,
    Por nuk ishte thjesht vegim.
    S'ishte me e njejta enderr,
    Qe kerkonte dikur shpirti im.
    Me shtrengoi, me perplasi
    Ne kthetrat e vetmise
    E kapi dhe e gjakosi
    Edhe ndjenjen e fundit
    Qe me kishte ngelur,
    Dhe kur pa qe une u treta,
    U kenaq me gjakun tim.
    I mori te gjitha c'kishte brenda
    Por harroi tek une lumturine ...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Dy sy ...

    Dy sy,
    Shkelqejne nga malli
    I dhimbjes se shuar,
    Nga loti i te paharruares,
    Nga enigma e jetes.
    Dy sy ...
    Si meteoret e nates
    Mundohen te gjejne
    Kuptimin e jetes,
    Mundohen te cajne
    Ndricimin e tyre
    E te gjene brenda tij
    Te madherishmen,
    Per te sjelle dashuri
    Ne hapesire.
    Dy sy,
    Vetem dy sy ...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Te jetoshs me dy zemra

    Me ka marre malli,
    Te puth
    Buzet e tua te njoma,
    Te pershkelura
    Nga etja per mua.
    Te shohesh
    Syte e detit tend
    Tek valviten per te me gjetur
    E te te perqafoj me zemer.
    Nje zemer
    Si tenden qe e ndjej.
    Ti ma fale,
    O Zot c'mekat
    Une duhet te kisha ikur
    E jo ti,
    Kenaqesia ime e vetme
    Qe jeon brenda meje.
    Te ndjej ndonjehere
    Qe troket shume fort
    Ne kraharor,
    Mos valle do te thuash
    Qe jemi te dy
    Brenda nje zemre ?!
    Zemra s'ka faji
    Eshte faji im i zi
    Qe te kenaqem e vetme
    Kur i burgosuri i zemres sime
    Je Ti ...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #7
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Fitorja e humbur

    - A ka humbje humbja ?
    Pyeta dike.
    - Jo, ka vec fitore
    Mu pergjigj nje ze.
    - Fitore humbja ?!
    C'gje e bukur !
    Humbja me fitore.
    Fitorja e humbur.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #8
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Duhemi edhe te ndare

    E ndjej,
    Qe loti djeg
    Nga malli.

    E ndjej,
    Qe zemra rreh
    Nga dashuria.

    E di,
    Qe ne te dy
    Duhemi edhe te ndare.

    Kete e lexoj
    Ne cepin e syrit
    Ku loti eshte thare.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #9
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Yll i shuar
    - Kushtuar babait te saj -

    Ti u fike yll i rralle
    Si yjet e nates me hene,
    S'mendove per ate nate
    Qe dita s'kishte kenge.

    Ti u fshehe pas nje mali
    Edhe kur dielli agoi,
    Ne ujin e burimit, te akullt
    Zeri yt kumboi.

    Por ty s'te pashe aty rrotull,
    Pashe vetem gur te helmuar,
    Dheun qe ti ishe fshehur
    E pashe aty te ndricuar.

    E kuptova qe ti ndricove
    Qe une te gjeja rrugen,
    Te kishte marre malli
    U merzite ne ate vater.

    Atehere ti pse s'kthehesh
    Kur mengjesi nis agon?
    Shtrati yt eshte bosh
    Lulja ul koken ne dhome.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 15-06-2008 mė 09:06
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  11. #10
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Mall

    Mes lotit une depertova
    Nisa te meditoja me mall,
    Me kohen fillova te grisesha,
    Ajo ecte teper ngadale.

    Doja te te rizgjoja
    Nga gjumi t i hidhur, i madh,
    Te te sillja midis nesh
    Te rrinim si dikur,bashke,

    Por ti mua s'me degjove
    Ndaj hija jote pas me ndjek.
    Pas asaj bote me harrove,
    Dhe malli im s'te le te qete.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  12. #11
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Tregimi i nje historie te lashte

    Na ishte nje here
    Nje djale dhe nje vajze,
    C'do mbremje mbuloheshin
    Me dashurine e zjarrte.
    Njehere na ishte nje parajse
    Ku endrrat ishin realitet
    Dhe ylli dikur i vogel
    Ish simboli i nje dashurie te vertete.
    Njehere isha edhe une
    E ndricoja nje ekstaze
    Ndersa sot jam tjeter kush
    Qe tregoj nje histori te lashte.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  13. #12
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Vuajtje

    Ti vuaje,
    Ti ishe ne kufi me vdekjen
    Dhe une lozja ende,
    Tallesha me kohen lozonjare,
    Qe nuk me fali kurre shprese.
    Por une shpresoja
    Dhe brenda shpreses sime
    Gjeja fundin,
    E nje perralle te shkurter
    Qe s'munda kurre ta lexoja.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  14. #13
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Per ty

    Mos u habit kur qaj,
    Une qaj pas qeshjes
    Me lote gezimi.
    Une qaj per ty
    Qe te me zhduket
    Mbremjeve trishtimi.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  15. #14
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Largohu

    Largohu
    Nga jeta arrogante
    Qenia ime,
    Qendro larg kesaj shprese
    Qe e vdekur jeton.
    Largohu,
    Ti sy i veshtrimit,
    Qenia ime s'te pranon,
    Nga labirinthi i zemres
    Vec dashurine e kerkon.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anėtarėsuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    oj perla ku i ke mar kto poezit moj apo i ke ba vet po ti kesh ba vet hallall po me dukesh si adoleshente me kto poezi nejse pun gustosh kjo

    te lumshin duret per poezit e te lumt kokrra e misrit qe ke ne koke

    Me Rrespekt MaRiO
    Kur e ke kėmbėn jashtė gremines ėshtė e lehtė tė japėsh kėshilla

  17. #16
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Egoizmi i ndjenjes

    E brengosur
    Na pikat e lotit notoj,
    Dhe me syte e tu blu
    Formoj nje oqean,
    Nen hijen e zemres
    Te vezhdoj
    Dhe me fshehtesi
    Erresiren e shperndaj,
    Duke ecur kuptoj
    Pafundesine
    Dhe ne menefregizmin e mendimit
    S'te flas
    Vec egoizmi i ndjenjes
    Ne brigje dashurie
    Mbetet pas.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 15-06-2008 mė 09:29
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  18. #17
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga [MaRiO] Lexo Postimin
    oj perla ku i ke mar kto poezit moj apo i ke ba vet po ti kesh ba vet hallall po me dukesh si adoleshente me kto poezi nejse pun gustosh kjo

    te lumshin duret per poezit e te lumt kokrra e misrit qe ke ne koke

    Me Rrespekt MaRiO
    Poezite jane te Brisida Isufaj. Shif fillimin e temes qe te kuptosh .

    Leri komentet "jo shume te zgjuara" pasi nuk eshte tema e pershtatshme per debat.

    Flm.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  19. #18
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Enderra

    Cdo dite mundohem te arrij
    Ate imagjinate qe shoh,
    Ndersa vorbulla e mendimeve
    Me ndalon
    Ta kapercej kufirin e se vertetes.
    Por...
    Imazhi i saj madheshtor
    Me fton
    Drejt nje mbremjeje plot finese
    Sa s'mund t'i rezistoj dot kenaqesise
    Dhe...
    Perseri mundohem ta arrij,
    Por sa afrohem
    Ajo cel syte e mi
    E me con
    Drejt nje agimi shprese.
    Afer agimit
    Shpresa qenka enderr ?!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  20. #19
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nate

    Heshtje ...
    Dy yje qe shndrijne
    Erresire...
    Dy jete mbarojne
    Frike...
    Dy meteore shkaterrohen
    Vetmi ...
    Dy zemra largohen
    Nate
    E pafat ...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  21. #20
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    S'mundem

    S'mundem me te flas,
    S'mundem as te hesht,
    Nuk mundem te qaj,
    Kam harruar te qesh,
    S'mundem te veshtroj,
    S'mundem te degjoj,
    Nuk mundem te vdes,
    Kam harruar te jetoj ...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gazeta Shqiptare veteinskenon "bllokim te gazetes" per te krijuar sensacion
    Nga Bledari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 13:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •