Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Robert Shvarc

    nga gaz.shqiptare
    ----------------------

    Pėrkthyesi i njohur feston 70-vjetorin mes miqsh

    Njė trokitje gotash nė pėrvjetorin e Robert Shvarc


    -----------------------------------------------------------

    mi.ho.

    TIRANE

    Njeriu i letrave, pėrkthyesi i njohur Robert Shvarc ka festuar dje nė mbrėmje pėrvjetorin e 70-tė tė ditėlindjes sė tij. Me iniciativėn e miqve mė tė ngushtė, kjo ditė e shėnuar pėr Shvarcin ėshtė kaluar mes tingujve tė muzikės dhe trokitjes sė gotave tė shampanjės nė njė nga lokalet e Tiranės "Pėr miqtė".

    Me plot emocione ai i priti tė gjitha urimet qė i erdhėn nga miqtė e ftuar. Urimi mė i zakonshėm ishte: "Pastė jetė tė gjatė dhe realizoftė plot gjėra qė ai nuk mundi tė bėnte nė rininė e vet". Nė njė moment, si duke qeshur, edhe vetė Shvarci ia uroi vetes kėtė tė fundit. Njė urim tė veēantė i ka dėrguar Shvarcit edhe kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano. Nė kėtė urim thuhet:

    "Nė kėtė pėrvjetor tė ditėlindjes Suaj, dėshiroj t'ju shpreh sinqerisht ndenjat mė tė ngrohta miqėsore. Dhe pse vitet kalojnė, mendja dhe zemra juaj ka mbetur gjithonė e freskėt dhe rinore. Duke kujtuar librat e shumtė qė kam lexuar, do tė pėrsėrisja njė ndjenjė tė hershme falėnderimi dhe respekti pėr punėn tuaj tė mrekullueshme. Ju uroj me gjithė shpirt qė tė vazhdoni punėn tuaj si shkrimtar dhe si pėrkthyes i veprave tė letėrsisė dhe kulturės botėrore".

    Robert Shvarc njihet si pėrkthyesi i njė pjese tė mirė tė autorėve tė huaj nga gjuha gjermane, duke filluar qė nga: kolana e gjatė e veprave tė Remarkut, Stefan Cvajkut, Bretolt Brehtit, Henrih Hajnes, Gėtes, Shilerit, Kurt Tukolskit, Uinertit apo Enzensbergut. Janė tė shumtė titujt e pėrkthyer prej tij; "Harku i triumfit", "Asgjė e re nga fronti i Perėndimit", "Shkėndija e jetės", "Obelisku i zi", "Ēifutka e Toledos", "Nėna Kurajė dhe fėmijėt e saj", "Arturo Ui", "Opera pėr tre grosh", "Gjermania, pėrrallė dimri", vėllime me poezi etj. Veē kėsaj, Shvarci ka pėrkthyer dhe autorė shqiptarė nga gjuha shqipe nė atė gjermane, si: Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Gaqo Bushaka etj.

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga autore jogjermane i shtoj kesaj liste emrash autoresh e tituj librash, Gabriel Garsia Markez me Njeqind vjet vetmi






    Nga http://www.parajsa.com



    Nje ure mes kulturave shqiptaro-gjermane: emri i perkthyesit Robert Zhvarc, perkujtohet sot me 10 dhjetor, ne 70 vjetorin e lindjes, vetem me nje urim te ambasades gjermane. Zhgenjimi i perkthyesit rebel, ne arenen e debateve te sotme te akademikeve shqiptare per gjuhen standarte.
    Robert Zhvarc



    Nje ure mes kulturave shqiptaro-gjermane: emri i perkthyesit Robert Zhvarc, perkujtohet sot me 10 dhjetor, ne 70 vjetorin e lindjes, vetem me nje urim te ambasades gjermane. Zhgenjimi i perkthyesit rebel, ne arenen e debateve te sotme te akademikeve shqiptare per gjuhen standarte.

    Ambasada Gjermane uron per 70 vjetorin e lindjes se perkthyesit Robert Zhvarc, nepermjet pershendetjeve miqesore te Jonatan Eeinberg, atashe i shtypit prane ambasades gjermane. Ka kujtime zyrtare, te hidheta, qe nderrojne jete vetem nje here ne 100 vjet. Ne Shqiperine e tranzicionit politik dhe moralit te ndyre, te vertetat luajne "ku kam fshehti". Ashtu si Zhvarc-it, perkthyes nga gjermanishtja ne shqip dhe anasjelltas, per dy breza te gjalle i qellon te kujtohet ne 70 vjetor nga ambasada dhe asnje subjekt, apo institucion i kultures shqiptare: "Ambasada Gjermane uron zotin Robert Shvarc me rastin e shtatedhjetevjetorit te ditelindjes se tij. Ambasada e Republikes Federale te Gjermanise nderon personalitetin e shquar te kultures shqiptare, njekohesisht ate, qe per disa dhjetevjecare e deri me sot, me perkthimet e tij mjeshterore ka qene, eshte dhe do te jete Ambasador Nderi i kultures dhe letersise gjermane ne Shqiperi. Me perkthimet sa te zgjedhura aq dhe mjeshterore, sic jane: nga Erich Maria Remarque "Tre shoket", "Harku i Triumfit", "Asgje e re nga fronti i Perendimit", "Shkendija e jetes", apo "Obelisku i zi"; nga Lion Feuchteagner "Cifutka e Toledos", "Francisko Goja"; nga Stefan Zeeig "Zhozef Fushe" dhe novela te Bertolt Brecht "Nena Kuraje dhe femijet e saj", "Kenga e nje nene gjermane", "Ditet e Komunes", "Arturo Ui", "Pushket e nenes Karrar", "Opera per tre grosh", "Baali"; nga Heinrich Heine "Gjermania perralle dimri"; nga Goethe dhe Schiller "Poezi dhe Balada" si dhe nga Kurt Tucholski, Einert, Brecht "Poezi te zgjedhura" dhe se fundi me vellimin e poezive te poetit te shquar bashkekohor H. M. Enzensberg.

    Robert Shvarc mundi te ndertonte nje ure komunikimi ndermjet kultures e letersise gjermane dhe kultures e letersise shqiptare. Pervec perkthimeve te lartpermendura, zoti Robert Shvarc ka bere dhe shume perkthime te shkrimtareve te shquar shqiptare te 50 viteve te fundit nga gjuha shqipe ne gjermanisht, si Ismail Kadare, Dritero Agolli, Gaqo Bushaka, Rexhep Qosja, Hydajet Beqiri etj.

    Per keto kontribute, ne vitin 1995 ai mori cmimin "Kryqi i meritave gjermane". I pari nder emrat e kultures shqiptare qe e merrte kete titull, ne kete fushe. I pari per vendet e Lindjes, i vleresuar per kesi kontributesh ne kulture nga vet presidenti gjerman i asaj kohe.

    Qysh atehere, asnje shenje, nga kreu i shtetit a qeverise shqiptare, per figuren e Robert Zhvarcit. Sot eshte 70 vjetori i tij. Dy nete me pare sapo ka kaluar nje krize te forte zemre, pas disa nderhyrjeve te njepasnjeshme, operacioneve, brenda dhe jashte vendit. E shoqja thote se perkeqesimin e ka vec prej te ftohtit. Ai vet, Zhvarci i pabindur nga veshtiresite e llojit te sotem, mbetet i zhgenjyer, nga atmosfera e deritanishme e rrethit te linguisteve dhe perkthyesve.

    Zhvarc ka shfaqur pershtypjet e tij, mbi gjuhen e medias se shkruar e elektronike. Ka qene nje artikull i gjate, ku flitej per "gazetarucet dhe gazetareshat". Dhe vetem nje muaj me pare, ne seminarin mbareshqiptare per gjuhen standarte ai ka shprehur opinionin se gjuha e njehsuar, megjithe gegnishten e toskerishten, duhet te jepet si lende e pare ne gjimnaze. Robert Zhvarc asnjehere nuk i ka tejkaluar kopetencat e tij te perkthyesit. Kjo eshte arsyeja qe gjithmone eshte degjuar me deshire dhe vemendje se cfare me teper do te "huazoje" dhe do "rrembeje" prej linguisteve, vetem e vetem per te sjelle gjuhen e huaj sa me ngroht ne shqip.



    (Publikuar me 10 Dhjetor, 2002 17:51)

  3. #3
    Robert Zhvarc (Schwarz) eshte perkthyesi me i mire qe ka Shqiperia (ne te gjalle) i kryeveprave boterore ne Ship.

    Ndersa me i miri qe ka prape Shqiperia por qe perkthen nga Shqipja ne gjuhe te huaja eshte Robert Elsie.

    Cuditerisht, tingellima e shkronjave shqipe qenka lidhur ngushte me fatet e 2 Roberteve.

    Qe te dy te huaj... Qe te dy me shqiptare se vete shqiptaret...

    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Postuar mė parė nga Dita





    Pervec perkthimeve te lartpermendura, zoti Robert Shvarc ka bere dhe shume perkthime te shkrimtareve te shquar shqiptare te 50 viteve te fundit nga gjuha shqipe ne gjermanisht, si Ismail Kadare, Dritero Agolli, Gaqo Bushaka, Rexhep Qosja, Hydajet Beqiri etj.





    Kete artikull e kam lexuar dhe tek "Albania". Por te nesermen gazetari kish bere nje sqarim, ku i kerkonte ndjese zotit Hydajet Bajri qe ne vend te emerit te tij padashur kish vene mbiemrin Beqiri.
    Mua c'eshte e verteta me erdhi mire qe emri i Deti Bajrit ishte perkrah emrave te tjere (shok klase mo, forumi pra)

    Keshtu ti Dita

    Gjithe te mirat nga Pente dhe Gezuar Vitiriun

  5. #5
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Postuar mė parė nga Dita





    Pervec perkthimeve te lartpermendura, zoti Robert Shvarc ka bere dhe shume perkthime te shkrimtareve te shquar shqiptare te 50 viteve te fundit nga gjuha shqipe ne gjermanisht, si Ismail Kadare, Dritero Agolli, Gaqo Bushaka, Rexhep Qosja, Hydajet Beqiri etj.





    Kete artikull e kam lexuar dhe tek "Albania". Por te nesermen gazetari kish bere nje sqarim, ku i kerkonte ndjese zotit Hydajet Bajri qe ne vend te mbiemerit te tij padashur kish vene mbiemrin Beqiri.
    Mua c'eshte e verteta me erdhi mire qe emri i Deti Bajrit ishte perkrah emrave te tjere (shok klase mo, forumi pra)

    Keshtu ti Dita

    Gjithe te mirat nga Pente dhe Gezuar Vitiriun

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2002
    Postime
    3

    I huaj?

    Dikush pak ma nalt tha qė Robert Shvarci asht i huej. Deshta veē me plotėsue qė kjo s'asht e vėrtetė - Shvarci asht qytetar shqiptar! Kjo asht njisoj si me pasė thanė dikush qė Bill Clinton asht irlandez veē pse t'parėt e tij kanė ardhė pej Irlande.

    Kurse pėr Robertin tjetėr - Elsie-n, puna qėndron ndryshe. Elsie ashtė pėrnjimend kanadez, punon e jeton nė Gjermani e shqipja asht vetėm njana pej gjuhėve me t'cilat shėrbehet e vepron.

    T'fala e t'mira,
    Labeati

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    O palidhja..shume me lidhje fole..pergezimet e mija..
    Ndroje at emer...e vere..Litari ose Konopi....lol.


    Vitiriun dhe une ju a uroj juve..Dites..Pentes etj..

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postuar me pare nga Pentesilea


    Kete artikull e kam lexuar dhe tek "Albania". Por te nesermen gazetari kish bere nje sqarim, ku i kerkonte ndjese zotit Hydajet Bajri qe ne vend te emerit te tij padashur kish vene mbiemrin Beqiri.
    Mua c'eshte e verteta me erdhi mire qe emri i Deti Bajrit ishte perkrah emrave te tjere (shok klase mo, forumi pra)

    Keshtu ti Dita

    Gjithe te mirat nga Pente dhe Gezuar Vitiriun


    Korrigjimi shume me vend Pente. Falemnderit qe e bere!!!

    GJithe te mirat edhe nga une dhe perzemersisht Gezuar Vitin e Ri


    Edhe ty Brar........Gezuar Vitin e Ri!


    Dita!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Robert Shvarcin e kam njohur personalisht dhe kam jetuar vetmine e tij te madhe te lene ne harrese nga Qeveria Shqipetare keto 12 vjete qe nuk ka dashur te dije per asnje nga figurat e medha qe kane nderuar kombin Shqipetar.
    I uroj me gjithe zemer dhe une jete te gjate Presorit, por me nje lutje qe te rikthehet tek perkthimet e veprave te medha sepse vetem ato e lartesuan ate ne piedestalin e gjuhetareve me te mire Shqipetare.
    Ndersa Qeveritaret dhe njerezit pa dinjitet do te vine e do te ikin me shumice ndersa ai do te mbese perjete me vepren e tij qe nuk po arrin ta botoj dote sepse shtepite botuese nuk e botojne pa para dhe ai nuk don ti lutet askujt qofte edhe qeveritareve tane qe gjoja e nderojne vetem me nje urim te thate ne pervjetorin e tij.
    instruktori

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Robert Shvarc eshte rritur ne Shqiperi e jeta e tij aktiviteti letrar e gjithshka eshte shqiptare ndaj ate e kemi e do e mbajme shqiptar!I njoh qe te dy Atin dhe te Birin, Edvinin e iu uroj jete te gjate e suksese tjera ne krijimtari sepse sa me shume te jape Robert Shvarc aq me shume fiton kultura jone kombetare!Ky kolos i ka bere te flasin shqip kryeveprat e kultures boterore te cilat kane qene ushqim i rralle per shqisat shqiptare ne vitet e realizmit socialist kur qeme te detyruar te gelltitnim gjithfare letyrash,vetem nje ndalese te letersia gjermane apo tjera nga perlat boterore qe na i shqiperoi mjeshtri yne munden te na mbajne shpirtin gjalle!Vetem karakteri i tij i rralle e natyra e thelle studiuese e mbajti gjalle e larg intrigave makbethiane te Lidhjes se Shkrimtareve ku mediokerit qe e drejtonin kete Lidhje donin ta hanin te gjalle sepse ishin zilepsur nga suksesi i tij!Mjeshter jete te gjate!Edvin pershendetje!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  2. Robert D'Angely
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 01:23
  3. Letėr e hapur Robert Papės
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 09:04
  4. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31
  5. Lamtumire Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire!
    Nga deti_bajri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 17:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •