SHQIPĖRIA
Nano e Berisha takohen me shefin e lobit grek nė SHBA, Gejxh, ish-personin non-grata nė Shqipėri
TIRANE, 3 dhjetor - Kryeministri Fatos Nano nė njė takim tė zhvilluar sot me shkrimtarin dhe publicistin amerikan, me origjinė greke, Nikolas Gejxh, vlerėsoi se "marrėdhėniet shqiptaro-amerikane janė nė rrugėn e zhvillimit pozitiv tė pėrhershėm". Drejtoria e Marrėdhėnieve me Publikun pranė kryeministrit bėri tė ditur se, gjatė takimit u diskutua dhe pėr marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė, nė veēanti pėr gjendjen e minoritetit grek nė Shqipėri. Nė kėtė kuadėr, kryeministri Nano pėrmendi pėrpjekjet e qeverisė shqiptare pėr tė garantuar tė drejtat e minoriteteve dhe atij grek, sipas standarteve ndėrkombėtare dhe atyre tė Kėshillit tė Evropės.
Edhe lideri i Partisė Demokratike Sali Berisha ėshtė takuar dje me Nikolas Geixh, i cili ėshtė drejtues i organizatės panepiriote nė SHBA. Drejtuesi i lobit grek ndodhet nė Shqipėri dhe qėndron nė ambientet e ambasadės sė SHBA-sė. Nikolas Geixh, megjithatė, ėshtė takuar edhe mė parė me Nanon kokė mė kokė nė njė drekė nė Athinė tė dielėn, ndėrsa kryeministri merrte pjesė nė mbledhjen e klubit politik tė Ballkanit. Dje Nikolas Geixh mbėrriti nė Tiranė para Nanos dhe nė mėngjes nėn shoqėrinė e ambasadorit tė SHBA-sė ai ėshtė shfaqur nė zyrėn e zėvendėskryeministrit Ilir Meta. Geixh dhe Meta kanė diskutuar sė bashku nė prani tė ambasadorit amerikan nė Tiranė Xhejms Xhefri. Mė pas ai, eskorta e diplomatit amerikan dhe e drejtuesit tė lobit grek i ėshtė drejtuar selisė blu ku ėshtė zhvilluar takimi me kryetarin e PD-sė, Berisha.
Njė ndryshim shumė i madh ka ndodhur pėr vetė faktin se Nikolas Geixh, njeriu qė pėrdorej si argument akuzash nga ana e PD-sė, viziton Tiranėn dhe pėr me tepėr selinė e PD-sė. Berisha duket se ėshtė pajtuar me grekoamerikanin, tė cilin nė vitin 1994 e shpalli tė padėshirueshėm (persona non grata) nė Shqipėri dhe urdhėroi qė tė moslejohej tė hynte nė Shqipėri ndėrsa makina e Geixh ishte nė Kakavijė. Mė parė emri i Nikolas Geixh pėrdorej pėr tė akuzuar drejtuesit e maxhorancės. Qė nga viti 1994 Nikolas Geixh nuk guxoi tė vinte nė Shqipėri dhe vizita e tij e djeshme ėshtė e para qė nga koha kur Berisha e shpalli tė padėshiruar nė territorin shqiptar. Para se tė vinte sė fundi nė Tiranė, drejtuesi i organizatės panepirote organizoi njė takim tė rėndėsishėm nė Korfuz, takim qė ndryshoi rrjedhėn e politikės nė Shqipėri. Ai kishte ftuar nė ishullin grek tė Korfuzit ish-kryeministrin Meta dhe kryetarin e Partisė Socialiste, Fatos Nano. Takimi u mbajt sekret prej tyre megjithėse nė shtyp u botua lajmi. Nė kėtė takim Nikolas Geixh u shfaq si njė ndėrmjetės mes Nanos dhe Metės, tė cilėt kishin muaj qė po pėrjetonin njė pėrplasje shumė tė fortė politike mes tyre. Mė parė, Nikolas Gejxh, ose ndryshe Nikolla Gatzojanis, ėshtė konsideruar nga shumė qarqe brenda dhe jashtė Shqipėrisė si njė figurė ekstremiste i cili e ka paralelizuar statusin e Kosovės me atė tė Epirit tė Veriut.
--------------------
-------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt