Atdhetar i madh i rilindies kombetare, filozof, mendimtar i shquar ne fusha te ndryshme te diturise, si astronomi, matematike, psikologji etj.

Hasan Tahsini lindi me 1811 ne fshatin Ninat te camerise (sot rrethi Sarandes). Hasan Tahsimi qe ne vogeli u dha pas mesimit te diturise, mbaroi shkollen e ulet ne fshat dhe vashdoi pastaj mesimet ne nje nga medresete me te degjuara te Stambollit. Per gjeresine e diturive qe zoteronte, si dhe per aftesine e tij intelektuale, ai u caktua rektor i Universitetit te porsahapur te Stambollit. Ai beri kerkime ne fusha te ndryshme te shkencave natyrore. Botoi mjaft artikuj dhe libra shkencore ne gjuhen Turke, midis te cilave dallohen "Psikologjia" dhe "Bazat e Astronomise". Njohurite dhe te dhenat qe permbajne keto libra, jane nga me te perparuarit per kohen dhe i dhane autorit te tyre emrin e nje dijetari te shqur te Perandorise Osmane.

Veprimtaria e Hasan Tahsinit per perhapjen e diturive shkencore, qe vinin ne kundershtim me botekuptimin fetar-idealist ra ne sy te autoriteteve shteterore dhe shume shpejt ai u pushua ng apuna si rektor dhe u hoq nga univeristeti.

Jeta dhe veprimtaria e Hasan Tahsinit u karakterizua jo vetem nga interesi i tij per shkencat natyrore, por edhe nga dashuria e zjarte per atdheun dhe popullin e tij. Edha ai ashtu si rilindasit e tjere te shquar, e kuptoi se nje nga fushat me te rendesishme te luftes per clirimin e Shqiperise dhe lartesimin e popullit te saj, ishte ajo e shkrimit te gjuhes Shqipe, dhe e perhapjes se diturise se gjuhes Shqipe. Per kete ai qysh ne vitet 60 te shekullit 19, ne bashkepunim me patriote te tjere filloi te mendoje dhe te punoje per krijimin e Shoqerive qe do te punonin per perhapjen e diturise midis Shqiptareve, dhe per hartimin e alfabetit te ri te gjuhes Shqipe. Eshte i njohur projekti i tij i alfabetit te gjuhes Shqipe, i hartuar ne fillim te viteve 70. Me pas Hasan Tahsini, mori pjese ne komisionin qe hartoi komisionin e Stambollit. Vdiq me 1881.