Close
Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 310
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Kronologjia e ngjarjeve të Shqipërisë drejt NATO

    Moisiu: Vitin tjeter ne NATO

    Nevila Perndoj/ Shqiperia gezon shance te pakta per t'u anetaresuar ne NATO. Kjo eshte dukur qarte edhe ne fjalimin inkurajues qe Presidenti Moisiu mbajti dje me rastin e Samitit te Prages. Ne krye te delegacionit shqiptar, ne perberje te te cilit ishin edhe zevendeskryeministri Meta dhe ministri i Mbrojtjes Majko, Moisiu gjate fjales se tij dha shpresa per nje anetaresim te shpejte. Pavaresisht lenies jashte "dyerve" te NATO-s, Moisiu tha se asnje vend nuk mund te dale i humbur nga ky Samit. Ajo qe eshte e rendesishme per shqiptaret, sipas Moisiut, eshte fakti se vendet fqinje shpallen kandidate te sigurte per ne samitin e ardhshem. "Kjo do te thote se pavaresisht nga vendimi qe do te merret per Shqiperine, eshte e sigurte se do te njihet kontributi yne per NATO-n, do te konfirmohet e ardhmja e jone europiane dhe pranimi yne ne raundin tjeter te zgjerimit", tha Moisiu. Kreu i shtetit shqiptar ka nenvizuar disa here kontributin qe Shqiperia ka dhene ne funksion te Partneritetit per Paqe, perballimin e krizave ne Bosnje, Kosove e Maqedoni, dhe venien ne dispozicion te NATO-s te gjitha hapesirave portuale e aeroportuale. "Ne kemi mbeshtetur aktivisht NATO-n dhe koalicionin boteror kunder terrorizmit, duke marre pjese edhe ushtarakisht me nje force ushtarake ne Afganistan. Kjo do te thote se ka ikur koha kur Shqiperia kishte nevoje per monitorim te afert e ndihme ushtarake per sigurise e saj te brendshme dhe ka ardhur koha qe Shqiperia jo vetem te garantoje stabilitet, siguri dhe paqe per vete, por edhe te kontribuoje aktivisht ne stabilitetin, sigurine dhe paqen ne bote", tha Moisiu. Kreu i shtetit nenvizoi rendesine e thellimit te reformave, reformimit te sistemit te drejtesise e te mbrojtjes, forcimi i rritjes se efiktivitetit te institucioneve, garantimi i plote i te drejtave te njeriut, zhvillimi ekonomik sipas parimeve te tregut te lire, lufta e ashper ndaj korrupsionit e krimit te organizuar, rritja e kapaciteteve ushtarake, angazhimi me i madh ne misionet paqeruajtese si dhe krijimi i nje mentaliteti te ri qytetar europian. "Vendimi per hapjen e negociatave per marreveshjen e asociim - stabilizimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian dhe ai i Prages per aderim aktual ose ne samitin e ardhshem ne NATO, eshte nje sinjal i qarte i mbeshtetjes se Komunitetit Nderkombetar ndaj reformave dhe frymes se re politike qe ka nisur ne Shqiperi. Detyra e jone eshte ta vleresojme kete moment, jo si nje dhurate per tu mbajtur ne muze, por si nje fillim te ri e te rendesishem per te intensifikuar punen dhe perpjekjet per permbushjen brenda nje kohe te shkurter dhe me cilesi te larte te te gjitha angazhimeve tona ne fushen politike, ekonomike, diplomatike, legjislative e ushtarake", tha Moisiu.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Eshte mire qe Shqiperia te inkuadrohet ne BE-ne..per NAto, ka ende kohe. Edhe nje dekade apo dy.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ari,

    E cka ka dallim BE-ja me NATO-n?

    Kur je ne BE, ti je ne NATO.

    Por, te jesh ne NATO e pastaj ne BE eshte marifet.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Samiti i Pragës pranoi Bullgarinë, Estoninë, Lituania, Letoninë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Rumaninë

    Përfundon samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Vendoset krijimi i trupave kundër terrorizmit

    NATO: Tirana të plotësojë kushtet

    Në Pragë anëtarësohen shtatë vende ish-komuniste


    --------------------------------------------------------------------------------

    al.kre

    TIRANE

    NATO e la Shqipërinë në grupin e vendeve që duhet të vazhdojnë reformat për tu anëtarësuar më vonë në NATO. Deklarata përfundimtare e Samitit të Pragës përcakton edhe masat që duhet të marrë Shqipëria për të arritur në nivelet e vendeve të tjera që u anëtarësuan.

    Në këtë Samit delegacioni shqiptar drejtohej nga presidenti Moisiu dhe bashkë me të ishte edhe zëvendëskryeministri Meta dhe ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko. Në samitin e mbajtur në Pragë është bërë anëtarësimi i shtatë vendeve të tjera ish-komuniste në aleancën e atlantikut verior. Nga ana tjetër janë marrë vendim të cilat janë cilësuar si një epokë e re e NATO-s. Krijimi i një force me rreth 21 mijë ushtarë dhe me një teknologji dhe armatim të përparuar për veprime të shpeja ishte një nga vendimet e këtij Samiti, i cili i vendosi NATO-s si prioritet luftën kundër terrorizimit. Në këtë linjë presidenti Moisiu është shprehur se Shqipëria gjithmonë e ka ndjerë vetën si anëtare të NATO-s me mbështetjen që i ka dhënë kësaj të fundit edhe ushtarakisht me një njësi që operon në Afganistan.

    Samiti i Pragës la jashtë aleancës vetëm Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë, ndërsa pranoi Bullgarinë, Estoninë, Lituania, Letoninë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Rumaninë. Këtyre vendeve u janë lënë edhe detyra të veçanta në rrugën e tyre të reformave para se të anëtarësohen në aleancë. Në samit është folur për planin e veprimit dhe ndihmën që do tu jepet vendeve aspirante. Shqipëria bënte pjesë në grupin e vendeve të Vilnjusit, që aspironin anëtarësimin në NATO. Samiti i Pragës tregoi se vendi ynë ka ende shumë punë deri në anëtarësim të plotë. Në deklaratën përfundimtare të takimit thuhet se "aleanca do të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë dhe Shqipërinë në zbatimin e planit të veprimit për të arritur stabilitet, siguri, prosperitet që të përmbushen të gjitha detyrimet që sjellin anëtarësimin. Nga ana tjetër, NATO inkurajon Shqipërinë bashkë me Maqedoninë që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për reforma, duke shtuar se këto vende mbeten nën vëmendje të vazhdueshme për anëtarësim në të ardhmen. "Ne presim që vendet e rajonit të vazhdojnë përpjekjet pa u ndalur për krijimin e demokracive multietnike, çrrënjosjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, vendosjen e sundimit të ligjit.


    REKOMANDIMET E NATO-s PER SHQIPERINE

    -Të përmbushen detyrat për anëtarësim duke siguruar stabilitet, siguri, prosperitet.
    -Të dyfishohen përpjekjet për çrrënjosjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit
    -Të shpjetohen reformat për vendosjen e plotë të sundimit të ligjit
    -Të bashkëpunohet me vendet e rajonit për të plotësuar detyrimet ndërkombëtare
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    cuna tani sa jam kthyer nga nje takim qe mbajti ambasada per nder te dy burrave perfaqsues te shqiperise meta dhe moisiu ne kete samit. pervec ketyre qe lexuat me larte nga albo une e pyeta se kur do te futemi me siguri ne NATO dhe moisiu mu pergjigj se ne samitin tjeter te natos ne jemi pretendenti kryesor.
    me pasi ai shtoi se na kane lene disa "detyra shtepie" stabilitetin politik si brenda ashtu dhe ne rajon,pastaj te tjerat jane formalitete
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    far away from the things that i love
    Postime
    42
    medemek vend numero prape ne ene per ca kohe.........
    Un bacio crea una bella storia d'amore, ma la poesia la rende infinita!!!!

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Pa u zgjidh, STATUSI KOSOVES s'ka Shqiperia vend ne NATO. Sa per "detyrat e shtepise", ato jane dengla, mire ne po Kroacia PSE? Me e mire eshte gjendja ne Rumani (emigracion, lypsa, korrupsion e palaçollik), Bullgari (ka ca vjet qene tu ngordh per buke) se ne Kroaci. Besoj qe JO!

    Kosova dhe Bosnja, qene vendimtare per "FATIN" tone (Shqiperi, Kroaci). Ajo qe une s'kuptoj ne gjithe kete eshte; JA U FUTEM ne NATO, te gjitha vendet e Evropes, nje dite edhe Rusia, po PASTAJ? kush thote çfare zgjidh kjo, mos valle jeta do behet me e lumtur.
    Si hala s'kuptum qe me e rendesishmja eshte; DHE I VETEM, TRIM NE LUFTE.

  8. #8
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    po te jemi brenda natos do te thote qe jemi me prane evropes dhe perendimit dmth qe do te futemi ne vendet e perparuara qe do te thote jemi me me te fortet .
    kush e di se csjell e ardhmja ?
    e kaluara na thote se kur je me me te fortet del gjithmon fitus
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Une mendoj se se pari Shqiperia duhet medeomos te bjere ne gjendjen qe sot gjenden shtetet e lindjes te cilat u pranuan ne Nato si Bulgaria,Rumania,Estonia,Lituania cka une nenkuptoje se duhet qe :"prostitucioni,varferia,kriminaliteti,mos zbatimi i ligjeve,vjedhjet,deshtimi i ligjit dhe shtetit"te arrije ne nje kulminacion te duhur si ne keto vende e pastaj edhe vendi yne Shqiperia te vije ne radhe te jete anetare e Natos,perndryshe nuk ka asnje shanse ne kete drejtim.
    Thote ajo fjala e menqme e popullit "Syte jane per te pare e veshet per te ndi",vetem ai qe nuk do te pranoje e kuptoj se si cendron situata ne keto vende qe permenda atehere mund te beje nje konkludim tjeter,se cdo gje eshte e kjarte si qendrona puna e ketyre shteteve .
    Prandaj le te presim edhe ca kohe e te shohim.
    Por mendoj se ne si shtet,si vend , si popull kemi predispozita me te favorshme se keto vende qe u pranuan,por te fortit vendosin per keto dhe se edh einteresi yne si shtet si vend ne regjion eshte Nato-ja por prap po citoj se nuk varet kjo nga ne , nga zhvillimi yne apo nga ato qe ne bejme por si te foritit na vlersojne.
    ----------------------
    -----------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    -SKLLEVER BIJ SKLLEVERISH, vazhdoni ti bini legenenit (tamburit) bere nga lekura juaj, duke murmuritur fjale pa kuptim. "Te fortet" thoni pa pushim. Cilet jane ata? Çfare eshte NATO? Cili eshte i forti ketu? A ka te FORTE ne kete grupim. A kane nevoje te fortet per KOPE, per BARI.
    I forti eshte Rusia, se ajo po "rrethohet", mbas pilafit, e per TE MIREN E SAJ. Ky kafaz cirku do ta shtyje ate qe DETYRIMISHT te zhvillohet ushtarakisht, ne teknollogji ushtarake, ashtu siç po ben.
    Franca psh, por edhe Turqia, sa here qe veprojne si te FORTE veprojne VETEM, jashte NATO-s, per te zgjidhur problemet e tyre.
    NATO s'eshte veç nje jorgan amerikan per evropen, tashme i dale boje dhe qe kembet e saj e kane kaluar ka kohe.

Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  3. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •