Partia pėr Prosperitet Demokratik (PPD) sot nė Tetovė paralajmėroi bashkimin me Partinė Demokratike Shqiptare (PDSH), lajmėroi korrespondenti i Makfaks-it.
Informatėn e kumtoi liderėt e tė dyja partive, Abduladi Vejseli dhe Menduh Thaēi, duke sqaruar se "subjekti mė i vjetėr politik nė vend, shkon nė histori".
Nisma vijon pasi qė tė dyja partitė konstatuan se sė bashku do tė sigurojnė mė shumė mandate nė pėrbėrjen e re parlamentare.
"Sot fillon njė iniciativė e re pėr afrimin dhe bashkimin e tė dyja partive poliitike PPD dhe PDSH. Kjo do tė bėhet nė njė tė ardhme tė shpejtė, ndoshta vetėm ditė janė nė ēėshtje prandaj votat tona lirisht mund t'i shfrytėzojė PDSH-ja dhe lideri i saj Menduh Thaēi", deklaroi Vejseli.
"Kemi iniciativė tė pėrbashkėt qė kėto dy parti sė shpejti tė bashkohen. Mendoj se organet e partive do tė vendosin pozitivisht. Tashmė gjithēka ėshtė e qartė", shtoi Menduh Thaēi nė pres-konferencėn e pėrbashkėt.
PPD ėshtė formuar nė vitin 1990 si parti e parė e shqiptarėve nė Maqedoni. Nė shkurt tė vitit 1994 prej saj doli fraksioni i Arben Xhaferit, pas ēka u formua Partia pėr Prosperitet Demokratik tė Shqiptarėve. Subjekti i ri politik ėshtė regjistruar nė vititn 1995, qė nė korrik tė vitit 1997 tė riemėrohet nė Partia Demokratike Shqiptare. //Makfaks/
Krijoni Kontakt