Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Vexhi Buharaja

    Vexhi Buharaja ishte studjues me dimensione tė mėdha nė fushėn e orientalistikės. Janė tė rrallė studiuesit shqiptarė qė kishin pėrgatitjen dhe intuitėn e Vexhi Buharasė.
    Ai zotėronte nė mėnyrė tė shkėlqyer gjuhėt klasike tė Lindjes islame: arabishten, persishten dhe osmanishten sė bashku me turqishten e re. Zotėronte gjithashtu gjuhėt kryesore tė Perėndimit: anglishten, gjermanishten, frėngjishten dhe italishten. Pas vitit 1966, kur filloi punėn nė Institutin e Historisė si bashkėpunėtor shkencor, pėrvetėsoi edhe rusishten.
    Kultura dhe sidomos gjuhėt e vjetra orientale qė kishte fituar nė Medresenė e Lartė tė Tiranės, tė cilėn e mbaroi nė vitin 1940, ishin njė kapital i madh qė Vexhi Buharaja do ta shfrytėzonte nė funksion tė kolegėve historiane e mė gjerė, duke iu vėnė nė dorė atyre pėrkthime dokumentesh osmane tė tė gjitha periudhave, interpretime tė sakta shkencore tė dokumenteve tė ndryshme, gjykime me vlera shkencore tė pėrmbajtjeve, tė para nė kuadrin historik, qė vetėm ai i njihte aq mirė.
    Vexhi Buharaja qe i pajisur mė moralin islam, kėshtu qė nė punėn e tij shkencore u shqua pėr vlerėsime reale, tė drejta, tė sakta shkencėrisht, pa politizimet e kėrkuara. Tė gjitha kėto e bėnė tė padėshirueshėm qėndrimin e tij nė Institutin e Historisė si bashkėpunėtor shkencor, megjithėse ai ishte i vetmi zotėrues i dhjetė gjuhėve, megjithėse kishte njė bagazh kulturor qė tė detyronte respekt, megjithėse kishte njė pėrvojė dhjetėvjeēarė nė punėn shkencore. Vexhiu pushohet nga puna duke iu pėrmendur vitet e burgut dhe internimet nė kėnetėn e Maliqit, studimet nė shkollėn fetare dhe akuza se bėnte propagandė fetare myslimane. Ai u tėrhoq nė vendlindjen e tij, nė Berat, ku u zhyt nė botėn e vetmisė, tė punės individuale e tė punėve ordinere pėr tė siguruar ekzistencėn.
    Vexhi Buharaja ishte i dashuruar pas kolosėve tė poezisė klasike persiane, sidomos pas Saadiut dhe Firdeusit, tė cilėt dhe i pėrktheu nė gjuhėn shqipe, duke e pasuruar kėshtu fondin bibliotekar letrar shqip. Ai pėrktheu nė mėnyrė tė shkėlqyer nė gjuhėn shqipe edhe vėllimin "Tehajulat" (Endėrrime) poezi, tė Naimit, shkruar nė gjuhėn persiane, ku shihet delli i tij poetik, qė Vexhi Buharaja e provoi dhe nė hartimin e poezive origjinale.
    Njė ndihmesė tė madhe dha ai nė fushėn e biografisė shqiptare, duke hapur siparin e njė shkence tė re nė fondin e punimeve shqiptare. Vepra e tij "Monumente turko-arabe nė Shqipėri" pėrmban rreth 300 mbishkrime turko-arabe, qė datojnė nga shekulli XV deri nė shekullin XX.
    Si njohės i mirė i gjuhėve klasike lindore, Vexhi Buharaja i transliteroi, i transkriptoi, i pėrktheu dhe u bėri zbėrthimet pėrmbajtėse, duke hedhur kėshtu bazat e kėsaj dege tė re tė Historisė sė kulturės sonė. Pėr pasojė, gjeneza e sekteve fetare islame nė territoret shqiptare, historiku i institucioneve tė kultit dhe tė dhėna tė tjera dritėdhėnėse, rreth krijimit dhe veprės sė tyre, u shpalosėn nė njė optikė tė re.
    Vexhi Buharaja, me sa dimė, ka lėnė njė pasuri trashėgimore, krijimtari tė pasur, qė nė tė ardhmen duhet bėrė objekt studimi pėr historianėt tanė. Terreni mbi tė cilin ka punuar Vexhi Buharaja ėshtė ende i paeksploruar. Orientalistika shqiptare, duke ecur nė gjurmėt e tij, ka shansė tė mėdha pėr tė krijuar fondin e saj origjinal.
    Kohėt e fundit, studiuesi Ahmet Kondo botoi njė monografi kushtuar Vexhi Buharasė, e cila ėshtė pritur mirė, si pėrpjekje e parė pėr njohjen e dimensioneve tė kėtij pėrsonaliteti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 03-05-2002 mė 17:37
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Veshtruses me rastin e perjashtimit :D

    Margaritės
    .............…la vita che mi desti, ecco ti rendo!
    .................................................. ...............Leopardi *


    Zbardhi shpata,… u nxi dita,
    Ra njė trup,… u ngrit njė emėr,
    Ra dėshmore Margarita:
    Doli burri nga njė femėr.

    Rėndoi dora italiane **
    Mbi njė vashė zemėr-djali,
    Mbylli jetėn kjo Titane
    Pėr t’u ēelur ideali.

    Vdekjen afėr duke pare,
    “Qeshu jetė! – zu tė thotė-
    Pėr lirinė, qė, duke qarė
    E kėrkove nėpėr botė!”

    Pse po qan nėnoja vallė?!...
    Pėr tė rrojtur vdiq njė femėr;
    U shua plumbi mu nė ballė;…
    Ndezi ylli mu nė zemėr…

    Mė i thellė se nga deti
    Mė e fort’ se rreze e dritės,
    Mė lėkundės se tėrmeti
    Ėshtė zėri i Margaritės.

    Nėno, moj, pusho ti lotin!
    Nuk ka vdekur ndėnė dhetė,
    Ėshtė gjallė, moj, pėr Zotin,
    Po shkrep zjarre pėrmbi retė…

    13 korrik 1943 Tiranė

    (Botuar nė revistėn “Kohė e Re” Berat, Nr.1 10 korrik 1945
    )

    ______________________________________
    * Ja ku po ta kthej jeten qe me dhe

    ** Margarita dhe Kristaq Tutulani (motėr e vėlla), u pushkatuan mizorisht nga fashistėt italianė nė Gosė tė Kavajės.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mbi varr tė saj

    Me syt’ e mi mbufatur mbi varr te saj qėndrova…
    Nė der’ ku lyhet jeta me lot, me gjak, me vrerė
    Trokita mos ma nxirrnin ta shihja dhe njė here
    .............Atė qė dashurova…

    Kur pash’ se varri heshti, s’dėgjoj tė nxehtin ah,
    Me hov tė zemrės nxora njė flak’ tė shpirtit tim:
    Nė qiellin e dremitjes shpėrtheu si vetėtim’
    .............Sa engjėjt mbet’n pa krah’!

    Nga der’ e fshehtėsisė pėrgjumėsh del njė zė:
    Mister i lumturisė qė ndriti jetėn tėnde
    Me engjėjt krahėshkruar, tulatet nė k’to vende;
    .............Ktheu, se s’po vjen mė!...

    At’her’ njė tufė lule qė rriti dor’ e saj,
    Mbi varr tė zemrės sime – me lot si i vadita –
    I hodha…kur dėgjova se po mė ftonte dita
    .............Nė zi, … nė vrer, … nė vaj…

    Gazeta “Tomorri” Tiranė, 1 Korrik 1941

    Kjo, dhe poezia e mesiperme jane marre nga libri i Ahmet Kondos
    “Vexhi Buharaja – njeriu, poeti, dijetari”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 14-03-2006 mė 14:56

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    U be si forumi i letersise ketej. Per qejfin e atyre qe i pelqyen, vazhdojme...

    Zemrės

    Si njė det nė shkretėtirė mu nė mes tė botės sime
    Hidhet zemra e pėrdridhet nėpėr lot’ e ngashėrime,
    .............Kėrkon jetėn qė s’e gjen…

    Herė ndizet si njė flakė, thua bota mori zjarr,
    Herė si njė gjeth’e zverdhur qė dremitet nėnė varr,
    .............her, tėrmet, vullkan qė zjen…

    Duro, zemėr, tė durojmė, se pas natės qesh agimi!
    Zog i shpresės si ngahera do tė zėr’ nga ligjėrimi!
    .............Kėng’ e jetės do tė falė.

    Do tė puthin kaqė rreze, rreze lar me uj’ floriri,
    Do tė fallen kaqė mendje, mendje lyer me drit’ qiriri,
    .............Det’ i jetės do marr’ valė…!

    Gazeta "Tomorri", 8 korrik 1941

    O fletėz e zambakut

    O fletėz e zambakut, pasqyr e bukurisė!
    Ē’tė duhet ves’ e Majit? Dy lot prej zemrės sime
    Nė gjit’ e tu meshihi pėr jetė si kujtime,
    .............Si mall tė dashurisė…!

    Se vesa pranverake humbet pėrpara diellit;
    Por lotėt qė derdh unė me afsh e psherėtimė,
    Do bėjn’ mbi faqen tėnde me mijėra rrotullime
    .............Si yjet sipėr qiellit…

    “Kultura Islame” mars 1941

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dua tė jem flutur! *

    Dua tė jem flutur tė puth ngadalė
    Detin e livadhit si anij’ mbi valė…
    Tė mshihem nė fletė, tė mshihem nė hije,
    Tė dėgjoj e heshtur kėngė dashurie;
    Dhe pastaj tė dal posi rrez’ e diellit,
    T’i mėsoj bariut si t’i bjeri fyellit;
    Gjak prej trandafili tė marr dhe nė buzė
    Vashės pėr t’ia hedhur, tė duket si Muzė!...
    Dua tė jem flutur, t’i vete njė herė
    Mbretėris' sė bujkut, pastaj ti marr erė
    Shpirtit qė tė ndezė posi borzilok,
    Dhe nė zjarr tė vapės le t’i bėhem shok;
    Nga thesar’i shpirtit ca margaritarė
    Ndėne krah’t e lehtė fshehtazi t’ia marrė,
    Para Mbretėreshės gush-e-gji dėborė
    Varg-e-varg t’i derdhė … lule pėr kurorė…
    Dua tė jem flutur, tė gjej dritėn time…
    Dhe si yll qe dridhet nėpėr pėrvėlime
    T’i afrohem pranė, ti vijė vėrdallė
    Dhe tė parpulisem** sa tė nxjerrė mallė;
    Qė tė shoh njė herė se si zemra trime
    Shkrihet nė venitjen, bėhet pluhur, hime…
    T’i mėsoja botės se si dashuria
    Ndizet si kandili, hapet si shkėndia
    Qan pa derdhur lotė, … ndizet pa nxjerrė zė…
    Dhe pastaj mėshihet, … shuhet pergjithnjė…

    Botuar ne “Tomorri” 12 gusht 1941
    _______________________________
    *Vexhi Buharaja e shkruan kėtė poezi kur sheh Lasgush Poradecin tė luajė me njė flutur. Ka edhe nje poezi kushtuar Lasgush Poradecit, pėr tė poeti lirik mė i mirė i kohės, me tė cilin njiheshin.

    ** tė pėrpėlitem
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 17-03-2006 mė 16:37

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Nje perkthim "ēapken" :D nga persishtja

    Gėzo Jetėn
    (Saadiu)

    Sonte duket se pa kohė kėndoi gjeli tek qymezi
    Se dashnorėt s’janė puthur, s’janė rrokur as pėr mezi
    Ndrin fytyra e mikeshės nė mes flokėsh dredha-dredha
    Posi sumbull e fildishtė ne bastun prej abanozi *

    Gjersa syri i intrigės po dremit nė gjum ti ēohu!
    Gėzo jetėn, tė mos digjet si njė flakė qė nuk ndezi
    Gjersa s’ke dėgjuar daullen nė pallat te Atabegut**

    Ose lart nga minareja gjersa thėrritur s’ka mėngjezi
    S’ėshtė punė menēurie tė largosh tė nxehtat buzė
    Qė nga buz’ e sy-kėndezes, pse kėndoka kot kėndezi.

    Gjylistani dhe Bostani bot. I Tiranė, 1965

    ____________________________
    *abanoz – nė persisht tinėllon si abanez, dru i zi i vendeve tropikale, prej tė cilit bėhen artikuj luksi pėrfshi bastunė elegantė ne dorezėn e te cilėve ngjisin njė copė fildishi nė formė sferike. Saadiu ka bėrė kėtu pesė krahasime tė mrekullueshme, trupi Ii vashės (bastuni), fytyra e saj e bardhė (fildishi), forma e fytyres (sumbulla), flokėt e zinj (abanozi) dhe tėrthotazi edhe flokėt dredha-dredha.
    ** rėnia e daulles nė mėngjes nė pallatin mbretėror tė Atabegėve tė Pėrsisė ishte shenjė e zgjimit nga gjumi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •