Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Thomas Stearns Eliot

    Thomas Stearns Eliot u lind mė 26 shtator 1888 dhe vdiq mė 4 janar 1965, poet, dramaturg dhe kritik letrar. Lindi nė Amerikė, por u zhvendos nė Britaninė e Madhe nė vitin 1914 nė moshėn 25-vjeēare, por u bė shtetas britanik vetėm nė moshėn 39-vjeēare. Mori Ēmimin Nobel nė vitin 1948.

    Shkroi poemat:

    "Kėnga e dashurisė sė J. Alfred Prufrok"
    "Toka e shkretė"
    "Katėr kuartetet"

    Dramat :
    "Vrasje nė katedrale",
    "Mbremja e Pijeve - The Cocktail Party "

    Vepra me tė cilėn u prezantua nė shqip pas periudhės sė ndalimit, madje nė dy variante pėrkthimi nga Rudolf Marku dhe Ukė Buēpapaj, ėshtė "Tokė e shkretė", qė pėr herė tė parė do tė botohej nė vitin 1922.

    Ishte periudhė e vėshtirė nė jetėn personale, martesa mund tė quhej e dėshtuar dhe vuante nga kriza nervore. "Toka e shkretė" ėshtė lexuar shpesh si njė vepėr qė shpreh zhgėnjimin e pasluftės. Kohė pėrpara se vepra tė botohej nė formėn e librit, Eliot e distancoi veten nga vizioni i dėshpėruar i poemės. "Toka e shkretė", nuk ėshtė njė nga ato vepra qė mund tė lexohen pa njė sfond leximi paraprirės mbi fenė, qytetėrimin, historinė etj. Mes vargjesh kėmbehen folėsit, vendet, kohėt, kulturat. Konsiderohet si njė plotėsim nė vargje i "Uliksit" tė James Joyces, qė doli nė tė njėjtin vit.

    Ndėr frazat mė tė famshme tė tij janė "Prilli ėshtė muaji mė mizor", "Do ta shoh frikėn tėnde nė njė grusht pluhur".

    Shekulli

    ------------

    Vajza qė qan

    O quam te memorem virgo...

    Qėndron mbi mė tė lartin shesh tė shkallareve--
    Mbėshtetur nė njė shtambė parku--
    Tė endet, tė endet rrezedielli mes flokėve--
    Ti pėrqafon lulet e tua me njė pėrlindje tė dhimbur--
    I pėrplas ato deri pėrdhe dhe rihyn
    Nė sytė e tua me njė zėmėratė arratisur:
    Por tė endet, tė endet rrezedielli mes flokėve.
    Ndaj unė duhet tė ta kisha larguar,
    Ndaj unė duhet tė tė ngrija pikėlluar,
    Qė ai tė shkonte
    Si shpirti qė le trupin copė e shkretuar,
    Si mendja nė trupin qė ka merituar.
    Duhet tė gjeja
    Rrugėn mė pakrahasim tė lehtė dhe tė shkathėt,
    Rrugėn qė pėr tė dy tė kishte kuptim,
    Tė thjeshtė dhe tė pabesė si njė qeshje e duarshtrėngim.
    Ajo bėri tutje, por me ajrin vjeshtak
    Ndrydhi imagjinatėn time shumė ditė,
    Shumė ditė dhe shumė orė:
    Flokėt e saj pėrmbi krahė dhe krahėt plot me lule.
    Dhe unė ēuditesha si ja kishin kaluar bashkė!
    Unė duhet tė kisha humbur ndonjė gjest a pozim.
    Ndonjėherė kėto pėrsiatje ende mė habisin
    Mesnatėn e shqetėsuar dhe mbasdites nė pushim.

    Perkthehu Diabolis



    Mėngjesi nė dritare

    Ata po trokasin pjatat e mėngjesit nė kuzhinat e qilarėve,
    Dhe pėrgjatė cepave tė shkelur tė rrugės
    Unė jam nė dijeni tė shpirtrave tė lagėsht tė shėrbyesve
    Lastaruar pa shpresė nė rafshet e portave.

    Valėt e kafenjta tė mjegullės pėrdredhin tek unė
    Fytyra tė ndrydhura nga fundi i rrugės,
    Dhe lotė nga njė kalimtare me fund tė pėrbaltur
    Njė buzėqeshje paqėllim qė pezullohet nė ajėr
    Dhe shuhet pėrgjatė kulmeve ndėr ēatitė.

    Perkthehu Diabolis

    ------------



    p.s. Po kerkoja sot ne forum dhe me beri pershtypje qe nuk gjeta nje teme per Eliot. Sepse isha e sigurt se kisha lexuar dicka per te ketu. Nq se gjeni ndonje teme tjeter mbi te ne forum, do ju lutesha te me dergonit nje lidhje (link).

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Eliot

    Hipopotami

    Similiter et omnes revereantur Diaconos, ut mandatum Jesu Christi; et Episcopum, ut Jesum Christum, existentem filium Patris; Presbyteros autem, ut concilium Dei et conjunctionem Apostolorum. Sine his Ecclesia non vocatur; de quibus suadeo vos sic habeo.
    ***************** S. IGNATII AD TRALLIANOS
    And when this epistle is read among you, cause that it be read
    also in the church of the Laodiceans.


    Hipopotami vithegjėrė
    pushon mė bark nė batak;
    ndonėse i fortė duket pėr tė tėrė,
    ai ėshtė veēse mish dhe gjak.

    Mishi dhe gjaku: i dobėt, i pambrojtur,
    i ndjeshėm nga goditja nervore;
    ndėrsa Kisha e Vėrtetė ėshtė e pamposhtur
    se ngrihet mbi themele shkėmbore.

    Hipoja kėmbshtrembėr shkon drizė mė drizė
    nė kėrkim tė tė mirave materiale,
    ndėrsa Kishės sė Vėrtetė s'i duhet tė lėvizė
    pėr tė mbledhur tė ardhurat nė pare.

    'Potami kurrė s'mund ta kėpusė prej degės
    mangon nė tė mangos pemė;
    por frutat e shegės dhe tė pjeshkės,
    pėr fresk tė Kishės, vijnė detit tė pėrtejmė.

    Zėri i hipos nė kohėn pėr shumim
    tradhėton me epje tė ngjirura qė ēuditin,
    por pėr ēdo javė ne dėgjojmė ē'gėzim
    ka Kisha e bėrė njė me Zotin.

    Dita e hipopotamit si prej doze
    ėshtė gjumė; natėn ai shkon pėr gjueti;
    Zoti punon nė rrugė misterioze-
    Kisha mund tė flejė dhe hajė njėheri.

    E pashė potamin me sytė e mij
    me krahė tė zbresė nga savanat e lagėshta,
    dyzina ėngjėjsh kėndojnė rreth tij,
    Lavdi pėr Zotin, nė hosana zėlarta.

    Gjaku i qengjit atė ka pėr ta larė
    dhe krahėt do t'ja palosė si hyjni,
    nė mes shėnjtorėve ka pėr tu parė
    duke luajtur me harpėn e artė nė gji.

    I bardhė sa bora do tė lahet, toē,
    me ē'kanė kutitė e virgjėreshave dėshmore,
    ndėrsa Kisha e Vėrtetė mbetet pėrposh
    mbėshtjellė nė mjegullėn e vjetėr moēalore.

Tema tė Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Lufta DULCES
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 22:11
  3. Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 05:10
  4. Thomas Cole
    Nga R2T nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-02-2004, 17:00
  5. Ftohja midis lindjes edhe perendimit, nje mendim ortodoks, Thomas Hopko...
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-11-2002, 19:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •