Lindi ne Malage me 1905. E filloi krijmtarine e tij ne vitet '20, ne kohen kur drejtonte nje shtypshkronje te vogel, ku veē te tjerash u botuan dhe poezite e para te Garsia Lorkes. Se bashku me Emilio Pradosin u be themelues i revistes "Litoral". Pas Luftes mergoi ne fillim ne Kube dhe se fundi ne Meksike. Vone u interesua per kinemane dhe beri disa filma si regjisor. Me 1959 u kthye ne Spanje per te paraqitur nje nga realizimet e tij ne Festivalin Nderkombetar te kinemase se San Sebastianit. Vdiq ne Burgos nga nje aksident automobilistik.

Disa botime te tij jane:

"Ishujt e ftuar dhe poezi te tjera" (1926),
"Shembull" (1927),
"Poezi" (1930),
"Vetmi se toku" (1931),
"Liria e ngadalte" (1936),
"Poezi te reja te ishujve te ftuar" (1936),
"Re e perkohshme" (1939),
"Perseri poezi per ishujt e ftuar" (1946)
"Poezi te reja" (1946)
"Fundi i nje dashurie" (1949)
"Poezi nga Amerika" (1955)



Ora njembedhjete e nates

Keta jane gjinjet e nates
Syte akoma s'ia dallojme
Balli agim, floket e verdhe
do te shfaqen pak me vone
Trupi lehtas i pershkuar
nga pagjumesite perreth
neper portokajte e mbremjes
turbullshem kembet po kredh
ndersa duart para kohe
zbardhellon ne ajrin e vaket
Midis kraharorit hena
brenda kokes dielli i zjarrte
Fillikate. E larte. E erret
Grua valle eshte apo nate?


Ne mesdite (plotesisht i zgjuar)

Bekuar qofshin keto kyēe duarsh
qe nuk jane si thundra
se mund te te perkedhelin
Bekuar qofte kjo lekure aq e holle e buzeve
se gjaku im rri me prane tendit, kur te puth

Dhe bekuar floket e tu te gjate
se kur i ngre si nje flater
gusha jote dritheron prane frymes sime
dhe me embel ēlodhet prane krahut tim
nder prehjet e gjata

perktheu Aurel Plasari