“17491” (John Adams David)

Te zgjohesh me sy te shtrenguar
nen rreflektimin
e nje dielli te ashper,
qe fyen e zhvat,
nje liri te humbur.
E pakuptueshme dhe e pameshirshme
e zeze shfaqet ne mur,
hija e kryqit,
qe copeton dritaren.
Larg jehon ne enderr
zeri i nenes sime,
qe ashper futet akoma,
si teh ne zemren time,
dashuria qe i kam mohuar.
Minutat zgjasin ore
e oret zgjasin vite,
i vetmi strehim i nje pritje te kote,
nje kenaqesi e felliqur e pa dashuri,
e harxhuar ne terr nga dy trupa te njellojte,
te lidhur me force nga e njejta e keqe.
Te kesh frike nga nata
si atehere kur ishe femije,
me kot mundohesh te luftosh,
kunder perbindeshit qe te sulmon,
nuk ka paqe, nuk ka Zot,
per ate qe s’e ka kerkuar kurre.
Ngadale rreshqet shikimi
pergjate murit te ndyte,
mes germave te gdhendur me maje,
pjeset e pastra te preferuara.
Rrethi i ftohte i henes
shqyen bebezat e zgurdulluara.
Nje vajtim luhet ngadale
nga harmonika e ēakorduar
e nje shokut tim te pagjume.
Shtrengoj fort, me duar grushte,
nyjen qe do me zgjidhe pergjithmone.
Levizje te ngadalta, te para-perjetuara,
nje mije here ne koken time.
Mbyll syte e fluturoj lart,
edhe shikimi i sulet qiellit,
drejt lirise sime.