Ish-Sigurimsat shtrėngojnė rradhėt rreth Berishės dhe portreti i tij sipas librave tė Preē Zogajt

Nuk ėshtė ironi e vogėl qė nė kėto ditė tė vėshtira rreth Berishės kanė shtrėnguar rradhėn njerėz si Zogaj qė dikur Berisha i poshtėroi duke i zbuluar botėrisht si ish-bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit. Nė vitin 2004, nė promovimin e librit tė Preē Zogajt «Finalja», kryetari i PD dhe kryeministri i sotėm, Sali Berisha u shpreh se librat e Zogajt nuk i ka rrėzuar koha. Libri «Finalja» i Zogajt ėshtė i fundit nė serinė e disa librave tė llojit tė ditarit politik qė Zogaj i ka botuar nė vitet e tranzicionit. Nė kėto libra Zogaj ka paraqitur mendimin e vet politik, duke paraqitur dhe versionin e vet tė shpjegimit tė zhvillimeve politike shqiptare gjatė kėsaj periudhe. Me deklaratėn e mėsipėrme, Berisha, me njė mazokizėm kurioz politik, praktikisht e deklaroi Zogajn si biografin e vet tė autorizuar dhe librat e kėtij tė fundit si shpjegimin zyrtar tė PD-s dhe tė vetin personal pėr zhvillimet politike shqiptare gjatė tranzicionit. Nė librin e vet «Rėnia e zgjedhjeve», nė tė cilin Zogaj pėrshkruan kryesisht ngjarje qė lidhen me pranverėn e vitit 1996, por duke bėrė dhe njė retrospektivė qė nga viti 1991. Nė librin e vet Zogaj e pėrshkruan kėshtu atė qė po bėnte Berisha nė mbrėmjen e 22 marsit 1992, kur PD fitoi zgjedhjet qė e sollėn nė pushtet: «Populli po festonte me dritat ndezur, por askush nuk e dinte se ‘njeriu i shpresės’, i votuar si ēlirimtar, po projektonte nė rrugėn e Kavajės ekipet qė do tė rrėnonin Shqipėrinė». (Preē Zogaj: «Rėnia e zgjedhjeve», «Dita», Tiranė 1997, f. 59)
Pėr ardhjen e Berishės nė pushtet nė 1992, Zogaj shprehet kėshtu nė librin e vet tė sipėrthėnė: «Presidenti Ramiz Alia dha menjėherė dorėheqjen pėr t’ i hapur rrugėn kryetarit tė partisė demokratike, Sali Berisha. Fillonte mandati i tij qė shumė shpejt do tė bėhej regjimi i tij». (po atje: f. 58) Anėtarėt e PD-s dhe simpatizantėt mund tė kenė kundėrshtime pėr kėto mendime tė Zogajt, por derisa Berisha ka thėnė se librat e Zogajt nuk i ka rrėzuar koha, atėhere duhet t’ i pranojnė, ndryshe do tė dalin antiberishianė. Nė kėtė libėr tė vetin Zogaj thotė se Berisha me tė marrė mandatin e parė presidencial nė vitin 1992, filloi tė mendonte pėr vitin 1997, kur do tė merrte mandatin e dytė: «Kėshtu, me t’ u ngjitur Berisha nė presidencė vura re shėnjat dhe faktet e para qė mė shtynė mė vonė tė mendoja se ai, nė diskordancė organike me ritmin e pandryshueshėm tė kohės, e shijoi shpejt e shpejt mandatin e parė dhe u zhvendos shpirtėrisht, emocionalisht dhe psikologjikisht pesė vjet pėrpara, pra aty ku duhej tė mbaronte mandate i tij i parė dhe tė fillonte i dyti. Kjo zhvendosje e ēuditshme nė kohė e Presidentit tė Republikės ka qenė njė barrė e tepėrt pėr Shqipėrinė e vitit 1992. Nė njė farė mėnyre mbarė politika pesėvjeēare shqiptare do tė binte nė pritėn e vitit 1997 ku duhej tė mbėrrinin vetėm ata deputetė qė do t’ i jepnin votėn Berishės pėr mandatin e dytė». (po atje: f. 64)
Nė librin e vet tė mėsipėrm Zogaj tregon sesi nė njė debat me njė tė afėrmin e vet, nė prag tė zgjedhjeve tė majit 1996, mohoi qė aid he “themeluesit” e tjerė qė sot janė rikthyer nė PD, tė kenė pasur rol nė ngritjen e Berishės nė vitet 1991-92, gjė pėr tė cilėn ata sot krenohen: «Kur hyra unė nė dhomė nuk mė la pa mė thėnė nė intimitet ‘mendimin e opinionit’ se grupi ynė, grupi i Aleancės nuk ishte pa pėrgjegjėsi qė kishte prurė Berishėn nė pushtet. E pashė tė arsyeshme t’ i them se opinioni ka patur njė mendim tė kundėrt kur ne patėm formuluar kritikat e para kundėr Berishės. ‘Nuk e sollėm ne nė pushtet atė njeri, por pikėrisht opinioni qė na tregonte me gisht atėhere si tradhėtarė’, i thashė kushėrirės». (Preē Zogaj: «Rėnia e zgjedhjeve», «Dita», Tiranė 1997, f. 42)
Qė grupi i “themeluesve” qė mė pas u bėnė aleatė tė socialistėve dhe qė sot u kthyen nė PD, nuk e donin ngritjen e Berishės as nė 1991, nė PD, dhe aq mė tepėr as nė 1992 kur u bė kreu i shtetit, kjo ėshtė njė gjė qė dihet, por qė Zogajt sot nuk i pėlqen ta pohojė. Njė pėrshkrim plot kolorit i bėn Zogaj rolit tė Berishės nė mbledhjen e PD-s qė pėrjashtoi mocionistėt nė gusht 1992, ata tė cilėt sot janė rikthyer nė PD si “themelues”: «Presidenti i Republikės, Sali Berisha, i pranishėm nė presidiumin e asaj mbledhjeje me cilėsinė e anėtarit tė kryesisė sė partisė, nuk i mbajti nervat. E kryqėzoi mocionin para se nėnkryetari i partisė dhe firmatari i parė i tij, Arben Imami, ta pėrfundonte sė lexuari. Berisha shau me fjalė tė rėnda qė nuk ia kisha dėgjuar ndonjėherė, orientoi, mė saktė urdhėroi linēimin verbal nė sallė tė tė gjithė atyre qė e kishin nėnshkruar apo qė kishin ndėrmend ta mbėshtesnin atė mocion, tė cilin e pagėzoi pa iu dridhur zėri vepėr tė Ramiz Alisė dhe Sigurimit tė Shtetit». (po atje: f. 67.)
Zogaj kėtu eviton tė thotė se cila qe pėrmbajtja e mocionit. Pika kryesore e mocionit me siguri qe ndryshimi i politikės sė jashtme tė Shqipėrisė nga proamerikan, qė ishte bėrė pas ardhjes sė PD-s nė pushtet nė 1992, nė proeuropian, duke specifikuar orientimin drejt vendeve fqinje Greqisė dhe Italisė. Greqia pėrmendej e para, ndėrsa Italia qe vėnė e dyta si “gjethe fiku” qė duhej tė mbulonte lakuriqėsinė e kėrkesės pėr orientim progrek tė Shqiėrisė. Pra, mocionistėt donin qė tė bėnin nė 1992, atė qė u bė nė 1997, pas rikthimit tė PS-s nė pushtet, qė kishte si aleatė mocionistėt, tashmė tė shndrruar padistė. Mė tutje nė librin e vet Zogaj thotė: «Fill pas 22 marsit Berisha kishte pritur rastin t’ i qėronte hesapet me bashkėthemeluesit kryelartė tė Partisė Demokratike. Nėpėrmjet veglave tė tij e kishte provokuar dy tri herė sherrin me ta, por nuk i kishte ndezur. Nė kėndshikimin e tij tė gjėrave, mocioni ishte si njė dhuratė e qiellit pėr tė realizuar me duar tė pastra ėndrrėn e vjetėr». (po atje: f. 68)
Derisa vetė Berisha ka pohuar se librat e Zogajt nuk i ka rrėzuar koha, atėhere kėshtu duhet tė ketė ndodhur vėrtet. Sebepi i sherrit paska qenė Berisha. Mė tutje, nė librin e vet, Zogaj thotė: «Spekullimi me arshivat e regjimit tė pėrmbysur pėr tė ndrydhur e shtypur nė masė tė gjerė liritė qytetare pėrbėn njė precedent tė pashembullt tė cinizmit dhe shpėrdorimit tė pushtetit nga Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede». (po atje: f. 68) Zogaj kėtu ka hallin e vet, sepse Ligji i verifikimit tė figurės sė politikanėve i miratuar nė 1995, ia ndaloi kandidimin si deputet pėr shkak tė qenies bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit. Gjithsesi, derisa sot Zogaj ka marrė aprovimin e Berishės pėr ditarin e vet politik, thėnia e mėsipėrme duhet marrė si e vėrtetė. Nė lidhje me projekt-kushtetutėn e hedhur nga Berisha nė referendum nė 1994, Zogaj thotė: «tentohej pėrqėndrimi de jure e de fakto i tė gjitha pushteteve nė duart e presidentit tė Republikės nėpėrmjet njė projekti qė do tė sanksiononte politikėn tashmė tė aplikuar tė Njėshit…Berisha e karikoi projektin e kushtetutės me shumė artikuj provokativė tė njė Republike diktati». (po atje: f. 86.)
Fushatėn elektorale tė Berishės pėr tė siguruar miratimin e projekt-kushtetutės, Zogaj e pėrshkruan si njė farsė tė «zhvendosjes brenda ditės e brenda orės tė kryetarit tė shtetit nga njėra krahinė nė tjetrėn, duke mahnitur bejtexhinjtė e ēdo profesioni, pėrfshirė barkalecėt e vegjėl tė mediave telegrafike qė shtrydhnin trutė pėr tė nxjerrė nga antikiteti grek, nga folklori apo historia e Anglisė sinonime sa mė tė denja pėr Sali Berishėn. As qė mund tė thuhet se kėto fundėrrina universale me shenjėn gjuhėsore tė shqipes, kėto fundėrrina tė tipit tė Fahri Balliut qė pėr dreq vendi ynė, nė vend qė t’ i fshehė nė ndonjė skutė tė trupit siē bėjnė kombet e tjerė i ekspozon krenarisht nė ballė, harronin se pikėrisht madhėshtia e kėrkuar e prishte mendsh nėpėr kohra parinė e Shqipėrisė, e bėnte harbute dhe tiranike». (po atje: f. 88)
Z. Fahri Balliu, sot anėtar i Kėshillit Kombėtar tė PD-s, tre herė kandidat pėr deputet i PD-s qė nga viti 1997, si dhe botues i gazetės sė pavarur mė tė madhe dhe mė besnike tė PD-s dhe Berishės gjatė kėtyre 8 viteve, mundet mos tė jetė dakord me kėtė mendim tė Zogajt, por Zogaj ka marrė aprovimin e Berishės pėr vėrtetėsinė e librave tė vet, prandaj Zogaj u bė nė 2005 deputet i PD, para qėndrestarit Fahri Balliu. Eh, ē’ gallatė qė po na shohin sytė! Mė tutje, nė librin e vet, Zogaj thotė kėshtu pėr referendumin e vitit 1994: «Ndėrkohė, duke dėshiruar njė kushtetutė, por duke hedhur poshtė njė projekt tė mbrapshtė, populli shqiptar evitoi sanksionimin juridik tė pushtetit tė Njėshit nė Shqipėri. Njė akt i tillė civilizimi shėnohet nė librin e veprave tė ndritura tė njė populli. Berisha mori mesazhin e qartė se shumica e shqiptarėve nuk ishin dakord me republikėn e tij partiake». (po atje: f. 94)
Shqipėria paska shpėtuar nga njė diktaturė shumė e rrezikshme nė 1994, tė cilėn me gjasė do tė vazhdonim qė ta vuanim edhe sot. Por pėr fat tė mirė na shpėtoi nga ajo Zogaj me aleatėt e vet socialistė. Berisha atėhere kishte njė mendim tjetėr, por sot ėshtė dakord me Zogajn. Zogaj e pėrshkruan kėshtu fushatėn elektorale tė Berishės pėr zgjedhjet e vitit 1996: «Berisha e kishte gjetur ēelėsin pėr t’ i siguruar fitores popullin e nevojshėm: koncertin ‘Vizion 2000’ dhe klakerėt ambulantė. Trupa shėtitėse ‘Vizion 2000’ shkonte nė qytete para Berishės. Detyra e kėsaj trupe ishte mbledhja e artėdashėve nėpėr stadiume. Hyrja e spektatorėve bėhej pa biletė. Kėto koncerte e thyenin monotoninė e jetės nėpėr qytetet e Shqipėrisė. Priteshin si ngjarje, frekuentoheshin masivisht dhe pakkush bezdisej kur nė mes tė programit shfaqej papritur si zoti nė makinė pėr tė mbajtur njė fjalim politik presidenti Berisha. Kishte plot qė habiteshin qė ai paskėsh qenė atje, nė grupin e artistėve, duke pritur rradhėn e tij. Njėri nga artistėt, zakonisht Ardit Gjebrea, e shoqėronte deri afėr mikrofonave duke e paraqitur me elozhe sipėrore. Kamerat atbotė fiksoheshin sa mbi portretin surrealist tė Berishės, sa mbi grumbullin e klakerėve qė brohorisnin yllin e paradės. Nė pjesėt e tjera tė stadiumit mbretėronte pritja. Herėpashere kishte edhe duartrokitje tė pėrmbajtura nė shenjė edukate. Ndėrhyrjet e rrufeshme plot solemnitet tė Berishės shėnonin njė intermexo tė durueshme pėr qytetarėt. Nė fund tė fundit asgjė nė kėtė botė nuk jepet krejt falas». (po atje: f. 181)
Ironikisht, ky fragment nga libri i Zogajt ėshtė ai pėr tė cilin vlen krejtėsisht thėnia e Berishės se librat e Zogajt nuk i ka rrėzuar koha. Edhe shumė nga mitingjet e Berishės gjatė kėtyre tetė viteve, duke pėrfshirė atė nė Tiranė nė 20 mars 2005, janė njė pėrsėritje e kėtij tė vitit 1996, tė pėrshkruar nga Zogaj, ashtu si pjesėt teatrale japoneze kabuki. Nė mitingun e fundit tė PD-s nė Tiranė nuk u mor vesh sa njerėz qenė mbledhur pėr Berishėn dhe sa njerėz qenė mbledhur pėr Valbona Memėn. Madje kombinimi i artit me politikėn i krijoi njė surprizė ironike Berishės, kur tenori Agim Hushi, nė prill tė vitit 2005, nė harkun e njė jave, nė fillim kėndoi nė mitingun e Berishės nė Kavajė, pastaj shpalli kandidaturėn e vet pėr deputet nė Kavajė, nėn siglėn e PS-s pėrballė Berishės, nė zgjedhjet e ardhshme, madje duke e krahasuar Berishėn me Enver Hoxhėn nė njė intervistė nė “Vizion Plus”, nė 19 prill 2005. Njė pėrshkrim plot kolorit i bėn Zogaj asaj qė ndodhi nė 28 maj 1996, nė Sheshin “Skėnderbej”, nė Tiranė, me rastin e protestės paszgjedhore tė PS-s: «Shteti policor i shqiptarėve kishte dalė nė fushė me pėrzierjen e zakoneve dhe tė uniformave tė monarkisė, fashizmit, komunizmit dhe paskomunizmit. Mishėrim i gjithkahshėm i dhunės kombėtare, ai po priste nėn shi, prapa skafandrave dhe mburojave prej peēikllasi, pa shpirt dhe pa dyshime pėr tė goditur. Ai kishte pushtuar cep mė cep sheshin “Skėnderbej” me makinat groteske tė operacionit “Pelikan”, me furgonė dhe makina tė vogla tė SHIK-ut dhe ministrive tė ndryshme, me trupa tė rregullta tė tė gjitha llojeve tė policisė qė ishin paguar e stėrvitur pėr njė ditė tė tillė, me trupa tė ērregullta tė policisė pa uniformė, me banda fanatikėsh e mercenarėsh, me roje e shoferė tė funksionarėve tė lartė tė shteti. Kishin dalė tė gjithė pėr tė larė lesh po tė ishte nevoja, nė emėr tė mllefit dhe tė interesave tė shefave». (po atje: f. 194.)
Njė pėrshkrim i vėrtetė prej shkrimtari tė talentuar. Prandaj ky njeri e meriton sot qė tė zgjidhet nė Kryesinė e PD-s dhe tė bėhet deputet i kėsaj partie. Nė fund tė librit tė vet “Rėnia e zgjedhjeve”, Zogaj imagjinon njė dialog me Berishėn e vitit 1996, ku i kėrkon llogari pėr tė gjitha tė kėqijat qė ka bėrė gjatė kohės qė qe nė pushtet: «E pyes: Pse e bėtė?
Mė pėrgjigjet: Sepse u detyruam!
E pyes: E mendonit vėrtet atė punėn e paraushtarakėve?
Mė pėrgjigjet: Nuk e mendonim ne, por mėsuesi ynė, mėsuesi ynė i pėrbashkėt.
Ia bėj: Aaa!
Ma kthen: Po .
E pyes: A jeni ju i parė?
Mė pėrgjigjet: Jo nuk kam qenė dhe nuk jam unė i parė. Qė prej vitit 1995 e kėndej nuk ka patur tė parė nė Shqipėri. Dhe kam frikė se nuk do tė ketė edhe pėr disa vite tė tjera.
I them: Kėtė e besoj, e kam menduar dhe unė nganjėherė, por mendoja se ju do t’ i sh[ėtonit tė parit tuaj.
Ma kthen: Desha, po s’ munda. M’ u shfaq qysh nė krye me Sekretin e Sundimit dhe unė fillova t’ i marr leje pėr gjithēka.
E pyes, me zė tė lartė: Ku ėshtė Ai?
Pėrgjigjet nė kupė tė qiellit: Kudo, kudo, kudoooooo!» (po atje: f. 282-283)
Pra, sipas Zogajt, Sali Berisha ėshtė nxėnės dhe vazhdues i veprės sė Enver Hoxhės. Nė librin e vet «Vera e pėrjetshme» (1998), qė ėshtė njė ditar politik i Zogajt pėr ngjarjet e verės sė vitit 1996, Zogaj e quan Berishėn: «Kryeredaktori i Pėrgjithshėm i tė gjitha Mediave Qeveritare, doktor Berisha». (Preē Zogaj: «Vera e pėrjetshme», «Dita», Tiranė 1998, f. 42)
Mė tutje nė kėtė libėr Zogaj tregon sesi nė njė bisedė me Mentor Nazarkon bėnin hipoteza pėr qėllimet e Berishės nė verėn e vitit 1996: «Dhe kėshtu, shkojmė edhe mė larg nė shestimin tonė tė hidhur dhe komik: imagjinojmė delegatėt demokratė nė kongresin e partisė socialiste, delegatė tė cilėt me votėn e tyre tė lirė do ta ndryshojnė lidershipin socialist dhe do tė bėjnė qė kėndej e tutje doktor Berisha tė jetė ashtu siē ka dashur prej kohėsh: president i dy partive kryesore, president i pėrjetshėm i Republikės». (po atje: f. 68) Pushtetin e Berishės nė vitin 1996, Zogaj e quan: «pushteti qė u ka ngrirė buzėqeshjen mijėra e mijėra bashkėatdhetarėve, pushteti i Sali Berishės». (po atje: f. 79)
Nė librin e mėsipėrm Zogaj thotė edhe njė gjė shumė interesante dhe intriguese tė cilėn do tė qe mirė ta kishte sqaruar nė Kuvendin e PD-s. Zogaj shkruan se njė natė, nė verėn e vitit 1996: «Katėr tė shtėna armėsh nė katėr vise tė ndryshme trazojnė jermin e qetė tė Shqipėrisė. Mprihen shqisat e mia. Ndofta vera mbaroi. Ndofta vendi po niset nė mėrgim, nė shtegtim, nė pėrputhje me telepatinė e kahershme tė atyre qė janė pėrpjekur kundėr jermit tė tij…Jemi shumė qė e perceptojmė menjėherė zhvendosjen e zhurmave, por nuk dimė ku kanė shkuar plumbat. Jemi nė pritje. Nuk kallzojmė se ēfarė po presim edhe po tė na e venė thikėn nė fyt. Ajo qė presim ne duhet tė vijė, duhet tė ndodhė para se ta dimė tamam». (po atje: f. 98)
Tash ėshtė koha qė Zogaj tė shprehet mė qartė nė rast se kalimi i vet nga aleat i PS tek PD ėshtė i sinqertė dhe real. Ēfarė prisnit ju opozitarėt e vitit 1996 qė tė ndodhte nėpėrmjet krismave tė armėve, z. Zogaj? Dhe pse atėhere nuk do t’ ia thoshit kurrkujt atė qė po prisnit, edhe sikur t’ ua vinit thikėn nė fyt, sikur thoni ju? Shpjegohuni z. Zogaj, shpjegohuni, qė t’ u besojnė sadopak demokratėt. Por edhe sikur z. Zogaj mos tė shpjegohet, anėtarėt dhe simpatizantėt e PD-s, tash, nė retrospektivė, e njohin atė enigmė, tė cilėn Zogaj dhe miqtė e vet nė verėn e vitit 1996 nuk do ta tregonin edhe sikur t’ u vinin thikėn nė fyt. Kėtė enigmė e sqaroi viti 1997. Z. Zogaj dhe miqtė e vet prisnin krismat e armėve tė rebelimit tė vitit 1997, ato krisma qė do ta ēonin Zogajn nė 28 mars nė Vlorė, si firmatar tė deklaratės sė pėrbashkėt tė komiteteve tė shpėtimit publik dhe partive tė majta, ato krisma qė do ta bėnin Zogajn kėshilltar tė Presidentit Meidani dhe ministėr nė qeverinė socialist, deri kur erdhi momenti qė Zogaj dhe tė tjerėt si ai nuk u hynin mė nė punė socialistėve, tė cilėt i flakėn tej. Gjithsesi, enigmėn e pritjes sė krismave, Zogaj e zbulon edhe nė librin e vet, kut tregon pėr njė dialog kafeneje mes tij dhe Shpėtim Nazarkos: «-Atėhere?
-E ē’ do tė thotė kjo?
-Ose do ta dorėzojnė, ose do tė ketė luftė.
-Nėqoftėse duhet luftė, do tė ketė luftė.
-Nuk mundem mė!». (po atje: f. 115.)
Ai qė thotė «Nėqoftėse duhet luftė, do tė ketė luftė» ėshtė Zogaj.
Nė librin e vet «Uncivil War-luftė jocivile» (Shtėpia botuese «Dita», Tiranė 1998), Zogaj analizon krizėn e vitit 1997 nė Shqipėri. Nė kėtė libėr Zogaj e akuzon Berishėn, i cili nė atė kohė qe President i Republikės, se nė mėnyrė tė qėllimshme ka vepruar qė mos tė kishin efekt paralajmėrimet e FMN pėr rrezikun e piramidave dhe se i ka nxitur shqiptarėt qė tė fusin paratė nė kompanitė rentiere piramidale. Ja sesi shkruan Zogaj: «Duke e pėrfshirė deklaratėn e FMN-sė nė kuadrin e qėndrimeve tė njohura amerikane kundėr regjimit tė tij, Berisha u kujdes qė ajo deklaratė tė kalonte pa jehonė dhe tė sfumohej nė zhurmimin e mediave shqiptare pėr dobinė e piramidave… Nė kėtė polifoni, presidenti i firmės ‘VEFA’, zoti Vehbi Alimuēaj, e ndjen tė lehtė e tė natyrshme tė hedhė dorashkėn e shqiptarit kryelartė duke e ftuar FMN-nė tė fusė para nė firmėn e tij. Dhe, si pėr t’ i vėnė kapak kėtyre sfidave, nė fund tė pjesės shfaqet presidenti Berisha, i cili duke perifrazuar pėr njė publik tė kualifikuar qėllimet dashakeqe tė FMN-sė, shprehet shumė qartė pėr publikun e gjerė se disa stėrpika tė llavės sė madhe tė parave tė pista mund tė kenė rėnė edhe nė Shqipėri, por paratė e shqiptarėve janė tė pastra. Kėtė deklaratė shtypi dashamirės e komenton si gjest patriotik nė mbrojtje tė lekut. Por poshtė nė popull, atje ku nuk duan tė prishet magjia, gjithēka kuptohet ndryshe: kuptohet si garanci pėr firmat. Masat e gjėra lėshohen si asnjėherė tjetėr drejt sporteleve tė tyre. Ethet e lakmisė popullore arrijnė pikėn mė tė lartė. Ēikrikėt e fondacioneve s’ pushojnė as natė as ditė. Nga paralajmėrimet e FMN-sė nuk ka mbetur gjė prej gjėje». (po atje: f. 96-97)
Deklarata e Berishės pėr paret e pastra tė shqiptarėve u bė nė konferencėn e shtypit qė dha Berisha nė 30 dhjetor 1996, me rastin e mbylljes sė vitit. Mė vonė kjo deklaratė u bė pjesė e mitologjisė politike shqiptare, duke u paraqitur sikur dyndja e madhe e shqiptarėve nė sportelet e firmave piramidale qe pasojė e kėsaj deklarate. E vėrteta ėshtė se nė ditėn kur u bė kjo deklaratė shqiptarėt tashmė kishin futur 95% tė pareve tė veta nė firmat. Nė ditėt pas kėsaj deklarate sportelet e firmave piramidale qenė mby;llur me rastin e vitit tė ri dhe pasi kaluan ditėt e pushimit pjesa mė e madhe e firmave nuk e rifilluan pagesėn e pareve, ēka i bėri njerėzit qė tė dyshojnė dhe tė kufizohen nė depozitimin e pareve. Zogaj kėtu, qėllimisht nuk e jep datėn kur u bė deklarata e Berishės, pasi kėshtu zbulohet e vėrteta. Por, tashmė, pas deklaratės sė mėsipėrme tė Berishės, edhe unė qė po i shkruaj kėto rreshta do tė filloj tė besoj se Berisha e ka bėrė deklaratėn e vet pėr paret e pastra tė shqiptarėve para dyndjes sė madhe nė sportelet e firmave piramidale.
Mė tutje nė librin e vet, Zogaj pėrshkruan turneun qė bėri Presidenti Berisha nė janar 1997 nėpėr Shqipėri, me rastin e krizės sė firmave piramidale, duke dashur t’ u shpjegojė njerėzve tė vėrtetėn e vet pėr krizėn dhe duke i ftuar tė pėrmbahen. Zogaj shkruan: «Nė kėto udhėtime epike Berisha foli me gjuhėn e njė plebeu, qė nuk ka ē’ tė humbasė mė. Ai pati kurajon tė vinte nė dukje pėrgjegjėsinė e vetė qytetarėve pėr pėrfshirjen nė lojėn e fajdeve duke theksuar se kurrė nuk do tė ketė shtet tė pėrgjegjshėm pa shtetas tė pėrgjegjshėm dhe kurrė nuk do tė ketė liri pa pėrgjegjshmėri». (po atje: f. 100)
Nė librin e vet tė sipėrpėrmendur Zogaj pėrshkruan dhe fillimin e luftės sė 1997-s me ngjarjet nė Vlorė, duke e akuzuar Presidentin Berisha se ushtroi represion kundėr Vlorės. Ja sesi i pėrshkruan Zogaj ngjarjet nė Vlorė, nė 10 shkurt 1997, tė cilėn e quan si njė ditė historike pėr Shqipėrinė, kur qytetėrimi (rebelimi) triumfoi mbi barbarinė (shtetin): «Herėt nė mėngjes nė rrugėt dhe rrugicat ende tė shkreta tė qytetit u lėshuan ‘larashėt’, trupa mercenarėsh pa identitet, tė rekrutuar kryesisht nė zonat veriore tė vendit kundrejt njė page prej 45 mijė lekėsh tė reja nė muaj…Gjatė natės makinat-fjetore tė kėsaj trupe lėvizėn drejt Vlorės, drejt atij qyteti ku sipas komisarėve tė PD-sė njė grusht pushtash tė lidhur me Zabit Brokajn e Skėnder Gjinushin i nxirrnin njerėzit me zor nė rrugė dhe i detyronin me revole te veshi tė shqiptonin sharjet e pėrgatitura nė Tiranė kundėr familjes sė Sali Berishės! Ishin sharje qė nuk i duronte as mushka. ‘O Sali ule kokėn , sepse Vlora tė q… motrėn». (Vlora edhe kur shan, zgjedh, kishte thėnė Skėnder Gjinushi) ose: ‘Dy kurva ka Shqipėria, Vjollca Vokshi dhe Liria’, ose ‘O Liri o kurvė e *****, pse s’ i flet atij hajdutit». (po atje: f. 205)
A thua vallė e ka lexuar Berisha kėtė fragment tė librit tė Zogajt, kur thotė se librat e Preē Zogajt i kanė rezistuar kohės? Kjo mbetet njė nga misteret e mėdha qė duhet tė sqarojė Berishologjia, domethėnė, studimi i mendimit tė Berishės. Mė tutje Zogaj vazhdon: «Larashėt i kujtuan edhe njėherė kėto bejte acaruese dhe u lėshuan nėpėr rrugėt e Vlorės duke thirrur rrugicė mė rrugicė ‘dilni more vlonjatė tė qelbur se do t’ ju shkėrdhejmė motrat’! Tani ata ishin nė qytet, po shkelnin mbi tė dhe guximi i tyre shtohej sa mė shumė zgjaste heshtja e Vlorės me plakat dhe pleqtė e pagjumė qė fėrkonin sytė me habi nė oborre e dritare dhe nxitonin pastaj, diku pėr t’ u vėnė llozin portave, diku pėr tė ngritur nga shtrati djemtė e kredhur nė gjumin e thellė tė agimit, diku pėr tė mprehur ndonjė thikė a hanxhar, sepse gjithēka mund tė ndodhte me atė hordhi tė panjohur dushmanėsh. Heshtja e e qytetit thellohej sikur jeta po hynte nė gollat e hiēit, por ishte njė heshtje e rreme qė paralajmėronte pėrleshje. S’ kaloi shumė dhe vlonjatėt dolėn prej heshtjes si vullkan dhe ja ku u gjendėn nė rrugė e nė sheshe ballė pėr ballė me larashėt, me trupat antisomoza dhe me morinė e reparteve tė tjera speciale qė kishin ardhur pėr tė vėnė ‘sus’ njėherė e pėrgjithmonė protestėn e tyre. 28 maji i dhunuar i sheshit ‘Skėnderbej, ishte zhvendosur pas tetė muajsh nė qytetin e Vlorės. Ishte pak a shumė e njėjta skenografi, i njėjti ballafaqim, e njėjta kundėrvėnie midis regjimit policor, qė reklamonte shtetin mbi tė drejtėn, dhe popullsisė qytetare qė reklamonte tė drejtėn mbi shtetin. Nė kėtė kundėrvėnie tė hershme, qė fatkeqėsisht kishte pėrfunduar kurdoherė me kurorėzimin e shkopit tė gomės, ishte bllokuar vetė historia e civilizimit shqiptar. 10 shkurti i Vlorės do ta kėpuste kėtė nyjė dhe do tė hapte njė faqe tė re nė marrėdhėniet e shtetit me shtetasit. Nė fakt, ditėn e 10 shkurtit Shqipėria do tė kishte Bastijėn e vet nė Vlorė. Mungonte vetėm mbreti dhe gijotina, por kėto mungesa pėrligjeshin me ndryshimin e kohėve. Populli i ktheu mbrapsht me kurajo dhe trimėri tė madhe tė gjitha llojet e forcave tė policisė. Nė betejėn e paharruar tė asaj dite mbeti i vrarė Artur Rustemi. Shumė tė tjerė u plagosėn nga tė dy kampet. Por, si pėrfundim, qyteti mbeti plotėsisht nė duart e qytetarėve”. (po atje: f. 204-205)
Mė poshtė Zogaj thotė: «Jehona e qėndresės vlonjate u pėrhap deri nė skajin mė tė largėt tė vendit duke ngritur peshė mijėra e mijėra zemra tė etura pėr paqe e ndryshim». (po atje: f. 208) Protestat nė Sheshin e Flamurit nė Vlorė Zogaj i quan si aeropag tė fjalės sė lirė: «Shkurti i vitit 1997 ishte njė muaj shumė i gjatė pėr tė gjithė. Protestat s’ po jepeshin regjimi s’ po jepej. Dėrgata dhe vizitorė nga i gjithė vendi shkonin ēdo ditė nė Vlorė pėr tė marrė fjalėn nė Sheshin e Flamurit. Sin ė kohėt e demokracisė antike piedestali i monumentit tė Pavarėsisė ishte shndrruar nė njė aeropag tė fjalės sė lirė. ‘Kemi ardhur kėtu nga Shkodra t’ ju themi se jemi me ju dhe t’ ju marrim me vete! Veriu nuk ėshtė ‘Saliu’ ! Vlorė! Sali Berisha nga nxjerrė nga garderoba uniformėn e Pinoēetit. Po kush po dridhet? Vetė Berisha po dridhet. Sa tė ketė Vlorėėėė’!». (po atje: f. 214-215.)
Nė librin e Zogajt pėrshkruhet dhe rizgjedhja e Berishės President i Republikės nė fillim tė marsit 1997: «Kur gjithēka ishte bėrė gati dhe Shqipėria po hynte plot habi nė njė regjim qė nuk e kishte provuar qysh nga koha e pushtimit fashist, aktori kryesor u paraqit nė bunker pėr t’ u rizgjedhur president. Deputetėt dridheshin nga emocionet dhe frika… Votuan tė gjithė. Kėrcitėn automatikėt rreth e pėrqark parlamentit siē e lypte pjesa. Ra perdja». (po atje: f. 224-225)
Shpjegimi i Zogajt pėr luftėn e vitit 1997 ėshtė se regjisori i kaosit qe Berisha, i cili i hapi depot e armėve pėr tė ruajtur pushtetin: «Me pak fjalė, Berisha jo vetėm ishte i interesuar, por edhe e provokoi kaosin. Pastaj me daljen e djajve nga shishja, ai nuk mund ta kontrollonte atė» (Preē Zogaj: «Uncivil War-luftė jocivile», Shtėpia botuese «Dita», Tiranė 1998, f. 68) Zogaj nuk merr mundimin qė ta shpjegojė se ēfarė logjikė ka tek kjo tezė dhe sesi ėshtė e mundur qė Berisha pati interes edhe qė tė ruante pushtetin, edhe qė tė armatoste ata qė donin ta rrėzonin nga pushteti. Qė ta arsyetojė kėtė tezė Zogajt i duhet qė t’ i atribuojė Berishės njė kompleks mazokizmi, domethėnė dėshirė pėr t’ i bėrė keq vetes. Nė librin e vet tė mėsipėrm Zogaj tregon dhe pėr njė bisedė telefonike qė ka bėrė, nė 13 mars 1997, me Arben Imamin qė atėhere ndodhej nė Gjirokastėr. Zogaj shkruan kėshtu pėr Imamin: «Kishte hyrė nė Shqipėri mė datėn 11 janar dhe qėndronte nė Gjirokastėr ku kishte firmosur krijimin e Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar si njė forcė e pavarur politiko-ushtarake.» (po atje: f. 12)
Midis Imamit dhe Zogajt u bė kjo bisedė nė lidhje me Presidentin Berisha: «More vesh, iku ai?
-Jo nuk kam marrė vesh gjė. Kėtu po bėhet hataja.
Sonte duhet tė ikė, mė tha Imami». (po atje: f. 12.)
Zogaj nė libėr thotė se kur u takua mė vonė me Imamin nė “Rogner”:
«Atėhere ne do tė shpjegoheshim se nė qėndrimet tona tė ndryshme politike tė atyre ditėve kishte pėrcaktuar optika e vendndodhjes, qė do tė thoshte se po tė gjendej Imami nė Tiranė mund tė kishte firmosur marrėveshjen e 9 marsit dhe anasjelltas, pot ė gjendesha unė nė Jug, mund tė firmosja deklaratėn e Komiteteve. Ishte njė pajtim xhentėlmenėsh qė kanė ngrėnė bashkė njė furrė me bukė nė rrugėn e vėshtirė tė politikės». (po atje: f. 12) Por, Zogaj nuk mbeti pas Imamit dhe marrėveshjen me komitetet e shpėtimit publik shkoi dhe e firmosi nė 28 mars nė Vlorė. Sot, Preē Zogaj ėshtė njė prej “themeluesve” tė rikthyer nė PD me ftesėn e Berishės. Nė librin e vet “Rėnia e zgjedhjeve” (1997), Zogaj thotė pėr metodat politike tė Berishės: «Berisha ka njė zakon. Kur kėrkon, pėrdor shpatėn. Kur lėshon pėrdor biēakun». (Preē Zogaj: «Rėnia e zgjedhjeve», «Dita», Tiranė 1997, f. 49) Mė pas, nė vitin 2005, Berisha e ndryshoi stilin e vet, duke pėrdorur shpatėn kur lėshon (pranimi i “themeluesve” qė u bashkuan me PS) dhe duke pėrdorur biēakun kur kėrkon (duke mos u vėnė asnjė kusht “themeluesve” tė rikthyer). Kjo ėshtė simptomatike gjithsesi, pėr Berishėn.
Pasi Zogaj ka thėnė pėr Berishėn tė gjitha ato qė citova mė lart, ai nė librin e vet «Finalja», nė 2004 shkruan pėr Berishėn: “PD-ja ka lindur dhe mbetet perėndimore nė program dhe nė frymė. Pėrpara historisė ajo mbetet partia qė hoqi izolimin pesėdhjetėvjeēar, duke e kthyer vendin me fytyrėn nga Perėndimi. Kryetari i saj Sali Berisha pėrfaqėson intelektualin shqiptar tė kapur fort nė rrjedhat e oksidentalizmit. Kėtė tip intelektuali, qė vjen nga Rilindja Kombėtare, e shohim tė jetė protagonist i momenteve kulmore tė pėrpjekjeve shqiptare pėr pavarėsi, shtetformim, demokraci, prosperitet”. (“Finalja”, Shtėpia botuese “Dita 2000”, Tiranė 2004, f. 231)
Kėtu nuk ka nevojė pėr koment