Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22

    Fushatë donacionesh për viktimat e tragjedisë së Gërdecit

    Të gjithë kemi lexuar dhe mësuar këto ditë lajmin e kobshëm të shpërthimit të një depo municioni në zonën e Vorës, fshatin Gërdec në të cilin kanë humbur jetën shumë njerëz, janë plagosur qindra të tjerë, shumë njerëz janë renditur si të humbur pasi nuk dihet fati i tyre, dhe shumë të tjerë kanë shpëtuar jetën por kanë humbur shtëpitë, kanë humbur bizneset e vogla, kanë humbur gjënë e gjallë me të cilën ushqenin veten e familjen. Nuk është nevoja që tu përshkruaj me fjalë se sa dramatike është situata në Gërdec pasi jam i bindur që të gjithë i keni ndjekur ngjarjet nga afër nëpërmjet mediave apo nëpër faqet e forumit shqiptar.

    Kur tragjedi të tilla ndodhin në një popull të vogël e të varfër, nuk shkaktojnë vetëm dhimbje, panik e lot, por testojnë edhe dashurinë, dhembshurinë dhe frymën e vëllazërisë e bamirësisë së një populli. Kjo tragjedi përben në vetvete një apel dhe një sfidë jo vetëm për qeverinë shqiptare dhe ata shqiptarë të prekur nga tragjedia, por përbën një apel për ndihmë për të gjithë shqiptarët në botë. Të gjithë duhet të ndihmojmë njerëzit e prekur nga tragjedia pasi ata janë shqiptarë si ne, janë motrat dhe vëllezërit tanë. Dhe përpara se të presim ndihmat nga qeveria apo nga qeveritë e vendeve fqinje, duhet të jemi ne si shqiptarë të parët që ndihmojmë financiarisht viktimat e tragjedisë.

    Albasoul dhe Forumi Shqiptar, duke qënë vendtakimi më i madh i shqiptarëve në diasparë në 150 shtete të botës, ju apelon me dorën në zemër të gjithë anëtarëve dhe vizitorëve tanë që të ndihmojnë familjet shqiptare të prekura nga kjo tragjedi duke bërë një donacion financiar. Të gjithë ne pa përjashtim që jetojmë e punojmë në botë, mund të japim diçka nga të ardhurat tona për atë fëmijën të ngelur jetim nga kjo tragjedi, për atë familjen që nuk ka më një tavan mbi kokë, për atë prindin fermer të dëshpëruar në kulm që vret mendjen se si do të ushqejë fëmijët e tij tani që ka humbur edhe gjënë e gjallë me të cilën mbante familjen.

    Qeveria shqiptare ka hapur këto llogari bankare për të gjithë ata që duan të ndihmojnë financiarisht duke bërë një donacion:

    ALL 8003890900
    EUR 8000890900
    GBP 8002890900
    USD 8001890900


    Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin në mënyrë që të na ndihmojë edhe Perëndia si popull!

    Le ti ndodhemi pranë njëri-tjetrit në këto ditë të vështira,

    Stafi i Forumit

  2. #2
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Une mendoj se duhet pak sqarim ketu, per sa i perket menyres se berjes se donacioneve. Me sa shikoj aty ndodhen kater llogari bankare per kater lloj valutash te ndryshme.Deshira ime per te bere donacion eshte e madhe, po ashtu mendoj shume te tjere deshirojne nje gje te tille. Mire po informacioni rreth organizates qe merret me grumbullimin e doncaioneve len shume per te deshiruar.

    Sidocofte, per momentin ndjej te nevojshme perggjigjen e ketyre pyetjeve.


    1) Cila eshte menyra e komunikimit per te kryer donacionin?

    2) C'fare menyre pagese eshte e mundur te kryhet? (lloji i kartave bankare)
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Zeri_i_Mirdites,

    Nuk bëhet fjalë për organizatë që mbledh donacione, por këtë e bën Qeveria shqiptare!

    1) Cila eshte menyra e komunikimit per te kryer donacionin?

    Nuk ke nevojë për komunikim. Mjafton të shkosh deri tek sporteli më afërt bankar në vendin ku jeton dhe dhuron aq para sa të lejojnë kushtet!

    2) C'fare menyre pagese eshte e mundur te kryhet? (lloji i kartave bankare)

    ALL 8003890900
    EUR 8000890900
    GBP 8002890900
    USD 8001890900

    -e para: të gjitha valutat i pranon
    -e dyta: vetëm euro
    -e treta: vetëm funtat angleze
    -e katërta: vetëm dollarët amerikan

    S'kuptoj çka nuk ke të qartë?
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    S'kuptoj çka nuk ke të qartë?
    Cilat nga pyetjet qe kam bere me siper nuk ke kuptuar qe ti perseris?

    Per sa i perket pergjigjeve faleminderit, por asgje nuk solle ne drite.Jam ne dijeni se eshte qeverija Shqipare ajo qe organizon mbledhjen e donacioneve ( eshte shkruar qarte ne posten e meparshme) por menyra kaq e thjeshtezuar duke hapur kater llogari bankare me duket e quditshme. Per aq dijeni sa ke ti dhe une, te kater ato llogari mund te jene te Skender Palosh Katroshit. Duke qene qeveria organizatore e kesaj nisme duhet ta thoje mendja qe te pakten nje web site duhet ta kishe ngritur per ta bere transparente punen e saj ne lidhje me kete proces. A nuk ta thote mendja se do ishe me efektive dhe do e rriste jashtezakonisht shume shumen e donacioneve?

    Nuk ka nevoje komunikimi...domethene nuk ka nevoj per informacione dhe nuk ka nevoje te dish se kush jemi ne, dhe si i ndihmojme familjet e prekura nga tragjedia me donacionin tuaj?

    Derdhja e parave duke perdorur transferim bankar eshte proces i ngushtezuar, qe ne varesi te sherbimit te bankave kerkon kohe qe procesi i transictionit te kryhet plotesisht, ndaj mendova se do kishin ngritur ndonje menyre me te avancuar dhe jo kaq primitive. Te njejtat emra bankash bejne transferim ekspres parash, mire po emra te ndryshme krijojne teper vonesa dhe ne disa raste kthim parash pas. Kete gje e kam provuar prandaj flas.


    Te lutem Davius, nese nuk ke pergjigje, ler dike qe eshte ne dijeni qe te pergjigjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 18-03-2008 më 18:49
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Zeri_i_Mirdites ndodhemi ne Shqiperi, gjerat nuk jane njesoj si jashte. Ajo llogari monitorohet nga media dhe vete nga banka Raiffeisen ku dhe jane hapur llogarite. Sado leke qe te mblidhen aty nuk ka mundesi keqperdorimi te atij fondi per arsye se vete qeveria ka akorduar fond prej 6 MLD lekesh per ndihmen e qytetareve te prekur nga kjo tragjedi. Mos ki merak fare ne dergimin e parave ne ato llogari.

    Nje shpejgim i vogel per ju qe ndodheni jashte Shqiperise:
    Nese beni online banking mjafton te transferosh shumen e deshiruar tek njera nga llogarite bankare duke pasur parasysh valuten e parave qe po dergon. Mund edhe te shkosh ne banke dhe te kerkosh qe te besh transferimin tek ato numra llogarie. Ato qe keni me poshte jane e gjitha cka ju duhet per transferimin e lekeve. Nuk eshte e nevojshme te keni llogari bankare per te derguar para ne keto llogari.

    Mbajtësi i Llogarisë: Ndihma per te prekurit e tragjedise se Gerdecit
    Adresa e Bankës: Raiffeisen Bank, Rruga e Kavajës, Tirana, Albania
    Numri i llogarisë: ALL 8003890900 , EUR 8000890900 , GBP 8002890900 , USD 8001890900
    Swift Code: SGSBALTX

    Per ju qe ndodheni brenda Shqiperise mund te beni nje donacion ne te githa deget e bankes Raiffeisen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga OO7 : 18-03-2008 më 17:15

  6. #6
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Nje spjegim i thjeshte dhe teper ndihmues, faleminderit Halimi

    Domethene eshte Raiffeisen banka nga e cila jane hapur llogarite.

    Citim Postuar më parë nga Halimi Lexo Postimin
    Nje shpejgim i vogel per ju qe ndodheni jashte Shqiperise:
    Nese beni online banking mjafton te transferosh shumen e deshiruar tek njera nga llogarite bankare duke pasur parasysh valuten e parave qe po dergon..
    Nga banka ime eshte e mundur kryerja e transferimeve kundrejt llogarive qe permbajne 6 numra "sort code" dhe 8 numra "account numb" ose dicka te quajtur "roll number" qe eshte nje perberje germash dhe numrash. Gje e tille me sjell pengese kur mundohem te kryej transferim nga online banking per arsye se e quan te tille llogari bankare "invalid" domethene te panjohur.Kjo ishe nje nder arsyet qe e solla si diskutim....dhe mendoj se vlen dhe per te tjeret qe ndodhen ne te njejten pozite.

    Gjithashtu, per ju qe jeni ne UK, a keni dijeni se cila banke kryen transferim direkt ne banken Raiffeisen?

    Faleminderit.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    HSBC Online ka opsionin Send Money Overseas te cilen mund ta perdoresh 09:00-15:30. Ma merr mendja se te gjitha bankat duhet ta kene ate opsion. Cfare banke ke ti Zeri_i_Mirdites?

    Tek cdo banke ne te gjithe boten ku do te paraqitesh me informacionin e meposhtem do te mund te dergosh para ne keto llogari.

    Mbajtësi i Llogarisë: Ndihma per te prekurit e tragjedise se Gerdecit
    Adresa e Bankës: Raiffeisen Bank, Rruga e Kavajës, Tirana, Albania
    Numri i llogarisë: ALL 8003890900 , EUR 8000890900 , GBP 8002890900 , USD 8001890900
    Swift Code: SGSBALTX

  8. #8
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar më parë nga Halimi Lexo Postimin
    Ma merr mendja se te gjitha bankat duhet ta kene ate opsion. Cfare banke ke ti Zeri_i_Mirdites?

    Une perdor Halifax Bank dhe ka ospsion dergimi ne tjeter banke Halifax/Bulding society apo tjeter banke (po nuk specifikon transfer overseas)

    Informacioni qe kerkohet te plotesohet kur jam ne online banking eshte ky....

    Organisation :..........!
    Customer Reference :........!
    Receiving Sort Code :.........!
    Receiving Account Number:...!


    Sidocofte faleminderit. Do e provoj te shkoj ne banke me keto detaje qe ke sjelle, sepse ne branch kan me teper opsione dergimi.Por me c'kam vene re, kur dergon nga nje banke ne nje banke tjeter jashte shtetit, dhe qe bankat nuk kane link te drejtperdrejte...transferimi kerkon shume dite....mbase deri nje muaj.


    Prandaj medoja se nje pagese me Visa apo Mastero do ishe shume me e thjeshte dhe e drejtperdrejte.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Per keto qe ke dhene ti Zeri_i_Mirdites nuk jam i sigurt, por mendoj se ai opsion perdoret vetem per dergesa brenda vendit pasi vetem UK ka Sort Code

    Gjithesesi je me i sigurt nese shkon tek banka. Procesi nuk duhet te zgjase me shume se 1 ose 2 dite pasi Raiffeisen eshte banke Internacionale. Mund edhe te pyesesh per mundesine e dergimit te parave ne keto llogari online ne menyre qe ta dish per heres tjeter.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Urime per reklamen e donacioneve per te demtuarit e Grdecit.

    Citim Postuar më parë nga Halimi Lexo Postimin
    Mbajtësi i Llogarisë: Ndihma per te prekurit e tragjedise se Gerdecit
    Adresa e Bankës: Raiffeisen Bank, Rruga e Kavajës, Tirana, Albania
    Numri i llogarisë: ALL 8003890900 , EUR 8000890900 , GBP 8002890900 , USD 8001890900
    Swift Code: SGSBALTX
    Vetem me keto te dhena te shkoj ne banke besoj se behet transferta, apo duhet dhe ndonje gje tjeter?

    Shendet
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  2. Viktimat E Perdhunimit Dhe Vuajtejet E Tyre
    Nga abdulselam në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-01-2005, 07:31
  3. Shqipëria, ndër të parat në Ballkan për viktimat e cunamit
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 11:08
  4. Hiroshima kujton viktimat
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 13:47
  5. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •