Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53
  1. #1
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359

    Rexhep Elmazi

    Poeti Rexhep ELMAZI, nuk pati fatin tė zhvillohet sepse dora vrastare ia kėputi jetėn atė fund maji tė 1978 . Qysh atėherė, vėllimi poetik botuar nga Rilindja mė 1972 , bėhet feniks me porositė dhe me qėllimet e kėtij njeriu martir qė u bė shėnjestra e okupatorėve qė vrisnin me dorėn e zgjatur tė sherbėtorėve tė tyre...

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI alias (Ardian R . AFMETI) :


    PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN”

    Nė regjistrin e fakteve , apo mė mirė tė themi nė regjistrin e ngjarjeve qė duan shpjegim pėr ngritjen tonė tė krijimtarisė kulturore, pėrveē shumė mistereve qė ndodhin, mbetet tė ndriēohet e tė hyjė nė sintezėn e vlerėsimit tė mirėfilltė edhe autobiografia dhe vepra e vetme e Rexhep Elmazit “Frymėmarrje”, qė atij i jep jetė edhe pas dy decenive tė vrasjes misterioze qė mbushen mė 25 maj tė kėtij viti.

    Pėr biografinė e poetit tė vrarė Rexhep Elmazi shumė pak ėshtė shkruar. Ai kishte kryer Fakultetin dhe punonte nė atė kohė nė vendin e lektorit nė Komunėn e Gjilanit.Merrej me shkrime dhe ato i botoi kryesisht nė Rilindja, Jeta e re, Zėri i rinisė, Flaka e vėllazėrimit, Jehona dhe nė tė tjera gazeta qė botoheshin nė Prishtinė e nė Shkup.
    Librin e parė me poezi tė titulluar “Frymėmarrje “ e botoi Rilindja e Prishtinės mė 1972.Megjithatė, nė vend qė libri i kėtij poeti tė bėhej dritarja e hapur drejt shtigjeve tė krijimtarisė dhe zhvillimit, pėr atė se si u shkrua dhe ēka trajtoi nė nivelin e ngritjes kulturore , nga policia letrare e asaj kohe Rexhep Elmazi filloi tė ndiqet. Ata me syrin e korbave dhe mendjen vrastare analizuan e stėrholluan mendimet,motivet, metaforat, simbolet e veprės dhe konstatuan se njė vepėr e krijuar me atė stil ėshtė e rrezikshme, dhe se autori i saj patjetėr do tė ishte i tillė.Dhe sėrish me anėn e mekanizmit tė linjave tė zbėrthimit synuan tė futėn nė lidhjen e shpirtit tė poetit qė kishte me tokėn, njeriun, lirinė e tij.U futėn pėr tė parė pushtetin e poetit qė kishte nė dimensione tė mirėqenjes. E meqenėse ata ishin shprishėsit e saj,dhe si e si krijonin llahtari iu vunė nė dy plane, edhe veprės poetike “Frymėmarrje”, edhe poetit Rexhep Elmazi.”Frymėmarrjes” qė bėri njė shenjėzim tė vlerave letrare si nė domethėnje dhe nė vlerė artistike, dhe poetit qė ndjente nevojėn tė qartėsojė lidhjen e ndjenjės me qėndrimin ideoemocional , e pėrmes tyre tė pohojė nė ēdo ēast atė qė duhet dhe tė mohojė atė qė s’duhet.Domethėnė ai dinte si t’i kėndojė lirisė, dashurisė!Ai dinte si t’i godasė robėruesėt dhe tė gjithė ata qė kishin shpirtin e mbushur me urrejtje.
    Policia letrare e kapėrdisur nėpėr zyrat e shtėpive botuese ndjenin njė shqetėsim nga lirikat meditative tė kėtij poeti dhe duke vėnė syzat nė sy e duke u kėrleshur nė shpirt, duke ngritur gllėnkat e rakisė pėr tė “kthjellur kokat” qė tė shkruanin pėr temat e caktuara, panė se shtrirja e poezive tė kėtij poeti ėshtė jashtė porosive policeske.Pa shije pėr ata.Goditėse!Me njė fjalė ishte sfidė shpalljesh pėr njė botė tė re ku pavarėsia e ideve, e rritės dhe zhvillimit nuk mvareshin nga gishti i diktateve!Prandaj qė nga dalja nė dritė e vėllimit poetik “Frymėmarrje “ tė Rexhep Elmazit, poetit iu ndalua botimi, dhe pothuajse nuk botoi asgjė pėr ata gjashtė vite jetė pas botimit tė “Frymėmarrjes”.U shpeshuan ndjekjet e provokimet nga zagarėt e larot pseudointelektualė.Iu kėrcnuan se do ta pushojnė nga puna nėse ai nuk e ndryshon qėndrimin nė krijimtari.
    Veprėn “Frymėmarrje” e pėrshkon fenomeni i ndjenjės se mbi tokėn dhe njerėzit e Kosovės qėndron njė peshė misteri qė ua ngushton damarėt e rritės. E megjithatė, forca pėr tė bėrė mbijetimin e shpie atė nė titullimin e saj pėr ta ndarė nė pesė cikle ashtu siē ishte ndarė edhe tėrėsia natyrore e trungut dhe shpirtit shqiptar nė atė kohė.Pėr poetin kjo ishte njė brengė, shqetėsim i pėrhershėm.Ndaj kėrkoi variantėn e shprehjes si ta gjejė shtegun e njė nisme.Prandaj ai bėri ndarjen e cikleve pėr tė krijuar meditimin nė simbolikėn e domethėnjeve.Duke u nisur nga cikli i parė deri tek i pesti; Pėr shokun tim qė kėndon, Dasma pa krushq, Sfinga, Lumi, Kujtim, mund ta kuptojmė pushtimin e domethėnjes e porosisė pozicionale tė poetit, krahas gjithė shpifjeve e ndjekjeve ekscesive pushtetare qė ia bėnė deri nė vrasjen e tij dhe pastaj.
    Meqense ky shekull ēdokujt i ka dhėnė mend dhe ia ka hapur sytė me kėrcnim dhe nga lėkura e vet, secili ia bėn flamurin e ngjyrosur me gjak, edhe ne shqiptarėt tė ballafaquar me kėto skena nė vatrat e rrafshuara shumė herė nga grykėsit bėmė pėballimin se njeriu s’dorėzohet kollaj.E njeriu i Kosovės si Herkuli pėrpiqet ta rimėkėmbė atė . Kėshtu e krijon fenomenin e qėndresės nė vargje tė kėtij cikli Rexhep Elmazi, pastaj duke u ndeshur nė ata udhėkryqe mendimesh e veprimesh njeriu ynė i trollit ku lindi, e shtyri poetin tė frymėzohet qė tė heqė perdet prej syve dhe foltoret ia bėri vendkushtrim pėr ecje tė reja nė jetėn e dritės.Prandaj ai kėshtu shprehet nė vargje:

    “Hapi me afsh Abetaren ... dhe filloi
    pėr njė mend e jo me fatamorganė
    tė mėsojė nė gjuhėn e vet prej A-sė
    fjalėt aqė tė mėdha aqė tė ndritshme
    (Refreni i kėtij shekulli)

    Lirika e ngrohtė, botėkuptimi i jetės dhe dashurisė qėndrojnė karshi mizantropisė e misogjenisė degjenerike qė vihen re nėpėr krijimet e tij.Me kėto plane dhe linja krijuese Rexhep Elmazi bėn lėvizjen mendore dhe shfrimi i tillė krijues zgjon nė ndėrgjegjen e lexuesit kulmin sfidues pėr t’u ndeshur me njė padrejtėsi qė nė dukje vjen e hy pėrvjedhas si shpėtimtare dhe si liri e plotė.Ai nė krijimin e tij poetik pėrmes shkėlqimit tė njė ironie ja se si e porteretizon shembjen e njė tradicionalizmi tė mbjellur te ne shqiptarėt e pėr hirė tė ruajtjes dhe kultivimit tė tij sa varre e plagė janė hapur. Kėshtu shprehet ai nė poezinė

    Dasma pa krushq:
    ....

    I shtrijnė pyjet krahėt e flakės
    pėrqafojnė bjeshkėt qė po derdhen
    po tė dinte toka ēka po bėhet
    mali me mal do ish afruar.

    Mbrėmė dy vetė dhe terri
    i trupuan malet...
    - Qysh na iku ēika
    pa kerr tė kuq pa pushkė!

    Vetėm Hėna me yjet
    ishin krushqėt e tyre.

    Ashtu siē e ndjen peshėn e tradicionalizmit mbi tokėn dhe njeriun e Kosovės, Rexhep Elmazi nuk mundet ta durojė sepse :

    ”E dashuria s’ėshtė dashuri
    nėse s’gjen rrugė pėr tė ecur...”!

    Vitet e ardhmėrisė sė Kosovės e bėnė atė lėvizje.Befasisht nga koha kur frymėzohej e jetonte poeti, ēdo gjė pothuajse ka ndryshuar.Nė tokėn e Kosovės ma tepėr se gjithkund u mbėrri niveli i ngrites sė ndėrgjegjes, shkalla e lartė e emancipimit, ideja e pavarsisė.

    Megjithatė fatkeqėsisht , kthetrat e njė pushtuesi brutal akoma hapin plagė e varre pėr tė mos frymuar kėnga e “Frymėmarrjeve “ tė Rexhep Elmazit qė e deshi tė lirė dhe pėr, lirinė e saj, kushedi a prehet i qetė...?!

  4. #3
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    REXHEP ELMAZI


    FRYMĖMARRJE



    Rilindja , Prishtinė 1972



    Pėr shokun tim qė kėndon

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    REFRENI I KĖTIJ SHEKULLI


    Prej tėrė pjellės sė saj kėtė shekull
    Nėnė - koha e lindi dhe i kėndoi
    - Bir e bėfsh muze Tokėn!... nė gjithėsi
    veēse njė konak pėr ata qė diku janė nisur
    e nė tė i qet shtegu sa pėr tė pushuar !!!...
    ...ēdokush u nistė prej teje si prej Erės sė Re !

    -Ja pra ! ky shekull ēdokujt i ka dhėnė mend
    duke hapur sytė me kėrcėnim, njeri a popull qoftė
    s'rri mė kėlluq mbi vezė: me lėkurėn e vet
    bėn flamur e ngjyrėn me gjak
    dhe kėrkon diēka qė ende s'e njeh
    punon si Herkuli nė vatrėn e tij tė rimėkėmbur
    aq herė rrafshuar nga grykėsit
    qė mbi kockat e huaja lėpihen si hiena

    Ky shekull na ka bėrė vetėtimė
    tė gjuhemi zbrazėtirės sė kasollės sė Zotit
    kemi arrirė tė bredhim si kometė
    me teh nė qafė
    paralele me rrezet qė s'dimė ku mėsyejnė

    kurse nė Tokė, kėsaj ore shekullore
    pranė barit pranė ujit pranė shkėmbit
    u ndie njė bombė e fuqishme :
    - grusht i ramė Hėnės
    duke kėrkuar Diellin apo njė rrugė mėtej
    njerzia zhgjndėrroi ėndėrrat pa frikė
    mori ngrykė fėmijė e grua... pushoi pakėz
    pranė plangut tė vet tė shkatėrruar!...

    por s'vonoi shumė dhe u ngrit
    hoq perdet prej syve la perėnditė
    dhe faltoret i bėri vendkushtrimi
    pėr ecje tė reja nė jetėn e dritės
    hapi me afsh Abetaren ...dhe filloi
    pėrnjėmend e jo nė fatamorganė
    tė mėsojė nė gjuhėn e vet prej A-s
    fjalėt aq tė mėdha aq tė ndritshme

    dhe mė nė fund dita agoi jetėr !...
    askush s'dėshiron tė kthehet me nostalgji
    pas shpine - shikon mrrolshėm
    dhe me gaz pėrpara, sepse bindet lehtė
    se ēdo ditė e shkruar bėhet mė e vogėl
    nga ajo qė vjen.

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #5
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    PĖR SHOKUN TIM QĖ KĖNDON


    ti nuk ke lindur pėr ta shijuar jetėn
    atė e ndjenjė nė botėn pėr rreth
    nė gėzimet dhe lotėt qė lėshon njerėzia
    ēdo gjė pėr ty domethėnje tė posaēme pse ėshtė

    ēdo ngjarje nė mėnyrėn tėnde e feston
    lumi bie fjala ėshtė shoka
    qė lidh koha pėr breza : dita e nata
    janė dy kėngė pėr hymnin e botės
    njėra ditirambi, tjetra elegjia e saj.

    atje ku ndihet vlimi mė i prekshėm ti zhytesh
    lotėt e huaj tė bien mbi zemėr
    ku njerėzit mes veti vriten nga mosdija
    nga ambicjet e ulėta fjala jote u hyn nė mes
    vuajtja dhe gėzimi jan tokė pa gardh
    ku ti mundesh tė hysh lirisht pėr tė pirė ujė
    meqė rrėnjėt i ke thellė nė popull
    ty vėshtirė ėshtė tė tė gjejė njeriu pėr tė keq

    ti nuk ke vetėm njė nėnė e njė at
    para sė gjithash jeta ėshtė nėna jote
    prandaj ti jetėn s'e jeton por e kėndon
    si t'ishe lyrė nė dorėn e huaj !

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    FRYMĖZIMI


    Sa bukur, sa mrekulli !
    nėna ma ka shtruar sofrėn
    nė kėtė ditė dimri
    mangallin me prush tė kuq
    e kam pranė

    qetėsi... pastėrti...!

    lapsin e mbaj nė dorė
    gjė s'pipėtin
    pos gocave qė bėjnė cik-cak
    duke u gjuajtur mes veti si nė lojė
    pėr inatin tim qė asgjė s'di
    gjersa pres idenė tė mė vijė !...

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    BISEDĖ ME POETIN

    poetin kur e takon nė rrugė
    mos ja mėsyj ta ndalėsh pėrngut
    tė bisedosh pėr jetėn pėr botėn pėr shoqėrinė
    ėshtė fjalėkoprrac ai, tė thuash mendjelartė
    me tė s’flitet dot, pra mos e ndal

    mund ta shohėsh duke folur me barin
    mė lehtė se sa me mua e me ty
    duke folur me shtazėn me lumin me pyllin
    me retė e zeza me vetėtimėn bubullimėn
    qė i rrinė ditės si kasketė mbi sy
    me natėn e zezė tek ndonjė skutė e saj
    pėr tė gjitha kėto neve na kandet fjala e tij

    n’e pafsh tė habitur o tė humbur
    pas ndonjė sendi krejt pa rėndėsi
    nė diēka qė neve na duket marrėzi
    ti mos e nga t’ia prishish atė qetėsi
    por dije se sė shpejti
    diēka ka pėr tė krisur
    me kėngėn e ardhshme tė tij.

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #8
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Dasmė Pa Krushq

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #9
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    KUR JE I DASHURUAR



    Bota ėshtė plot bukuri
    edhe shoqja ime kėtė emėr e ka

    E nesėrmja tė mirėn premton
    edhe biri im kėtė emėr e ka

    Kėnga qė kemi nė buzė
    quhet ardhmėri

    Si ta kish marrė emrin
    e sime bijė

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #10
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    KUR SHKON TI


    Kur shkon ti

    i merr kėngėt e mia
    mė lė tel tė ndryshkur
    pa zė

    Kur shkon ti

    zvoglohem pėr aq sa rritem
    kur vjen ti.

    Kur shkon ti

    e ruaj vetėm njė fjalė
    gjersa tė mos kthehesh
    ajo mė je ti

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  20. #11
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    NĖSE...



    Nėse sosen fjalėt e tua
    e tė miat s'presin mė pėrgjegje
    pse krenohemi me kėto gojė qė kemi


    Nėse vjen ēasti
    tė shikohemi veē nė shpinė
    pse krenohemi me kėta sy qė kemi


    Nėse vihet gardh
    nė mes tė trupave tanė
    pse krenohemi me kėto duar qė kemi


    Nėse...

  21. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  22. #12
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    MALLI PĖR LUSHEN


    Lushe moj Lushe
    sa mallin e kam nė gji
    qyshse s'tė shoh me sy
    Lushe moj Lushe
    eja ose do tė vij !


    Lushe moj Lushe
    mallin ti e mbolle
    njė verė mė parė
    dhe korre moj Lushe
    me duajt kur qite n'arė


    Lushe moj Lushe
    nė zemėr mė mbolle mallė
    a di nė hulli kur qite farė ?

    Lushe ah moj Lushe
    e, a di ēka korre - tallė !

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #13
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    NĖ FSHAT



    Vijnė e shkojnė motet
    duke sjellė e marrė me vehte jetėn

    Nė bjeshkė dalin Dada e Baci
    dhe e qesin njėri tjetrin nė kėngė
    (shyqyr qė sy e gojė toka s'ka , pse
    si do tė merrte frymė dashuria tinzake !)

    Dada thotė se e ka fshehur dashurinė e Bacit
    nė gjoksin e saj : Baci
    dashurinė e Dadės nė gjakun e tij...

    - O , kush guxon ta prekė
    gjoksin e saj, gjakun e tij !

    - Le tė shemben bjeshkėt plumbore nėn kėmbėt tona

    dashuria s'ėshtė dashuri
    nėse s'gjen rrugė pėr tė ecur !

    Ajo rri nė mal
    e me sy ndjek bagėtinė
    Baci nis tė ndihet atje nė lug
    ajo e ndien emrin e saj
    nė kėngėn e tij
    dhe i duket se e fut nė gji

    Nė frymėn qė kthen
    Baci e ndjen
    emrin e tij
    nė kėngėn e saj.

    Nė jehun e kėngėve
    gjithēka humb vehten
    pos dy zemrave qė shtrijnė duart
    mal mė mal
    kah njėri tjetri.

    Gjithēka tretet
    zvogėlohet nga frika
    kur gjak e gjoks tė jenė bashkuar !

    -Tė shkojmė!....

    Nėse dikush ka pėr t'i lypur
    shkurra e driza i dalin para !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  26. #14
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    DASMA PA KRUSHQ


    Andej kah del djali
    shtrihet kurrizi i maleve
    andej kah ec ēika
    pushon deti i pyjeve

    Atje ku kėndon djali
    malet po shemben
    andej kah fshan ēika
    pyjet po kallen

    I shtrijnė pyjet krahėt e flakės
    pėrqafojnė bjeshkėt qė po derdhen
    po tė dinte toka ēka po bėhet
    mali me mal do ish afruar

    Mbrėmė dy vetė dhe terri
    i trupuan malet...
    - Qysh na iku ēika
    pa kerr tė kuq pa pushkė !

    Vetėm Hėna me yjet
    ishin krushqit e tyre.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  27. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  28. #15
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    S V I N G A
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  29. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  30. #16
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    L O J A



    Kur ke ardhur pas meje
    unė s'tė kam parė

    kur ke ikur para meje
    prapė s't♪ kam parė

    Ta gjeta veē unazėn
    qė rrugės tė kish rėnė
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  31. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  32. #17
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    DRITA NĖ VATĖR


    Me buzė si peshku
    sikur don tė fėrshėllejė njė melodi
    u fryn nėna krandeve nė vatėr
    pėr t'i rrokur flaka
    pėr tė gatuar...

    Ajri puth gacat
    nėna ri gėrmuqur
    gacat bėhen gjak...
    flak'ron rrezja !

    - Bir pa shih si mori vatra dritė !

    lėshova stuhinė e frymės
    gacat i bėra gjak
    e gjakun rreze

    Kėshtu vatra fituaka dritė !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  33. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  34. #18
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    ATO QĖ S'NDAHEN


    Njeriu i do rrugėt e veta
    sepse ato janė kujtimet e tij

    Njeriu i do hapat e vet
    sepse ata janė forca e tij

    Njeriu i do sytė e vet
    sepse ata janė qielli i tij

    Njeriu i do kėngėt e veta
    sepse ato janė vatra e tij

    Njeriu i do fushat e veta
    sepse ato janė buka e tij

    Njeriu e do djepin e vet
    sepse ai ėshtė vendlindja e tij

    Shumė dashuri bėjnė njė tė madhe
    me mua me ty me tjetrin
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  35. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  36. #19
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    ATYRE QĖ NA FUSIN Ė BORXH


    dora e djathtė e tyre
    ėshtė guri ma i rėndė i dheut
    aty buka dhe ēiftelia
    kanė erėn e tyre
    prej prakut kur largohesh
    dėshiron tė kthehesh sa mė parė
    frymėn, e tyre dhe peshėn
    pėr t'ua ndier

    gjėja mė e shenjtė e dheut
    ėshtė fjala porosia e tyre
    edhe lulet bėhen tė bukura
    pse rriten mbi shpinėn e tyre tė fortė...
    nėpėr tokė rrashtat i keni
    dhe nė abetare fytyrėn
    vallė mos kėshtu menduat tė rroni
    bashkė me tokėn
    tė cilėn e deshėt aqė shumė ?

    grumbull gurėsh
    grumbull rrashtash
    kėto janė shenjat
    qė emrin ta apin, o vendi im !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  37. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  38. #20
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    2.




    gjallėrojmė mbi katin mė tė lartė
    mbi retė nė fqinjėsi me diellin
    mbi shpinėn kockat dhe sytė tuaj
    dhe shpesh e harrojmė kėngėn qė kėnduat
    sakaq dridhet toka nėn kėmbė
    platforma pahitet n'erė
    mendja na mirret nė kėtė lartėsi tė shkretė
    vetėm atėherė ju kujtojmė dhe na bien ndėrmend
    se jemi duke rrojtur mbi tė vdekur e tė harruar
    mbi ju qė ēoheni herė - herė dhe dilni
    jo si lugat e si fantazmė por si kundėrpeshė
    me disa shenja pothuaj arkaike
    na pėrkujtoni at kėngėn nė kor tė kėnduar
    dhe sapo t'ja marrim ison kėsaj kėnge tė lashtė
    ju zhdukeni nė ēast sikur mos t'ishit kurrė
    na lini duke bėrė pyetje
    duke fėrkuar sytė

    vėrtet mė nuk jeni mes nesh !
    por edhe si tė vdekur rroni
    baraz me ne
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  39. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar feneri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Rexhep Kastrati per RTK-n
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 07:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •