Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Çështja e pazgjidhur çame

    ÇAMËRIA ËSHTË TOKË SHQIPTARE E PATJETËRSUESHME




    · Çamët janë një popullsi vitale me kohezionin e tyre historik dhe shpirtëror, edhe, sido që të bëhet, nga politika e shtetit ballkano-grek, çamët kurrë nuk do të gjunjëzohen, sepse kombi shqiptar nuk është gjunjëzuar kurrë. Edhe çamët që i përkasin besimit ortodoks që jetojnë në Greqi, përball represionit shtetëror, brenda në familjet e tyre flasin gjuhën shqipe edhe nuk kanë për ta harruar kurrë gjuhën e tyre amtare. Sepse aq sa mund të mbaroj uji i detit, po aq mund të shuhet gjuha jonë shqipe. Çdo gjë që mund të bëjë sot politika ballkano-greke, kundra këtyre zhvillimeve, do të ngelet një tentativë mjerane.


    Shkruan: Bujar SHURDHI
    Tiranë, 25. I. 2008


    Qëndrimi i politikës shqiptare ndaj çështjes çame mbetet i paqartë. Kur filozofia nuk përputhet me përfundimet historike edhe me realitetin, atëherë teorikisht qëndrimi politik në mbështetje të saj ka vlerat e demagogjisë. Ky fenomen politik dhe tipik shqiptar, sot ndikon fuqishëm në programet partiake e qeverisëse të Republikës së Shqipërisë, duke krijuar kushte të favorshme, që kjo politikë shpesh të ndodhet në udhëkryq dhe e pazonja të mbrojë interesat shqiptarëve.


    Edhe konkretisht, në lidhje me zgjidhjen e problemit të Çamërisë, roli kryesor i takon Republikës së Shqipërisë. Duke analizuar qëndrimet politike të subjekteve politike që kanë drejtuar Republikën e Shqipërisë në këto 15-vjet, lehtësisht konstatohet kontradikta e brendshme, e shprehur në vendimmarrjen e gabuar në interes të çështjes së Çamërisë.


    Pika më e prekshme e këtyre marrëdhënieve mbetet; miratimi nga pala greke i akteve juridike për shfuqizimin e "Ligjit të luftës" me Nr.2636 të vitit 1940, edhe nga ngrirja e Ligjit Nr.2664 datë 03 dhjetor 1998 "Mbi Kadastrën Kombëtare dhe rregulla të tjera", i cili në brendinë e tij përmban akte nënligjore për çregjistrimin e pronave të nënshtetasve grek me kombësi shqiptare të krahinës së Çamërisë dhe të shqiptarëve të tjerë në të gjithë Greqinë. Kjo situatë e ndier politike e ka të nevojshme parashtrimin e problemit, çam në zgjidhje e tij afatgjatë dhe në rrugë demokratike.


    Në strategjinë politike të shtetit shqiptar është e nevojshme realizohet akti fillestar i rivlerësimit të Aktit të Imponimit të "shtetësisë shqiptare" refugjatët çamë të vitit 1953, duke hapur rrugën e ligjshme të ndërhyrjes së politikës shqiptare pranë autoriteteve ballkano-greke dhe atyre ndërkombëtare, mbi rivendosjen e të drejtave të mohuara të popullsisë shqiptare të krahinës së Çamërisë.


    Shurdhëria politike e institucioneve shqiptare dhe pavendosmëria e tyre, vlen të analizohet thellë në sfondin e mosvlerësimeve që i janë bërë sistematikisht, interesave kombëtare të popullit shqiptar.


    Është e turpshme, për politikën shqiptare që çështjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë ta kufizojë, vetëm në zgjidhjen e çështjes së pronave, sepse çështja e pronave është e një trajtimit të veçantë, sepse nga të dhëna aktuale, shteti ballkano-grek, pronat e shqiptarëve të krahinës së Çamërisë i ka dhënë me qera, por me qera, në zbatimin e përqindjeve nga ata persona që i kanë marrë, ku shumica e tyre nuk janë qytetar autokton.


    Qeraja me kuptimin e dhënies së përqindjes është sepse në shumicën e rasteve qiraxhinj kanë marre me qera edhe shtëpinë edhe pronën, e shqiptarëve, prandaj shteti shqiptar po të flas me shtetin ballkano-grek vetëm për pronat, që në fillim, duhet shumë bojë edhe shumë flet, sepse është shumë e zorshme të gjenden në "Eladhë", kaq shumë letra dhe bojë për të bërë këto "llogari".


    Por, që, nga politikanët e Tiranës Zyrtare duhet të kërkohet zgjidhje në bazë të ligjeve ndërkombëtare, edhe të shtrohet çështja, si çështje kombëtare shqiptare, sepse po u ngrit vetëm prona, si pronë ne e dimë që duhet një qëndrim qytetar, sepse ne e dimë ekonomin greke, e cila e ka fuqinë e "saltës me uli", janë të ditura edhe mashtrimet greke në Komunitetin Evropian,ku grekët, japin, shpesh, vetëm bilance mashtrimi.


    Shqiptarët autokton që banojnë në krahinën e Çamërisë, së bashku me qytetarë grek, si psh anëtarët nga familjet Kacimanis, Janaqis, Kaqitis, Papatis edhe shumë tjerë, e kanë shprehur edhe vazhdojnë ta shprehin, që, politika greke nuk duhet të bjerë në nivelin e politikës së Milloshevicit, sepse çdo fillim e ka edhe një fund. Por një të vërtetë politika ballkano-greke duhet ta dijë, kurse populli grek e ka ditur dhe e dij, që fati i shqiptarëve në rajonin e ballkanit nuk vendoset as në Athinë dhe as në Beograd.


    Ka pasur qëndrime dhe reagime nga bota demokratike si psh: në seancën dëgjimore në Komitetin Amerikan të Helisinkit, në lidhje me të drejtat e njeriut në Greqi, është folur edhe për të drejtat e shqiptarëve të Krahinës së Çamërisë. Senatori Smith, ka zhvilluar një debat shumë të gjatë, në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të krahinës së Çamërisë.


    Kurse Këshilltari i stafit të Komitetit Amerikanë të Helsinkit Chadeick R.Gore, pyeti tre herë përfaqësuesit grek për problemin çam. Gjenocidi grek mbi shqiptarët e krahinës së Çamërisë është një gjenocid diabolik edhe i përbindshëm që nuk mund të mbulohet më me shoshën, pa shohë, të politikës ballkano-greke.

    Çamët janë një popullsi vitale me kohezionin e tyre historik dhe shpirtëror, edhe, sido që të bëhet, nga politika e shtetit ballkano-grek, çamët kurrë nuk do të gjunjëzohen, sepse kombi shqiptar nuk është gjunjëzuar kurrë. Edhe çamët që i përkasin besimit ortodoks që jetojnë në Greqi, përball represionit shtetëror, brenda në familjet e tyre flasin gjuhën shqipe edhe nuk kanë për ta harruar kurrë gjuhën e tyre amtare. Sepse aq sa mund të mbaroj uji i detit, po aq mund të shuhet gjuha jonë shqipe. Çdo gjë që mund të bëjë sot politika ballkano-greke, kundra këtyre zhvillimeve, do të ngelet një tentativë mjerane.


    Por duhet ta dijë edhe një herë politika e "arabëçinjëve" të Athinës Zyrtare, se Çamëria është tokë etnike shqiptare e patjetërsueshme, dhe çfarëdo vendimi që të merret në mënyrë shoviniste në dëm të interesave të saj, do të mbetet një problem i hapur edhe i mprehtë i kohës.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Masakrat greke mbi popullin autokton çamë



    Nga kërkesat për territor në kohën e Kongresit të Berlinit e deri

    tek videoja me këngë antishqiptare të ushtarëve grekë







    Historia e përgjkashme e Çamërisë përmes videofilmave:







    Historia e Çamërisë në Enciklopedinë e Lirë

    ------------------------------------------



    DOSJA E ZEZË E GREQISË, 1912 – 2007




    Shekulli i 14-të. Ja ç'shkruan Faik Konica në vitin 1940 për "bëmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Siç thotë Dukasi, (një historian grek) një nga lojrat e tyre të parapëlqyera ishte t'u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t'i linte të vdisnin në agoni"


    Shekulli i 21-të. Mars 2007. Një video linçohet në media, ku ushtarët grekë këndojnë duke marrshuar një këngë me këto fjalë: "I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh". Për fat të keq, edhe pse 7 shekuj më pas, incidenti më i fundit në lidhje me Greqinë, duket si realizim virtual i masakrave të Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndërgjegjjet e kombeve vazhdojnë të mbajnë peng marrëdhëniet mes dy popujve.


    Një "peng" që e ka zanafillën që kur pronarët shqiptarë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, punësonin argatë grekë pasi burrat shqiptarë shkonin e luftonin në çdo cep të botës për Perandorinë Osmane. Vendosja e tyre në Epir, që në fakt sipas Konicës, s'do të thotë gjë tjetër veçse "Kontinent" e që nuk tregon kombësinë e banorëve që jetojnë në të, u bë flamuri i pretendimeve të fqinjëve për greqizmin e jugut të Shqipërisë. Një konflikt që ka sjellë shumë e shumë incidente mes dy vendeve. Gazeta "Tirana Observer", boton vetëm 100 prej tyre, që nga viti 1912 e deri tek videoja greke që u shfaq vetëm pak ditë më parë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes së marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Dy popujt më të lashtë në Ballkan, i kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në momente shumë të vështira. Mes luftëtarëve që i sollën pavarësinë Greqisë, renditen edhe shumë emra shqiptarësh. Ndërkohë përkrahja greke u vulos edhe me "Traktatin e Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit e Sigurisë" në vitin 1996.


    Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912



    Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.


    Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912



    Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.


    Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913



    Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.


    Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913



    Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.


    “Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913



    Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.


    “Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913



    Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithķa, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.


    “Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913



    Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.


    Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914



    Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.


    Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914



    Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.


    “Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914



    Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë.


    Incidentet fetare, 1919



    Qeveritë e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin institucionet e para dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë shqetësim ishte propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik ka qenë ai i Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin në një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të qeverisë Jakovi u largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës.


    Konferenca e Paqes, Paris 1919



    Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kënaqën oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon aneksimin e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk kishin aftësi shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri. “Shtetasit grekë në Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë që përfaqëson shteti helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë qytetërim”.


    Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921



    Greqia me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotësonte për popullsinë çame që mbeti nën çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë.


    Përplasja e shifrave, 1921



    Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së numrit të minoritarëve që ekzistojnë në Shqipëri. Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në territorin shqiptar janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të regjistrimit të bërë nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky numër ka qenë 33.313. Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjëherë të kalojë shifrën 50 mijë.


    Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923



    Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.


    Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923



    Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën dhe përfaqësues të palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve për të vendosur kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në ditë kur vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së bashku me katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi vrasjen, por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë.


    Fan Noli për Çamërinë 22 gusht 1924



    Zhvillimet në Çamëri e detyruan qeverinë Shqiptare të ngrejë çështjen në Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli në një seancë për Shqipërinë denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Ai kërkoi që të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe çamët të mos silleshin në Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotë Noli, është që çamët të vendosen në tokat e minoritetit grek në Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë në Greqi.


    Incidenti mbretëror, prill 1939



    Greqia ishte i vetmi vend që mund t’i siguronte mbretit Zog një largim të shpejtë pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretërore të kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren dhe kërkuan çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj, Mbretëresha Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar familjen mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet që kish me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e princit Leka bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund t’u sillte vdekja e një princi në tokën e tyre.


    Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940



    Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.


    Shqipëria në Luftën Italo-Greke, 1940



    Pak e çuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një shqiptari. Daut Hoxha ishte një nga kapedanët çamë më popullor që luftonte kundër Greqisë. Për kokën e tij Athina kish vënë 500 mijë dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të paguar nga grekët, dhe Italia e cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë si një dhunim të të drejtave çame. Për Italinë ishte një udhëheqës popullor, ndërsa për Greqinë “kryetar i një bande plaçkitëse”.


    Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940



    Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.


    Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940



    Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit.


    Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940



    Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen.


    Shifrat e terrorit çam, 1940



    Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.


    Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944



    Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.


    Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944



    Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të Vorio Epirit.


    Incidentet në Konispol, 1944



    Në linjën e mosnjohjes së qeverisë që po krijohej, grekët vazhduan me një seri sulmesh në jug të vendit edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk kish përfunduar. Në këtë kohë do të regjistroheshin 58 incidente në kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile.


    Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha, Uashington,

    9 korrik 1945



    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij udhëheqësi komunist shqiptar nuk përfaqësonte shumicën e popullit.


    Greqia kërkon kufijtë, Paris 1946



    Përveç incidenteve, Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u përpoq ta shtronte çështjen e Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike. Duke shpresuar në ndihmën e SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u përpoqën ta ngrinin dhe shtronin për diskutim këtë çështje. Ndërkohë që ndërkombëtarët nuk kishin kohë të merreshin me ndarje te reja në Ballkan, duke u përqendruar më shumë në zgjerimin që po bënin shtetet komuniste në Evropë. Ndërkohë Greqia u kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po bënte Shqipëria në punët e brendshme të Athinës.


    Greqia kundër pranimit të Shqipërisë në OKB,

    12 shkurt 1946



    Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.


    Sulmi në Radat, gusht 1946



    Në 1946-n nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200 ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat. Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë. Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura.


    Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946



    Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë publikisht.


    Propaganda e zyrtarëve grekë, 20 shkurt 1948



    Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të përgatisnin edhe opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një zyrtar grek deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, “Tani duhet të mbarojmë punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha mjetet, gjer në frymën e fundit. Sinjali u dha tani në Epir, ku ushtarët tanë janë duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda, Gjirokastra të “Vorio-Epirit” ende të paçliruara. Duhet të mbarojmë hesapet me Shqipërinë”.


    Propaganda për pushtimin e Shqipërisë, 1949



    Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme dhe për Shqipërinë. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanët kundër ushtrisë demokratike greke. Gjatë kësaj kohe janë hedhur parulla, libra e broshura të ndryshme që bënin thirrje kundër qeverisë shqiptare. Robërit grekë pranojnë se komandantët bënin propagandë anti-shqiptare, duke përmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhëve të ushtarëve psikozën e një sulmi të shpejtë kundër territorit shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj në kufirin greko-shqiptar.


    Robërit grekë në Shqipëri, 1949



    Një skuadër e ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar. Forcat shqiptare pas një shkëmbimi zjarri arritën të kapin rob disa ushtarë dhe oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrë 300 metra në territorin tonë. Oficeri grek dha informacionin për planet e Greqisë. Ai tregoi se kishte marrë urdhra për të goditur me armë kundër rojeve shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet të jetë gati për të hyrë në tokat shqiptare për të shfarosur komunistët dhe më pas të merrej Vorio Epiri.


    7 orë luftë në Vidohovë-Devoll, 2 gusht 1949



    Artileria greke qëllon me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në territorin tonë. Nga ana e grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob 3.


    Kërcënimi i gjeneralit grek, Aleksandër Papagos,

    3 gusht 1949



    Qëllimet greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të veçanta, por edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos, deklaroi në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, ”Pastaj do t’i biem Shqipërisë”. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë proteste.


    Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949



    Pas Vidohovës, ushtria greke i shtriu sulmet në pjesët e tjera të kufirit. Sulme sporadike u regjistruan në sektorin e Bozhigradit dhe në drejtim të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekët të mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i zmbrapsën grekët. Në këtë kohë ushtria greke filloi përdorimin e predhave të kalibër të lartë, të cilat lëshoheshin nga pikë larg kufirit, si dhe përdori avionët gjuajtës.


    Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949



    Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur më shumë sesa 1500 predha artilerie. Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e mirë e këtij municioni ka rënë në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur në këto kushte, shteti shqiptar mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë në gjithë kufirin jugor. Masat e marra për këtë mbrojtje në një urdhër të lëshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste në tokën Shqiptare”.


    Beteja e Vidohovës, 7 gusht 1949



    Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes shqiptaro-greke. Në piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur të mblidheshin në territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër me ato shqiptare, të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë popullore. Ishte një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat kyçe. Brenda një dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna në kufirin shqiptar, po nuk mundën t’i mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm një ditë më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke.


    Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949



    Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në Çukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob.


    Sulmi grek i 12 gushtit 1949



    Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth.


    Vrasja e komisarit Nasi Remaçka, 13 gusht 1949



    Mëngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, të mbështetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i Bilishtit. Qëllimi ishte që të përqendroheshin në Malin e Palikut nga ku mund të sulmonin Bilishtin. Në këtë betejë u vra komisari i batalionit të kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, së bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli. Ndërkohë robërit grekë deklaronin se në betejën e një dite më parë kishin tërhequr 50 ushtarë grek të vrarë, ndërkohë që atë ditë u vranë 26 ushtarë grekë.


    Vrasjet e civilëve, 14 gusht 1949



    Mëngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin një tjetër ofensivë. Brigada e 41-të, e mbështetur me një regjiment artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh “Spitfirë”, vazhduan sulmet e tyre kundër Shqipërisë. Në këtë ditë grekët hodhën më shumë se 2.000 predha artilerie në tokën shqiptare në katundet Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll si dhe në qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisë mbetën 5 civilë të vrarë dhe u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të katundeve të mësipërme.


    Bilanci i një lufte të pashpallur, gusht 1949



    Në bazë të komunikatave të Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë. Por duke llogaritur dhe dëmet që u shkaktuan në civilë të paarmatosur, kjo shifër duhet të ketë qenë më e lartë. Ndërkohë që në komunikatë thuhet se në bazë të dëshmive të mbledhura nga robërit e luftës, forcat tona i kanë shkaktuar ushtrisë greke mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën robër.


    Tanket greke në kufirin shqiptar, 1949



    Arsyetimi grek ishte se në tokat shqiptare fshiheshin partizanët që sulmonin qeverinë greke. Në “incidentet” në kufi u vunë në përdorim të gjitha armët. Në sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatës operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ky ka qenë një nga sulmet më të mirë organizuar nga ushtria greke, por që u arrit të ndalej nga pala jonë dhe ushtria greke u zmbraps në tokën e saj.


    Shërbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950



    Përveç incidenteve, shërbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentëve sekretë në territoret shqiptare. Në fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korçë u zhvillua gjyqi kundër disa të të ashtuquajturve agjentë, megjithëse ky gjyq u shndërrua në një “shou” popullor, ku askush nuk mund të vërtetonte implikimin e banorëve. U cilësuan si agjentë grekë Qazim Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrë në tokën tonë dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe për një plan për të vrarë kolonelin Petrit Dume.


    Krijimi i organizatës antishqiptare “MAVI”



    Në linjën e spiunazhit, gjenerali grek, Vasil Mellaj, rekruton një sërë minoritarësh shqiptarë dhe krijon organizatën anti-shqiptare “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit të Sigurimit Bekim Budo, minoritarët Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatës. Qëllimi ishte riaktivizimi i shërbimeve greke për çështjen e Vorio Epirit në kushtet e një Shqipërie ku sundonte regjimi komunist.


    Rrëmbimi i postës në Pogon, 18 shkurt 1950



    Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatë vitit 1950. Në 18 shkurt një grup ushtarësh grekë në zonën e postës së Sopikut u futën 600 metra në tokën shqiptare dhe i bënë pritë njësitit të shërbimit të postës që shkonte në pikën e vrojtimit. Në këtë incident mbeti i vrarë ushtari Bendo Buzo, ndërsa një ushtar tjetër u zu rob nga grekët. Pas ardhjes së përforcimeve nga repartet shqiptare njësiti grek u largua.


    Incidenti në malin e Gramozit, 24 maj 1950



    Provokacioni i 24 majit ishte një nga më agresivët e atyre viteve. Një batalion grek i përforcuar me artileri kërkoi të merrte majën e Çukapecit nga ku mund të kontrollonte territorin e Ersekës. Reparti shqiptar dispononte vetëm 50 forca me armatim të lehtë. Ushtarët grekë u futën deri në 150 metra në territorin tonë. Pas një luftimi disa orësh forcat greke u tërhoqën duke lënë 6 të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërkohë që pati humbje dhe në bazën materiale.


    Memorandumi i Ministrisë së Jashtme greke,

    7 gusht 1952



    Në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet një dokument i qeverisë greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipërisë. Dokumenti është hartuar në vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte që, Greqia të merrte “ok” për të rrëzuar regjimin komunist dhe më tej synohej ndarja e Shqipërisë. Pjesa e jugut deri në Shkumbin, sipas “Megali Idesë” (e hedhur nga ministri grek Venizellos që në vitin 1919), i takonte Greqisë, ndërsa veriu Jugosllavisë. Varianti tjetër ishte një protektorat ndërkombëtar mbi Shqipërinë.


    Përplasja Tiranë-Athinë për Ligjin e Luftës, 1955



    Shteti shqiptar me anë të kanaleve të ndryshme diplomatike kërkon nga qeveria greke shfuqizimin e Ligjit të Luftës. Kërkesa u bë dhe publikisht në gazetën ”Zëri i Popullit” të atij vitit. Ndërkohë nga qeveria e Athinës përgjigjja ishte se për këtë gjë duhet të vendoste Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke. Një përgjigje që fare mirë mund të merrej si një provokim i hapur. Në këtë kohë masat në kufirin greko-shqiptar u shtuan më shumë sesa zakonisht.


    Agjenti “Papastrati”, 1971



    Në vitet 1971, në duart e Shërbimeve Sekrete Shqiptare do të binte një agjent grek që kishte luajtur rolin kryesor në çështjen e Vorio Epirit. Sipas dëshmive të njerëzve të Shërbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili ishte një shqiptar me orgjinë greke, ka zbuluar një pjesë të planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare për “Çlirimin” e Vorio Epirit.


    Fondi i Ministrisë së Jashtme greke për shqiptarët,

    Athinë 1980



    Thirrjet anti-shqiptare nuk kanë qenë sporadike. Shpeshherë mediat greke e kanë demonizuar faktorin shqiptar për çështjen e Epirit. Sekreti i zbulohet vite më parë nga kryeministri grek Kostandin Miçotaqis. Sipas tij, në Ministrinë Jashtme të Greqisë ekziston një fond special që u shpërndahet mediave për të ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Ky fond veç parave shpërndante dhe lajme për mediat në lidhje me synimet e Shqipërisë së Madhe.


    Parlamenti grek lë në fuqi Ligjin e Luftës, 1987



    Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por kjo nismë që mund të kish shkrirë akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjë ndikim mbi të pasi ai është dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai i mbretit.


    Ramiz Alia, 1991



    Një intervistë e Presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, u bë shkak i një serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një grup gazetarësh grekë pyetën Presidentin shqiptar në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Alia u kujtoi gazetarëve se ka dhe pakica shqiptare në Janinë dhe Çamëri, të drejta e të cilave nuk janë zbatuar dhe nga një shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilësoi këtë si një provokacion.


    Incidenti me priftin grek, Tiranë, 28 qershor 1993



    Në vitet pas diktaturës ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve të rënda me Greqinë. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u dëbua nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombëtare që bëri ky prift në Gjirokastër, duke shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare harta të Vorio-Epirit, ku Jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpër duke akuzuar direkt Presidentin Berisha për këtë incident.


    Plani i Miçotaqisit, Athinë, 14 korrik 1993



    Kryeministri grek, Kostandin Miçotaqis, paraqet një plan për jugun e Shqipërisë të përbërë nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga këshilltari i tij, Nikolas Gejxh. Në dokument kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën minoritare, të regjistronte popullsinë si Epiri, të merrte të njëjtin status që do të merrte Kosova.


    Projektkushtetuta, Tiranë 1994



    Një nen i Projektkushtetutës së propozuar në vitin 1994 u bë shkak që marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës të ftoheshin më tepër. Projektkushtetuta përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës shqiptare të një peshkopi, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo gjë nuk u pëlqye nga kisha greke që kishte emëruar në Shqipëri kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo bëri që Tirana të merrte shumë kritika nga fqinjët.


    Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994



    Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.


    Greqia bllokon 35 milionë eku, qershor 1994



    Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anë të një note proteste, qeveria kërkoi gjetjen e autorëve. Ndërkohë u bënë akuza dhe ndaj zyrtarëve të shtetit grek. Por përgjigjja e Athinës këtë herë ishte më pak diplomatike. Ajo ndërpreu dhënien e fondit prej 35 milionë eku që Bashkimi Evropian i kish akorduar për Shqipërinë. Ky ishte një rast tjetër ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente të tjerë.


    Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994



    Vizita e parë e Presidentit Berisha në SHBA u pasua me një incident për çështjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit të Bostonit i ofroi Berishës një medalje në shenjë mirënjohjeje, por me kusht që të mbante një fjalim, ku të premtonte hapjen e shkollave për minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratën në shenje proteste për diskriminimin që i bëhej minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Greqia e shfrytëzoi këtë gjë në raportet e saj për Shqipërinë.


    Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994



    Edhe këtë herë incidenti mes Presidentit Berisha dhe një prej ideatorëve të lëvizjes së Vorio Epirit u zhvillua në SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin në një pritje zyrtare, ku pas fjalës së Berishës, Gejxh hodhi poshtë të gjitha arritjet demokratike që përmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi të përmendë dhe respektimin e të drejtave të minoritetit. Por Presidenti ngrihet sërish dhe flet për numrin e studentëve minoritarë dhe shkollat që janë hapur nga qeveria.


    Arrestimi i të pestëve, shtator 1994



    Arrestimi i pesë krerëve të njohur të organizatës minoritare “Omonia” acaroi më tepër marrëdhëniet greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre ishte për spiunazh në favor të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që marrëdhëniet mes Greqisë, Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe periudhat më të acarta. Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata në vitin 1995.


    Anulimi i Trojkës Evropiane, Athinë, dhjetor 1994



    Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinë shqiptare për lirimin e pesë të akuzuarave për spiunazh. Atëherë Këshilli i Evropës vendosi të caktojë një grup pune për të shmangur përkeqësimin e situatës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit me palën greke në Athinë, shteti helen nuk lejoi që Evropa të hynte në bisedime me palën shqiptare për këtë çështje.


    Operacionet fshesa, 1995



    Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.


    Vrasja e tre ushtarëve grekë, 1995



    Një post kufitare grek ndalon në maj të vitit ‘95 një grup shqiptarësh që kalonin kufirin, mes tyre dhe një çift nga qyteti i Shkodrës. Ushtarët grekë përdhunojnë në grup para syve të shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me të. Tre ditë më pas, i riu shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarëve. Mediat greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndërkohë që dy ditë më pas policia arrestoi rreth 8 mijë shqiptarë dhe i nisi drejt kufirit të Kakavijës.


    Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995



    Kongresi i 29-të i Organizatës Panhelenike të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së Vorio Epirit. Në deklaratën e këtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria shqiptare duhet të ndalonte diferencimin që kish filluar në dëm të shtetasve grekë autoktonë”. Gjithashtu deklarata i kërkonte SHBA-së të ndërhynin për të zgjidhur situatën me Shqipërinë.


    Gejxh, “non grata” në Shqipëri, 1995



    Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si një mbështetës i çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë në Shqipëri së bashku me një deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës që i bënë Ministrisë Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh është person “non grata” në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit për organizimin e masakrës së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se në rast se do të hynte në kufi, ai do të arrestohej.


    Deklarata e zyrtarit grek, gazeta “To Paron”, Athinë,

    27 shtator 1995



    Një nga gazetat më të mëdha greke, në një artikull të saj citon një zyrtar të lartë grek për çështjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sipas zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi homogjenet e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron me gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve ata do të jenë të sigurt”.


    Ngritja e flamurit në Himarë, 23 shkurt 1997



    Kur ende shteti nuk kish rënë gjatë 1997, në Himarë edhe pse një zonë jo shumë e dëmtuar nga fenomeni i fajdeve persona të panjohur ngritën në qendër të qytetit flamurin grek. Sipas raporteve të policisë së asaj kohe, flamuri ishte ngritur nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që shteti grek e shoqatat e minoritarëve deklaruan se nuk kishin asnjë lidhej më këtë akt, por ai është ngritur nga banorët e zonës.


    Zgjedhjet parlamentare 1996



    Faktori ndërkombëtar nuk i cilësoi si të rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht për këtë çështje në forumin ndërkombëtar ekonomik të “Crans Montanës”, faktorin grek. Ai përmendi emrin e Gejxh dhe të tjerë, duke i akuzuar si destabilizues të rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar sërish Berishës çështjen e 5 të burgosurve minoritarë.


    Trakte antishqiptare në Jug, 1997



    Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më në Jug, për ditë e ditë me radhë avionë civilë të ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me përmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri është grek”. “Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me organizata të tilla dhe shërbimet inteligjente nuk kanë pasur asnjë mision të tillë.


    Zv.ministri grek në Shqipëri, 17 mars 1997



    Në protokollin e çdo shteti, një anëtar kabineti duhet të lajmërojë ardhjen e tij në një shtet tjetër zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zëvendësministrin e Jashtëm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri, ku u takua me Komitetet e Shpëtimit në Gjirokastër. Qeveria greke nuk dha asnjë shpjegim për këtë ngjarje, ndërkohë vetë zëvendësministri humbi jetën në një incident ajror pak muaj më pas.


    Thirrjet anti-shqiptare, gazeta "Stohos", 05 mars 1997



    Sipas gazetës greke, "Stohos", “oficerë vorioepirotë” drejtojnë kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të ndërhyjë. Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë”.


    Flamuri i Vorio Epirit, televizioni "Mega", 5 mars 1997



    Gazetarët grekë jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në Jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”.


    Organizata greke, “Të mbrojmë trojet tona”, mars 1997



    Në mars të 1997-s, një nga organizatat greke për çlirimin e Vorio Epirit bënë thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë. “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, iu bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në "vatrat" e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre”.


    Faktori grek, “Corriere della Sera” Romë, 12 mars 1997



    Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri në 1997-n kishte lidhje me çështjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se, trazirat në Shqipëri janë koordinuar nga avokati i njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, përfshirja e këtij personi në Shqipëri mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Çlirimin e Vorio Epirit.


    Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997



    Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.


    Tentativë rrëmbimi në kufirin grek, 25 gusht 1997



    Pas ngjarjeve të marsit 1997, në kufi forcat greke shtojnë patrullat e shërbimit për të ndaluar kalimin armëve dhe trafiqeve të drogës që vinin nga Shqipëria. Por pati dhe raste kur ushtarët grekë vranë dhe sulmuan të pafajshëm. Kështu, më 25 gusht ‘97, tre ushtarë grekë hynë në territorin shqiptar dhe tentuan të rrëmbenin një vajzë në pikën kufitare të Gurit në Tresenik. Vetëm ndërhyrja e banorëve arriti të eliminojë rrëmbimin, ndërkohë që në një përplasje me banorët e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.


    Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999



    Rrëmbimi i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e 8 personave në autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të protestuar ndaj indiferencës së shtetit Shqiptar dhe trajtimit të shtetit grek për emigrantët. Plisi kërkonte dënimin e një polici grek i cili nuk i kishte dhënë para për punën që i kish bërë. Plisi u vra nga policia shqiptare në dalje të Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe një peng grek në autobus.


    Pengmarrja e Aleksandër Nanas, 15 korrik 1999



    Aleksandër Nana ishte shqiptari i dytë që kreu pengmarrje në shenjë proteste ndaj shtetit grek vetëm 5 javë pas tentativës së Flamur Plisit. Nana rrëmbeu një autobus në Selanik me 40 persona dhe kërkoi një shumë të majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur dokumentet pa të drejtë dhe ai nuk mund të merrte më paratë në një bankë të Athinës. Por ndryshe nga Pisli, ai u qëllua nga një snajper grek pak pasi i kishin dorëzuar paratë.


    Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999



    Në shenjë proteste ndaj pengmarrjeve të përsëritura të shqiptarëve vendos të reagojë dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga Patra, hyn i armatosur në një autobus me shqiptarë dhe merr peng 38 pasagjerët. Pas disa orë bisedimesh, ai vendos të lëshojë pjesën më të madhe të pengjeve dhe mban aty vetëm shoferin e fatorinon, si dhe një emigrant. Disa orë më vonë ai dorëzohet dhe pohon në rajonin e policisë se kishte kryer këtë veprim në shenjë hakmarrjeje, pas pengmarrjes së grekëve.


    Policia greke qëllon në territorin shqiptar, 6 korrik 2001



    Një skaf i policisë greke diktoi dhe qëllon me armë një skaf shqiptar që lëvizte në ujërat territoriale shqiptare. Pas goditjeve të para përgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Më pas në minibetejën ujore është bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku për 10 minuta është zhvilluar një betejë e vërtetë. Zyrtarët grekë deklaruan se, “ishte thjesht një stërvitje nate e rojeve tona”.


    Zgjedhjet në Himarë, Tetor 2000



    Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit grekë është dhe ai i zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2000 në Himarë. Deputetët kanë ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanë hyrë nëpër qendra votimi, kanë organizuar protesta përballë kamerave të televizionit grek te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë premtuar viza në këmbim të votave për kandidatin e PBDNJ-së. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar një rezolutë për këto shkelje kushtetuese.


    Vrasja e Gentian Çelnikut, Athinë 2002



    I riu shqiptar Gentian Çelniku ka qenë duke pirë një kafe në një nga baret e Athinës pas një ditë të lodhshme pune. Por kontrolli i një skuadre të policisë greke ka bërë që për Çelnikun kjo të ishte dhe dita e fundit e jetës. Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qëllojë me pistoletë Çelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Çudia ka qenë se vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në këqyrjen e vendngjarjes dhe më vonë është liruar nga gjykata greke.


    Racizmi me fëmijët shqiptarë, 25 tetor 2003



    Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u pengua me forcë që t’i printe parakalimit të gjimnazistëve me flamurin grek në një ceremoni zyrtare. Sipas rregullores së arsimin grek në ceremonitë zyrtare flamurin helen duhet ta mbajë nxënësi i dalluar i shkollës. Dhe Odiseja ishte vërtet më i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bëri që në Greqi të nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre të moderuara, por në Shqipëri përveç një keqardhje nuk pati asnjë reagim nga shteti shqiptar.


    Vrasja për një fjalë, Aleksandër Lufo, Athinë 2003



    Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ku gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radioje. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.


    Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23 shtator 2003



    Është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.


    Papandreu për Himarën, Athinë 2003



    Zgjedhjet në Shqipëri kanë ngritur gjithmonë temperaturën e marrëdhënieve greko-shqiptare. Në vitin 2003, në Himarë do të shënoheshin jo pak incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive të tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi për incidentet në Himarë se, “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet të konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë shkaktoi jo pak reagime në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet antishqiptare.


    Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004



    Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin “Omonia”.


    Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004



    36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në Athinë, u qëllua për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u bënte kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik në Tiranë, në Greqi nuk pati asnjë reagim.


    Vrasje për këngë shqiptare, 16 mars 2005



    Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe shokëve të Ilirit vrasja është bërë nga badigardët e lokalit të cilët i kanë qëlluar shqiptarët që po festonin. Ndërkohë që policia greke serviri një tjetër motiv të vrasjes. Sipas saj shqiptarët kanë tentuar të vjedhin një motorr që ishte parkuar afër lokalit dhe personi që e goditi Frrokun ka qenë një turk.


    Papulias anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005



    Dy vite më parë, incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë shënuan nivelin më të lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.


    Vrasja e Edison Jahaj, Kretë, 1 janar 2006



    Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e një djaloshi nga Tepelena, në një bar ka qenë shkaku i një sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo të Kretës. Por sedra e grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë më vonë 7 prej tyre hynë me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u vra me 17 thika nga një grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një vrasje raciste, ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri protestash.


    Shkolla greke në Himarë, 20 shkurt 2006



    Hapja e shkollës së parë greke “Omiros” në Himarë ka sjellë jo pak debate mes politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të PBDNJ-së. Përurimi i shkollës u bë nga zëvendësministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhënë ende lejen për ndërtimin dhe hapjen e saj. Më shumë se një incident ishte një keqkoordinim i punës së qeverisë. Pasi vetëm në muajin maj dha lejen për ndërtimin e saj, ndërkohë që hapja u bë në muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi politikanët të akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.


    “Zhvarrimet në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006



    Zhvarrimet në Kosinë shkaktojnë incident diplomatik mes vendeve.
    Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin bërë dhe në varreza shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë. Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në kishën e fshatit Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që policia të hyjë në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të paraqitej në prokurori.


    Kryebashkiaku falënderon greqisht, 25 shkurt 2007



    Lojtarëve shqiptarë në Greqi, një fjalë e thënë në gjuhën amtare mund t’u kushtojë karrierën. Ndërsa në Shqipëri askush nuk ndalohet ta fshehë identitetin, madje edhe kur është një zyrtar i lartë shtetëror dhe me ligj i duhet të komunikojë në gjuhën zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano preferoi t’i falënderojë qytetarët e Himarës në gjuhën greke, edhe pse ata që e votuan ishin shqiptarë, duke shënuar në këtë mënyrë një incident.


    Viedoja greke, 4 mars 2007



    Një marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në internet, ndërkohë që teksti i këngës është botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh”, ky ishte teksti i këngës raciste që shkaktoi reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë nga zëvendësministri i Jashtëm grek.


    Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007



    Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrës Iraklis u ka kushtuar shumë shtrenjtë familjarëve të tij. Në ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit të Bushit, tifozët e Iraklisit kanë ushtruar dhunë mbi familjarët të cilët shihnin ndeshjen në stadium. Prindërit dhe bashkëshortja e futbollistit shqiptar janë goditur me grushte dhe shkelma për disa minuta. Familja e Bushit është detyruar të largohet me autobusin e skuadrës pasi forcat e rendit nuk mund të ndalonin turmën.



    Në 11-03-2007 Tirana Observer

    Përgatitën: Dorina Topollaj, Qamil Xhani
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Çështja e pazgjidhur çame



    ÇAMËRIA ËSHTË TOKË SHQIPTARE E PATJETËRSUESHME



    http://pashtriku.org/



    · Çamët janë një popullsi vitale me kohezionin e tyre historik dhe shpirtëror, edhe, sido që të bëhet, nga politika e shtetit ballkano-grek, çamët kurrë nuk do të gjunjëzohen, sepse kombi shqiptar nuk është gjunjëzuar kurrë. Edhe çamët që i përkasin besimit ortodoks që jetojnë në Greqi, përball represionit shtetëror, brenda në familjet e tyre flasin gjuhën shqipe edhe nuk kanë për ta harruar kurrë gjuhën e tyre amtare. Sepse aq sa mund të mbaroj uji i detit, po aq mund të shuhet gjuha jonë shqipe. Çdo gjë që mund të bëjë sot politika ballkano-greke, kundra këtyre zhvillimeve, do të ngelet një tentativë mjerane.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Arvanitët SHQIPTARI QË U ZGJODH KRYETAR I PARË I SHTETIT GREK

    Shkruan:Prof. Arben LLALLA

    Tetovë, 12.05.2007

    Nga raca shqiptare kanë dalë burra që kanë udhëhequr Turqinë, Egjiptin, Italinë, Rumaninë, kanë qenë Papë edhe shumë Kryetar dhe kryeministra të Greqisë kanë qenë me origjinë shqiptare. Nga 100 heronj të Kryengritjes greke të 1821, 90 prej tyre janë shqiptar që sot njihen me emrin Arvanitasit. Greqia disa herë është udhëhequr nga mbretërit edhe disa herë ka pasur Kryetar Republike duke humbur drejtimin nga mbretërit. Nga studimet e mia shumë vjeçare kam nxjerrë biografitë e disa nga Kryetarët e shtetit grek që lindën nga raca shqiptare. Kështu, kryetari i parë i Greqisë më 1828 deri më 1831 ishte Joani Kapodistria, më tej kemi më 1924-1926 admiralin Pavlos Kunduriotin, më 1926 gjeneralin Teodor Pangallos, më 1926-1929 kemi përsëri admiralin Pavlos Kunduriotin, 1929-1935 kemi Aleksandro Zaimin, 1971 Jorgo Papadhopulos, edhe sot çamin Karolos Papuliasin. Pra, nga dymbëdhjetë Kryetarë që kanë udhëhequr Republikën Greke nga 1828 e deri më sot 2007, shtatë prej tyre rrjedhin nga familje shqiptare.

    Sot do të shkruajmë për atë burrë që u zgjodh Kryetar i Parë i Greqisë së Pavarur më 1827 Joani Kapodistira i cili lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1776. Por disa historianë grekë mëndje ngushtë kanë falcifikuar biografinë e Kapodistrisë që ishte shqiptar duke u munduar të fshehin historinë e vërtetë, por edhe këtë herë ata nuk ia arritën qëllimit dashakeqës sepse në Greqi ka edhe nga ata studiues që e pranojnë të vërtetën sado që e hidhur të jetë për kombin grek.

    Origjina shqiptare e Kontit Jani KAPODISTRIA (1776-1831)

    Joani Kapodistria lindi në një familje gjirokastrite. Familja e tij për ti shpëtuar ndjekjeve të turqve u vendos në ishullin e Korfuzit. Këtë na e dëshmojnë shumë dokumenta të historianëve grek dhe shqiptar. Historiani grek Panajot Arvantinoit në enciklopedinë greke vëllimi i pestë, fq. 402 shkruan se Joani Kapodistria Kryetari i parë i Greqisë ishte nga lagjia Manalat e qytetit të Gjirokastër.

    Edhe historiani tjetër grek Trifon Evangjelidhi në librin e tij “Historia e Joani Kapodistrias, qeveritar i Greqisë 1828-1831”. Shkruan: Kur u inagurua në ishullin e Korfuzit monumenti i Joani Kapodistrias më 12 prill 1887, gazetarët grek në Athinë shkruanin në shtypin e kohës se: Joani Kapodisrias e ka origjinën nga Gjirokastra e Epirit. Ndër ta gazetarët Vasil Zoto, Teodor Bovo dhe Athanas Petrilli në gazetën “NEA EFHMERIDHA”(GAZETA E RE) të datave 10 dhe 12 maj 1887 deklaronin se Joani Kapodistria ishte nga Gjirokastra.

    Prof. i madh Eqerem Çabej tregon se babai i Joani Kapodistrisë quhej Andon Gjika i cili ndiqej nga turqit për arsye se bashkë me vëllanë e tij më të vogël kishte qenë pjesëmarrës në kryengritjen e Himarës. Ata për ti shpëtuar ndjekjeve të turqve u larguan për në ishullin e Korfuzit. Me vete Andon Gjika mori edhe dy djem e tij Vironin dhe Jonain (sot e kësaj dite në rrethin e Gjirokastër fëmijët pagëzohen me emrin Viron, një liqen midis Gjirokastër dhe fshatit Mashkullorë quhet Viroi). Ndërsa xhaxhai i Joaniti, Gjin Gjika mbeti në Gjirokastër dhe u kthye në fenë myslimane me emrin Ahmet dhe titull BEJ. Andon Gjikës i lindën edhe dy djem të tjerë kur u vendos në Korfuz të quajtur Agustini dhe Grigori.

    Profesor Drenika nga fshati Vunoi shkruan se: Joani Kapodistria ka lidhje gjaku edhe me Elena Gjikën e njohur edhe me emrin Dora D’Istria. Vërehet se prapashtesa e Kapodistrisë ISTRIA është edhe mbiemri i Dora D’ISTRIA.

    Po kështu, studiuesi juristi Mexhit Kokalari në librin “Epiri, Kryeqendra e qytetrimit antik në Evropës”, sjellë dëshmi se Joani Kapodistria ishte nga lagjia Manalat. Shtëpia e familjes së Joani Kapodistrisë është shpallur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës të Tiranës Monument Kulture dhe ruhet nga shteti.

    Në të vërtetë Joani Kapodistria quhej Gjon Gjika por, pasi në fëmijëri e birësoi familja e Viktor Kapodistrisë ai u quajt dhe u njoh Konti Joani Kapodistria i cili u diplomua në mjekësi dhe drejtësi në Padova të Italisë. Familja e Viktor Kapodistrisë ishte vetë me origjinë shqiptare. Mbas vdekjes së Skënderbeut disa kontë si Brati, Dukainët, Brunet, Boriçi etj., emigruan në qytetin e Venedikut të Kapodistrias të Istrisë. Viktor Kapodistria në të vërtetë quhej Viktor Viktori, por pas një grindje me kontin Verzi e ndryshoi mbiemrin në Kapodistria në kujtim të vendlindjes së tij.

    Karriera diplomatike dhe politike

    Arsimin fillor dhe atë të mesëm mbaroi në ishullin e Korfuzit dhe më tej shkoi në Padova të Italisë ku u diplomua në degët e mjekësisë dhe të drejtësisë Joani Kapodistria u emëruar në vitin 1799 drejtor i spitalit ushtarak të ushtrisë ruse pasi këta të fundit e kishin pushtuar ishullin në shkurtë të po atij viti. Këtu i ka fillimit edhe karriera e Janit në diplomacinë ruse. Në vitin 1800 ai emërohet ministër i Republikës së Shtatishujve të Jonit. Në vitin 1807 Jani Kapodistria emërohet nga cari i Rusisë Aleksandri I këshilltar në armatën ruse në Moldavi. Më tej pasi njihet nga afër me carin rus e zgjedh përfaqësues i diplomacisë ruse në Rumani. Pas sukseseve diplomatike nëpër sallonet e Europës ai emërohet ministër i jashtëm i Rusisë për Europën Jugore. Nga viti 1822 deri sa u zgjodh Kryetar i Greqisë më 1827 Kapodistria qëndroi në Zvicër duke bërë propagandë në sallonet e diplomacisë evropiane në favor të pavarësisë të Greqisë.

    Në maj të vitit 1827 kryengritësit e revolucionit të 1821 miratuan një Kushtetutë e cila zgjodhi Kryetari të Greqisë Jani Kapodistrinë I cili detyrën e mori zyrtarisht në janar të 1828. Duhet thënë se pëlqimin për zgjedhjen e Joani Kapodistrisë si Kryetar i Greqisë e dhanë tre udhëheqësit e ushtrisë që ishin edhe këta shqiptar Teodor Kollokotroni, Gjeorgjoi Karaiskaqi dhe Gjeorgjio Kundurioti.

    Joani ishte mjeshtër i artit të diplomacisë, por duke qenë njeri i formuar në traditat e autokracisë ruse, nuk gëzonte simpatinë e Asamblesë të Përgjithshme të Greqisë së re që po lindte. Kryetari i sapo zgjedhur Kapodistria synonte të realizonte dy projekte, njëra ishte të krijonte bazat e një strukture shtetërore në një vend të rrënuar nga vite luftimesh të ashpra kundra turqve por edhe të një lufte klanesh të brendshme. Dhe e dyta të siguronte kufij sa më të favorshëm që të ishte e mundur për Greqinë e re. Por u ndesh me problemet e mëdha gjatë tre vjet e gjysmë që ai udhëhoqi Greqinë e vogël në ato vite të siguruar nga Britania e madhe, Rusia dhe Franca. Ajo fillonte në Artë dhe mbaronte në Volos. Joani Kapodistria punoi për të formuar ushtrinë kombëtare, zhvillimin e administratës dhe arsimit. Gjithashtu ai u përpoq që të caktonte pronarët e rinj të tokave dhe pronave të lira pas largimit të pronarëve turq, por ky projekt ndeshi në kundërshtimin e komandantëve ushtarak dhe të të pasurve të Peloponezit të cilët ishin të vendosur për të marrë sa më shumë pjesë nga tokat e lira. Por ai arriti suksese të mëdha në rrugët diplomatike duke siguruar pavarësinë e një Greqie të vogël që më vonë do të zgjerohej në kurrizin e vendeve fqinje me të.

    Kapodistria shprehte mendimet dhe përbuzjet e tija për elitat e shoqërisë greke. Ai i quante Mitropolitët ortodoksë grek “turq të krishterë”, udhëheqësit ushtarak “kusarë”, intelektualët grek i quante “të pamend” dhe drejtuesit fetar të Fanarit në Stamboll “fëmijët e Satanait”. Duke shprehur këto mendime hapur për ata që sado pak kishin luajtur rol të rëndësishëm në luftën për fitimin e Pavarësisë dhe që prisnin drejtimin e pushtetit dhe njohjen publike të rregullave të shtetit, arriti të ngjallte zemërime dhe urrejtje. Më 9 tetor 1831 duke dalë nga kisha e Shën Spiridonit në ishullin e Nafplios që ishte kryeqyteti i Greqisë vritet në pabesi Kryetari Konti Joani Kapodistria nga dy njerëz të dërguar nga grupi i fuqishëm i Petrobej Mavromihalit të Manit të Peloponezit. Njëri nga atentatorët mbeti i vrarë në vend nga shkëmbi i zjarrit ndërsa tjetri u kap dhe u dënua nga gjykata pas disa ditësh me vdekje. Trupi i Kapodistrisë u varros në ishullin e Korfuzit. Ai për sa kohë ishte Kryetar i Greqisë nuk mori asnjëherë rrogë, por edhe pasurinë e tij ia fali shtetit grek që po lindte.

    Pas kësaj vrasjeje Greqia që tashmë kishte siguruar pavarësinë, do të zhytej në anarki, në një luftë të brendshme se kush do të zgjidhej Kryetar i Greqisë. Për disa kohë Greqia u udhëheq një këshill prej tre vetash kapedani i madh Teodor Kollokotroni, vëllai i Joanit, Augusti dhe Jonai Koletis. Që të tre këta ishin shqiptar.

    Më vonë shtetet e mëdha Britania, Rusia dhe Franca që i kishin dhuruar pavarësinë Greqisë vendosën të udhëhiqej nga një mbret europian. Ata ranë dakort në maj të vitit 1832 që djali i mbretit Ludvig I i Bavarisë Oton i cili ishte vetëm 17 veç të zgjidhej mbret i Greqisë, detyrë të cilën e mori në shkurt të 1833 dhe qëndroi në front deri në vitin 1862.

    Botuar në revistën ALBANICA, Prishtinë prill 2007

    Shkruan:Prof. Arben LLALLA
    http://pashtriku.org/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 29-01-2008 më 03:03
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ARVANITËT E ISHULLIT ANDRO

    Shkruan:Prof.Arben LLALLA, Historian

    Tetovë, më 09.04.2007



    Ashtu siç e kemi thënë në shkrimet e mëparshëm në Greqi banojnë që nga koha antike një numër i madh shqiptarësh që njihen me emrin arvanitasit. Ata banojnë kryesisht edhe nëpër ishujt të mëdhenj të Greqisë si Hidra, Speca, Thirra (Santorini), Andros, Jo, Mitilini, Salamina, Psara etj. Sot do të flasim për ishullin e madh ANDRA që banohet edhe sot me shumicë popullsi me origjinë shqiptare

    Ishulli Andros laget nga ujërat e detit Egje, dhe emrin ishulli e ka marrë që në kohën e lashtë antike. Emri Andra mund ta ketë prejardhjen nga fjala shqipe Ëndra, por këtë shpjegim tua lëmë ta thonë gjuhëtarët.

    Nga shekulli i kaluar krahina veriperëndimore e ishullit njihej si Arbëri. Popullsia dhe shoqëria arvanitase që banonte në Andro ishte e mbyllur dhe njerëzit ishin pothuajse të panjohur deri më sot, pasi fshatrat arvanitas u zhvilluan shkallë-shkallë. Ashtu si shumë krahina të Greqisë që banohen nga arvanitasit edhe rasti i ishullit të Andros që banohet akoma një pjesë nga arvanitët ndriçon realitetin ndërkulturor dhe sjellë në dritë dukurinë që lidhen me gjuhën shqipe dhe gjuhën greke, dhe shumë fakte të tjera historike, folklorike, etnografinë që bashkon ngushtë të dy popujt më të vjetër të Europës.

    Me saktësi kur u vendosën arvanitët në ishullin e Andros nuk dihet. Por sipas disa burimeve historike arvanitët mund të kenë zbritur në ishull në shekullin XV. Gjithashtu nuk dihen rrethanat në të cilat arvanitët u gjendën në këtë ishull dhe më tepër në zonën veriore të ishullit. Nga dokumentat e qeverisë së Venedikut thuhet se; “Arbërit erdhën në ishull midis viteve 1418-1425 nga zonat Evia, Atikis dhe Biotia. Këta shqiptarë që erdhën ishin bujqë të mirë dhe ushtarë të zotë. Shqiptarët nuk erdhën si pushtues, por pasi Duka Pietro Zeno (1384-1427) i ftoi ata për popullimin dhe punimin e tokës së shkretë të ishullit”.

    Katundet e parë që krijuan arvanitët në Andro ishin Amolohos dhe Arna. Katundi Amolohos ishte qendra prej të cilës arvanitët e parë u përhapën në të gjithë ishullin. Katundet që kanë banuar dhe banojnë edhe sot arvanitët janë; Gavro, Shën Petro, Ateni, Baçi, Remata, Katahalos, Arna, Amolohos, Burkoti, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, Gjidhe, Kato Fellos, Pano Fellos, Livadhesa, Psoriareza, Galios, Agjini, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, Kumari, Kaloqerini, Vitali, Sidhonda.

    Arvanitët e ishullit Andro përmendën për herë të parë nga vizitorë në shekullin 17 nga i pari Jean Thevenot, (Relation d’un voyage fait au Levant, Paris 1664). Jean Theveton e vizitoi ishullin më 1655 dhe shkruan se; “Ka në ishullin Andro 60 fshatra të përhapura në vende të ndryshme, prej të cilave qëndra të rëndësishme janë fshatrat Arna dhe Amolohos, që banohen prej 1200 arvanitë. Janë të gjithë të fesë ortodokse greke dhe ndryshojnë në gjuhë dhe në veshje, njerëz të ashpër dhe krejt të pashkolluar”.

    Një tjetër vizitor Tournefor që e vizitoi ishullin më 1700 shkruan se; “Katundet Arna dhe Amolohos banohen nga arvanitë që mbajnë akoma veshjen e vendit të tyre, janë mikpritës, jetojnë me zakonet e veta, pa fe dhe pa ligje. Gratë arvanitase janë të zbukuruara bukur me stoli, vishen me rroba njëlloj si vishen gratë e Atikisë. Gratë arvanite janë më të pastra se gratë greke”.(M.Ritton de Tournefort Relation d,un voyage du Levant, Astredam1718).

    Gazeta e greke me emër “Gazeta e Përgjithshme e Greqisë” në mars të 1828 shkruan për ishullin Androns si një ishull i gjatë dhe shkëmbor, dhe përbëhet nga 850 shtëpi në veriperëndimore që banojnë arvanitë me gjuhë dhe zakone të tyre.

    Në kryengritjen greke të 1821 për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit osmano turk morën pjesë edhe arvanitët e ishullit Andros.

    Një nga figurat e shquara të revolucionit të 1821 të Andros ishte arvanitasi Janulis Dhimitriu që lindi më 1777 në katundin Amolohos, që ka qenë banuar nga arvanitë. Janulis Dhimitriu ishte një njeri me autoritet jo vetëm në katundin e tij Amolohos, por në të gjithë ishullin Andros. Ai ishte kryeplaku i fshatit Amolohos dhe udhëheqësi i arvanitëve të ishullit të Andros të kryengritjes greke të 1821. Vdiq në vitin 1863.

    Një pjesë e arvanitëve që kanë banuar dikur në ishullin e Andros gjenden në Italinë e Jugut. Ata e braktisën ishullin pasi firmosën në Siçili më 1521 një marrëveshje ekonomike me baronin Alfonso Peralta me qëllim që ti lejojë të vendosen në tokat e tij në Contessa Entella në Siçilinë Perëndimore.

    Katundi Contessa është ndërtuar në vitin 524 dhe emrin e morri nga Kontesha Eleonora d’Aragona. Nga viti 1875 u pagëzua me emrin Contessa Entella, sepse ndodhej afër qytetit të lashtë Entella që është rreth 80 km afër Palermos.

    Gjeografi Siçilian Thommaso Fazello (1498-1570) shkruan se: “Shqiptarët që erdhën në fillim në Bisiri u quajtën “greçi”. Më tej këta shqiptarë të quajtur “greçi”u vendosën përgjithmonë në Contessa Entella rreth vitit 1450”.

    Dihet historikisht se mbas vdekjes së princit të Arbërisë dhe Epirit Gjergj Kastriouti Skënderbeg, një pjesë e ushtarëve të tij bashkë me familjet e tyre në vitin 1468-1478 u ngulën në Contessa Entella të ftuar nga Alfonsi.

    Në vitin 1520 erdhën nga Peloponezi rreth 100 arvanitas në Contessa Entella.

    Pra arvanitasit e ishullit Andros, arbërit e Skënderbegut dhe arvanitasit e Peloponezit(More) që u vendosën në Contessa Entella quheshin gabimisht deri vonë “greçi”. Dhe këta “greçi” janë akoma në Contessa Entella, dhe flasin gjuhën e tyre amtare shqipe dhe janë pjesë e gjakut të shprish të arbërit. Këta arbër të vjetër kanë rreth 5 vjet që me vendim të Bashkimit Europian dhe Kuvendit popullor Italian kanë gjuhë zyrtare të dytë shqipen.

    Një libër historik për arvanitët e ishullit të Andros

    Një studim serioz rreth gjuhës dhe jetës së arvanitëve në ishullin e Andros ka botuar vite më parë studiuesi dhe shkrimtari grek Titos Johalas , drejtor i Istitutit të Kërkimeve të Akademisë së Athinës.



    Libri:“Andros, shqipja dhe shqiptarët”, titulli origjinal "ΑΝΔΡΟΣ Αρβανιτες και Αρβανιτικα” të studiuesit Titos Johalas

    _______________

    Mbas rreth 30 vjet studimesh, kërkimesh dhe udhëtimesh të shpeshta në ishullin e Andros, studiuesi grek Titos Johalas na sjellë një libër me vlera të mëdha shkencore dhe historike me titull të përkthyer në gjuhën shqipe “Andros, shqipja dhe shqiptarët” (“ΑΝΔΡΟΣ Αρβανιτες και Αρβανιτικα” titulli origjinal). Në veprën e Titos Johalas pasqyrohet historia e pa njohur mirë deri tani e arvanitëve që u vendosën shekuj më parë në ishullin Andros dhe mërgimi i dytë i tyre që përfunduan në një katund të Siçilisë të quajtur “Grekoshqiptarët e Peloponezit dhe të Andros”. Në libër ka dhe shumë kuvende të autorit në vitet e fundit me të moshuarit e fshatrave në ishullin Andros që flasin akoma edhe sot arbërisht dhe shumë vargje dhe këngë arvanitase që autori i ka mbledhur mbas një pune shkencore 30 vjeçare. Në libër përshkruhet jeta e thjeshtë dhe me vuajtje të banorëve të ishullit në shekujt e më parshëm duke u grabitur nga piratët dhe sulmet turke, taksat tepër të rënda, nënshtrimi, formojnë skenën e një jete të ashpër të shoqërisë të vendosur në shekuj në ishull.

    Duke njohur shoqërinë, veshjet dhe stolitë e banorëve, jetën shoqërore, ndërtimet, kalon në njohjen e emërtimit të fshatrave me emërtime arvanite.

    Një pjesë e mirë e studimit përbëhet nga tekste dhe këngë arvanitase të ishullit të Andros dhe me të folmen.

    Në mbyllje libri shoqërohet me shumë fotografi nga jeta e sotme e arvanitasve në ishullin e Andros.

    _________________________________

    HISTORIA E ARVANITËVE TË ISHULLIT JO

    Shkruan: Prof.Arben LLALLA, Historian

    Tetovë, më 09.04.2007

    Ishujt e detit Egje përbënin një pjesë të pandarë të sundimit frank në Greqi.

    Njëri nga këta është ishulli Jo, i cili banohej nga popullata arvanitase, por me kalimin e viteve shumë familje arvanite për arsye të ndryshme janë larguar nga ishulli Jo.

    Nga viti 1207-1566, ishulli Jo, ashtu si dhe ishujt e tjerë të detit Egje, ishin nënsundimin franko-duka vit ku turqit bënë pushtimin e plotë të Greqisë.

    Shumë herë ishulli pushtohej nga piratët të cilët plaçkitnin, merrnin skllav banorët dhe kështu vendasit u detyruan ta braktisnin ishullin Jo, duke mbetur në shkretim ishulli. Ky ishull kishte toka pjellore dhe një bregdet të bukur që piratët e dëshironin aq shumë.

    Marko Krispos, vëllai i Joanit të Dytë-Dukë i Naksos, bëhet zot i ishullit Jo. Për të zhvilluar ishullin e braktisur, për punimin e tokave pjellore dhe mbrojtjen, sjellë në ishull arvanitas nga Morea. Kështu arvanitët filluan fortifikimin e ishullit dhe punimin e tokave. Për kolonizimin e ishullit Jo me popullatë arvanite nga Marko Krispos, na njeh Jezuiti P.Robert Sauger, i cili shkruante se: “Marko Krispo ftoi disa familje arvanite nga Morea për punimin e tokave pjellore të ishullit Jo”. Këtë gjë e pohojnë edhe Taurnefort, Paschvon Krienen dhe Hasluch.

    Njohuri për kështjellën që ndërtoi Marko Krispos me arvanitët në ishull, na jep udhëtari klerik italian Buondelmonti që udhëtoi ishujve të detit Egje në vitet 1416-1420, dhe murgu italian Cosola. Sipas tyre, banorët ngjiteshin natën nga ultësirat dhe arat, në kështjellë, ku jetonin në kushte të vështira, si kafshët në thark, nga frika e sulmeve të piratëve, shënon murgu Cosola.

    Banorët arvanitë të ishullit ishin të rrezikuar dhe të frikësuar nga piratët sa që, çdo mëngjes nisnin anës detit disa plaka, për të vërtetuar se ishulli ishte i lirë prej piratëve dhe mandej dilnin të gjithë banorët.

    Nga viti 1420 e deri në vitin 1494, kur ishulli Jo, i kaloi Venedikasve ka shumë pak të dhëna për jetën e banorëve arvanitë që ishin në ishull.

    Kur e morën Venedikasit ishullin në vitin 1494, ishulli kishte dy kështjella, dhe tok me ishullin tjetër Santorino kishin 800 frymë banorë. Por piratia mbetet të jetë rreziku dhe frika e njerëzve të ishullit.

    Më 1517 sundimtari i ishullit Jo, Alvaro Posani vendos 100 dukatë taksë për të shpëtuar plaçkitjes dhe marrjes rob të banorëve nga piratët e ndryshëm.

    Në vitin 1537-1538 ishulli Jo bie në duar e turqëve, dhe si trofe ata morrën banorët skllavë duke plaçkitur të tërë ishullin nga pirati turk Hajredin Barbaroza që kishte gradën Admiral i ushtrisë turke. Kështu arvanitasit që u vendosën nga Marko Krispos, u zhdukën të gjithë rreth vitit 1558, kur në ishull erdhën 14 anije piratësh të cilët morën të gjithë banorët arvanitas për skllav dhe ishulli mbeti i shkretë për rreth 20 vjet.

    Më 1579, turqit dërgojnë në ishullin Jo, popullsi arvanitase nga ishujt e tjerë të detit Egje, si dhe 200 arvanitë nga krahina e Moresë. Këtë të dhënë në vitin 1579 e përcjellë një dorëshkrim që gjendet në Manastirin Hozoviotios në Amargo, që thotë se ishulli Jo u bë përsëri me popullatë arvanite me urdhër mbretëror të Ali Pashë Luçaliut nën klerikun Potit të Kritit. Gjithashtu, të gjithë emrat që përmendën në librin e Manastirit nga viti 1579 janë në gjuhën arvanite.

    Popullimi i ishullit Jo dhe i ishujve të tjerë të Egjeut me arvanitas është një përpjekje e turqve që kishin dy synime.

    a-Duke parë turqit që arvanitasit ishin luftëtarë trima, donin që arvanitët të ishin roje të armatosur që të ruanin brigjet nga sulmet e piratëve, duke u siguruar turqve qetësinë.

    b-Arvanitët ishin bujqë të mirë dhe turqit donin që këta bujqë të mirë të punonin tokat e shkreta të ishujve të detit Egje.

    Nga viti 1579 e më pas kemi njoftime të udhëtarëve të ndryshëm për banimin e ishullit Jo me shumicë popullatë arvanitase.

    Në vitin 1638 Françesko Lupacoli i drejtohet dorëshkrimit që ruhet në Muzeun Britanik se “ka pak vite që ishulli banohet nga arvanitas me rreth 200 shtëpira dhe se ishulli ka 300 banorë”.

    Më 1650 abati katolik Françesko Rikardo përmend se banorët e ishullit Jo, ishin me prejardhje arvanite dhe i përshkruante si mbrojtës burrërorë të ishullit përballë piratëve.

    Në vitin 1655 Thevenoti përmend se arvanitët e ishullit Jo, janë luftëtarë të rreptë dhe ruajnë natën të armatosur bregdetit.

    Më 1670 jezuiti Robert Sauger thotë se qyteza e vetme e ishullit banohet nga grekë, arvanitë që flasin arbërisht dhe piratë të kombësive të ndryshme. Atë epokë Ishulli Jo ishte një vend mbrojtës i sigurt, kishte një port të bukur, ku qëndronin rreth 20-25 anije me ushtarë frankë kryesisht, dhe piratë. Ndaj dhe turqit e quanin Malta e vogël ishullin Jo.

    Në vitin 1673 ishulli Jo kishte 1000 banorë. Turneforti shënon rreth vitit 1700, praninë e arvanitëve në ishull dhe i përshkruan si edhe udhëtarët e pare në ishull.

    Por në vitin 1779, pasi viziton ishullin Jo, Sonini nuk flet për praninë e arvanitasve në ishull. Mospërmendja e arvanitasve prej Soninit don të thotë se ata e kishin braktisur tashmë gjuhën amtare arvanite për shkak të përthithjes dhe asimilimit gjuhësor. Shkaqet e kësaj dukurie të braktisjes së gjuhës janë;

    a-Nga mesi i shekullit 17-të bëhet popullimi shkallë-shkallë dhe i vijuar me banorë grekë, të cilët dal ngadalë bëhen shumica e banorëve në ishull.

    b-Një pjesë e arvanitëve e njihnin edhe gjuhën greke, sepse ata nuk erdhën në ishullin Jo, nga Shqipëria, por nga Morea.

    Gjer më sot Jotët quheshin opingaxhinj, sepse ata deri vonë mbathnin një lloj opinge. Kjo është dëshmi dhe kujtim i prejardhjes arvanitase të shumë banorëve të ishullit Jo.

    Përtej këtyre dëshmive të pranisë së hershme të arvanitëve në ishullin Jo, e vërtetojnë edhe mbiemrat dhe llagapet, e disa toponime dhe disa fjalë arvanite, kryesisht fjalë që ruhen në dialektin lokal të ishullit Jo. Kemi mbiemra si; Leka, Lapi, Kola, Koka, Kali, Gjini, Gjika, Maçe, Boti, Bulmeti, Burri, Rushi, Skipi(Shqipi), Helmi etj.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    FSHATRAT NË GREQI KU ËSHTË FOLUR DHE FLITET NGA BANORËT

    GJUHA ARVANITASE


    Shkruan:Prof.Arben LLALLA

    Më 23.03.2007, Tetovë

    Një mjegull e zezë më vu në sy, mu sillnin trutë e muar erë gjithë ç’ka Me helm në zemër un erdha në shtëpi si zog i varfër ç’jam pa fole. (vargje arvanite) Të pakët janë njerëzit të cilët dinë zonat në Greqi, që banohen nga popullata që flasin gjuhën arvanitase. Pikërisht ky është qëllimi i këtij studimi historik, të bëjmë të njohur në publikun e gjerë shqiptar fshatrat ku vazhdon të flitet nga banorët e tyre gjuha arvanite deri më sot. Arvanitët i ndeshim në zonat ku tokat ishin pjellore qysh në kohët më të lashta, domethënë aty ku zonat nuk janë baltike, dhe kryesisht arvanitët i ndeshim aty ku ekzistojnë qytetet antike në Greqi. Popullsia arvanitase është e lidhur me qytetet e lashta më shumë se çdo gjë tjetër në ambientin grek. Në këtë studim do të përmendim emrat e shumë fshatrave ku shumica e tyre u janë ndryshuar emrat. Natyrisht, në këtë shkrim nuk do të përmendim të gjithë emrat e fshatrave që është folur dhe flitet gjuha e Arbërit.

    Nga kërkimet e studiuesve të ndryshëm arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos etj. Janë zbuluar se në Greqi gjenden 696, fshatra që ishin dhe janë të banuar edhe sot e kësaj dite nga popullsia me rrënjë shqiptare. Ku ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas që njihen që në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra. Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600.Kryesisht fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo, Thirra (Santorini) etj.

    Në vitin 1987, një grup i Komunitetit Europian vizitoi Greqinë nga data 4-10 tetor 1987, për të kryer një studim rreth pranisë së elementit shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike të gjuhës. Udhëtimi u organizua nga Byroja Europiane për Studimet e Gjuhëve pak të përdorura nën mbikqyrjen e Komisionit të Komunitetit Europian. Grupi përbëhej nga studiuesi i njohur arbëresh Urat Antonio Bellushi (itali), Rikardo Alvares, Kolon Anget, Havier Boski, Josepk San Sokasao (të gjithë spanjollë), Onon Falkoma (holandez), Volfgan Jeniges (belg), Robert Martin, Stefan Moal (francez), Kol O’Cinseala (irlandez). Qëllimi ishte që përfaqësuesit europian gjatë vizitës të binin në kontakt me fshatrat që banohen nga njerëz që flasin gjuhën arvanite. Gjatë vizitës përfaqësuesit e Komunitetit Europian u ndeshën me shumë probleme deri dhe në lëndime.

    Emrat e fshatrave të më poshtëm janë sjellë ashtu si shqiptohen në gjuhën greke, pa u bërë përkthimi në gjuhën shqipe. Lexuesi mund të vërejë pa vështirësi se shumë nga këto emra të fshatrave kanë rrënjën dhe kuptimin e pastër të gjuhës shqipe, dhe këta emra u kanë rezistuar deri më sot edhe ndryshimeve që kanë sjellë vitet. Në fjalët e shkruara me shkronja të mëdha rrënja dhe kuptimi tregojnë qartë prejardhjen ose kuptimësinë nga gjuha shqipe. Shumë emra të fshatrave përbëhen nga bashkime të fjalës greke me atë shqipe. Ndërsa emrat e fshatrave në kllapa, janë fshatra ku gjuha arvanitase flitet pak dhe po shkon drejt zhdukjes.

    1-Qarku i Atikës ka rreth 84 fshatrat ndër to përmendim: Qeratea, Kuvaradhes, Kalivia, Koropi, Kapandhriti, Mazi, SHPATA, LOPËSI, MARATHONA, BUJA, Menidhi, Shpatanxiq, Gramatiko, Kalamos, Markopulo, Markopulu i Orapisë, Moilesi, Malakasa, Kakoshalësi, HALKUÇI, Sikamino, (KUKUVAJNË), Anoljosia, (Katoliosia), Kamatero, HASI, Aspropirgo, (Brahami).

    2-Zona e Megarindhos përmendim: Ambelaqia, Elensis, Madra, Magula, Vila, Mazi, KRYEKUQI, Salamina. Kryeqyteti i ishullit të Salaminës Kuluri banohet me arvanitë si dhe qytetet e ishullit Muqi dhe Ambelaqi banohen nga popullsia arvanite. Tasos Karadi shkrimtar arvanitë nga Salaminë në një intervistë për një kanal televizivë shqiptar ka thënë se sot në ishullin e Salaminës ka mbi 40.000 mijë arvanitë.

    3-Zona e Egjios ka ishullin Angjistri.

    4-Zona e Thivës përmendim fshatrat: Hastia, DOMVRANA, KOKOSHI, Ksironomi, Karadas, Frimokastro, Paleopanagjia, VAJA, Kasnesi, Kaskaveli sot Leondaris, Parapungaj, Kapareli, BALCA, KOKLA, Kleboçari Pirgo, Lutufi, Ambeloshalësi, (Tahi), (Agjio Theodori), Neohori, Darimari, Mustafadhes, Dervenoshalësi, Rapendosa, Kakoniskiri, Kavashala, Stefani, Klideti, SHKURTA, VATHI, (KRIBAÇI), MURIQI, SHKIMETAR, Spaidhes, Latani, KARDHICA, Braci, Koqino, Sirç, Lukisia.

    5-Zona e Livadhjas përmendim: Stiri, Kiruaki, Zeriqi, Kukura, Zagara, Mazi, Vrastamites, Kutumula, Luci, Pavlo, Steveniko.

    6-Zona e Korinthos përbëhet nga fshatrat: Agjio Theodori, (Lutraqi), BISHA, KLIMENDI, BALCA e madhe, BALCA e Vogël, LOPËSI, Dusha, Kastanja, BIÇA, (KUÇI), Almiri, Katakali, Bashi, BIÇA, (LALOTI), SULI, (Ibrahim Bej), MAÇANI, Galataqi, Rito, Katakali, Sofikon, Karfos, Angjelokastro, Voivoda, ZEMENO, Panariti, Mukli, Vasiliko, Vladusa, Velina, Bozika, Atikia, Kriavrisi, Pala Korinthi, (Asos), Ksiloqerëza, Limohori.



    7-Zona e Lokridhës përmendim: Livanadhes, Martino, MALËSINA, Proskina, Pirgos, Mazi, Larina, Surpi, Teologos.

    8-Rrethi i Argos përmendim: Berbati, Limnes, (Kuçopodhi), (Varduva), (PRIFTJANI), (Pasha), (Honika), (Bundja),

    9-Ishulli i Nafplios përmendim: Maneshi, Ledra, Pulakidha, Merbaka, Plataniti, Heli, Anifi, Dimena, (GJERBËSI), (Kofini), Kamari.

    10-Zona e Trisinias; përmendim: (Poros), Valario, METHANA, Vromolimi, Kosona, Agjio Teodori, Megalo Horio, Megalo Potami, Kameni Hora, Ano Fanari, Karaxha, Lesia, Bafi, Ortoliti.

    11-Zona e Ermonidos përbëhet pothuajse nga ishujt që historikisht njihen si qëndra të mëdha të banuara nga arvanitët dhe ku dolën heronjtë, kryetarët e parë të shtetit Grek.14 Hidra, (SPECA), FURRNI, Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi.

    12-Mantinias ka Dara.

    13-Në Kalavrita është (Lukuria).

    14-Për rrethin e Patrës thuhet se përpara dy shekuj banorët flisnin kryesisht gjuhën arvanitase, dhe kishte gra që nuk dinin fare greqisht. Sot gjuha arvanitase është ndihmëse dhe përdoret kryesisht në kuvendet e pleqëve ose kur folësit nuk dëshirojnë të mësojnë të tjerët atë që kuvendojnë midis tyre. (SULI), (MIRA), (Lalikosta), (MIRTIZA), (Franga), (BUKURA), (Verdoni), (HAJKALI), (Krali), (Harbilejka), (Lefkopetra,) (Lalikosta), (Nikoreika), (Kareika), (Franguleika) .

    15-Në krahinën e Ilias, gjuha arvanitase ka humbur po thuajse dhe përmendim. (Kumani), (BËNDETI), (Kapelitu), (MALIQI), (Dorisa), (Nemuta), (Miles), (KALOLESHI), (Agjio Ana), (Psari), Kombothekra.

    16-Krahina Trifilias permendim: SULIMA, LAPI, RIPËSI, Piça, Hiristohori, Psari, Kuvela, Ano Kopanaqi, Agrilia, Varibopi, Vidhisova, Klesura, DREDHË, SULI, Shirk. Në fshatrat Sulima dhe Lapsi, gjuha arvanitase flitet si gjuhë e dytë. Kurse në fshatrat Ripës, Piça, Kuvela, Agrilia, Psari dhe Hirisohori kryesisht burat e vjetër flasin mirë gjuhën arvanitase.

    17-Krahina e Karistias, përmenmdim: KALANË, Baba, Dramësi, VRESTIDHE, PRINJA, Kalamaqi, ZAKARIA, Thimi, Kakogjoni, Koqini, Figja, BASHAJ, DARDANI, (Bezhani), Fokej, Melison, Agjio Dimitri, MBRETI, KRIEZA, LEPURA, LALA, ZERBISHA, VIRA, Koskina, (Marmari), Mesohoria, Nikoleta, Kutumula, Armiropotamos, HANI, Agjio Apotoli, Polipotamos, Alonja, Kisuri, Kapsala, QELA. 18-Ishulli i Andros ka fshatrat: Gavro, Agjio Petro, Ateni, BAÇI, Remata, Katahalos, Arni, BURKOTI, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, GJIDHE, Kato Fellos, Pano Fellos, LIVADHESA, Psoriareza, Galios, AGJINI, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, KUMARI, Kaloqerini, Vitali, Amolohos, Sidhonda


    http://pashtriku.org/
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KUSH ËSHTË ARISTIDH KOLA

    Shkruan: Prof.Arben LLALLA

    23.02.2007, Tetovë


    Arvanitasi Aristidh Kola lindi më 8 korrik të vitit 1944, në fshatin arvanitas Kaskaveli (sot Leondari) të rrethit të Tebës në Greqi. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes së tij pranë gjyshit dhe gjyshes që i mësuan gjuhën e vatrës, arbërishte(shqipen).

    Në vitin 1968 Aristidhi mbaron Universitetin në degën e Drejtësisë, duke vazhduar më vonë punë si avokat në Athinë. Mbas disa vitesh do të njihej me Nansin, e cila do te bëhej gruaja e tij që do t'i dhuronte dy fëmijë të mrekullueshëm, Poliksenin dhe Panajotin.



    Prof.Arben Llalla me Aristidh Kolën - 19 gusht 2000 në Kalkidhiki-Selanik

    Në vitet 1980 ai e braktis profesionin e tij të avokatit për t'u marrë me studimet historike, folklorike dhe gjuhësore të arvanitasve të Greqisë. Në vitin 1983 Aristidh Kola zgjidhet kryetar i “Lidhja Arvanitase të Greqisë” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) dhe po atë vit do botonte librin e tij të parë me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” një libër i ringjalljes së vetëdijes arvanitasve në Greqi, që do të ribotohej edhe nëntë herë të tjera në gjuhën greke.

    Në vitin 1985, Aristidhi ishte organizatori kryesor i koncertit të parë në Greqi me këngë arvanitase, ku me Dhimitër Lekën dhe këngëtarin Thanasi Moraitin bënë të mundur nxjerrjen e diskut CD të parë në historinë shqiptare me këngë arvanitase “Këngë Arvanite”.

    Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e Perëndive”, dhe më 1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese “Thamiras”, me qëllim botimin e veprave të autorëve arvanitas, por edhe të autorëve nga Shqipëria, dhe midis tyre është ribotuar vepra e Fan.S.Nolit “Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbek”. Po në vitin 1995, do botonte librin më të suksesshëm në gjuhën greke dhe shqipe “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”. Një libër që tregon për komplotet dhe masakrat ç’njerzore serbe kundëra kombeve të ish- Federatës Jugosllave dhe kryesisht të shqiptarve. Në librin “Greqia në kurdhin e serbëve të Millosheviçit” Aristidh Kola do të paralajmëronte për masakrën që po pregatiste Millosheviçi dhe bashkëpuntorët e tij kundra popullit shqiptar të Kosovës.

    Në vitin 1996 Aristidhi i nderuar do jepte dorheqjen si kryetar i “Lidhjes Arvanitase të Greqisë” për tu marrë vetëm me studimet pellazgjike, dhe në vitin 1997, Aristidh Kola do botonte i vetëm revistën tre mujore “Arvanon”. Ku në këtë revistë, ai merrte pjesë bashkë me shqiptarët e Kosovës në luftën e drejtë të tyre.

    Me fillimin e luftës në Kosovë, Aristidh Kola bashkë me arvanitas të tjerë do të mbronin çështjen e drejtë të popullit shqiptar të Kosovës, përballë deputetëve, gazetarve dhe intelektualve grekë që ishin rreshtuar në krah të kriminelëve të Millosheviçit. Atëhere emigrantët shqiptarë në Greqi do shikonin çdo mbrëmje Aristidhin dhe arvanitas të tjerë në ekranet televizive greke duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe të emigrantëve në Greqi.

    Me punën e tij të palodhëshme në ndihmë të çështjes shqiptare të Kosovës, ai informonte publikun e painformuar drejtë grek për dramën e dhimbëshme që po kalonin shqiptarët në Kosovë. Për këtë shkak, akuza dhe “shigjeta me helm” do të hidheshin kundëra Aristidhit, njeriut të ndershëm dhe të drejtë. Ai do të akuzohej nga deputetë grekë si agjent i Shqiprisë dhe i shqiptarëve. Kur dilte në TV greke shkonte me vetëdije, se po shkonte në shtigje me rreziqe të mëdha, por ai i kishte marrë parasysh të gjitha dhe gjënë më të keqe...!

    Me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, Aristidhi shprehte dëshirën për të vizituar Kosovën e lirë. Por dëshira nuk iu realizua, Kosova e lirë mbeti në zemrën dhe ëndërrën e tij.

    Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur urat Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore” Aristidh Kola do të shtrohej urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Veprimtaria për prezantimin e librit të tij u bë pa të, pa frymëzuesin e atij takimi prekës. Një sëmundje e pa shërueshme që do përparonte me shpejtësi për ti marrë jetën njeriut të mirë në mbrëmjen e 11 tetorit 2000 në spitalin Evangjelizmos në Athinë ku lëndonte prej një muaj. Vdekja e Aristidh Kolës goditi zemrat e mijra emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ajo vdekje preku shpirtrat e arbëreshëve kudo që ndodhen në botë. Një vdekje e parakohëshme që mori jetën e historianit dhe studjuesit arvanit Aristidh Kola, këtij avokati të çështjes shqiptare, që punoi për miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve të Ballkanit. Pak ditë para se të vdiste Aristidhi kishte përfunduar me dorëshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indo-europjan”. Në këtë libër të fundit të tij, Aristidh Kola na sjell shumë të dhëna të rëndësishme, për perjudhën parahistorike dhe kryesisht për paraardhësit e shqiptarve të Kosovës që ishin Dardanët Pellazgjik.

    Aristidh Kola zë një vend të veçantë në letrat arvanitase në Greqi. Ai me punën dhe penën e tij, ringjalli tek arvanitet ndjenjën e krenarisë për historinë dhe kulturën arbëre. Aristidhi ishte një rilindas i shekullit 20, një De Radë i ri për gjakun e shprishur të Arbërit në Greqi. Ai ishte i pari shkrimtar arvanitas që në librat e tij faktoi se jo vetëm arvanitasit ishin herojtë e revolucionit grek të 1821, por veshja, këngët dhe kultura arvanitase ishin bërë pjesë tashmë e historisë dhe kulturës greke. Aristidh Kola shkoi dhe më tej, ku faktoi se emrat e perëndive të Olimbit nuk janë emra grek, por ata i përkasin emrave të kuptimsisë të gjuhës shqipes.

    Aristidhi bashkë me arbëreshin e shquar të Italisë, urat Antonio Belushin do të deklaroni se në Greqi janë mbi 600 fshatra të banuar me popullsi arvanitase.

    Aristidh Kola kishte lidhje me shumë shqiptarë të njohur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Turqi, me arbëreshët e Italis, Ukrainës, Kroacis, e deri me arbërorët e Korsikës.

    Për punën e tij në fushën e historisë dhe kulturës arvanitase, Aristidh Kola në vitin 1995 është dekoruar nga ish-Kryetari shtetit shqiptar Sali Berisha me çmimin “Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes, ish-Kryetari i shtetit shqiptar Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratën e klasit të parë “Naim Frashëri”. Në vitin 2004 Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi e nderon Aristidh Kolën me çertifikatë “Mirnjohje”. Ndërsa Bashkia e qytetit të Skënderaj e shpall Aristidh Kolën “Qytetar Nderi”.

    Për kontributin e madh të Aristidh Kolës na takon që të vlerësojmë e nderojmë siç e meriton punën shkencore të Aristidh Kolës, dhe ta çojmë më tej veprën e tij, për pasurimin dhe mbrojtjen e historisë dhe kulturës sonë të lashtë mbarë kombëtare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ARISTIDH KOLËN MUND TA KETË HELMUAR SHËRBIMI SEKRET SERBË

    Shkruan: Prof.Arben LLALLA, Historian

    Më 21.02.2007, Tetovë

    _____________________________________

    I nisa kërkimet e mia për një biografi për Aristidh Kolën kur ai ishte gjallë. Mblidhja çdo faqe gazete që më binte në dorë që shkruante ose shkruhej për të. Por kur zilja e telefonit ra atë fillim tetori (të vitit 2000) dhe më thanë që Aristidhi kishte vdekur mu duk e pabesueshme, e padrejtë që një njeri i mirë, një shkencëtar iku nga kjo jetë në një mosh të re, në kulmin e karierës së tij shkencore. Prej nesh po ndahej një njeri që i kishte dhënë vlera jetës sonë kulturore dhe shkencore. Por kur e keqja vjen duhet ti hapim derën, nuk mund ta ndalojmë, por mundemi të mbajmë gjallë punën, kujtimin e mirë të njerëzve që e meritojnë. Ne nuk e pamë Aristidhin të moshuar, të lodhur nga punët shkencore, por pamë një Aristidh të fort që punonte për të vërtetuar të vërtetën. Atë të vërtetë që ai e donte dhe e vlersonte shumë.



    Prof.Arben Llalla dhe Aristidh Kola - më 25 maj 2000 në një Spital të Athinës

    Vdekja e Aristidhit pati jehon në shtypin shqiptar ndërsa shtypi grek nuk i kushtoi asnjë rresht. Kjo jo për shkakun se ai pati një vdekje të palavdishme, por për faktin se ai ishte njeriu i shkencës që thoshte mendimin e tij duke u përplasur shpesh herë edhe me shkencëtarët, historianët grek për gabimet dhe shtrembërimet që këta të fundit i kanë bërë historisë së Greqisë dhe të shqiptarëve.

    Në shtypin shqiptar kam ndeshur disa shkrime që thonë se Aristidh Kolën e helmuan grekët. Këto teza i shkruajnë ata njerës që nuk kanë patur shoqëri në vitet e fundit të jetës së tij. I thonë ata njerës që duan të thonë diçka që nuk kanë njohje të thella për ngjarjet e kohëve të fundit të jetës së tij. I thonë ata njerës që çirren për të treguar se janë edhe ata protagonistë kryesor të ngjarjeve të viteve të fundit të jetës së Aristidhit. Këta njerës që ngrenë këto teza nuk i pamë në varrimin e Aristidhit, nuk i pamë të vinin një lule në varrin e tij. Nuk i pamë në Simpoziumin që organizoi Lidhja e Arvanitasve të Greqisë në kujtim të Aristidhit, nuk i pamë në Simpoziumin që organizoi Ministria e Kulturës së Kosovës në shtator të 2004 për jetën kulturore, historike të arvanitasve dhe të Aristidh Kolës. Unë nuk i mohoj takimet spotante që mundet të kenë patur këta njerës me Aristidhin, por kur ngrihet një tezë e tillë duhet të njohim rrjedhjen e ngjarjeve të fundit të jetës së Aristidhit. Por për mua këto janë vetëm akuza pa baza sepse unë nuk kam dëgjuar ende deri më sot nga familjarët, miqtë dhe bashkëpuntorë e tij një gjë të tillë. Akuzat se Aristidhin e kanë helmuar shërbimet sekrete greke kanë dëmtuar arvanitasit që janë antarë të Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Njerzit që kanë ngritur këtë tezë me dashje apo pa dashje kanë dëmtuar psikologjinë e arvanitasve intelektualë që drejtojnë shoqatën e tyre. Me ngritjen e kësaj teze bashkëpuntorët e Aristidhit janë trembur dhe janë indiferentë tani për zhvillimin e jetës kulturore në Lidhjen e Arvanitasve të Greqisë. Ata nuk janë më si dikur aktivë të zjarrtë për zhvillimin e kulturës, historisë dhe gjuhës së tyre. Ndoshta teza se Aristidh Kolën e kanë helmuar grekët mundet të jetë hedhur qëllimisht për të trembur vazhduesit arvanitas për të ndjekur rrugën e Aristidh Kolës.

    Por pse strukturat shtetërore greke duhet ta helmonin Aristidhin?!

    Pse mos të mendojmë se Aristidhin mundet ta kenë helmuar shërbimet sekrete serbe?!

    Dimë historikisht që grekët kanë helmuar e vrarë shumë intelektualë të ndritur të gjuhës dhe historisë shqipe. Nga disa intelektualë arvanitas kam dëgjuar që strukturat shtetërore greke vranë themeluesin e shoqatës “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, në vitin 1984 Jorgo Marugën.

    Unë nuk dua të besoj që edhe Aristidh Kolën e kanë vrarë grekët. Nga librat dhe takimet me Aristidhin kam kuptuar se ai nuk i ndante grekët nga shqiptarët, ishte për teorinë që grekët dhe shqiptarët kanë shumë gjëra të përbashkëta në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit, pra grekët dhe shqiptarët janë vllezër. Aristidhi në librat e tij në përgjithësi shtron dhe e mbron këtë tezë. Grekët nuk kanë patur interes ta helmonin Aristidhin. Në vitin 1998-1999, kur pjesa më e madhe e grekëve mbronin serbët, Aristidhi me arvanitas të tjerë ngrinin zërin për të vërtetuar se grekët me shqiptarët janë shumë afër me njëri-tjetrin se me serbët. Kjo propagandë ishte në një farë mënyre edhe në interes të shtetit grek sepse vetë Greqia kishte firmosur borbadimet e NATO-s mbi Jugosllavinë. Greqia në atë kohë lejoi që trupat ushtarake të NATO-s të kalonin përmes territorit të saj për të hyrë në Kosovë.

    Në qoftë se shërbimet shtetërore greke doni të eleminonin Aristidhin ata do ta kishin bërë me kohë që atëhere kur ai filloi të botonte librat e para mbi historinë e vërtetë të arvanitasve në vitet 1980. Do ta helmonin kur ai ishte në krye të Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë dhe organizonte aktivitete kulturore më këngë dhe valle arvanitase në fshatrat e tyre. Libri i tij i fundit që mund të themi se provokon ndjenjat kombëtare greke është botuar në vitin 1996. Ndërsa libri i tij i parë që i kundërvihet hapur me akuza të rënda regjimit të serbëve të Millosheviçit është botuar në gusht të vitit 1995 me titull “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”. Një vepër që i kushtohet vuajtjeve të shqiptarëve dhe propagandës mashtruese të regjimit serb.

    Në janar të vitit 1998 deri në fund të vitit 1999 ai boton i vetëm revistën tremujorëshe “ARVANON”, në të cilën në faqet e saja botoheshim shkrime rreth ngjarjeve në Kosovë. Në këtë revistë Aristidhi shkruante për për vrasjet, për vajtimet e grave shqiptare në Kosovë që qanin burrat dhe të afërmit e tyre të vrarë nga serbët. Pra Aristidhi bënte një propagandë për tragjedinë e vërtetën që po ndodhte në Kosovë me popullin shqiptar i cili po shtypej me egërsi nga ushtria dhe policia serbe.

    Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s në Kosovë kjo revistë nuk u botua më. Në periudhën 1998-1999 Aristidh Kola do të ishte një nga zërat e fortë dhe të pakët në emisionte televizive greke ku diskutohej rreth çështjes së Kosovës. Aristidh Kola pothuajse çdo mbrëmje do të ishte në ekranin e ndonjë kanali televiziv grek ku diskutohej për problemin e nxehtë të Kosovës. Pra duke parë këto fakte historike të atyre viteve mund të mendojmë dhe të hedhim hipotezën se Aristidh Kolën ka mundësi ta kenë helmuar shërbimet sekrete të Serbisë.

    Aristidhi kishte qenë në Kosovë në vitet 1980 dhe kishte lidhur miqësi me shumë vëllezër shqiptar të atjeshëm. Ai kishte parë me sytë e tij realitetin e vërtetë të vuatjes që kalonin shqiptarë në Kosovë. Në fillim të viteve 1990 filloi të shkruante në shtypin grek për genocidin serb kundër popullsisë shqiptare. Kur ishte në pushtet Sllobodan Millosheviçi në Greqi dhe në veçanti në Athinë jetonin shumë serb që ishin të lidhur ngushtë me djalin e tij Marko Millosheviçin. Në fillim të vitit 1999 një deputete komuniste greke e quajtur Ana Kaneli e hodhi në gjyq Aristidh Kolën duke e akuzuar si agjend i CIA-s dhe i Shqipërisë. Partia që përfaqësonte deputetja në fjalë kishte lidhje të forta me partinë e Millosheviçit. Ndoshta dora e gjatë serbe siç ka vrarë në vendet Europiane shumë intelektualë shqiptarë mbrojtës të çështjes shqiptare mundet ta ketë helmuar edhe Aristidh Kolën njeriun i cili në atë kohë të rrezikëshme pa ju dridhur qerpiku në mes të Athinës ngrinte zërin e protestës kundra dhunës dhe genocidit serb që ushtrohej mbi shqiptarët e Kosovës.

    Aristidh Kola u shua, kujtimi për të gjithmonë do të mbetet i gjallë në mesin tonë. Mungesën e mikut tim e ndjej ende edhe sot ashtu si atë ditë kur mësova lajmin e hidhur. Sepse për mua Aristidhi ishte mësuesi që më inkurajojë për tu marrë me studimet historike të shqiptarëve të Greqisë, Arvanitasve.

    http://pashtriku.org/
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KUR SHQIPTARËT KANDIDONIN PËR DEPUTET NË PARLAMENTIN GREK

    NË VITIN 1860

    “Një fjalim parazgjedhor në gjuhën shqipe të botuar në gazetën greke ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“

    në vitin 1860”.

    Shkruan:Prof.Arben LLALLA

    _____________________________________

    Greqia u çlirua nga pushtimi turk me armët e shqiptarëve. Këtë e thonë historianët dhe studiuesit e huaj. Mbas shpalljes së pavarësisë më 1821 Kuvendi popullor i Greqisë përbëhej nga deputetë shqiptar dhe grekë. Me kalimin e viteve nga fillimi i shekullit të XX shqiptarët u “bindën”, se duhet të braktisnin identitetin e tyre kombëtar shqiptar.

    Disa herë Greqia është udhëhequr nga Kryetar shteti dhe Kryeministër shqiptar deri edhe në ditët tona. Sot me interes na duken fjalimet parazgjedhore të shekullit të XIX kur shqiptarët kandidonin për deputet në Kuvendit e Greqisë.

    Në gazetën greke ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“ (E ARDHMJA E ATDHEUT) të 29 dhjetori të vitit 1860 është botuar një fjalim parazgjedhor në gjuhën shqipe. Ku kandidati për deputet parashtron shkaqet përse shqiptarët në Greqi duhet të votojnë për atë. Në këtë dokument, bëhet fjalë për një fjalim parazgjedhor në periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve në Greqi nga dhjetori i vitit 1860, deri në mars të vitit 1861. Në atë periudhë, sipas dokumenteve historike, mbizotëronte një klimë frikësimi dhe burgimesh politike në Greqi. Zgjedhjet e vitit 1861 në Greqi i fitoi grupimi qeveritar pro mbretit, i kryesuar nga shqiptari Athanas Miauli, i cili u zgjodh Kryeministër i Greqisë në atë kohë.




    Kryeminstri Athanas Miauli 1815-1867

    ______________________________

    Athanas Miauli ka lindur në ishullin e Hidrës, më 1815 dhe ishte djali i një shqiptari të lavdishëm Andrea Miaulit. Ai, u rrit pranë babait në det dhe mësoi gjuhën greke nga Filip Joanu. U bë adjutant i mbretit Oton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër u zgjodh disa herë që nga viti 1857 e deri në vitin 1862. Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.

    Fjalimi parazgjedhor i vitit 1860, është botuar për herë të parë më 29 dhjetor të të njëjtit vitit në gjuhën greke dhe gjuhën shqipe, në faqen e parë të gazetës greke, ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“ (E ARDHMJA E ATDHEUT). Numri i parë i kësaj gazete politike dhe filologjike e Athinës u botua më 4 nëntor të vitit 1859 me titull ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“, me kryeredaktor Odisea Jamelon dhe vijoi të botohej me këtë titull deri nga mesi i vitit 1861, dhe numri 161 u titullua “Μελλον της Ελλαδος” (E ardhmja e Greqisë) deri kur u mbyll në vitin 1863.

    Zbulimi i këtij dokumenti historik, ka një rëndësi të madhe meqenëse është një nga dëshmitë e pakta të shkrimeve në gjuhën shqipe me shkronja greke në shekullin XIX që ka shpëtuar deri më sot, pasi kërkuesit e shkrimit të gjuhës shqipe, siç e kemi thënë në përgjithësi, janë marrë kryesisht me mbledhjen e këngëve dhe të përrallave gojore të folklorit arvanitas.

    Nga teksti i fjalimit parazgjedhor, dalin qartë fakte historike se një pjesë e madhe e popullatës që jetonte në Athinë dhe në rrethinat e saj ishin arvanitas, në shekullin XIX arvanitasit kishin ndikim të madh në zhvillimin e jetës politike në Greqi. Nga teksti parazgjedhor, duket qartë se grupi i politikanëve kundërshtarë të oborrit të mbretit Oton dhe qeveria kryengritëse e përkohshme, që drejtonte Greqinë në vitin 1860 bënte përpjekje të mëdha për të marrë në anën e tyre arvanitasit e Atikisë dhe të Beotisë, njerëz që, nga ajo që kemi mësuar nga historia e asaj kohe, ishin konservatorë, të qëndrueshëm në bindjet e tyre besnikërie ndaj mbretit të atëhershëm, Oton. Përpjekjet për të thithur në anët e tyre, palët bënin edhe publikimin e propagandës parazgjedhore dygjuhëshe, në greqisht dhe në gjuhën shqipe, me synimin që, nga njëra anë të informohet më mirë popullsia arvanitase dhe, nga ana tjetër, ndoshta ta kenë më të lehtë edha ata kandidatë për deputetë që nuk ishin arvanitas, por grekë.

    Tekstin po e paraqes ashtu siç është botuar në gazetën “E ARDHMJA E ATDHEUT” në gjuhën shqipe, të shkruar me shkronja greke dhe me disa kombinime për të plotësuar alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë transkriptimit vërejta se shkruesi i fjalimit parazgjedhor të vitit 1860, ka përdorur shumë fjalë greke. Po i njëjti fjalim është botuar në gazetën e kohës edhe në gjuhën greke.

    Për qytetarët të katundeve të Athinës

    Vëllezër!

    Dheu është i lagët akoma nga gjakrat të tatëve edhe vëllezërve tuaj; dëbuam tiranin, fituam lirinë. Është shumë e madhe, pra, vëllazërimi ndaj këtij gjaku të mos jemi të denjë për lirinë. Të gjithë ata syt që ranë në luftë do të na japin nam dhe mallkime. Ne që kemi kushtetutë. Ç’do thotë kushtetutë?

    Do thotë që gjithë qytetarët kanë të drejtë të përkujdesen vetëm, të qeverisë mirë atdheu, të mos ketë të rënda taksa, të bëhen të mira ligje, të mos i bëjnë konak, të mos bjerë xhandarin me kërbaç edhe të tjera. Meqenëse që nuk mundin të gjithë qytetarët të mblidhen, sepse janë larg njeri nga tjetri, caktojnë përfaqësues edhe ata quhen deputetë. Ata bëjnë atë që do të bënin qytetarët në mbledhje, edhe çfarë do bëjnë ata është e mirë të bëhet. Nëse kuptuat mirë që po të kujdeseni të caktoni të mirë njerëz ata që do vështrojnë interesin tuaj, njerëz që nuk mund t’i mashtrojë, mos t’i tërheqë nga vetja e tij, do të jeni të lirë si ju do Kushtetuta. Nëse nuk kujdeseni të mendoni mirë vetëm, edhe ndonjë tjetër të kërcënon ty me frikësime e të këtilla, atëherë nuk do të caktoni ashtu përfaqësues atë që doni, do të bëhen deputetë ata që nuk do kujdesen për të mirën tuaj, por për interesat e tyre, edhe pastaj nuk do të jeni të lirë si ju do Kushtetuta. Atëherë i biri i të fortit nuk do të vejë ushtar, por do të përjashtohet për i parritur edhe sakat, edhe i biri i të varfërit do vejë vetëm? Atëherë do vijë patrulla edhe do t’u kërkojë pula, pita edhe do t’u bjerë edhe zverkut; atëherë do të vijë taksidari t’u shesë shtambën edhe do t’u marrë në burg, kurse i forti, le të ketë në borxh mijëra dhrahme* nuk do ta ngasën, edhe të tjera që nuk i dini. Por, nëse caktoni njerëz tuaj që i dinë vuajtjet tuaja edhe një e rrahur e xhandarit, fjala vjen, edhe një e vogël shkelje do të jetë një e madhe fyerje për qytetarin, sepse qytetari atëherë do vejë në të vërtetin përfaqësues të tij edhe nuk do t’i thotë “mos ki merak, do të kujdesem ... çfarë bëhet për një të rrahur ... ashtu ishte koha...”, por do të vejë në Kuvend të thotë edhe deputetët do të thërrasin ministrin të pyesin çfarë u bë do t’i kërkojnë pakënaqësinë edhe do të gjykohet ai që është fajtor, në mos gjykohet, atëherë prishet ministri me Kuvendin, edhe e dini çfarë pëson ministri? Pushohet. Ashtu do të ndreqen punët edhe nuk do të bëhen padrejtësi.

    Qytetarë! Një herë në tre vjet u thërret mëma juaj, atdhe, të jepni mendimin tuaj edhe të zgjidhni ata që duan atdhenë, duan lavdinë e atdheut do të zgjidhni ata që do të ruajnë të mirat tuaja, nderin tuaj, në ata do të veni të qani padrejtësitë tuaja edhe të këqijat që pësoni nga pushteti, ata do të mbrojnë të drejtat tuaja.

    Doni të shihni sa i madh është e drejta juaj? Vështroni sa të mira premton qeveria që do të bëjë në gjithë bashkitë; premton shkolla, premton gjyqe paqësore, premton ura, ju premton të gjitha të mirat, arën**, të jepni votën tuaj ministrit Simo edhe në kryebashktiakut Skufo, edhe pastaj i harron të gjitha, arën, të dalin deputetë njerëz që nuk dinë nga mot edhe brengat që vuan shpirti juaj nga kalimtarët edhe konduktorët. Ata nuk dinë me ç’punë edhe djersë nxirrni bukën, ju ngarkojnë me të tjera taksa!

    Doni të shihni sa vlen e drejta juaj? Vështroni qeverinë për të arritur qëllimin pushon kryebakëtiakët edhe emëron kryebashtjak të tretë zëvendës, dhe ligji thotë që duhet të caktojë i pari zëvendës dërgon të prerin me gërshërë***të Bashkisë edhe të Prefekturës për t’u mashtruar ose t’u frikësojë.

    Qytetarë! Kushtetuta thotë që është shkelje ligjore të ndërhyjë me forcat e saj, zgjedhja është e drejta e popullit. E shihni fort mirë Qeveria për interesat e saj ndërhyn, nuk duhet pra të shtini votën në ata që propozon, sepse do t’i keni të njëjtat gjëra.

    Vështroni mirë pra, për një është yni Zot! Për vëllazëri! Për gjakun që u derdh për lirinë! Mendimi juaj, vota juaj është liria juaj, është jeta, nderimi edhe përparimi juaj mos e shtini kur të harrini përpara mendohuni mirë, sepse do të shkojë tre vjet mirë i keqi, si do të shtroni ashtu do të fleni.

    Dëgjoni edhe fjalët e Krishtit që thotë në vangjel: “Kërkoni edhe do të çoni, bini derës edhe do t’u hapet, pse kush kërkon çon edhe kush pyet i hapet” si t‘u thom.

    Marrë nga libri i autorit Arben p. Lalla “GJURMË TË LETËRSISË SË VJETËR TË SHQIPTARËVE TË

    GREQI 1860-1889”, botuar maj 2006 në Maqedoni.

    __________________________



    *Dhrahmia ka qenë monedha greke.

    **Për Arën duhet të bëhet fjalë për mjetin e votimin.

    ***Për të prerin me gërshëra bëhet fjalë për nëpunësit e asaj kohe që visheshin me kostum dhe kravatë. Njerëzit me këtë lloj veshje tek arvanitasit bënin përshtypje të keqe.

    http://pashtriku.org/
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    “SHËN BERISHA” SI SHËN KOZMAI

    Shkruan: Prof.Arben LLALLA

    18 Janar 2007



    Deklaratat e fundit të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për gazetën “TO VIMA”, për çështjen çame si problem teknik ligjor dhe jo problem kombëtar, zgjidhjen e problemit çam midis Greqisë dhe Shqipërisë pa ndihmën e Europës dhe SHBA-ve, si dhe emërtimin i minoritetit grek si “vorioepiriot”, ka hutuar politikanët shqiptarë dhe i ka dhënë një goditje të rëndë çështjes çame. Me këtë deklaratë, Berisha mund të quhet një Shën Kozma Berisha. Por kush është Shën Kozmai që kryeministri Berisha po e imiton në kohën tonë?
    Shën Kozmai është për grekët babai i përhapjes së greqizimit në Greqi për asimilimin e shqiptarëve (arvanitasve) dhe për asimilimin e shqiptarëve në Shqipëri. Këtë na e dëshmojnë shumë dokumente historike, njëri në to është shkrimtari grek, Thoma Paskidhus, i cili në vitin 1879 boton një libër për bullgarët, vllahët dhe shqiptarët. Autori grek shkruan se “këtë vepër ia kushtoj veprës së Shën Kozmait”. Duke e quajtur “BABAI I GREQIZIMIT”. Studiuesi i nderuar, prof. Sherif Delvia, pak muaj më parë botoi një studim për figurën antishqiptare të Shën Kozmait në gazetën “Shqip”. Shën Kozmai përhapi gjuhën greke nga Suli i Çamërisë e deri në Krujën e Skënderbeut. Në gazetën “Shqip” 7 tetor 2006, prof. Delvina solli dokumente për Shën Kozmanë, ku thuhej:
    "Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t‘i porosis të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra". (Predikimi 7 drejtuar shqiptarëve të Epirit).
    Një dokument tjetër për greqizimin e fshatrave shqiptare të bërë nga propaganda e Shën Kozmait janë dhe fshatrat Frashtani dhe Lugari në Dropull. Frashtani dhe Lugari banohet nga shqiptarë ortodoksë dhe kur kaloi andej Shën Kozmai, deklaroi që këto fshatra duhen të asimilohen dhe të greqizohen.
    Për greqizimin e fshatrave Frashtan dhe Lugar në Dropull kemi edhe dokumentet historike të kohës së mbretit Ahmet Zogu, kur fshatarët e Frashtanit edhe të Lugarit i shkruanin mbretit të shqiptarëve, Zogut:
    Ahmet Zog, o madhëri. Kjo punë qish bëri vaki, të mësojmë grekçen në skoli (shkolël)? Frashtani dhe Lugari s’kanë punë me Greqinë se janë me Shqipërinë. Duam gjuhën që flet ti dhe flamurin kuqezi, duam shkollë si në Muzinë, si fshatrat që kemi fqinjë, Labova me Lunxhërinë. Dhe gjithë bregdeti ynë.
    Ahmet Zogu, Mbreti i shqiptarëve, u përgjigjet fshatarëve të Frashtanit dhe të Lugarit: “Vllazën të gjakut dhe të gjuhës! Duke përgëzuar për dëshirat tuaja të zjarrta, ju uroj t’i gëzoni shkollat shqipe”.
    Këto janë vetëm disa vështrime historike për propagandën e Shën Kozmait për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Por sot, në ditën me diell, po na del një Shën Kozma Berisha i shekullit XXI, më i rrezikshëm se Shën Kozmai i shekullit XVIII.



    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i njohur për ndjenjat e tij kombëtare në vitet 1992-1999, ka filluar që në fillim të vitit 2002 të braktisë çështjet madhore kombëtare dhe të bëhet një vasal i Greqisë. Në qoftë se do t’i rikthehemi ngjarjeve nga vitit 2002-2007, Sali Berisha ka bërë mjaft për çështjen greke për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, duke dëmtuar rëndë çështjet kombëtare shqiptare.
    Mbas triumfit të Partisë Socialiste në Athinë, në mitingun e vitit 1997, ku për herë të parë një parti shqiptare organizonte miting parazgjedhor edhe Partia Demokratike mendoi të themelonte degët e saj të partisë në Greqi.
    Kështu, në vitin 2000, në Athinë dhe Selanik u themeluan degët e PD-së e në këto degë të PD-së u anëtarësuan shumë nacionalistë shqiptarë, me shpresën se PD-ja përfaqëson të djathtën e vërtetë shqiptare. Por koha po tregon se kryetari i PD-së qenka bërë vasal politik i grekëve. Më kujtohet shumë mirë vizita e Sali Berishës më 19 qershor të vitin 2003, ku mori pjesë në Kongresin e Partive Popullore Demokratike Europiane. Ishte vizita e parë zyrtare e Berishës në Greqi dhe ai qëndroi nga 19-21 qershor (ose korrik) në hotel “Sani Beach”, rreth 80 km larg nga Selaniku. Siç duket, aty, në hotel “Sani Beach” Berisha ka mundësi të ketë bërë marrëveshje politike për ngjitjen e tij në pushtet me ndihmën e grekëve dhe përhapjen e greqizimit në Shqipëri nga ana e tij.
    Në gazetën “Shekulli”, Diouardi do të shprehej për takimin e Berishës me kryetarin e Lobit për Vorioepirin, Nikolas Geixh: “Berisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve, Nikolas Geixh”.
    Për atë takim Berisha u kritikua nga të gjithë personalitetet kombëtare shqiptare në mbarë botën. Ky është vetëm fillimi i historisë së krushqisë politike të Berishës me grekët. Berisha, në fillim të vitit 2006 do të hapte zyrtarisht shkollën e parë greke shtetërore në Himarë. Atje ku historikisht nuk njihet si vendbanim i minoritetit grek.
    Të hapësh sot një shkollë private greke, turke, italiane, serbe etj., nuk është problem kombëtar. Por kur hapen nga shteti shqiptar shkolla greke aty ku nuk njihet si vend i minoritetit grek, kjo gjë është e rrezikshme për të ardhmen.
    Më tej vazhdon me skandalin e varreve rë ushtarëve të vdekur grekë në Luftën italo-greke në Shqipëri. Për t’i shpërblyer grekët për ndihmën që i dhanë në zgjedhjet e 2005-s deklaron se problemi çam është një problem ligjor dhe jo kombëtar.
    Por le të kthehemi edhe një herë në deklaratën e Berishës për gazetën greke “TO VIMA”, të cilën e botuan edhe në mediat shqiptare, ku thuhet: “I pyetur për minoritetin grek në Shqipëri, Berisha u përgjigj se "vorioepiriotët" janë integruar në shoqërinë shqiptare, sikurse shumë shqiptarë i janë bashkuar shoqërisë greke”.
    Berisha duhet ta dijë se termi “vorioepiriot” në gjuhë diplomatike midis dy vendeve është i ndaluar. Politikanët grekë zyrtarisht asnjëherë në Tiranë nuk e kanë përmendur fjalën “vorioepiriot”, ndërsa kryeministri ynë në prag zgjedhjesh bën gafën më të madhe diplomatike, duke i quajtur minoritarët grekë “vorioepiriotë”, ashtu siç i quajnë qarqet shoviniste greke. Sali Berisha bën mirë të kërkojë falje publike për këtë, sepse po nuk e bëri, historia do ta dënojë si Shën Kozma Berisha.
    Zoti Kryeministër! Unë nga mëma jam nga Gjirokastra, ndërsa gjyshin e babait e kam me origjinë nga Suli i Janinës. A mund të më thoni: A ndihem grek? A jam unë “vorioepiriot”?!
    Ish-kryetar i Forumit të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, dega Selanik

    http://pashtriku.org/


    Sali Berisha dhe grekët
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  3. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •