Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Pier Paolo Pasolini

    Pergjerim nenes sime.

    Eshte e veshtire te thuash me fjalet e nje biri,
    atij te cilit ne zemer fare pak i ngjasoj.

    Ti je e vetmja ne bote qe din, per zemren time,
    ate qe ish ngahera, perpara seciles tjeter dashuri.

    Prandaj duhet te t’them ēfare eshte e tmerrshme te njohesh:
    eshte brenda hiresise tende qe lind pikellimi im.

    Je e pa-nderrueshme, prandaj eshte e denuar
    me vetmi jeta qe me ke dhuruar.

    Dhe s’dua te jem vetem. Kam nje uri te pasosur
    dashurie, te dashurive prej trupave te pashpirt.

    Ngaqe shpirti eshte ne ty, je ti, por ti
    je nena ime dhe dashuria jote eshte skllaveria ime:

    kam kaluar nje femijeri skllav i kesaj ndjenje te madhe
    e pa-shpetueshme, te nje detyrimi te pasosur.

    Ishte e vetmja menyre per te ndjere jeten,
    e vetmja ngjyre, e vetmja forme: tani ka mbaruar.

    Mbijetojme: dhe eshte ērregullsia
    e nje jete te rilindur jashte arsyes.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Pasioni Pasolini



    Njė ditė e gjitha pėr Pier Paolo Pasolinin nė Tiranė. Poezi, teatėr dhe foto nga "Ungjilli sipas Mateut", sjellė nga arkivi i kinoketės sė Bolonjės, vendlindja e kėtij artisti kontrovers. Bėhen 45 vjet nga realizimi i figurės sė Krishtit tė tij njerėzor.



    Sado modeste, ėshtė absolutisht hera e parė qė artistit Pier Paolo Pasolini (1922-1975)
    i kushtohet nė Tiranė njė ditė e tėrė me aktivitete. Mė 29 prill, Instituti Italian i Kulturės, nė bashkėpunim me Bibliotekėn Kombėtare dhe Teatrin Kombėtar organizojnė disa aktivitete. Sė pari, konferenca e paradites "Pier Paolo Pasolini, poeti i hirit" e prezantuar nga Roberto Chiesi, i kushtohet Pasolinit poet, gazetar, shkrimtar, piktor dhe regjisor. Chiesi ėshtė kritik kinemaje dhe pėrgjegjės i Qendrės sė Studimeve - Arkiva "Pier Paolo Pasolini" nė kinetekėn e Bolonjės.


    Ėshtė njė rast pėr tė rimarrė idetė e tij tė shkrira nė njė vepėr shumėdimensionale. Pėr t'u ndalur sidomos tek kinemaja dhe nė veēanti tek filmi "Ungjilli sipas Mateut" prej tė cilit janė nxjerrė imazhet e ekspozitės qė paraqitet nė Tiranė po atė ditė tė konferencės. Ekspozita fotografike "Ungjilli sipas Pasolinit" hapet nė Bibliotekėn Kombėtare, nė orėn 11.00. E prezanton Angela Tromellini, pėrgjegjėse e Arkivit Fotografik tė Kinetekės sė Bolonjės.


    E vėshtirė duhet tė ketė qenė zgjedhja qė ideatorėt kanė bėrė pėr takimin e parė tė kėtij lloji tė artistit italian me publikun shqiptar. E vėshtirė tė zgjedhėsh ndėr filmat e Pasolinit, qė nga i pari "Accatone" (1961), "Mamma Roma", "Teorema", "Dekameroni", "Medea", "Edipi mbret"... e deri tek i fundit "Salo ose 120 ditėt e Sodomės" (1975) sepse idetė e secilit prej tyre mund tė mbajnė konferenca mė vete. Por "Ungjilli sipas Mateut" qė mbush kėtė vit 45 vjeē, ėshtė padyshim njė ndėr mė tė veēantėt.


    Sepse-nė e thotė vetė krijuesi i tij - ky "Ungjill..." ėshtė njė lexim personal - i cili nė vitin 1963 shkruan: "Sapo mbarova leximin e parė tė Ungjillit sipas Mateut, menjėherė ndjeva nevojėn pėr tė "bėrė diēka": njė energji e tmerrshme, fizike thuajse, si me dorė. Ishte "shtimi i gjallėrisė" pėr tė cilin fliste Berensoni... Por, e pėrsėris, ky ishte aspekti i jashtėm, mrekullisht vizual, prej "rritjes sė forcės jetėsore". Thellė kishte diēka edhe mė tė dhunshme akoma, qė mė shkundte...Ishte figura Krishtit parė nga Mateu. Dhe kėtu do tė duhej tė ndalem me fjalorin tim estetik-gazetaresk. Do tė mė duhet megjithatė tė shtoj se asgjė nuk mė duket mė e kundėrt me botėn moderne se ajo figurė: e atij Krishti paqėsor nė zemėr, por "kurrė" nė mendje..."


    "Ungjilli sipas Mateut" ėshtė xhiruar i gjithi nė jug tė Italisė dhe ka pėr protagonistė
    Enrique Irazoqui nė rolin e Jezusit, Margherita Caruso nė rolin e Magdalenės, Susanna Pasolini, Marcello Morante, Paola Tedesco etj. Skenari ėshtė shkruar nga vetė Pasolini, kurse fotografia ėshtė e bashkėpunėtorit tė tij tė ngushtė Tonino Delli Colli. Ky film i vitit 1964 u nominua pėr Oscar, pėr elementėt e muzikės, kostumet, skenografinė, tė cilat u vlerėsuan nė festivalin e Venecies, ku filmi mori Ēmimin Special tė Jurisė.


    Kritika do ta vlerėsonte pėr atė kėndvėshtrim pazolinian, larg ungjillėzimit kanonik dhe traditės kulturore. Njė film ku "Ungjilli sipas Mateut - ėshtė shndėrruar nė dokumentar profetik autentik, qė nė mėnyrė tė qartė i referohet aktualitetit tė kohės". Pasolini kėrkonte tė realizonte njė figurė tė Jezusit jo bir i perėndisė por njeri si tė tjerėt, i gatshėm tė sakrifikohet pėr t'i sjellė njerėzimit mesazhin revolucionar.


    Si tek "Medea" apo "Edipi mbret", edhe tek "Ungjilli sipas Mateut" Pier Paolo Pasolini i mėshon idesė sė tij politike tė "krijimit tė njė bote qė ka humbur domethėniet" e mitit. Po atė kohė ai do tė shenjohet nga kisha pėr fyerje qė po i bėnte asaj.
    "Tė gjithė fimat e mi i kam bėrė si poet" shkruan ai. "Filmi ėshtė njė lloj i poetikės reale sepse realitetin ai e shpreh me realitetin vetė dhe jo nėpėrmjet kodeve tė tjera semiotike, shenjave apo sistemeve."


    Duke vazhduar me aktivitetet nė Tiranė, mė 29 prill nė Teatrin Kombėtar njė paraqitje tė figurės sė Pasolinit nėpėrmjet njė spektakli teatral tė quajtur "Pasioni - Pazolini", e bėn aktori dhe regjisori Antonio Piovanelli. Ėshtė njė autobiografi me vargje tė zgjedhura tė Pier Paolo Pasolinit, e cila i jepet publikut nė njė formė shumė tė koncentruar: vetėm dy karrige mbi njė platformė dhe njė sfond i zi. Trupi i aktorit, i gjithi nė tė bardhė liri pak i lodhur, hyn me ritual nė vetminė e jetės sė ēdo dite, duke rrėfyer pasione politike dhe pėrpjekjen heroike tė izolimit tė pėrditshėm.


    Poeti na shtyn tė shohim dhe ndjejmė se Italia fshatare ėshtė transformuar, nė njė aglomerat borgjezėsh tė vegjėl, ku poshtėrsia ėshtė bėrė normė.
    Antonio Piovanelli ėshtė njohės i mirė i veprės poetike tė Pasolinit. Ai ka punuar nė kinema me regjisorė si vėllezėrit Taviani, Bernardo Bertolucci, Marco Bellocchio, Giuliano Montaldo dhe Francesca Archibugi dhe nė teatėr, me Luchino Viscontin, Giorgio Stehler, Abel Ferrara, Angelo Savelli etj. Prej shumė vitesh ai paraqitet jashtė vendit si aktori-ambasador i poezisė latine dhe italiane, me poetė si Katuli, Virgjili, Dante, Alfieri, Pasolini, duke fituar admirimin e kritikės dhe tė publikut.
    Pasolini ėshtė maja e aktiviteteve qė Instituti Italian i Kulturės organizon gjatė prillit. Nuk duhet harruar takimi tjetėr i rėndėsishėm, ai me Indro Montanellin, mė 23 prill nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Librit. Mė 22 prill Montanelli, ky gazetar i rėndėsishėm i shekullit tė njėzetė, ka 100-vjetorin e lindjes. Lidhjet e tij me Shqipėrinė edhe pse nė dekadėn e tij tė parė si gazetar profesionist, do tė jenė nė qendėr diskutimeve tė kėsaj figure qė ngjall me tė drejtė dėshirėn pėr tė diskutuar. Nė Bibliotekėn Kombėtare organizohet konferenca me tė ftuar gazetarin dhe historianin Sandro Gerbi, autor i veprės kushtuar Montanellit. Po atė ditė bėhet prezantimi i ekspozitės "Montanelli nė shtypin shqiptar" dhe prezantohet libri "Shqipėria njė dhe njėmijė" reportazhet e udhėtimit nėpėr Shqipėri tė cilat i botoi nėn kėtė titull mė 1939.


    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema tė Ngjashme

  1. Pasolini, pasionant dhe komunist
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-07-2010, 09:16
  2. 50 kineastët më të mëdhenj të shekullit të XX
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 173
    Postimi i Fundit: 09-08-2009, 04:53
  3. Poetic cinema lovers!
    Nga fuorisync nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 20:35
  4. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17
  5. TOP10 i kinematogarfise boterore
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •