Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Edmund Spencer

    Merre kete lule te vockel

    Shkrova nje dite, emrin e saj ne rere,
    por erdhen tallazet dhe e fshine.
    E shkrova serish, me doren tjeter
    por erdhi batica dhe e vodhi mundin tim.

    “Njeri mendjelehte – tha ajo – pse lodhesh kot
    t’besh te pavdekshme nje gje te vdekshme,
    pasi dhe une vete do pesoj te njejtin fund,
    madje edhe emri im ashtu do fshihet.”

    “Jo – u pergjigja une – ler qe te jene gjerat mjerane
    te vdesin e te kthehen ne pluhur, kurse ti do jetosh ne lavdi:
    vargjet e mia do ameshojne virtytet e tua te rralla
    e do shkruajne ne qiej emrin tend te lavdishem.
    E ne qiej, ndersa vdekja do rrezoje boten mbare,
    do jetoje dashuria jone, duke rinuar nje tjeter jete.”

  2. #2

    Edmund Spenser

    (1552-1599)


    Shqipėroi Skėnder Luarasi

    SONET PĖR SKĖNDERBEUN(*)

    Pse mburret kot e Lashta kaqė fort
    Me monumentet e moēėm burrash trima,
    Heronj qė pėrmes veprave pa mort
    Mahnitėn botėn, dhe nė prrallė e rima
    Ēdo foshnjė i nxėn? Njerzim’ i admiron
    Statujat e tyre, kolose tė larta
    E beret triumfore q’i pėrshkon
    E bukura me madhėshtit’ e narta.

    Ja Njė, qė koha von’e nxor nė dritė,
    Ndėr tė mėdhenjtė krah mė tė madhit shkon:
    I madh nė zė, pushtet e nė vetitė,
    Triumfe tė vėrtetė meriton.
    Kamzhik pėr turqit, pėr armiqtė rrufe -
    Ky libėr flet pėr Ty, o Skėnderbe!

    ------------
    Edmund Spenser (1552-1599) shquhet ndėr mė tė mėdhenjtė poetė epikė tė Rilindjes Angleze. Ai cilėsohet “poeti mė i madh anglez i erės Elisabetiane”. (The world book encyclopedy,1993)
    (*)Ky sonet u pėrmend mė 1596 nga Zachary Jones kur botoi anglisht pėrkthimin e historianit frėng J.Lavardin “Historia e Gjergj Kastriotit, tė mbiemėruar Skėnderbe”. Botimin anglisht tė kėtij libri, Jones e pėrcolli me njė sonet pėr Skėnderbenė prej Edmund Spenser i cili edhe nė kryeveprėn e tij “Faerie Queene” (“Mbretėresha e zanave”), nė kėngėn e tretė, kreu XII, vargu i 10-tė, e vesh mbretėreshėn Elisabeta me fustan qė mėngėt i varen nė mėnyrė arbėreshe'' (“Sleeves dependant albanese iyse”).
    Kėtė sonet tė vyer mbi Heroin Kombėtar S. Luarasi e ka pėrmendur nė studimin e tij “Skėnderbeu ne letėrsinė angleze” dhe e publikoi mė 16 janar 1977 (Gazeta “Drita”, f.12)


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •